Author: faik
•7:55 p.d.

                                                      
             Viti 1999 do të mbetet i shënuar me shkronja të arta në historinë më të re të popullit shqiptar në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, si vit në të cilin ndodhi një kthesë e madhe politike, ushtarake, humanitare, shoqërore në Kosovë, ku SHBA-ja me aleatët e saj, me aleancën Veriatlantike, NATO-në, në 50 vjetorin e themelimit të saj, për herë të parë në Evropë ndërmori një luftë ajrore kundër Serbisë, duke e bombarduar pandërprerë 77 ditë ish Republikën Federale të Jugosllavisë, për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja totale e tij, duke u thirrur në parimet humanitare të civilizimit njerëzor, pas refuzimit të marrëveshjes së Rambujesë të cilin pala shqiptare e pranoi, ndërsa pala serbe me ish liderin e saj Millosheviçin e refuzoi.          Pas marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 me ç’rast u arrit paqja pas luftës gati 4 vjeçare në Bosnjë e Hercegovinë, politika pacifiste e udhëhequr nga ish lideri politik i Kosovës Ibrahim Rugova, filloi të zbehet, pasi që gjer atëherë nuk dha ndonjë rezultat të duhur  për zgjidhjen e çështjes politike të Kosovës, pas së cilit filluan aksionet e para guerile  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequra nga komandanti i saj  Adem Jasharit, që arritën kulminacionin pas rezistencës heroike të familjes së Jasharëve në mbrojtjen e pragut të shtëpive të tyre,  me pushkë në dorë dhe nuk u larguan nga ato gjer në rrënjën e  tyre me 5,6 dhe 7 mars 1998. Pas kësaj date historike, UÇK-ja u zgjerua dhe aksionet guerile u përhapën përveç Drenicës edhe në viset tjera si në Dukagjin, Pashtrik, Llap e kështu me rradhë. Por pasi që në Kosovë me vite të tëra ishte prezent lëvizja pacifiste e LDK-së me liderin e saj Ibrahim Rugova, ndërsa lëvizja ilegale LPK-ja ishte ajo që nisi dhe ndërmori e udhëhoqi aksionet guerile ( edhe pse tani po dalin në shesh edhe njohuri të reja se kush e ka meritën dhe primatin kryesor, e cila iu mbetet historianëve që të hulumtojnë dhe të shkruajnë më tej), në vend se këto dy lëvizje të bashkohen dhe të gjitha forcat politike, njerëzore, ushtarake, të orientohen drejt qëllimit kryesor, çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb , edhe pas sa e sa takimeve si brenda ashtu edhe jashtë, nuk u arrit marrëveshja dhe se dallimet nuk u kapërcyen, duke marrë për bazë si për njërën ashtu edhe për palën tjetër,  se armik e shihnin vetë palën e kundërt.Kështu që gjatë verës së vitit 1998 pasoi ofensiva serbe ushtarake me ç’rast për vetëm dy muaj, shkatërruan, dogjën  anekënd Kosovës dhe zmbrapsën rezistencën guerile të njësive të UÇK-së, të cilët për të shpëtuar veten, u tërhoqën brenda maleve të  Kosovës apo edhe dolën jashtë. Gjatë dimrit të vitit 1998/1999 forcat guerile të UÇK-së u ristrukturuan dhe  përsëri  nisën me aksionet sulmuese, pas së cilës pasuan bisedimet në Rambuje. Edhe pas nisjes së bombardimeve të NATO-së, në terren nuk arritën ndonjë sukses të theksuar, i vetmi sukses që mund të themi ishte shpërthimi i frontit në Koshare nga ana e UÇK-së i cili si i tillë edhe mbeti në vend  aty ku edhe filloi, pas bombardimeve të gabuara të NATO-s në Koshare dhe ndërprerjes së logjistikës  nga Shqipëria. Ndërsa aksioni shumë i proklamuar  “Shigjeta” në Pashtrik,  nisi edhe mbeti në vend aty ku nisi, pa shënuar ndonjë përparim drejt Kosovës, në përfundim të bombardimeve të NATO-së.Për këto gati tre muaj pushteti serb dogji, shkatërroi, çdo gjë para veti në Kosovë, vrau rreth 15.000 shqiptar, plagosi dhe sakatoi me dhjetëra mijë,  dhunoi me mijëra gra, dhe mbi të gjitha  dëboi  1 milion shqiptar jashtë Kosovës, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë. Lufta përfundoi me 10 qershor 1999 me arritjen e marrëveshjes në Kumanovë në mes palëve luftuese, atë të NATO-së dhe ish ushtrisë jugosllave (serbe), pas së cilës me 12 qershor pasoi hyrja e trupave të KFOR-t dhe liria e shumëpritur për popullin shqiptar të Kosovës.
          Edhe në Kosovë, ashtu sikurse edhe në Bosnjë, ndodhi mrekullia e Zotit,  populli shqiptar  shpëtoi nga shfarosja totale e tij, iu mundësua shpëtimi dhe kthimi i tij në vatrat e tyre shekullore në Kosovë, në saje të  bombardimeve 77 ditore të NATO-së, të cilin në mënyrë të shkëlqyer e ka përshkruar  Rexhep Qosja me thënien e tij të mrekulluar: “ Ndërhyrja e NATO-së ishte dhurata e Zotit, e dhuruar, ndoshta, si shfajësim, i fuqive të mëdha për të gjitha cenimet që na janë bërë me pajtimin e tyre gjatë historisë së re”. Nuk mund të mos i citoj edhe disa thënie tjera me vlerë  dhe peshë të madhe për popullin shqiptar në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, të cilët do të mbeten përherë të shënuara, në kujtim të gjeneratave  në Kosovë.           “Ne e kemi fituar luftën, por vetëm ju mund të fitoni paqen. Nuk do të lejojmë më që në Evropë të vritet njeriu  vetëm për shkak të mënyrës së falurit tek Zoti. Njeriu nuk do të vlerësohet vetëm për shkak të përkatësisë etnike, racore, fetare por për karakterin e tij multietnik dhe devotshmërinë e tij ndaj Zotit, si dhe humanizmin e treguar ndaj popujve tjerë” Bill Klinton.          “Gjermania është dridhur dhe është lutur së bashku me juve që të mos ju dëbojnë të gjithëve nga vendi i juaj i bukur. Tani edhe me ndihmën e ushtrisë gjermane është arritur që të ju sigurohet kthimi për ju”Hellmut Koll          “Kosovarët duhej të mbeteshin në parimet e tyre parësore, se ata i ka çliruar NATO-ja dhe KFOR-i. Ai i cili thotë se Kosovën e ka çliruar UÇK-ja s’është gjë tjetër përveç se një sharlatan ose gënjeshtar” Rupert Neudeck.          Krahasimi në mes luftës së zhvilluar në Bosnjë dhe krijimit të shtetit të Bosnjës e Hercegovinës në njërën anë si dhe luftës në Kosovë si dhe krijimit të shtetit të Kosovës qëndron në atë, se gjersa në Bosnjë ka qenë një lidership, politikan, strateg, udhëheqës, Alia Izetbegoviqi, dhe lëvizja e tij për komb formim boshnjak  dhe shtet ndërtim të Bosnjës, bazohej dhe ishte e sajuar në kuptimin e konceptit politik të Islamit dhe civilizimit Islam që i përkiste dhe me krenari e theksonin se janë një popull autokton në Ballkan, për dallim nga të tjerët krishterë,  me përkatësinë e kulturës dhe traditës Islame , në Kosovë kemi pas një numër të lidershipëve politik e ushtarak,  në të cilën lëvizja për çlirim dhe shtet formim të Kosovës bazohej dhe ishte sajuar në kuptimin e konceptit politik marksist,leninist,enverist, titist, komunist në përgjithësi, gjer në vitin 1999, e pas vitit 1999, të shndërruar e transformuar  në konceptin laik të civilizimit perëndimor, edhe pse si popull autokton i Ballkanit, lidershipi politik shqiptar është me përkatësi  fetare islame në Kosovë, në vend se të jenë krenar me këtë civilizim islam që i përkasin, atë e fshehin, e anashkalojnë, dhe  nuk e përfillin, e  të cilin analisti i njohur botëror Samuel Huntington këtë fenomen e sqaron shumë bukur në thënien e tij:” Botëkuptimi se popujt joperëndimor duhet t’i përvetësojnë vlerat perëndimore, institucionet dhe kulturën e tyre është i pamoralshëm”.          Ndoshta këtu është edhe thelbi i suksesit të pjesshëm vetanak të popullit boshnjak në përpjekjen dhe rezistencën e tyre kundër agresionit serb gjatë luftës, si dhe mossuksesit vetanak të popullit shqiptar të Kosovës në përpjekjen  dhe rezistencën kundër pushtuesit serb gjatë luftës. Zoti e di!         Këtë krahasim në mes Bosnjës dhe Kosovës, saktësisht në mes Alia Izetbegoviçit dhe Ibrahim Rugovës, e ka përshkruar në mënyrë shumë të qartë studiuesi dhe historiani anglez Noel Malkolm, i cili i ka shkruar përveç tjerash, edhe librat,  për  historinë e Bosnjës dhe   për historinë e Kosovës, në  thënien e tij të mrekulluar:          “Në rastin e Bosnjës kemi pasur Alia Izetbegoviçin i cili s’është fundamentalist, por me siguri është një mysliman i sinqertë dhe intelektual islamik, interesat e tij intelektuale janë pa dyshim në rrafshin islamik.Në rastin e Kosovës kemi një ligjërues universitar i shkolluar, dhe i specializuar në Paris, dhe derisa Izetbegoviçi e ka lexuar Kur’anin, Rugova e ka lexuar Roland Bartin. Mendoj se këtu është esenca e dallimit thelbësor ndërmjet tyre”.             

     07.10. 2012                                                               
  Faik MIFTARI  




Author: faik
•11:18 p.d.

                                              
                                    

          Viti 1989 do të mbetet i shënuar në historinë më të re botërore si vit i shembjes së murit të Berlinit, pas së cilës nisi edhe përfundimi  i sistemit socialist (komunist) në Evropën juglindore dhe si rrjedhojë e saj edhe shpërbërja e ish tre federatave artificiale, ish Bashkimit Sovjetik, ish Jugosllavisë si dhe ish Çekosllovakisë.
           Dekada e fundit e shekullit XX, do të mbahet mend edhe për  luftëra të përgjakshme si pasojë e këtyre shpërbërjeve të ish federatave, më pak në ish Bashkimin Sovjetik, e më shumë në ish Jugosllavi, ndërsa aspak në ish Çekosllovaki, e në të cilën përveç tjerash  u përfshin edhe popujt mysliman sikur boshnjakët dhe shqiptarët në ish Jugosllavi.
          Këtu do të cek një detaj  të veçantë, pas fillimit të rrënjës së sistemit komunist, në nëntor të vitit 1990 u mbajt  në Sarajevë kongresi, kuvendi apo takimi i parë i rinisë myslimane nga tërë hapësira e ish Jugosllavisë, i cili ishte i pari, por edhe i fundit, i takimit të rinisë myslimane që u mbajt, pas së cilës pasoi në vitin 1991 edhe fillimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë që nisi nga Sllovenia e Kroacia, vazhdoi me Bosnjën dhe Maqedoninë dhe përfundoi me Malin e Zi dhe Kosovën.
          Gjatë ditëve që u mbajt kuvendi apo takimi i rinisë mysliman nga hapësira e ish Jugosllavisë, në amfiteatër të rinj mysliman mbanin fjalime, ligjërime, diskutonin, për problemet dhe hallet e tyre që i kishin nga hapësira nga vinin, pas së cilës vazhdonin me takime, njoftime dhe shoqërime të përbashkëta, si dhe në faljen e përbashkët të namazit në xhaminë e Beut .
Ishte një kënaqësi e rrallë, kur i shihje të gjithë  së bashku  falnin namazin me vetëm një rregull dhe rend të caktuar, atë të drejtimit juridik hanefit, i cili gjer në atë kohë ishte i vetmi i pranishëm në këto hapësira që nga pranimi i Islamit në këto troje e gjer në vitin 1992. I vetmi dallim në mes të rinjve mysliman ishte të thuash  në konceptin e ndarjes gjeografike, veri –jug, gjersa të rinj mysliman nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja ishin në një shkallë shumë më të lartë të zhvillimit ekonomik, shoqëror e mbi të gjitha të nivelit studiues arsimor, duke marrë për bazë,  fjalën e parë hyjnore të shpallur në Kur’an ”Ikre” që do të thotë:”Lexo, mëso, studio”, të cilin  e kishin marrë si moto të tyre  për  studimin dhe ngritjen e vetëdijes arsimore, studiuese, shkencore, për dallim nga të rinj mysliman që vinin nga Sanxhaku, Kosova dhe Maqedonia, të cilët  përkundër tyre e kishin ruajtur më tepër  traditën e kultivimit dhe ushtrimit të traditave  të fesë Islame.
Se sa ishin të rinj mysliman boshnjak të ngritur në këtë stad të arsimimit dhe edukimit në përgjithësi si dhe përkatësisë islame në veçanti, si shembull,  do të cek  një poezi që e kishte thurur poetja boshnjake Xhemila Zekiç, e që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te të rinjtë pjesëmarrës në këto takime rinore  të mbajtura për herë të parë, e që dolën të jenë edhe për herë të fundit në hapësirën e ish Jugosllavisë. Poezinë do ta prezantojë së pari në gjuhën origjinale të saj të shkruar, boshnjake, pas së cilës pason edhe përkthimi i saj në shqipe, poezia  përkthehet, por ajo pas përkthimit, e humb  stilin, rimimin, bukurinë të cilin e ka sajuar poeti apo poetja në gjuhën që e flet.
 
                                        Himna Islamu 
 
                               Sve dok zemlja sa mjesecom
                               Oko sunca se okreče
                               Buktinju Islama vječnog
                               Utrnuti niko neče.
 
                                Istok, Zapad, Jug i Sjever
                                Allah, Allah, kliče zbori
                                Sa miljuna minareta
                                Resulov se ezan ori
                                Četrnaest stolječa se
                                Resulovo ime slavi
                                I ono če slaviti se
                                Dok postoji svemir plavi.
 
                                 Selam alejkum neka
                                 Ljubavlju nam srca plavi
                                 Umrijeti nikad neče
                                 Islamski nam ideali.
 
                                       Allah, Allah na usnama
                                  Neka vječno nam treperi
                                  Kuran ćasni je vodič
                                  Uzvišenoj našoj vjeri.
 
                                         Sve dok zemlja sa mjesecom
                                   Oko sunca se okreče
                                   Buktinju Islama vječnog
                                   Utrnuti niko neće.
                               Përkthimi në gjuhën  shqipe:
                                
                                        Himn  Islamit
 
                                    Gjersa Toka me Hënën
                                    Rreth Diellit rrotullohet
                                    Pishtarin Islam përgjithmonë
                                    Asnjeri nuk mund ta mpirë.
 
                                    Lindje, Perëndim, Jug e Veri
                                    Allah, Allah, klith e flet
                                    Nga miliona minare
                                    Ezani i Resulit buçet
                                    Katërmbëdhjetë shekuj
                                    Emri i Resulit lavdërohet
                                    Dhe se Ai do të lavdërohet
                                    Gjersa të ekzistojë universi i kaltër.
 
                                     Selam alejkum me
                                     Dashuri zemrat tona i kallë
                                     Kurrë nuk do të vdesin
                                     Idealet tona Islame.
                                     
                                     Në buzët tona Allah, Allah,
                                     Përherë do të shqiptohet
                                     Kur’ani Fisnik është udhëzues i
                                     Fesë sonë të lartësuar.
 
                                      Gjersa Toka me Hënën
                                      Rreth Diellit rrotullohet
                                      Pishtarin Islam përgjithmonë
                                      Asnjeri nuk mund ta mpirë.
 
         P.S. Resul do të thotë, i dërguari i Zotit, profeti Muhamed.
        Ezan do të thotë, thirrje, ftesë, që bëhet nga minarja për namaz (falje).
 
             Nuk kaloi as një vit nga këto takime pasoi shpallja e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë dhe shpërthimi i luftës së shkurtër në Slloveni, pas së cilës do të vazhdojë edhe në Kroaci. Në prill të vitit 1992 pasoi edhe shpallja e pavarësisë së Bosnjës e Hercegovinës, pas së cilës  shpërtheu lufta më e përgjakshme në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë, ku agresori serb kreu edhe gjenocidin e paparë gjer tani në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
          Boshnjakët pas luftës së paparë heroike të tyre trevjeçare e gjysmë, arritën ta ruajnë Bosnjën e Hercegovinë në kufijtë e saj ekzistues të jashtëm dhe ndërkombëtarisht të pranuar, dhe se nuk u realizua klithja e Radovan Karaxhiçit, ish liderit serb në Bosnjë, se” Bosnja nuk do të ekzistojë dhe se populli mysliman (boshnjak) do të zhdukej”, por u realizua thënia e Alija Izetbegoviqit, ish liderit dhe kryetar i Bosnjës, se” Bosnja do të ekzistojë  dhe se populli mysliman (boshnjak) do të mbijetojë”.
          Edhe pse të rrethuar plotësisht nga të gjitha anët dhe të ballafaquar në luftë me serbët gjatë tërë kohës së luftës në njërën anë, një kohë  të shkurtër edhe me kroatët në anën tjetër, si dhe me tradhtarin boshnjak Fikret Abdiç i cili u vu në shërbim të agresorit serb dhe kroat dhe me bashkëmendimtarët e vet luftuan kundër vëllezërve të vet, boshnjakët treguan një pjekuri politike të jashtëzakonshme, një strategji ushtarake të mirëfilltë, një diplomaci fluturuese duke i përdorur të gjitha kanalet diplomatike si në Perëndim ashtu edhe në Lindje, me një armatim të lehtë që i kishin në dorë por me një strukturë udhëheqëse ushtarake profesionale të arsimuar dhe të trashëguar nga ish Armata Popullore Jugosllave arritën që gjer në fund të luftës të krijonin një armatë të tërë të  duhur e cila po të mos ishte embargoja e armëve e vënë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të arrinin sukses shumë më të madh. Por edhe kështu me duart e lidhura nga embargoja e armëve, gjatë gjithë kohës arritën të ruajnë një të tretën e territorit të Bosnjës, aty ku ishin me numër shumicë dhe ishin të përgatitur  mirë për luftë, ashtu që në këto pesë rajone, në Sarajevë, Tuzëll, Zenicë, Mostar, Bihaç, assesi nuk kanë mundur serbët të depërtojnë e lere më  të okupojnë këto zona.
           Këtë fenomen të Bosnjës më së miri e ka përshkruar Juan Goytisolo me thënien:” Tragjedia e Bosnjës paraqet mjet për njohjen  e mundësive të llojit njerëzor, si atyre më të ndritura ashtu edhe atyre më të këqija”.
          Suksesi i boshnjakëve për ruajtjen e etnosit të tyre boshnjak si dhe krijimit të shtetit të Bosnjës e Hercegovinës qëndron në atë se atë nuk kanë pas alternativë tjetër, në mes zgjedhjes që  boshnjakët dhe Bosnja të mbeten pjesë e krijimit të Serbisë së Madhe dhe të pushtetit të Karaxhiçit dhe Millosheviçit, që automatikisht do të thoshte pranimi i robërisë nën tutelën serbe, e cila do të ishte më e  keqe se lufta, ata zgjodhën që të i kundërvihen luftës së shpallur nga agresori serbo madh, dhe pas shumë vuajtjeve, torturave, dhunimeve, vrasjeve, shkatërrimeve, plagosjeve, dhe veprimit jo të duhur dhe me kohë të faktorëve politik vendimmarrës botëror, arritën që më në fund të mbijetojnë dhe të shpëtojnë nga robëria dhe shkatërrimi total.
          Me rastin e vizitës  në Sarajevë në vitin 2001  takova edhe zotëri Mehmedalija Haxhiçin, i cili në atë kohë ishte myfti i Sarajevës dhe më pas ishte edhe ambasador fuqiplotë i Bosnjës e Hercegovinës në Rijad të Arabisë Saudite, i cili gjatë gjithë kohës së luftës ka qëndruar dhe kontribuar në mbrojtjen e Sarajevës, gjatë rrethimit të saj të plotë rreth 1300 ditë, gjatë së cilës ranë dëshmorë vetëm në kryeqytetin e Sarajevës rreth 10.000 vetë dhe u plagosën mbi 50.000 njerëz. Në pyetjen time të më sqarojë fenomenin e Sarajevës, se si ka mund të shpëtoj pa ra në duart e serbëve, ai m’u përgjigj me këto fjalë: “ ne si mysliman besimtar që jemi dhe që besojnë në Allahun fuqiplotë, me rastin e Sarajevës ka ndodh muxhizja (mrekullia) nga Zoti që na ka mbrojt dhe shpëtuar për të mos rënë kryeqyteti ynë në duart e çetnikëve serb. Me rastin e fillimit të agresionit serb në Bosnjë, ka qëlluar festa e Fitër Bajramit, dhe atë natë në vigjile të ditës së Bajramit, natën deri vonë e tërë Sarajeva kishte buqit nga breshërimat e pandërprerë të rafalëve të pushkëve, kallashëve dhe mitralozave që i kishim në duar, ashtu që me pas vazhduar gjer në agim, ne do të mbeteshim pa plumba, dhe vetëm me armë të thata në duart tona dhe me gishta në gojë. Serbët që e kishin rrethuar Sarajevën dhe që ishin rreth e rrotull saj, përveç malit të Igmanit, e cila ishte e vetmja maje në duart tona, e kishin komentuar këtë me  fjalët: Of! Of! Of! sa shumë armatim paskan në duart myslimanët, pasi që tërë natën po festojnë Bajramin  duke gjuajtur pandërprerë rafale në qiell prej gëzimit, po ku me ditë se çfarë armatimi  e kanë përgatitur për të na pritur neve.”?!Ashtu që gjatë tërë kohës së rrethimit të Sarajevës, vetëm e kanë bombarduar me qindra e mijëra herë   me topa dhe tanksa të kalibrave më të ndryshme gjatë 1300 ditëve të rrethimit të Sarajevës , por nuk kanë tentuar të hynin brenda saj, edhe disa tentime të vogla që i kanë pas, ju kanë dështuar nga mbrojtja e fortë e jona, e neve në duart tona përveç armatimit  të lehtë që e kemi pas,  kemi pas gjatë gjithë kohës edhe lutjet tona dhe me ndihmën e Allahut fuqiplotë arritëm të mbijetojmë dhe shpëtojmë nga kthetrat serbe”.
          Por suksesi përfundimtar qëndroi në atë se në krye të udhëheqjes së rezistencës së popullit boshnjak dhe luftës së   zhvilluar, ka qenë elita politike, fetare dhe ushtarake e boshnjakëve, në krye të së cilit qëndronte Alia Izetbegoviçi në vetëdijen e së cilës ishte besimi i thellë dhe i përkulur ndaj Zotit të madhëruar, dhe se e dinte se e në duart e t’ia ishte vetëm mundësia e punës së pandërprerë të bërë gjatë tërë luftës në mbrojtjen e popullit boshnjak dhe civilizimit islam që i përkiste, dhe se kjo përpjekje ishte një sprovë me të cilin u ballafaqua dhe së fundi  doli faqebardhë.
          Që kjo rezultoi me sukses ndërlidhet edhe nga thënia   e njohur e Alia Izetbegoviçit:” E jona është të punojmë pandërprerë. Zgjidhja  nuk është në duart tona. Jam i kënaqur që besoj që zgjidhja është në duart e Zotit”, me poezinë e  poetes boshnjakes Xhemile Zekiçit  ”Himn Islamit”. 
                                             
                                                
 
            01.10.2012                       

        Faik MIFTARI  
       


Author: faik
•7:09 p.d.


        Kohë më parë në shtypin ditor  si dhe në disa ueb portale në internet, pata rastin të lexojë një hulumtim të bërë nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese, të autorëve Artan Haraqia dhe Visar Duriqi, të përkrahur nga fondi danez për gazetari hulumtuese ”Scoop”. Edhe pse me rastin e leximit të këtij hulumtimi të kryer mendoja se do të has në një analizë të mirëfilltë hulumtues studiues, rreth tematikës në fjalë ”Radikalizimi i Islamit rrezik apo fobi”,  pas leximit u zhgënjeva pasi që ky hulumtim nuk tregonte diç tjetër, por  ishte një përmbledhje e shkurtër e shkrimeve  të mëparshme, të njohura për opinionin e gjerë, përveç hulumtimit  për OJQ ”AKEA”, dhe atë në mënyrë jo të plotë.          Për të analizuar konceptin politik të Islamit të sotshëm, është me rëndësi që të marr si bazë gjysmën e dytë të shekullit XX,  dhe atë pikërisht vitet 1979, 1989 dhe vitin 1999, si vite që kanë shënuar kthesa të mëdha politike, historike, shoqërore në botë . Viti 1979 në historinë më të re botërore  do të mbetet i shënuar si vit i rilindjes politike të muslimanëve në botë në gjysmën e dytë të shekullit XX pas një periudhe ngecjeje politike islame që nga viti 1923 me rastin e përmbytjes së Perandorisë Osmane dhe rrënjës së gati tërë botës Islame në kthetrat e pushtimit kolonial.
          Në vitin 1979 ngadhënjeu Revolucioni Islamik në Iran, dhe u përmbys perandoria safavide qindra vjeçare e shahut të Persisë së dikurshme të Reza Pahllavit. Pas përpjekjeve disa vjeçare dhe gjakderdhjes së shumtë, ku u flijuan rreth 100.000 dëshmorë, u realizua revolucioni dhe u vendos sistemi i pushtetit islam teokratik i doktrinës shiite, që i përket shumica e popullit në Iran.     Ngadhënjimi i Revolucionit Islamik i Iranit në mënyrë tërthortë shpërndau shkëndijat e saja dhe se dukshëm  ndikoi në  një ringjallje të aktiviteteve të organizatave, lëvizjeve dhe grupimeve politike të ndryshme t’i quajmë, proislame, anekënd botës Islame, si në Turqi, Egjipt, Tunis, Liban, Palestinë, e kështu me rrallë, dhe se slogani më i përhapur i asaj kohe ishte ”Allahu ekber, Homeini rehber” që do të thotë ”Allahu është më i madh, Homeini është udhëheqës” i cili shkruhej e dëgjohej anekënd botës Islame. Por, për të frenuar sado pak këtë revolucion islamik të Iranit, qarqet e caktuara vendimmarrëse botërore e cytën diktatorin e Irakut Sadam Hyseinin në një aventurë ushtarake, i cili e sulmoi Iranin në vitin 1980 me të gjitha mjetet dhe kapacitetet ushtarake, luftë e cila zgjati plotë tetë vite, si pasojë rënë viktima mbi 1 milion njerëz dhe me miliona tjerë  të plagosur,  të burgosur, të shpërngulur dhe të pastrehë. Edhe pse me të madhe Iraku furnizohej me armë më moderne dhe të sofistikuar, në anën tjetër udhëheqja e re shtetërore iraniane përballej me problem të shumta, që nga mungesa e kapaciteteve ushtarake në saje të përballjes së një anshme të vënies  së embargos nga shtetet të cilët gjer në atë kohë e furnizonin ish shahun e përmbysur të Iranit, Reza Pahllavin, si dhe mungesës së kapaciteteve udhëheqëse ushtarake, pasi që shumica e gjeneralëve kishin dezertuar apo larguar për shkak të ndërrimit apo transformimit të pushtetit politik nga monarkia mbretërore në udhëheqje islamike . Dhe nuk i mbeti gjë tjetër lidershipit dhe udhëheqësit të atëhershëm të Iranit, imam Homeinit i cili pas këshillave të shumta nga këshilltarët e tij ushtarak, se lufta ishte e kotë që të zgjatej më tutje pasi që  nuk do të ketë fitues, imam Homeini  solli vendimin për ndërprerjen e luftës dhe shpalljen e paqes.    Por pas përfundimit të luftës, armatimi i sofistikuar mbeti  në duart e diktatorit irakian, qarqet e caktuara të përafërta me të, e cytën prapë Sadam Hyseinin në një aventurë të dytë, dhe se në vitin 1990 kreu invazion dhe e pushtoi Kuvajtin, pas së cilës pasoi reagimi i shpejtë i qarqeve botërore vendimmarrëse të cilët i shpallën luftë Irakut dhe pas një kohe të shkurtër e rikthejnë prapa Sadam Hyseinin dhe trupat e tij ushtarake nga Kuvajti, dhe që goditjen përfundimtare dhe vdekjepruse atij dhe regjimit të tij i dhënë në vitin 2003, me rastin e pushtimit të Irakut nga SH.B.A-ja dhe aleatët e saj, dhe se së fundi edhe përfundoi jetën e tij, i varur pas një kohe pasi që u kap pas strehimit dhe fshehjes së tij.Sido që të jetë, Revolucioni Islamik i Iranit, ishte katalizator, që rilindi, ringjalli, përshpejtoi aktivitetet e shumta të grupacioneve dhe organizatave të ndryshme  si në aspektin shoqëror, kulturor, politik në përgjithësi në botën Islame anekënd globit tokësor. Medoemos edhe kjo jehonë e  përmasave botërore u reflektua edhe në Bosnjë e  Kosovë,  me ç’rast nxiti   ripërtëritjen e  ndjenjave politike  edhe pse ishte koha e sundimit vetëqeverisës socialist në atë kohë në ish Jugosllavi.          Në Bosnjë e Hercegovinë filluan aktivitetet e para në ripërtëritjen e ndjenjave fetare, politike, kombëtare të boshnjakëve, të cilët përveçse ndjenjës fetare islame që i përkisnin , përkatësia kombëtare e tyre ishte e ndaluar dhe se nuk kishin të drejtë të quanin veten boshnjak. Vend tubimi i mbledhjes, në të cilin u rilindën  ndjenjat politike dhe fetare islame ka qenë mesxhidi i Tabakëve në Sarajevë nga i cili lindi, inspiroi, zhvilloi dhe vazhdoi i tërë ky aktivitet për ringjalljen e ndjenjave fetare ,kombëtare, islame e politike  të boshnjakëve. Në vitin 1983 u kurdis procesi i montuar në Sarajevë kundër grupit të intelektualëve musliman në krye me udhëheqësin e saj Alia Izetbegoviq, si dhe anëtareve, Behmen, Kasumagiç, Çengiç, Spahiç, Latiç, Biçakçiq etj., i cili proces bëri jehonë të madhe në tërë ish Jugosllavinë, si dhe në arenën ndërkombëtare të asaj kohe.     Ky proces shërbeu si katalizator i ringjalljes  edhe më të  madhe të ndjenjave islame fetare  e kombëtare boshnjake të masave të gjera në Bosnjë, e më vonë gjatë viteve 90-ta  me rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe se ky grup i intelektualëve u vu në krye të organizimit shtetformues të lëvizjes dhe rezistencës së armatosur kundër agresionit serbomadh mbi Bosnjën e Hercegovinën, si dhe të krijimit të kombit boshnjak dhe të shtetit të Bosnjës e Hercegovinës.          Për dallim nga Bosnja  në të cilin lëvizja politike  kombëtare bazohej dhe  ishte e sajuar në kuptimin politik të Islamit dhe të civilizimit Islam që i përkisnin, në Kosovë kemi një rilindje të ndjenjave politike kombëtare, me ç’rast edhe  shpërthyen  demonstratat e studentëve dhe popullit shqiptar në vitin 1981 në Kosovë për Republikën e Kosovës, në të cilin aktiviteti kombëtar shqiptar zhvillohej në një kah të kundërt me atë boshnjak, pasi që  në Kosovë aspak nuk merrej parasysh e bile bile edhe luftohej në mënyrë më të ashpër civilizimi  Islam, sepse i tërë brumi i rilindjes kombëtare ishte sajuar në baza dhe ide komuniste(marksiste leniniste, enveriste e titiste) e që të gjitha këto teza ishin  kryekëput antiislame. Të gjithë krerët e atëhershëm të lëvizjes politike në Kosovë, që nga Adem Demaçi,  Hyseni, Lajqi, Hoti, Gërvalla, Zeka, Shatri, Xhemajli, etj., ishin me bindje dhe përcaktime marksiste, leniniste, enveriste e më tutje gjatë viteve nëntëdhjeta të lëvizjes pacifiste rugoviane, edhe titiste.                  Sa për të ilustruar këtë, do të cek një  shembull,  bisedat politike që janë zhvilluar në burgun e Foçës viteve tetëdhjeta në mes delegacionit boshnjak dhe shqiptar të krerëve politik të asaj kohe, që i vuanin dënimet me burg në atë kohë si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët.Po e paraqes këtu vetëm një rezyme  të bisedës nga i cili lexuesi mund të kuptojë   thelbin e dallimeve të të dy lëvizjeve politike, asaj boshnjake dhe kosovare, konceptit politik islam dhe konceptit politik komunist :    “ Shqiptarët janë popull musliman, dhe se kjo është arsyeja kryesore që ne përkrahim luftën dhe përpjekjen e juaj për liri kombëtare. Shqiptarët u shqetësuan pa masë me këto fjalë. Kryesuesi i delegacionit shqiptar u përgjigj se në  tezat e juaja janë disa qëndrime të gabuara, sepse sipas mendimit të tyre, religjioni ka luajtur rolin negativ në historinë e popullit shqiptar dhe se i ka shërbyer okupatorit. Religjioni sipas tyre është i tejkaluar dhe i panevojshëm për popullin shqiptar në luftën e tyre për  lirinë dhe të drejtat kombëtare, përfundoi kryesuesi i delegacionit shqiptar. Atëherë ju jeni  i vetmi popull në planetë që mund të jetojë pa fe, por mendimi ynë është se shumica e popullit shqiptar nuk e përkrah këtë mendim, iu përgjigj kryesuesi i delegacionit boshnjak, vetëm marksizmi leninizmi ka pru progres popullit tonë, u përgjigj kryesuesi i delegacionit shqiptar. E po mirë atëherë, ju vazhdoni me rrugën e juaj, ajo është mendimi i juaj, por ne edhe  më tutje do të përkrahim luftën e popullit shqiptar për liri dhe barazi. Biseda përfundoi dhe ne vazhduam gjatë gjithë kohës të jemi miqtë të mirë”. “Kujtime” nga Alia Izetbegoviq.          Do të shtoja kësaj një thënie e urtë të Plutarkut: “ mund të gjejmë qytete pa bedene, pa sundimtar, pa qytetërim, pa letërsi, pa teatër, por qytete pa tempuj fesh e pa banorë që nuk luten, nuk u panë kurrë”.                                            

          

  25.09.2012                                                                
  Faik MIFTARI

Author: faik
•6:11 m.d.



Edhe sivjet, me 11 korrik 2012, do të përkujtohet për të 17 vit me rradhë, tragjedia e Srebrenicës, me akademi dhe ceremoniale të shumta për nder të mbi 8000 viktimave të rënë, me ç’rast , me 11 korrik do të varrosen edhe mbetjet mortore të 510 viktimave të gjetura dhe të identifikuara gjatë periudhës prej 11 korrikut 2011 e gjer më 11 korrik 2012.
Srebrenica, qytet në Bosnjën lindore, është i vetmi vend në Evropë në të cilin është kryer gjenocidi pas Luftës së Dytë Botërore e gjer më sot. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë e ka sjell vendimin mbi gjenocidin e kryer në Srebrenicë me datë 27 shkurt 2007.
Konventa për parandalimin dhe dënimin e gjenocidit është propozuar dhe miratuar në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 9 dhjetor 1948. Ka mbet e shënuar në analet diplomatike deklarata e famshme e përfaqësuesit australian në atë kohë:” Gjenocidi është një akt i shëmtuar dhe barbar, ashtu që edhe  shtazët e egra janë të paaftë ta kryejnë atë”. Edhe pse në botën çfarë është në të cilin jetojmë, është vështirë të vendoset drejtësia, por se neve si qenie njerëzore dhe civilizuese që jemi duhet përpjekur dhe angazhuar vazhdimisht për të, duke pas për bazë thënien e vjetër latine:” Fiat iustitia, puruat mundu” që do të thotë.” Le të jetojë drejtësia, të paktën  po të fundosej edhe bota”.
Agresori serbomadh në dhe rreth Srebrenicës, në korrik të vitit 1995, për vetëm një javë ka pushkatuar, likuiduar dhe vrarë mbi 8000 boshnjakë të kapur, të zënë rob, apo të dorëzuar, qindra prej tyre i ka groposur për së gjalli, ka prerë dhe sakatosur, ka mbytë bile edhe fëmijë të porsalindur para syve të nënës, ka dhunuar gra dhe vajza boshnjake, dhe se ka depërtuar me forcë mbi 30.000 gra dhe fëmijë që ishin të strehuar gjatë katër viteve të luftës,  në Tuzëll, që me një fjalë të përmbledhur lirisht, ka realizuar skenat e “ Ferrit të Dantes”.
Në Beograd me 15 korrik 1995, kohë gjatë së cilës forcat militare dhe paramilitare serbe ishin duke kryer gjenocidin mbi myslimanët boshnjak, tek Slobodan Millosheviçi, lider serbomadh, i cili vdiq në burgun e Shveningenit në Hagë, mbahej një takim sekret, në të cilin kanë marrë pjesë, Karl Bildti (përfaqësues i Bashkimit Evropian për Bosnjën në atë kohë), Torvald Stoltenbergu (përfaqësues i Kombeve të Bashkuara për Bosnjën), Jasushi Akashi ( përfaqësues special i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara), Rupert Smith ( komandant i forcave paqeruajtëse të UNPROF-orit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë), si dhe me kërkesë të Karl Bildtit mysafiri special, gjenerali gjakatar serb Ratko Mlladiçi, i cili ka qenë realizues dhe zbatues të urdhërit politik të liderit serb Radovan Karaxhiç, për kryerjen e  gjenocidit në Srebrenicë.
Gjenocidi në Srebrenicë i kryer ndaj boshnjakëve mysliman, në një zonë sigurie të vënë në mbrojtje nga Kombet e Bashkuara, është bërë para syve të opinionit botëror, me asistimin dhe pacifizmin e treguar jashtë çdo logjike  njerëzore, të forcave të Kombeve të Bashkuara (batalionit holandez), i cili ka pas për detyrë të bëjë mbrojtjen e zonës së sigurisë së Srebrenicës, po për fat të keq i tradhtoi dhe i la në mëshirë të çetnikëve serb, me urdhër të liderëve politik dhe ushtarak shtetëror botëror, si dhe ndalimin e sulmeve ajrore mbi caqet serbe, të cilët do të parandalonin dhe pamundësonin gjenocidin e kryer në Srebrenicë, para syve të mbarë opinionit botëror.
Gjenocidi ndaj hebrenjve është kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa gjenocidi ndaj boshnjakëve në Bosnjë e Hercegovinë, është kryer 50 vite pas procesit të mbajtur të Nurnbergut, për dënimin e të dyshuarve nazist për gjenocid dhe krim të luftës, kur është dhënë deklarata famoze:” Kurrë më!”. Por kjo “ Kurrë më” ndodhi në Srebrenicë, 50 vite pas,  dhe pikërisht nën dijen e Kombeve të Bashkuara.
Për të kuptuar më mirë shkakun e gjenocidit të kryer në Srebrenicë, do të citoj shkrimtarin boshnjak Alija Isakoviç në ” Antologjinë e së keqes” i cili përveç tjerash thotë:” Për të kuptuar këtë së pari duhet lexuar të gjitha veprat shkencore të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), edhe veprat  shkencore nga fizika, astronomia, arti, muzika... Të gjitha! ...”
Njëherit do të citoj edhe thënien e sociologut amerikan Keith Dooubt i cili thotë:” Askush prej nesh, askush prej atyre, nuk është i pafajshëm, bile moralisht i pafajshëm për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, dhe se të dy aktet, ai i luftës dhe ai i paqes, dëshmojnë se Serbët dhe Bota janë më shumë të ngjashëm se që mendojmë, dhe njëkohësisht Bota dhe Serbët, nuk janë të ndryshëm”.
Nuk çudit tani fakti, se kryetari i porsazgjedhur serb Tomislav Nikolliç, pas zgjedhjes deklaron:” Se nuk ka pas gjenocid në Srebrenicë”, kur të njëjtën gjë e deklaron edhe gjenerali francez Morillon duke thënë:” Se në Srebrenicë nuk pas gjenocid, dhe se serbët nuk kanë se çfarë të turpërohen”.
Këtu nuk mund e  të mos e citoj edhe publicisten e njohur boshnjake Fahira Fejziç, e cila në një analizë të shkëlqyer, bërë dy librave të botuara kohë më parë, përveç tjerash shkruan: “ Në rast se ky gjenocid i kryer në Srebrenicë është vetëm një në vargun e gjenocideve të ardhshme që planifikohen, për të zgjidhur definitivisht të ashtuquajtur ”Çështjen Lindore” të pjesës së dikurshme evropiane të Perandorisë Osmane, gjegjësisht të Ballkanit të sotshëm, që ajo që nuk është kryer gjatë shekullit XX, definitivisht të kryhet gjatë shekullit XXI. Në këtë konkluzion kam ardhur duke marrë për bazë dy libra të lexuara të dy autorëve të ndryshëm, të dy periudhave të ndryshme kohore.
Është fjala për librin e autorit amerikan Justin Mc Carthy”Death and exile, the ethnic cleansing of Othoman Muslims, 1821-1922, Darwin, 2004, USA., në të cilin në mënyrë precize flet për procesin e përhershëm të spastrimit etnik të myslimanëve otoman (osman), me të cilin term i quan autori myslimanët të cilët kanë jetuar dhe vazhdimisht janë zhdukur nga hapësirat e dikurshme të Perandorisë Osmane evropiane, duke u nisur nga Bosnja, Sanxhaku (Serbi e Mali i Zi), Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani etj. Autori amerikan cek se ky trend humbës njëshekullor i territoreve dhe spastrimeve nga myslimanët po zgjerohet në mënyrë tendencioze për të përfunduar gjatë shekullit XXI. Shekull, në të cilin edhe Evropa Jugore do të duhet të pastrohet nga jo të krishterët, kësaj here nga myslimanët, gjë që në një mënyrë janë vërtetuar me ngjarjet e ndodhura para,gjatë dhe pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe në agresionin serbomadh të kryer gjatë viteve 90 të shekullit XX, veçanërisht në Bosnjë dhe në Kosovë, që ka rezultuar me vrasjen dhe dëbimin të një numri shumë të madh të myslimanëve të Ballkanit.
Libri i dytë  është i autorit boshnjak Fikret Karçiç me titull:
” Muslimanët e Ballkanit,Çështja Lindore në shekullin XX”, Tuzlla, 2004, BeH.
Evropa është hapësirë krishtere, në veri-perëndim katolike-protestante, në juglindje ortodokse, dhe nuk toleron bashkëjetesën  multifetare në hapësirat e veta. Evropa katolike-protestante punën e vet të spastrimit të hebrenjve e ka kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Evropa ortodokse ka pas dash të kryej spastrimin e myslimanëve gjer në fund të shekullit XX. Pasi që spastrimi i duhur nuk është kryer si duhet, njëherit kjo punë duhet përfunduar, me thënien” sa më parë aç më mirë”. Kjo nuk është çudi, se në një të ardhme të afërt do të mund të përsëritej para syve të botës, spastrimi i myslimanëve, e sidomos para syve të Evropës me prezencën e kamerave  televizive, dhe të mos i pengojë fare të fuqishmit e botës, sikurse kanë bërë gjer tani”.
Këtë brengë në mënyrë më të qartë e ka ilustruar publicisti i njohur kroat Željko Milićević në analizën  e tij me titull” Sot djalli e ka vrarë dhe djeg Perëndeshën e drejtësisë” pas verdiktit të dhënë të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë me 27 shkurt 2007 me ç’rast Serbinë e liroi nga akuza për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, i cili analizën e tij e përfundon me fjalët: “Unë, si i krishterë që jam, pas kësaj mendoj se posedimi i armatimit nuklear dhe gatishmëria që në çdo kohë të përdoret vetëm për qëllimet mbrojtëse, është i vetmi garant i mbrojtjes së vazhdueshme dhe i ekzistimit të boshnjakëve në veçanti dhe myslimanëve në përgjithësi në Ballkan”.
Do të  përmbylli këtë përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës , me një rrëfim të tmerrshëm  të boshnjakes Xhemile Zekiçit, dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë:
 ” Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar  e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë të shoh, gruaja e re, është  shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha, po lind, po bijë i thash, mbahu me një dorë për mua, e me tjetrën për vjehrrën,...Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re në ne..., u ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe po dua t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë: lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimitë e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë, tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,...zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët...”

         10.07.2012            
        Faik MIFTARI








Author: faik
•3:56 m.d.
Pas arritjes së marrëveshjes së shumëpërfolur rreth fusnotës me të cilin Kosova tani e tutje do të përfaqësohet në takimet rajonale, si dhe në konkluzat dhe dokumente që dalin nga këto takime, Kosova ka hyrë në një fazë të re politike me ç’rast do të ballafaqohet në një të ardhme të afërt dhe të largët me shumë sfida të ndryshme para vetes në rrugëtimin e saj drejt Evropës dhe botës. Këtë periudhë të shkurtër kohore, prej 3- 6 muaj, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale që do të mbahen në Serbi, e besa edhe në Kosovë, Kosova duhet të shfrytëzojë mirë e mirë për të hartuar një plan afatshkurtër dhe afatgjatë, duke përfshirë jo vetëm lidershipin aktual qeverisës, por edhe atë opozitar, si dhe të gjithë të tjerët që me aftësitë e veta kreative, intelektuale dhe politike mund të kontribuojnë në hartimin e një strategjie politike të përbashkët, pasi që kjo gjer tani ka munguar dhe të cilin Kosova shtrenjtë e ka paguar. Kosova duhet të dijë se çdo të kërkojë, të pozicionohet qartë, çfarë pret më tutje dhe çfarë mund të realizojë në të ardhmen në bashkërenditje të plotë me faktorët vendimmarrës politik në Bruksel e Uashington. Strategjia e hartuar e përbashkët, sipas mendimit tim, duhet të ketë dy premisa apo koncepte themelore bazë, prej të cilave mund të dalin apo rrjedhin konkluzat e mëtejmë. E para, a duhet të vazhdohet me politikën e gjertanishme aktuale e cila bazohej në proklamimin dhe mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës në bazë të planit Ahtisari, e cila që nga dita e shpalljes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës në bashkërendim të plotë me linjën Bruksel e Uashington, ka has në vështërësi të shumta si në Bashkësinë Evropiane ashtu edhe në KS të OKB-së, dhe si e tillë dita më ditë mund të sjell degradimin dhe tkurrjen e mëtejmë të integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, tani me fusnotë. E dyta, apo të kalohet në planin B, si hap i natyrshëm i ardhshëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që është bashkimi kombëtar, që është i mundshëm, real, i natyrshëm dhe i arsyeshëm për popullin shqiptar, normal në suaza të bashkëkordinimit të plotë me faktorin politik vendimmarrës Uashinton - Bruksel.
Në rrugëtimin e saj politik, Kosova duhet të ketë edhe alternativën e vet, krahas inkuadrimit evro-atlantik, të mbështetet në aleatin e vet natyror Turqinë, si faktor politik, strategjik, ekonomik, ushtarak me zhvillim të hovshëm, i cili krahas faktorit amerikan, tani e tutje në Ballkan do të jetë faktor garantues i stabilitetit, qëndrueshmërisë, ekzistencës dhe mbijetesës së popullit shqiptar në trojet e veta në të cilin shtrihen dhe jetojnë në Ballkan.
Ashtu sikurse Serbia luan në kartën e Rusisë, si alternativë, e integrimeve evro-atlantike, edhe Kosova duhet të luajë në kartën e Turqisë si alternativë e saj. Edhe pse shumica në Kosovë thonë se Serbia e ka Rusinë, si xhoker, ndërsa Kosova nuk e ka, gabojnë rëndë pasi që edhe Kosova mund ta ketë Turqinë, si xhoker, aleatin e vetëm natyror dhe besnik, pasi që tani e tutje ajo nuk do ta lejë në baltë popullin shqiptar në Ballkan. Tjetër punë është se a do lidershipi aktual qeverisës në Kosovë, të shfrytëzojë këtë xhoker dhe të luaj në këtë letër, porse në rast se nuk e do lidershipi aktual qeverisës, populli shqiptar këtë përpjekje dhe angazhim të Turqisë e mirëpret.
Këtë kur e them, e kam parasysh se me rastin e vizitave në Kosovë të kryeministrit aktual të Turqisë z.Rexheb Tajib Erdogan si dhe ministrit të punëve të jashtme të Turqisë z.Ahmet Davutogllu, në Prizren patën deklaruar se tani e tutje, Turqinë do ta keni pran jush, dhe do të jetë e gatshme t’ju ofrojë ndihmë në të gjitha fushat për çfarë keni nevojë. Pas kësaj hedhjeje , tani topi është në duart e shqiptarëve, a donë ta shfrytëzojnë apo jo, tani e tutje çasti është vendimtar, për një ardhme më të ndritshme të popullit shqiptar në përgjithësi e Kosovës në veçanti, po nuk e shfrytëzove, historia nuk do të falë, pasi që me vetëdije të plotë, të anashkalosh dorën e zgjatur të një aleati natyror dhe të mikut më të përafërt të popullit shqiptar, e ta refuzosh atë, do të thotë një “vetëvrasje politike, kombëtare me reperkusione të paparashikueshme për popullin shqiptar” që mund të bëjë një gjë të tillë një lidership politik popullit të vet, kush do qoftë ai në pushtet në Kosovë.
Duke marrë parasysh se kontingjentet e KFOR-it që janë prezent në Kosovë, plot 12 vite, që nga viti 1999, dita më ditë po zvogëlohen dhe se nuk është çudi që në një të ardhme të afërt plotësisht edhe të largohen, e para që duhet bërë Kosova në rrafshin e sigurisë dhe të ruajtjes së tërësisë territoriale dhe sovranitetit të saj, të lidhë marrëveshje ushtarake me Turqinë, për stacionimin e një numri të konsiderueshëm të ushtarëve turq, për një kohë të caktuar, gjersa Kosova të ketë mundësi të krijojë ushtrinë e saj, të aftësojë, të armatos dhe të jetë e aftë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin territorial të saj nga ndonjë sulm eventual apo invadim të Serbisë.
E në rast se dikush mendon, e pikësëpari duhet të ketë të qartë ministri aktual i FSK-së, gjenerali Agim Çeku, ish ushtarak profesional i ish armatës jugosllave, se mund të mbrohet Kosova me 2500 trupat e saj të rregullt dhe 800 trupa rezervë me posedim të armatimit personal të vetëm gjer në kalibër 12,7 mm, kundruall një force ushtarake të Serbisë e cila numëron rreth 40.000 trupa të rregullt si dhe 100.000 trupa rezervë me kapacitetin më të sofistikuar sulmues luftarak, dhe nëpër gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballet Serbia aktualisht, prap se prap është një forcë respektabile dhe më e fuqishme në rajon, duke marrë parasysh se eksporton apo shet armatim në vlerë prej 500 milion euro në vit si dhe buxheti ushtarak i saj vjetor kap shumën prej 650 milion euro në vit, se çfarë disbalanc aktual është tani në mes Kosovës dhe Serbisë, për çdo njeri në Kosovë duhet të jetë e qartë.
Kur e them këtë, e kam parasysh edhe faktin që shteti ynë amë, Shqipëria, në historinë e saj më të re, e ka shfrytëzuar dhe përdorur aleatin e saj natyror, Turqinë, e cila ia ka garantuar dhe mbrojtur tërësinë territoriale të saj, gjatë vitit 1997 dhe vitit 1999. Në rastin e parë, gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, ka qenë pikërisht Turqia si dhe kryeministra e atëhershme znj.Tansu Çiler e cila ka garantuar sovranitetin territorial të Shqipërisë, në rast invadimi eventual grek në jug të Shqipërisë, si dhe në vitin 1999 me rastin e bombardimeve të NATOS në Kosovë, ka qenë Turqia si dhe kryeministri i atëhershëm turk z.Bylent Exheviti i ndjerë, i cili e ka zmbrapsur invadimin e ish ushtrisë jugosllave (serbe) e cila ka shkel territorin shqiptar dhe ka hyrë 10 km në brendi të saj në rrethin e Hasit të Krumës, të cilin e rrëfeu në ditarin e tij ish atasheu ushtarak shqiptar pran ambasadës shqiptare në Ankara të Turqisë me rastin e 10 vjetorit të luftës së Kosovës, në vitin 2009, në të cilin në mes tjerash ka shkruar: ” Por edhe Shqipërisë asnjë shtet që pretendonte se ishte aleat nuk po i përgjigjej pozitivisht për një mbështetje ushtarake, nëse Tirana do të hynte në luftë për çlirimin e Kosovës. Kryeministri Majko e ndjente përgjegjësinë historike të Tiranës dhe kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik dhe diplomatik. Ai shpresat i kishte kthyer plotësisht nga Ankaraja ...zoti Pandeli Majko. Nxitova tek telefoni dhe menjëherë ju përgjigja : `Urdhëroni, zoti Kryeministër !”. “zoti kolonel” ,m’u përgjigj Ai nga ana tjetër. “Realizoni një takim urgjent me kryeministrin Exhevit dhe mbasi t’i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë... I kërkoni Atij, të bëjë një deklaratë të fortë për media, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike….E përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, pastaj fillova me një here t’i transmetoja mesazhet e kryeministrit tonë, Zotit Majko: “Vëllai juaj i vogël, kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet me të mira “, e fillova bisedën me Të . Duke ditur marrëdhëniet e tyre kofidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte kryeministri Exhevit, kryeministrin tonë, z.Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë verior të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë ,ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë deri 10 kilometra….Në ketë kohë, kryeministri Exhevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike qe kishte përpara dhe në anën tjetër i’u përgjigj Komandanti Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral-Armate, Huseyin Kevrekoglu…..Ai,me atë qetësinë e tij natyrale nënvizoi se “ Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë se bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë , e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve…”Atëherë, zoti Atashe “,mu drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikes , “ ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi ;“ miku i mirë njihet në ditë të vështira,
apo jo zoti Kolonel”. Dhe ashtu ndodhi. Në agimin e të nesërmes nga aeroporti ushtarak i Ankarasë u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak…Pra Turqia, nga Lindja e Mesme,i kishte dale garant Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë se saj nga një sulm i mundshëm ushtarak i përmasave të gjera të Serbisë. Ishte i vetmi vend që në atë kohë debatesh dhe diskutimesh për ndërhyrjen ose mos ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, që garantoi Shqipërinë se do ta mbështeste direkt me forca ushtarake dhe armatime për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe shmangien e një gjenocidi serb në Kosove”.
Në fund të kësaj qasjeje, do të përmbyll me ngjarjen, dëshmitar i të cilës kam qenë vet, para plot 30 vitesh, në vitin 1982, gjatë kohës së shërbimit tim ushtarak në Shkup, më rastisi që të jem pjesëtar i batalionit të nderit, enkas të themeluar për të shprehur nderime ushtarake ish kryetarit të Turqisë, gjeneralit Kenan Evren, i cili në atë kohë në verë të vitit 1982 erdhi për vizitë në ish Jugosllave, dhe sipas protokollit të caktuar, ishte parapa të kthehet në Turqi nga aeroporti i Shkupit. Një ditë para se të rreshtohemi në aeroportin e Shkupit, për të nderuar me nderime ushtarake ish kryetarin e Turqisë z.Kenan Evren, ishim të rreshtuar gatitu në poligonin ushtarak të kazermës në Shkup, me ç’rast erdhi enkas, personalisht gjeneralkoloneli Stevan Mirkoviq, komandanti i zonës së tretë ushtarake jugosllave me seli në Shkup, para neve të rreshtuarve të batalionit të nderit, mbajti një fjalim rasti me ç’rast përveç tjerash tha:” ushtarët e mi, nuk guxoni të na koritni si ushtri që jemi, se nuk jeni duke bërë nder një kryetari civil shteti, por jeni duke bërë nder një gjenerali turk i cili më parë për shumë vite ka qenë komandant i 1 milion ushtarëve të forcave ushtarake të Turqisë, e cila është pasardhëse krenare e armatës së famshme të Perandorisë Osmane e cila ka sundua dhe dërmua si perandori më e fuqishme botërore në histori, jo 5 vjet, as 50 vjet, por mbi 500 vjet në të tri kontinentet e botës , në Azi, Evropë dhe Afrikë që nga brigjet e Oqeanit Indian e gjer në brigjet e Oqeanit Atlantik”.


11.03.2012
Faik MIFTARI