Author: Visal
•10:52 e pasdites

Editorial

Nga një grup entuziastësh rrodhi ideja për botimin e një gazete të re në Kosovë e cila do të përmbledh në konceptin e vet vlerat kombëtare si dhe vlerat fetare. Ide pas ideje, mendim pas mendimi, takim pas takimi, kjo ide filloi dalëngadalë të konkretizohej dhe pikërisht me datë 5 tetor të vitit të 2005 doli numri i parë i gazetës “BESA”.
U emërtua me emrin “BESA” pasi që në vetëdijen tonë kombëtare sinonimi Besa paraqet një vlerë të posaqshme dhe të mirëfilltë në traditën tonë kombëtare. Që në fillim mendohej se kjo gazetë a të del ditore, javore, dyjavore apo mujore, pas të gjitha vlerësimeve dhe konkluzioneve u mor qëndrimi që gazeta të del në fillim javore, edhe pse unë vet isha skeptik në këtë drejtim që kjo gazetë të del javore.
Edhe pse në këto valët e reja demokratike trumbetohet se shtypi është i lirë dhe pa censurë në të, në realitetin dhe praktikën kosovare është diç tjetër, pasi që gazetat e kanë konceptet e tyre që dallojnë dhe varrojnë në mes vete. Për atë është menduar që kjo gazetë të dallohet nga gazetat tjera ku do të vie në shprehje mendimi i lirë dhe për dallim nga konceptet e gazetave tjera ekzistuese. Përkundër ngjarjeve dhe analizave politike kryesisht nga Kosova, në te përmblidhen edhe ngjarjet dhe analizat politike edhe nga trojet tjera shqiptare, si nga Shqipëria, Maqedonia. Në këtë aspekt rol të madh dhe të pazëvendësueshë m kanë luajtur kolumnistët e rregullt të gazetës me shkrimet e veta sikurse Milazim Krasniqi nga Prishtina, Abdi Baleta nga Tirana, Bashkim Aliu nga Tetova, Nexhat Ibrahimi nga Prizreni, Ali Ilijazi nga Gjakova e Ubejd Gashi nga Mitrovica si dhe kolumnistët e kohëpaskohshëm sikurse Ajni Sinani, Olsi Jazexhi, Mexhid Yvejsi, Muhidin Ahmeti, Halil Ibrahimi, Fuad Ramiqi, Avni Avdiu, Rexhep Elezaj, Eugen Shehu, Mehdi Hyseni, Hysamedin Feraj, Senad Maku dhe së fundi Hamdi Nuhiju një pendë e re e mprehtë që premton shumë, dhe të tjerët të cilët me shkrimet e tyre kontribuan me të madhe në begatimin dhe pasurimin e faqeve të gazetës”BESA”, të cilëve edhe iu kërkojmë ndjesë që nuk i kemi përmendur në këtë shkrim.
Rol të pazëvendësueshë m dhe të pakrahasueshë m dhe barra kryesore bie mbi redaksinë e cila me punën dhe angazhimin maksimal në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e saj, bënë që gazeta ta mirëmbaj kontinuitetin e saj me të gjitha vështërsitë e natyrave të ndryshme që hasin gazetat gjatë plasimit të tyre në tregun kosovar, të editimit dhe të shtypit në përgjithësi.
Dhashë Zoti që gazeta e jona dhe e juaj”BESA”, lexues të dashur, të përjetojë edhe numrin e saj jubilar të 100-të.


27.05.2007

Faik MIFTARI
Author: Visal
•11:05 e pasdites
Viti 1979 në historinë më të re botërore do të mbetet i shënuar si vit i rilindjes fetare të myslimanëve në botë në fund të shekullit XX pas një periudhe ngecjeje një shekullore. Ky vit shënoi një kthesë të madhe në ndjenjat islame dhe se ishte katalizator i ringjalljes së ndjenjave të nëpërkëmbura fetare gjer në atë kohë të myslimanëve anembanë botës.

Viti 1979, isha në moshën 16 vjeçare, nxënës në vitin e parë të gjimnazit, kur si vetëtimë përshkroi globin jehona e ngadhënjimit të revolucionit islamik në Iran, me ç’rast u shemb dinastia mijëvjeçare në krye me shahun Reza Pahlavi si dhe ardhja e imam Homeinit në krye të revolucionit islamik si udhëheqës politik dhe shpirtëror i tij .Kjo me të vërtetë qe ngjarje e madhe në botën islame dhe se shërbeu si pikënisje e rilindjes fetare islame pas gati një shekull stagnimi me rastin e përmbysjes së Perandorisë osmane në vitin 1923 dhe rrënjës pothuajse të tërë botës islame në kthetrat e pushtimeve kolonialiste.

Slogani më i përhapur në atë kohë ishte”Allahu ekber, Homeini rehber” që do të thotë Allahu është i madh, Homeini udhëheqës, kjo klithje e fuqishme bëri jehonë në të katër anët e botës islame. Edhe pse doktrina shiite dallohet nga doktrina sunite, në këtë kohë ngadhënjimi i revolucionit islamik në Iran, shërbeu si inspirim i masave të shumta të nëpërkëmbura myslimane në tërë botën islame. Medoemos edhe kjo klithje e përmasave botërore u reflektua edhe në Kosovë, me ç’rast nxiti të ripërtëritjen e ndjenjave fetare në atë kohë edhe pse ishte koha e sundimit vetëqeverisës socialist të ashtuquajtur në atë kohë në ish Jugosllavi.

Pionier i ripërtëritjes së këtyre ndjenjave fetare në Prizren ka qenë myftiu i fundit Hafiz Safet Basha( Allahu e shpërbleftë me xhenet) i cili ndërmori një iniciativë për atë kohë e panjohur në mesin tonë gjer atëherë, organizoi tubimet javore në lokalet e Vakëfit(Myftinisë) të Prizrenit me të rinjtë entuziast besimtar të pakët në atë kohë. Tubimet javore rinore zgjatën pothuajse 1 vit të plotë, me ç’rast edhe numri i të rinjve musliman shtohej, edhe pse pothuajse mbaheshin në gjysëmilegalitet larg syve të opinionit. Temat që shoshiteshin dhe trajtoheshin ishin kryesisht fetare por nuk anashkaloheshin edhe problemet politike, sidomos pozita e myslimanëve në shtetet socialiste(komuniste) të asaj kohe, e sidomos pozita dhe problemet e myslimanëve në hapësirën e ish Jugosllavisë, në Kosovë, Maqedoni, Sanxhak, Bosnjë e kështu me rrallë. Këto takime të rregullta javore rinore vazhduan gjer në vdekjen e marshall Titos kryetar i përjetshëm i ish Jugosllavisë dhe udhëheqës i revolucionit socialist nga viti 1945 e gjer në vitin 1980. Pas vdekjes së Titos me kërkesë të myftiut, i cili posedonte një urtësi të rallë dhe një strategji veprimi të duhur, edhe pse sado kudo kishte një liri fetare në atë kohë, por ajo ishte nën kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë të shërbimit të sigurimit të brendshëm(UDB-a).

Myftiu ishte largpamës në atë drejtim dhe nuk kishte dëshirë që neve të rinjve të na ndodh ndonjë befasi eventuale e pakëndshme në atë drejtim. Merita e tij e pamohueshme ishte vënia e bazamentit të kësaj rilindjeje fetare rinore dhe e cila më tutje vetëm sa e përforcohej më shumë. Pas kësaj aksioni i parë i ynë konkret rinor ishte renovimi dhe rregullimi i tërësishëm i xhamisë së Myderisë Ali efendisë, e cila gjendet përball kishës katolike, dhe se një kohë gjatë ishte e braktisur dhe ka shërbyer si depo në atë kohë dhe më parë qe e djegur. Me aksionet tona vullnetare dhe ndihmën materiale të besimtarëve arritëm ta kthejmë xhaminë në shërbim të vet, dhe se kjo ishte xhamia e parë në Prizren e rinovuar pas një periudhe të gjatë mbi 30 vjeçare të stagnimit të aktiviteteve fetare. Aktiviteti ynë i ardhshëm vazhdoi tani në xhaminë rinovuar me ç’rast organizonim takimet tona, e sidomos gjatë netëve të Ramazanit, ku vazhdoi ngritja dhe inspirimi ynë për klauzolën islame. Në vitin 1983 u kurdis procesi i montuar në Sarajevë kundër grupit të intelektualëve mysliman në krye me udhëheqësin e saj Alia Izetbegoviq, i cili proces bëri jehonë të madhe në tërë ish Jugosllavinë, si dhe në arenën ndërkombëtare të asaj kohe. Ky proces shërbeu si katalizator i ringjalljes së ndjenjave fetare të masave të gjera në Bosnjë, e më vonë gjatë viteve 90-ta edhe të ndjenjave kombëtare të tyre me rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe se ky grup i intelektualëve u vu në krye të lëvizjes dhe rezistencës së armatosur kundër agresionit serbomadh mbi Bosnjën e Hercegovinën. Gjatë kohës sa zhvillohej procesi i montuar kundër grupit të intelektualëve mysliman, isha në shërbim ushtarak, dhe se me vëmendje të madhe e përcillja nëpërmes shtypit të atëhershëm dhe mjeteve të informimit, pasi në atë grup ishte edhe shoku im nga Sarajeva nën hetime, por pasi që ishte i moshës jomadhore u lirua pas 30 ditëve të kaluara në paraburgim. Vend tubimi i mbledhjes së shkëndijave të para të ndjenjave fetare ka qenë mesxhidi i Tabakëve në Sarajevë nga i cili lindi, inspiroi, zhvilloi dhe vazhdoi i tërë ky aktivitet për ringjalljen e ndjenjave fetare dhe kombëtare të boshnjakëve, përkundër asaj në Kosovë në të cilin aktiviteti kombëtar shqiptar zhvillohej në një kah të kundërt me atë boshnjak, pasi që tek ne në Kosovë aspak nuk merrej parasysh e bile bile edhe luftohej feja, pasi që i tërë brumi i rilindjes kombëtare ishte sajuar në baza dhe ide marksiste leniniste, enveriste e titiste e që të gjitha këto teza ishin kryekëput antifetare.

Sa për ilustrim do të cek bisedat politike që janë zhvilluar në burgun e Foçës viteve tetëdhjeta në mes delegacionit boshnjak dhe shqiptar të krerëve politik të asaj kohe që i vuanin dënimet me burg në atë kohë si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët. Po e paraqes këtu vetëm një rezyme të bisedës nga e cila lexuesi mund të kuptojë thelbin e saj:

“ Shqiptarët janë popull mysliman, dhe se kjo është arsyeja kryesore që ne përkrahim luftën dhe përpjekjen e juaj për liri kombëtare. Shqiptarët u shqetësuan pa masë me këto fjalë. Kryesuesi i delegacionit shqiptar u përgjigj se në tezat e juaja janë disa qëndrime të gabuara, sepse sipas mendimit të tyre, religjioni ka luajtur rolin negativ në historinë e popullit shqiptar dhe se i ka shërbyer okupatorit. Religjioni sipas tyre është i tejkaluar dhe i panevojshëm për popullin shqiptar në luftën e tyre për lirinë dhe të drejtat kombëtare, përfundoi kryesuesi i delegacionit shqiptar. Atëherë ju jeni i vetmi popull në planetë që mund të jetojë pa fe, por mendimi ynë është se shumica e popullit shqiptar nuk e përkrah këtë mendim, iu përgjigj kryesuesi i delegacionit boshnjak, vetëm marksizmi leninizmi ka pru progres popullit tonë, u përgjigj kryesuesi i delegacionit shqiptar. E po mirë atëherë, ju vazhdoni me rrugën e juaj, ajo është mendimi i juaj,por ne edhe më tutje do të përkrahim luftën e popullit shqiptar për liri dhe barazi. Biseda përfundoi dhe ne vazhduam gjatë gjithë kohës të jemi miqtë të mirë”.

Në përfundim të kësaj qasjeje do të konstatojë se të dyja këto rilindje, si ajo kombëtare ashtu edhe fetare janë të gërshetuara mes vete aq shumë dhe se paraqesin një trup të vetëm, ashtu siç janë të mishëruar në mes vete muskujt dhe eshtrat në konstruksionin e trupit njerëzor.



20.05.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•11:24 e pasdites
Ende pa u definua statusi i Kosovës Ekipi i Unitetit tregoi papjekurin politike apo mos dijeni diplomatike. Edhe pse në këto momente historike në të cilin kalon Kosova, duhet të shfrytëzohet çdo rast i takimeve më të larta të organizatave ndërkombëtare në të cilin mund të ve në shprehje çështja e definimit të statusit politik të saj, e në këtë rrafsh edhe kontributi i dhënë nga një organizim i tillë siç është Organizata e Konferencës Islamike ka peshojën e vetë diplomatike. Edhe pse Veton Surroi kishte arritur që nëpërmjet sekretarit të Organizatës së Konferencës Islamike Ekmedin Ihsanoglu të sigurojë ftesën zyrtare për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 34-të të Konferencës Islamike në nivel të ministrave të punëve të jashtme me 15 maj në Islamabad të Pakistanit, edhe pse në këtë aspekt Kosova nuk ka pas të drejtë të merr pjesë, pasi që ende nuk është e pranuar si shtet, kjo ftesë është refuzuar apriori nga Ekipi i Unitetit, në radhë të parë nga kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiut dhe të tjerëve, të cilët nuk janë prononcuar gjer tani, përveç Veton Surroit i cili ka qenë pro pjesëmarrjes së Kosovës në këtë sesion. Në një ligjëratë të mbajtur në Prizren në Universitetin e Prizrenit kohë më parë lidhur me çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe sfidave që e presin atë, njëra nga pyetjet nga auditoriumi ishte vënia e kontakteve nëpërmes kanaleve diplomatike me Organizatën e Konferencës Islamike e cila i tubon 57 shtete në gjirin e saj, dhe e cila paraqet gati një të tretën e votave të nevojshëm nga 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të thotë prej 192 shteteve anëtare të OKB-së për anëtarësim nevojiten votat e më së paku 128 shteteve që Kosova të jetë anëtare fuqiplotë e OKB-së. Veton Surroi në përgjigjen e tij me plot seriozitet të duhur dhe me një pjekuri diplomatike, ceku peshën dhe rëndësinë e kësaj Organizate të fuqishme islamike dhe me peshë të madhe ekonomike dhe politike në arenën ndërkombëtare, duke e ilustruar me shembullin konkret se vota p.sh e Katarit është e barazëvlefshme njëjtë me votën e p.sh.të Gjermanisë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por ja që kjo “verbëri” diplomatike nga ana e Ekipit të Unitetit që në start me fajin e vetvetes shtrenjtë do të na kushtojë në një të ardhme të afërt, duke e pamundësuar votat e gati 1/3 e votave të nevojshme të Organizatës së Konferencës Islamike për anëtarësim në OKB-në. Me të vërtetë Ekipi i Unitetit apo disa sosh duan që të shtiren apo ta mashtrojnë vetveten, se botën jo se jo, se identitetin e vet islam ta fshehin apo se turpërohen nga përkatësia e tyre fetare islame. E drejta e tyre personale është se çfarë mendimi kanë ata vet për përkatësin e tyre fetare, aman s’kanë kurrfarë të drejte të flasin ose të veprojnë kundër interesave të popullit shqiptar me përkatësi shumicë myslimane që e kanë marrë besimin e tyre. E populli shqiptar i Kosovës është me përkatësi fetare 98% islame, dhe se këtë fakt e di e tërë bota, i pëlqefshin apo mos i pëlqefshin anëtarëve të Ekipit të Unitetit, dhe se mos të shtirren e të bëhen më “katolikë s papa” kur në praktikë nuk janë. Evropa momentale përbëhet prej 50 shteteve anëtare të saj, dhe se shpejti edhe Kosova pas pavarësimit të saj dhe njohjes ndërkombëtare do të jetë shteti i 51 i Evropës dhe shteti i pestë me shumicë myslimane në Evropë, pas Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Bosnjës që do të thotë 10% nga numri i shteteve të tërësishme të Evropës. Ndërsa sa i përket identitetit të vet islam të popullit shqiptar të Kosovës këtë Ekipi i Unitetit mund ta sprovojë pas pavarësimit të Kosovës me një referendum të organizuar vullnetin e popullit të Kosovës sa janë krenar edhe në % me përkatësin e vet islame. Njashtu pas pranimit të Kosovës në Unionin Evropian e drejtë e natyrshme dhe e logjikshme është që edhe Kosova të anëtarësohet edhe në Organizatën e Konferencës Islamike si anëtar i 58 i saj fuqiplotë i saj sikurse që janë Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina e kështu me rrallë.
Në përfundim të kësaj qasjeje politike do t’i citoj thënien e ish presidentit amerikan Bill Kliniton për të cilën mendojë se nuk do fare koment: “ le të dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë përdorur autoritetin ushtarak për të mbrojtur jetët e myslimanëve të Bosnjës dhe Kosovës”.


16.05.2007

Faik MIFTARI
Author: Visal
•11:17 e pasdites
Në kohën e tashme të modernizimit bashkëkohor dhe epokës së globalizimit botëror, kemi një obligim të jashtëzakonshëm që në një mënyrë më të duhur të edukojmë dhe të arsimojmë fëmijët tanë kundruall sfidave jetësore që na rrethojnë dhe ambientojnë.
Prindërit, si baba ashtu edhe nëna,duhet të kenë rolin kryesor në edukimin, arsimimin dhe mbarëvajtjen në zikzaket e jetës që i pret fëmijët gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre.
Por para se gjithash prindërit vet duhet të jenë të arsimuar dhe të pajisur me dije dhe me kulturë të gjerë njerëzore, kombëtare, fetare e universale, ashtu që të mund të japin maksimumin e mundit të vet për të gjitha ato që fëmijë ka nevojë të thithë prej nektarit të dijes në përgjithësi. Para se të shkojnë në çerdhe apo foshnjore mësimet dhe edukatën e parë fëmijët duhet të marrin prej prindërve të vet. Gjer në moshën 6 vjeçare, vit kur fëmija nis të vijojë mësimet në klasën e parë fillore, fëmija duhet të mësohet me termet fillestare të kulturës në përgjithësi. Sot në kohën e zhvillimit të informatikës dhe internetit fëmija që në moshën 3 vjeçare di të hap e të mbyll kompjuterin, të hap e të mbyll dritare dhe fajlla të ndryshme si dhe të komunikojë me mesengjer duke dërguar figura dhe shkronja e fotografi bashkëbiseduesit në anën tjetër të rrjetit të internetit. Për atë, krahas kësaj, përveç edukatës në përgjithësi, fëmija duhet të mësohet edhe me edukatën fetare, duke njohur ekzistencën e Allahut, të dërguarit të tij pejgamberit Muhamedit a.s., të mësojë shehadetin, besmelen, fatihën e ca sure të shkurtra. Poashtu duhet të mësojnë sidomos vjersha të shkurtra por edhe ca ilahi, sepse fëmija në këtë moshë shumë shpejt e mësojnë përmendsh. Po ja dhamë që në fillim edukatën e mirëfilltë familjare si dhe dijen universale, njerëzore, kombëtare e fetare, më të vërtet ai fëmijë të nesërmen do të jetë njeri në kuptim të plotë të fjalës si dhe një kuadro i dobishëm si për familjen, rrethin, shoqërinë dhe universin nëpërgjithësi. Njashtu gjer në moshën 6 vjeçare duhet të lemë të lirë që sa më tepër të luajë edhe me lodra dhe të jetojë jetën e vet fëminore pa brenga dhe ngarkim të panevojshëm. Sa herë që kërkon mësime, sqarime, shpjegime duhet ti përgjigjemi drejt dhe pa lakime, duke mos e anashkaluar apo mashtruar.
Një kthesë e rëndësishme për fëmijën është mosha 6 vjeçare kur të fillojë të ndjek mësimet në klasën e parë të shkollës fillore dhe se ne duhet të jemi të gatshëm çdoherë sikurse nëna po edhe babai me i dal në krah që të mësojmë fëmijën që të mësohet me zhvillim e detyrave shkollore dhe qe atë ta ketë çdoherë si detyrë parësore të tij. Po e arritëm që fëmijën ta mësojmë me të shprehurit e punës së tij të përditshme në zhvillimin e detyrave dhe aktiviteteve shkollore, ai pas një kohe vetvetiu do të dijë të çmojë dhe të kryej gjithmonë me kohë dhe me vullnet detyrat dhe mësimet shkollore. Por për këtë duhet durim dhe punë të përhershme gjer në arritjen e këtij qëllimi sa njerëzor aq edhe shkollor. Krahas kësaj në moshën 10 vjeçare është e preferuar që të ndjek edhe kurset e kompjuterit dhe gjuhës angleze sepse pa këto 2 elemente kryesore të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë të shekullit XXI nuk mund të paramendoj se fëmiu mund të jetë me trendët e zhvillimeve shkencore në përgjithësi. Por prindërit nuk duhet të harrojnë se krahas këtyre njohurive shkencore, fëmijën e vet duhet ta orientojnë edhe në mësimin dhe aftësimin në edukatën fetare pa të cilin edukatë fëmija do të jetë i mangët në njohurit e përgjithshme njerëzore. Pasi që ende në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë nuk aplikohet mësimi i lëndës së mësim besimit dhe në këtë aspekt Kosova është e vetmja krahas Shqipërisë që nuk ju lejohet nxënësve të marrin njohuri dhe për fenë e tyre përkatëse që i takojnë. Në të gjitha shtetet e dala nga ish Jugosllavia praktikohet dhe zbatohet mësim besimi në shkollat e tyre përkatëse, prej vitit të ardhshëm shkollor edhe në Maqedoni do të aplikohet, e të mos flasim për shtetet tjera të Evropës, në një aspekt ne kosovarët me plot gojë thirremi në demokraci dhe respektimin e plot të drejtave njerëzore, e në anën tjetër ia pamundësojmë fëmijëve tanë një liri elementare të saj. Për atë arsye prindërit duhet të orientojnë fëmijët tek imami në xhaminë në të cilin gravitojnë, për të mësuar kushtet e imanit(besimit), islamit, abdesin, namazin dhe të gjitha ato njohuri elementare që duhet të dijë çdo mysliman i përkatësisë islame. Krahas kësaj do të mësojë shkronjat e Kur’anit dhe do të aftësohet për leximin e Kur’anit. Pasi që të përvetësojë edhe edukatën dhe dijen fetare nxënësi do jetë komplet dhe në një të ardhme të afërt prindi do ta hjek barrën mbi vete si kujdestar ndaj fëmijëve të vet dhe se nesër në moshën madhore do të jetë një njeri komplet i arsimuar dhe i edukuar i cili do të jep kontributin e tij si në aspektin kombëtar, fetar, shoqëror, human dhe në përgjithsi civilizimit njerëzor.
Një krahasim sa për ilustrim, poçese në 600 xhamitë aktuale në Kosovë të vijonin mësim besimin brenda vitit nga një klasë shkollore prej 30 nxënësish, kjo do të thotë 18.000 nxënës brenda vitit në Kosovë, po të vijojnë nga 60 nxënës, kjo do të jepte shifrën prej 36.000 nxënëx brenda vitit shkollor. Shoqëria kosovare do të kishte në një të ardhme të afërt një brez të ri i edukuar me plot sukses, përveç asaj laike edhe fetare, dhe se të dyja e kompletojnë si tërësi njeriun në përgjithësi.
Por këtu kisha apeluar edhe tek organet gjegjëse të Bashkësisë Islame të Kosovës që krahas të vetmes Medrese”Alauddin” me paralelet e ndara në Prizren dhe Gjilan, që sa më shpejtë të jetë e mundur të hapin medresetë në të gjitha qendrat rajonale të Kosovës, në Mitrovice, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, poashtu edhe në Preshevë, nuk domethënë patjetër në këto qytete, por mund të hap medrese si p.sh. në Rahovec e Vushtrri. Me këtë iniciative në Kosovë do të kishin qenë prezent 8 medrese së bashku me të Preshevës, dhe se poçese të kenë vetëm nga një paralele meshkuj prej 30 nxënës dhe paralele femër prej 20 nxënës, brenda vitit do të kishin përfunduar shkollimin në medrese nga 400 nxënës dhe nxënëse, të cilët përveç mësimit fetar kishin mësuar edhe mësimin profan dhe si të tillë kishin mund të aplikojnë pa kurrfarë problemi në çfarëdo fakultet që ishin orientuar për të vazhduar studimet e tyre. Unë habitem se si mund në Shqipëri të jenë aktuale 7 medrese të cilën punojnë rregullisht, e në Kosovë të jetë vetëm një medrese me dy paralelet e ndara të saj. Në rast se janë në pyetje shkaqet financiare atëherë mund t’ju mundësohet që të kërkohet ndihmë dhe nga donator të huaj apo fondacione që të hapin medresetë, në të cilin normal mësimi do të zhvillohet sipas plan programeve të Ministrisë së arsimit të Kosovës dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe se si të tillë do të jenë në ndihmesë Kosovës që sa më tepër të rinj të aftësohen dhe të arsimohen përveç njohurive nga shkencat laike njashtu edhe atyre fetare.
Do ta përmbyll këtë vështrim me një thënie të të madhit tonë poet e shkrimtar Naim bej Frashëri ” Dhe vetëm drita e diturisë përpara do na shpjerë”.



10.05.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•10:56 e pasdites

Sistemi i kaluar komunist që ka sunduar gati gjysmë shekull, në ish Jugosllavi, për dallim nga vendet tjera komuniste, në një farë mënyre ka qenë i një specifike të veçantë.

Në aspektin material shtresës së gjerë shoqërore ju ka mundësuar një mirëqenie mesatare, ku klasa punëtore në përgjithësi ka jetuar me një standard të mirëfilltë ekonomik. Përveç orarit javor të punës prej 40 orësh, ditët e vikendit i ka pas të lira, pushimin vjetor të garantuar sipas stazhit të punës, si dhe regresin e obliguar(paga) që ju jepej për pushim vjetor. Krahas këtyre sistemi arsimor dhe shëndetësor ka qenë në nivel të duhur dhe pa pagesë. Njashtu gjatë festave të ndryshme organizoheshin ekskursione(udhëtime) të shkurtra për në Turqi, Greqi e vende tjera. Nxënësit dhe studentët kanë pasur mundësin e arsimimit që nga cikli i ultë e gjer në studimet të larta duke qenë të stimuluar në të shumtën e rasteve me bursa dhe kredi. Klasës punëtore pas një periudhe të caktuar kohore iu mundësonin dhënien e banesave apo kredive shumë të favorshme për ndërtimin e shtëpive me ç’rast edhe zgjidhnin çështjen banesore të tyre. Viteve shtatëdhjeta u hapën kufijtë dhe me të madhe u mundësua çdo kujt i cili ka dëshiruar të udhëtoj jashtë shtetit, i cili ka mundësuar shumë vetëve të gjejnë punë sikurse në Gjermani, Austri, Zvicër e njashtu me kontrata nëpërmes enteve për punësim të përkohshëm edhe në Libi, Irak e kështu me rrallë.

Në aspektin fetar sistemi komunist ka sjell dëme më të mëdha gjatë tërë historisë së civilizimit njerëzor, por edhe në këtë aspekt për dallim nga shtetet tjera ish komuniste, në ish Jugosllavi është lejuar aktiviteti fetar në një masë shumë të vogël, por rreptësisht të kontrolluar dhe nën mbikëqyrje të shtetit aktual. Në ish Jugosllavi popujt me përkatësi shumicë myslimane kanë qen vetëm boshnjakët dhe shqiptarët me një numër të popullsisë përafërsisht të barabartë, dhe në një numër shumë të vogël edhe turqit dhe romët. Shqiptarët kryesisht kanë qenë të përqendruar në trojet e veta etnike shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa boshnjakët kryesisht të përqendruar në Bosnjë, Sanxhak(Serbi), Mal të Zi dhe në Kosovë. Jeta fetare kryesisht është zhvilluar si të themi”brenda 4 mureve”, që do të thotë vetëm në kuadër të xhamive dhe jashtë kësaj hapësire nuk ka pas fare qasje dhe se i tërë aktiviteti fetar ka qenë nën përcjellje dhe kontroll të plot të sigurimit të brendshëm shtetëror(UDB-ës) jugosllave. Përveç xhamive ekzistuese në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë kanë qenë aktive vetëm 2 medrese ku është mundësuar shkollimi dhe aftësimi i kuadrove fetar në kohëzgjatje 5 vjeçare. Medreseja e Gazi Husrevbeut në Sarajevë me mësim në gjuhën serbokroate(boshnjake) ku kanë frekuentuar talebet(nxënësit) kryesisht nga Bosnja, Sanxhaku, Mali i Zi, dhe medreseja “Alauddin” në Prishtinë me mësim në gjuhën shqipe ku anë frekuentuar talebet(nxënësit) nga Kosova, Maqedonia, Presheve dhe aty këtu nga Sanxhaku, shumë më vonë, aty kah viteve tetëdhjeta u hap edhe medreseja e Isa beut në Kondovë të Shkupit.

I vetmi fakultet i studimeve islame në hapësirën e ish Jugosllavisë u hap shumë vonë dhe atë tek në vitin 1976 në Sarajevë. Aktiviteti kryesor fetar ka qenë falja e namazeve ditore, javore, mujore dhe vjetore nëpër xhamia, si dhe mbajtja e derseve(ligjëratave) dhe hytbeve në to. Prania e imamëve nëpër shtëpia dhe banesa individuale me rastin e përcjelljes së xhenazeve si dhe këndimit të mevludeve dhe qelimeve si dhe ndejave gjatë synetive dhe dasmave me ç’rast kanë shfrytëzuar dhe kanë bë dave( predikime) fetare. Në mediat e shkruara apo elektronike publike rreptësisht ka qenë i ndaluar çfarëdo lloji i paraqitjes së tyre e lere më i ndonjë predikimi eventual fetar. Publicistika islame ka qenë shumë pak e përhapur dhe aty këtu në Bosnjë, e fare pak apo thuaj aspak në Kosovë e Maqedoni. Në Bosnjë dhe atë te viteve shtatëdhjeta kryesisht, botoheshin gazeta dyjavore”Preporod”, revista mujore”Islamska Misao” buletini dymujor “Gllasniku”, “Takvimi” vjetor dhe aty këtu ndonjë libër me tematikë islame, e në Kosovë përveç “Takvimit” vjetor kemi pas buletinin 3mujor”Edukata Islame” nga viti 1971, dhe shumë më vonë tek në vitin 1985 e kemi përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe revistën mujore”Dituria Islame” në vitin 1986 e më vonë në vitin 1988 edhe revista “Hëna e re” në Shkup. Për libra në gjuhën shqipe mund të them fare nuk ka pas, përveç “Ilmihalit të vogël” të Fejzullah Haxhibajriqit në përkthim nga Sherif ef.Ahmeti. Ne shqiptarët mungesën e publicistikës islame në gjuhën shqipe, e gjenim sadopak në leximin e literaturës islame në gjuhën boshnjake të cilit në këtë aspekt ishin më të avancuar. Mësimbesimi pothuaj se u mbajte në gjysmë ilegalitet dhe atë vetëm gjatë pushimeve verore kur nxënësit nuk vijonin mësimet në shkolla. Në fillim të komunizmit agjërimi pengohej me të madhe e tek viteve të mëvonshme kemi një liri më liberale. Regjimi komunist luftën më të madhe kundër doktrinës dhe ideologjisë fetare e ka zhvilluar nëpërmjet sistemit shkollor duke predikuar haptas se “feja është opium i popullit” dhe se është në kundërshtim me teorinë e evolucionit të Darvinit se “njeriu e ka prejardhjen prej majmunit”. Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët në shkollat dhe fakultetet ishin prijës “bajraktarët” më të mëdhenj të propagandës ateiste e komuniste dhe se kundër besimit dhe praktikimit të fesë. Si sot më vjen në kokë vërdallë çasti i hidhur në fëmijërinë time që kurrë nuk do të harrojë dhe sa herë më kujtohet kjo ngjarje gjatë jetës time trupi më rrëqethet, isha në klasën e pestë në shkollë fillore në pozitën e kryetarit të klasës si nxënës shembullor, qe muaji i bekuar i agjërimit i Ramazanit, dhe i vetmi në klasë që agjërojsha. Një shoqe e klasës e kishte ditëlindjen dhe i kishte sjellë bonbona apo sheqerka. Rregulli shkollor ishte që unë në pozitën e kryetarit të klasës t’i shpërndajë, atë edhe e bëra, dhe sheqerkën time e futa në çantë. Kur më pa kujdestari i klasës (emrin nuk dua ta përmend) që sheqerkën nuk e hëngra, e zbrazi tërë “arsenalin” e vet kundër agjërimit të Ramazanit dhe fesë në përgjithësi, e duke më qortuar se agjërimi do të më pengon në mësime dhe më le mbrapa, e unë sa për kuriozitet isha nxënës i shkëlqyeshëm dhe me sjellje shembullore.

Vetëm një Zot e di se si jam ndier në lëkurën time në atë çast në moshën time 12 vjeçare përball akuzave të tilla nga kujdestari i klasës dhe si i tillë i vetmuar në mesin e shokëve dhe shoqeve të klasës që nuk agjëronin.
Çasti i dytë i hidhur më ka ndodhur gjatë kohës së studimeve, në vitin 1985, ishte muaji i bekuar i Ramazanit, dhe një ditë prej ditësh isha vonuar në ligjëratë të mëngjesit të orës 8.
Një student sufler(spiun) më denoncoi tek profesoresha se fajin e ka Ramazani. Profesoresha(nuk dua ta përmend emrin) si e tërbuar me gjithë vrerin e saj mu drejtua me fjalët më të hidhura që bie ndesh me titullin e saj akademik, duke më thënë se tani jemi duke jetuar në shekullin XX e jo në atë të shekullit VII, në sistemin më të mirë të ekzistimit në sipërfaqe të tokës, do të thotë socializmit vetëqeverisës. Por ja që kjo teori e të shkretës profesoreshë, i ra në ujë, vetëm pas 5 vitesh, gjegjësisht në vitin 1990 kur ra sistemi komunist si floskë e sapunit.

Sistemi kapitalist që hyri në fuqi në vitin 1990, pas shkatërrimit të sistemit komunist, në hapësirat e Evropës, njashtu edhe në ish Jugosllavi, solli risi dhe tranzicione të mëdha. Në aspektin material(ekonomik) shtresën e gjerë të klasës punëtore në këtë fazë të tranzicionit e solli në minimum mbijetesën e tyre, si dhe në fazën e privatizimit e la shumicën e punëtorëve pa punë dhe rrugëve pa kurrfarë perspektive. Sistemi kapitalist e eliminoi shtresën e mesme të qytetarëve dhe krijo vetëm dy shtresa qytetarësh, shtresës së lartë(të pasur) që përbën 20% të strukturës së gjithëmbarshme të shoqërisë si dhe 80% të shtresës së ultë(të varfër) me minimumin e ekzistencës njerëzor. Ky tranzicion solli probleme të mëdha ekonomike dhe jetësore, shërbimi shëndetësor në minimum, sistemi i arsimimit në fazën më të ultë që nga themelimi i tij, shkatërrimi i fabrikave, mbetja papunë e punëtorëve si pasojë e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Zvogëlimi i interesimit të nxënësve dhe studentëve për mësime dhe studimeve, falë mungesës së stimulimit të tyre me bursa dhe kredi, dhe si pasojë e rritjes së kostos së arsimimit. Aq shumë është vështërsuar jeta dhe i tërë koncetrimi i kryefamiljarit është përqendruar në mbijetesën dhe gjetjes së mënyrës së të ushqyerit dhe mbetjes gjallë të familjeve. Fati ka dashtë që gjenerata ime të bëhet kurban i këtij tranzicioni, do të thotë i kalimit nga sistemi i atëhershëm komunist në sistemin e tanishëm kapitalist si dhe ristrukturimi i ekonomisë shtetërore( të centralizuar) në ekonominë e tregut( të privatizuar).

Për dallim nga aspekti material aspekti i jetës fetare ka pësuar një ristrukturim të tij në avancimin dhe zhvillimin e jetës fetare .Jeta fetare ka dalë prej aktiviteteve të zhvilluara të gjerë atëhershme në “4 mure” në xhamia,në pallate të kulturës, amfiteatre, qendra sportive duke u organizuar manifestime të ndryshme fetare, ligjërata, seminare, mbrëmje kur’anore, mbrëmje ilahish e kaside për nder të netëve të shënuara të fesë sonë islame. Prezenca e kulturës islame është e pranishme edhe në mediat e shkruara dhe elektronike, por jo në atë masë të duhur sa është e nevojshme për strukturën e gjerë të shoqërisë.

Njashtu publicistika islame ka përjetuar një “bum” në botimin dhe editimin e librave të ndryshme me tematikë islame, ashtu që sot është e pamundur që të përcjell dhe të lexojë literaturën islame që botohet anembanë trojeve shqiptare. Gjersa isha si fëmijë dhe i ri pritsha me padurim me javë dhe muaj të tërë për të lexuar gazetat e revistat me tematikë fetare, ndërsa ardhja në dorë e ndonjë libri eventual ka qenë sihariq i vërtetë. Janë hapur edhe medreset e reja me parale për djem e vajza, në Prizren e Gjilan, si dhe fakulteti i studimeve islame në Prishtinë e Shkup. Në Bosnjë dhe Serbi në shkollat fillore dhe të mesme mësohet edhe lënda fetare, gjegjësisht mësimbesimi, në Maqedoni do të startojë në vitin e ardhshëm shkollor 2007/2008 dhe vetëm akoma në Shqipëri dhe në Kosovë një gjë e tillë as në planifikim të sipër nuk është.

Sistemi i telekomunikimit dhe rrjeti i internetit na ka mundësuar nëpërmes ueb faqeve të ndryshme të kemi qasje në botime të ndryshme të publicistikës islame nga bota islame si në gjuhën angleze, arabe, turke, perse, urdu, malaje e kështu me rrallë. Në kohën e tanishme një fetva apo një ligjëratë e mbajtur p.sh. nga shejhu i shquar të kalibrit botëror dr. Jusuf e l Kardawi jemi në gjendje pas vetëm ca kohësh ta lexojmë e të përcjellim në cilëndo gjuhë botërore. Por në këto çastet e reja të zhvillimeve telekomunikuese i vetmi problem akut me të cilin përballemi është koha e paktë në dispozicion për lexim, studim, shkrim.

Këtë qasje do të përmbyll me fjalët e ish myftiut të Sarajevës dhe ambasadorit të akredituar të BeH në Arabinë Saudite Mehmedalia Haxhiqit:” gjersa në kohën e sistemit komunist kemi pasur kohë të mjaftueshme, por nuk kemi pas mundësin e të shprehurit dhe të mendimit të lirë islam, në sistemin e tanishëm kapitalist kemi lirinë e të shprehurit dhe të menduarit të lirë islam,por nuk na mbetet kohë as për të falur 5 vaktet e namazit në kohën e rregullt të faljes”


15.04.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•9:24 e pasdites

RILINDJA KOMBËTARE

Viti 1981 në Kosovë në historinë më të re do të mbetet si vit i rilindjes kombëtare të fund shekullit XX të shqiptarëve të Kosovës në veçanti, por edhe të shqiptarëve në ish Jugosllavi në përgjithësi. Ky vit shënoi një kthesë të madhe në ndjenjat tona të atëhershme rinore dhe na frymëzoi dhe inspiroi pa masë për çështjen kombtare.
Viti 1981, isha në moshën rinore 18 vjeçare, duke ndjekur vitin e tretë të gjimnazit, kur si bubullimë nga qielli i kthjelltë, morëm lajmin për demonstratat studentore me 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë, pas së cilës pasuan ata të 25-26 marsit e 1,2,3,4 prill e kështu me rrallë. Kjo ngjarje shkaktoi jehonë të madhe në Kosovë, në ish Jugosllavi si dhe arenën ndërkombëtare. Nuk kaloi as 1 vit nga vdekja e marshall Titos kur ndodhën këto demonstrata të cilët në fazën e mëtutjeshme u vlerësuan si një prej shkaqeve të rrënimit të ish federatës jugosllave që nisi në Kosovë dhe do të mbaronte në Kosovë. Edhe në Prizren u mbajtën demonstrata gjatë muajit mars të vitit 1981 nëpër rrugët e qytetit me ç’rast u krijua tollovi dhe u thyen ca xhama të vitrinave të dyqaneve. Ne ishim në atë kohë në klasë duke ndjekur mësimet, dhe posa morëm lajmin, dyert e shkollës u mbyllën për të parandaluar daljen tonë në rrugë. Kjo datë shënoi fazën e ringritjes kombëtare që me të vërtet në moshën e tillë rinore shpirti i të riut është revolucionar dhe se në atë kohë vrulli dhe entuziazmi gufon nga zemrat tona rinore në aspektin kombëtar. Me të vërtet ato ditë të pranverës studentore qenë një inspirim të fortë për ripërtëritjen e ndjenjave tona kombëtare. Slogani më i përhapur dhe më i bukur që sot e kësaj dite ende më kujtohet ishte”Kosova Republikë, ja me hatër ja me luftë” që ishte kërkesa kryesore për arritjen e statusit të republikës dhe që ishte dëshira jonë ynë për pozitën e barabartë në ish federatën jugosllave, pasi që edhe për kah numri i popullatës ne ishim në vendin e tretë, pas serbëve dhe kroatëve, e para boshnjakëve e sllovenëve, e të mos flasim për maqedonë e malazias.
Pasuan izolimet, burgosjet, dënimet, diferencimet, bisedat informative e çka mos, por fryma revolucionare e shqiptarëve nuk u ndal fare, por vazhdoi gjatë viteve edhe në mënyra të ndryshme. Si sot më kujtohet që në izolim u mur edhe profesori i ynë i gjuhës shqipe në gjimnaz prof.Eqrem Kryeziu, i cili do të na mbetet për kujtim të gjithë neve me bukurshkrimin q ë e kishte, sikur të ishte një kaligrag i vërtetë dhe mjeshtër i rrallë i shkrimit. Aktiviteti i ynë i mëtejmë vazhdoi në mënyra të ndryshme, sikurse në shkrimin e parullave, ne shkarravitshim në bankat shkollore dhe karriget inicialet K.R. për të cilat iniciale sa fotografime e sa incizime e sa biseda informative u kryenin për një gjë aq të vogël, nga sigurimi i brendshëm shtetëror(UDBA) me qëllim të zbulimit të tyre, profesorët që i kishin pas me të vërtet kanë qenë në hall, në njërën anë shpirtërisht bashkëndjenin me neve, por në anën tjetër ishin të shtrënguar të veprojnë sipas udhëzimeve dhe instruksioneve të komiteteve partiake. Me të vërtet ishte në hall të madh sidomos kujdestari ynë i klasës Bibë Dulaj. Në mënyrë të fshehtë rregullisht dëgjonim radio Tiranën e cila me emisionet e veta propaganduese, sidomos të komenteve të gazetës Zëri i Popullit ndjelltë inspirime edhe më të vrullshme tek neve. Ne me të vërtet e kemi dashtë shumë nënën Shqipëri dhe se në ndjenjat tona rinore e imagjinonim si një parajsë, përkundër sistemit të egër diktatorial të xhaxhit Enver, ne atë e kishim në zemër dhe ai për neve ishte sinonim i të qenit shqiptar, slogani më i përfolur në atë kohë te ne ishte”xhaxhi Enver jemi gati kurdoherë”. Sa për ilustrim të ceki edhe këtë shembull, nga dëshira jonë e flakët për xhaxhin Enver, edhe sot e kësaj ditë nipat e mi më thirrin xhaxhi, edhe pse te ne në Kosovë nuk përdoret termi xhaxhi por axhë, në shenjë mirënjohjeje ndaj xhaxhi Enverit.
Vdekja e xhaxhit Enver në vitin 1984 ka qenë një ngjarje që është shënuar edhe tek neve në atë kohë në Kosovë. Isha duke ndjekur studimet në vitin e dytë të fakultetit teknologjik në Mitrovicë së bashku me komandant “Hoxhën” Samidin Xhezairi, kur jehoi lajmi për vdekjen e xhaxhit Enver. Atëkohë ishim duke banuar në konviktin e studentëve në Mitrovicë, i cili sa për koincidencë gjendej i rrethuar nga ana e përparme me ndërtesën e policisë, në anën e majtë të tij gjendej ndërtesa e gjykatës së qarkut, ndërsa në anën e djathtë burgu i njohur famëkeq i Mitrovicës në formë të rrumbullakët. Prej ditës së marrjes së lajmit e gjer në varrimin e xhaxhit Enver, plot 4 ditë as miza nuk ka mundur të ndihej, ka mbretëruar qetësi absolute në konvikt, 4 ditë zie të pashpallur, gjatë asaj kohe s’ka pasur gjasa kush të lëshojë radion apo televizionin e lere më dikush të dëgjojë muzikë, plot 4 ditë në stadiumin prapa konviktit nuk ka mundur askush të luaj futboll. Vetëm nëpërmes radio Tiranës në mënyrë sekrete e përcillnim lajmet për figurën dhe rolin e tij politik të xhaxhit Enver. Pas varrimit të xhaxhit Enver, jeta studentore u kthye normales në konviktin e studentëve në Mitrovicë, i cili tani sikur fakulteti , konvikti, gjykata, burgu gjenden në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës.
Kjo rilindje kombëtare në Kosovë akoma vazhdon edhe në ditët tona, me shpresë se jemi në përfundim të këtij procesi të gjatë të rilindjes kombëtare që nga viti 1981, dhe në dashtë Zoti së shpejti do të kurorëzohet me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe me njohje dhe pranim de jure ndërkombëtar të saj.
Do të përmbyll këtë vështrim me një thënie të patriotit të shquar shqiptar Hafiz Ali Korça” Atdhetar(nacionalis t) jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari(nacionali sti) përse turp të ketë tek thotë e dua me shpirt fenë e vet”.
Faik Miftari
14/05/2007
Author: Visal
•8:57 e pasdites

SHQIPËRI T’PAÇA FALË,TË KAM NËNË E MË KE DJALË


(Udhëpërshkrim nga Shqipëria)


Në organizim të Fondacionit Atmosfera nga Kosova zhvilluam një ekskursion 3 ditor në Shqipëri, për nder të programit festiv që u organizua me rastin e ditëlindjes së pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. në Pallatin e Kongreseve me datë 21.04.2007 ditë e shtune në ora 11.oo me titull “Profeti Muhamed- Krenaria e njerëzimit”.
Në orën 15.oo ditë e premte u nisëm nga stacioni i autobusëve grupi në përbërje prej 37 vetave me autobus për në Shqipëri, rrugës na u bashkëngjit edhe minibusi me 13 studentë që u nisën nga Prishtina, ishim gjithsejtë 50 veta, kryesisht nga Prizreni, Prishtina,Mitrovica, Rahoveci, Vushtria dhe Mamusha. Në autobus koordinatori i Fondacionit hoxhë Talibi së bashku me ndihmësin e tij hoxhë Vetonin na njoftuan me programin e ekskursionit që do të zhvillohet gjatë vizitës sonë nënës Shqipëri. Që në fillim u organizua një kuiz i shkurtër i diturisë në autobus me ç’rast ai që epke përgjigje të saktë shpërblehej me një libër mbi Muhamedin a.s. Në Ferizaj arritëm në ora 17.oo me ç’rast falëm iqindinë në xhamin me dy minare të Ferizajit. Xhamia e bukur dhe impozante e Ferizajit me ç’rast vjet iu shtua edhe minarja e dyte, simetrike me të parën. Sa për kuriozitet të cek se në të njëjtën oborr thuajse të përbashkët gjendet edhe kisha ortodokse dhe është një rast specifik që dëshmon se shekuj me rrallë kanë bashkë ekzistuar gjë që tregon edhe tolerancën fetare që e ka islami ndaj feve tjera hyjnore. Për shkak të rrugës së vështirë nëpërmes Kukësit, ne udhëtuam nëpërmes Maqedonisë dhe nëpërmjet vendkalimit kufitar Qafathan kemi kaluar për në Shqipëri.
Me shpresë që sa më shpejtë të përfundojë autostrada Durrës- Prizren e cila i ka nisur punimet në fund të vitit 2006, kjo rrugë pas mbarimit do të na lehtësojë dhe shkurtojë pa masë rrugën e gjatë dhe me plot mundime, ashtu që vetëm për 3 orë do të kemi mundësi të arrijmë në Tiranë apo Durrës në një autostradë bashkohore. Në ora 20.30 arritëm në Gostivar me ç’rast aty falëm namazin e akshamit dhe jacisë në xhaminë e Sahatit në qendër të Gostivarit. Ishte një xhami e bukur dhe impozante dhe e rinovuar tërësisht, pran saj gjendej edhe Sahat kulla e mirëmbajtur mirë, për ç’arsye edhe xhamia e ka marrë emrin e saj. Aty hëngrëm edhe darkën dhe bëmë një shëtitje të shkurtër në qendër të Gostivarit. Me të vërtete m’u duk tejet i bukur Gostivari sidomos natën kishte një pamje të mrekullueshme. Në ora 4 të mëngjesit arrimë në hotelin”Euro Drini” në Durrës afër bregdetit shqiptar në të cilin u vendosëm dhe kaluam 2 net. Në ora 10.00 të mëngjesit ditë shtunë arritëm në Pallatin e Kongreseve, një pallat impozant dhe shumë i bukur e i gjere. Një orë përpara pallati ishte i mbushur përplot me mijëra besimtar që kishin ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, si dhe edhe një numër bukur i madh mysafirësh nga Turqia.
Ashtu që me vështirësi gjetëm vende, edhe pse të rezervuar i kishim, disa prej grupit tonë mbetën në këmbë duke e përcjell këtë spektakël të vërtete. Saktësisht në ora 11.oo nisi programi festiv i titulluar “Profeti Muhamed- krenaria e njerëzimit” organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Fondacioni Sema.. Atmosfera e veçantë, spektakël i vërtetë, mijëra vetë prezent në mesin e tyre edhe kryeministri i Shqipërisë zotëri Sali Berisha dhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar H.Selim Muqa. Në fjalën e tij përshëndetëse H.Selim Muqa theksoi” rendësin e lindjes së Muhamedit a.s.si dhe porosinë hyjnore- po të mos ishe ti(Muhamed) nuk e kisha krijuar gjithësinë. Ardhja e tij ishte shpëtim dhe udhërrëfim për mbarë njerëzimin”. Kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha në fjalën e tij përshëndetëse përveç tjerash ceku” tolerancën fetare ndërshqiptare që duhet të jetë shembull për civilizimin njerëzor në përgjithësi si atij evropian ashtu edhe atij botërorë”. Më pas programi vazhdoi me leximin e citateve nga jeta e pejgamberit Muhamedit a.s., këngë me përmbajtje fetare, ilahi, kaside në interpretim të artistit të merituar Reshat Arbana, të aktorëve Freskid Çerkorja dhe Gëzim Rudi, si dhe emra të skenës shqiptare Medi Zena,Sidrir Bejleri, Sabahat Vishnja,Myfarete Laze etj .në përcjellje të korit të përbërë nga nxënësit dhe nxënëset e medreseve të Tiranës, Shkodrës, Kavajës dhe Cërrikut. Tirana kryeqendra e nënës Shqipëri, më la përshtypje shumë më të bukur në krahasim me vizitën bërë para 5 vitesh, një pamje dhe bukuri mahnitëse. Pas përfundimit të programit vazhduam vizitën në Tiranë me ç’rast pikësëpari vizituam kolegjin “Turgut Ozall” i cili ishte një kompleks i tërë me ç’rast ishte në ndërtim e sipër edhe aneksi në të cilin do të startojë prej vitit të ardhshëm shkollor edhe gjimnazi klasik. Aktualisht aty zhvillohej mësimi parashkollor, cikli i ultë dhe i mesëm të shkollës fillore, në të cilin frekuentojnë rreth 900 nxënës dhe nxënëse nga të gjitha vendet e Shqipërisë. Kushtet për mësim dhe zhvillim të aktiviteteve jashtëmësimore i kishin jashtëzakonisht të mira, posedonin edhe konviktin për fjetje si dhe restorantin për ushqim, me ç’rast edhe për neve u shtrua dreka. Në aneksin që ishte në ndërtim të sipër do të hapet gjimnazi me kapacitet prej 300-400 nxënës. Krahas kolegjit të “Turgut Ozallit” në Tiranë është në funksionim të sipër edhe kolegji i “Mehmed Akif Ersojit”.Krahas kësaj vizituam edhe xhaminë e Et-hem beut në qendër të Tiranës, të vetmen xhami të cilin Enver Hoxha në Tiranë nuk e rrënoi, e cila qëndronte stoik në qendër të sheshit të Skënderbeut. Pas kësaj shkuam për vizitë në Medresenë e Tiranës H.Mahmut Dashi”, ku drejtori i saj na dha një përshkrim të shkurtër të historisë dhe veprimtarisë së saj. Medreseja e Tiranës u hap në vitin 1924, ndërsa u mbyll në vitin 1964 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. U rihap në vitin 1991 dhe tani vazhdon punën e saj me plot sukses. Medreseja e Tiranës ka një rëndësi historike të saj për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, në kohën e mbretit Zog ka qenë Medreseja më me zë e Shqipërisë, në të cilin kanë kryer me plot sukses mësimet emrat e njohur të figurave të ndritshme . Në medrese mësimet i vijojnë edhe djemtë edhe vajzat .Momentalisht në medrese ndjekin mësimin gjithsejtë 340 nxënës, prej atyre 180 vajza dhe 160 djem. Prej lëndëve që mësohen 20% janë lëndë fetare dhe 80% lëndë shoqërore e sociale, do të thotë mësohet edhe për dynja edhe për ahiret. Lëndët shoqërore kryesisht zhvillohen në gjuhën angleze,në kuadrin e kësaj gjendet edhe xhamia në të cilin e falëm namazin e iqindisë. Për shkak të programit të ngjeshur nuk m’u dha rasti të takohem me z.Fisnik Krujën kryetarin e Forumit Musliman të Shqipërisë si dhe z.Ramadan Qipuri botues i gazetës”Start” të Tiranës të cilat i kisha paraparë, por mbetem me shpresë se herën tjetër kur do të vizitojë Tiranën edhe do të takohem me ata koftë kismeti. Pas kësaj vazhduam rrugën për në Cërrik i cili gjendej pranë Elbasanit, ku arritëm në ora 19.oo për të vizituar medresenë”Liria” të Cërrikut. Në medrese falëm namazin a akshamit dhe jacisë, dhe hëngrëm darkë, ku pastaj asistuam në programin e përgatitur enkas për neve mysafir nxënësit medresesë. Në fillim të programit drejtori i medresesë ceku rëndësinë e shënimit të ditëlindjes së Muhamedit .a..s. në Pallatin e Kongreseve për mbarë besimtarët e Shqipërisë. Medreseja”Liria” e Cërrikut u hap në vitin 1995 de gjer tani kanë diplomuar gjithsejtë 300 nxënës, ndërsa momentalisht mësimet ndjekin 160 nxënës meshkuj, prej të cilëve 135 nxënës janë të strehuar në konviktin e medresesë. Përveç lëndëve fetare normalisht zhvillohen edhe lëndët shoqërore sipas plan programit të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.Në fund të programit në emër të mysafirëve nga Kosova fjalën e rastit e mbajta në të cilin theksova rëndësinë e jetës fetare në trojet tona shqiptare, të mbijetuar edhe në çastet më të vështira të periodës së komunizmit. Natën vonë u kthyem në hotelin tonë ku ishim të vendosur pran bregdeti shqiptar në të ashtuquajturin vend Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Ditën e dytë të qëndrimit tonë në Shqipëri e shfrytëzuam në mëngjes për shëtitje nëpër qytetin e vjetër antik dhe bregdetar shqiptar Durrësin. Me të vërtetë Durrësi është duke u ndërtuar me të madhe, pothuajse është një kantier i tërë i ndërtimit. Nga vizita ime para 5 vitesh në Durrës, mund të konkludoj se Durrësi kishte përjetuar një pamje krejtësisht të re si në ndërtim, njashtu edhe në rregullimin e infrastrukturës së qytetit. Shfrytëzuam momentin dhe në shëtitoren mu pran detit shqiptar në një restorant pimë ka një kafe të bukur makiato të Durrësit. Vizituam edhe xhaminë në qendër të Durrësit e cila gjendej mu pranë Bashkisë së Durrësit dhe dhamë një intervistë të shkurtër për përshtypjet dhe mbresat tona për qytetin e Durrësit televizionit “Teuta “ të Durrësit. Destinacioni i ynë i ardhshëm pas Durrësit ishte Kavaja në të cilin arrimë në ora 13.oo. Vizituam medresenë e Kavajës “Hafiz Ali Korça” ku përjetuam një pritje vëllazërore si nga stafi drejtues i medresesë dhe nxënësit e saj që na përgatitën një program enkas për neve. Aty e falëm namazin e drekës dhe hëngrëm drekë në restorantin e medresesë. Drejtori i shkollës na informoi për historikun e shkurtër të medresesë, me ç’rast ceku se medreseja”Hafiz Ali Korça” daton nga viti 1998, gjer më tani kanë diplomuar gjithsejtë 170 nxënës ndërsa janë duke vijuar tani 187 nxënës nga viset e ndryshme të Shqipërisë. Stafi mësimor përbëhet nga 15 arsimtar nga Turqia, 5 kujdestar si dhe 8 arsimtarë vendës. Mësimi zhvillohet në katër gjuhë:në gjuhën shqipe, angleze, turke dhe arabe .Këtu është mishëruar zemra me mendjen, besimi me dijen. Besimtari i mirëfilltë di të çmojë, respektojë, nderojë, babën, nënën, të afërmit e vet, komshinjtë e vet, familjen, atdheun, ummetin dhe civilizimin njerëzor në përgjithësi. E ceku kontributin e hoxhës Talib si iniciator dhe kreator i hapjes së medresesë së Kavajas duke ndezur shkënditë e dijes të cilët u shëndrruan në dritë për dije të gjeneratave e gjeneratave që do të vijojnë dhe do të kryejnë medresenë dhe do të japin frytet e saja jo vetëm Shqipërisë por edhe me gjerë. Në programin e përgatitur nga nxënësit përshtypje të veçantë la një maturant në moshën 18 vjeçar për përshtypjet e tija për regjistrim dhe vijim në këtë medrese. Ai medresenë e parafrazoi si anije, ndërsa nxënësit e saj si vela me ç’rast lundrojnë nëpër detin e trazuar të Shqipërisë .Njashtu recitoi një poezi për Mehmet Akif Ersojin dhe Çanakkalen i cili na le me gojë të hapur që si një bilbil i recitoje vargjet e gjata të poezive. Pas kësaj bëmë një vizitë xhamisë në qendër të Kavajas, e cila xhami që rrënuar në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa u rindërtua në vitin 1994, tani në oborrin e saj sërish janë vendosur shtyllat e ish xhamisë së dikurshme të cilit ishin ruajtur në muze, dhe paraqesin një vlerë të çmuar të arkitekturës së periudhës osmane. Më erdhi shumë keq që nuk kam mundur të takohem me z.Nexhmi Haveriku një besimtar dhe donator i njohur i Kavajas, por faji ishte i imi, pasi që një natë përpara nuk desha me e trazua, por e thirra në mëngjes, ai sapo e kishte marrë rrugën për në Shkodër. Pas Kavajas rrugën e vazhduam për në Elbasan, çdoherë në ambient dhe atmosferë të shkëlqyer duke dëgjuar leximin e Kur’anit , ilative, kasideve në ekzekutim të hoxhës Veton, të hoxhës Amir dhe të tjerëve në autobus. Bëmë një vizitë xhamisë “Mbret”ku falëm namazin e iqindisë, e cila gjendej në kuadër të mureve të kalasë së Elbasanit, e cila daton që nga viti 1492, dhe e ka ndërtuar sulltan Bajazidi i II-të, është një nga faltore më të hershme të Shqipërisë, xhamia është mbyllur në vitin 1967, dhe u rihap në vitin 1990, është xhami e stilit të vjetër dhe në të njëjtën formë të ekzistimit që nga fillimi i saj i themelimit. Emri i qytetit Elbasan ka burimin nga gjuha turke që do të thotë”dorë vënës” emrin ja ka vu sulltan Fatihu i cili e ka ndërtuar edhe xhaminë në vitin 1466 në kalanë e Elbasanit. Elbasani ka pasur dikur 30 xhamia,e tani i ka vetëm 4 apo 5 xhamia. Elbasani është qytet i madh me rreth 200.000 banorë, në kohën e komunizmit ka qenë një qytet tipik industrial në të cilin ka qenë e zhvilluar industria e metalurgjisë. Është një thënie e urtë tek ne në Prizren nga të vjetrit tonë që thonë” verën kaloje në Prizren, ndërsa dimrin në Elbasan”.
Karakterizohet me një klimë të butë gjatë dimrit, temperatura e së cilës sillet rreth O gradë Celsijus. Pas Elbasanit vazhduam rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafathan dhe në ora 21.oo arrimë në Strugë ku falëm namazin e akshamit dhe jacisë, si dhe hëngrëm darkë dhe pas një shëtitje e shkurtër vazhduam rrugën drejt kthimit në Kosovë dhe qytetit të Prizrenit. Rrugës të gjithë të pranishmit në autobus, një nga një i treguan përshtypjet dhe mbresat nga ekskursioni 3 ditor në Shqipëri, për shumicën e të pranishmëve kjo ka qenë vizita e parë në Shqipëri, pas kësaj vizite të gjithë ishin të mendimit se Shqipëria me të vërtetë është duke ecur rrugës mbarë si në zhvillimin dhe përparimin e vet ekonomik ashtu edhe në ripërtëritjen e besimit dhe zbatimit në praktikë të fesë islame. Ndërsa për mua ka qenë ekskursioni i dytë, pas atij ekskursionit të parë zhvilluar shumë kohë më parë , në vitin 1991 në Libi, kurrë nuk do ta harrojë këto çastet të mrekullueshme me ç’rast për vetëm 2 ditë në Shqipëri vizituam pesë qytetet e saja,Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Kavajën dhe Cërrikun, përcollëm manifestimin fetar në Pallatin e Kongreseve, 3 medrese, një kolegj dhe shumë xhamia e vende me vlerë të Shqipërisë. Ekskursionet e tillë na bëjnë që të jemi më të përafërt me vëllezërit tanë në Shqipëri, si në shkëmbimin e mendimeve dhe ideve të ndryshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të praktikimit dhe zbatimit të kulturës islame, njashtu edhe në afrimin në mes vehte. Udhëpërshkrimin në Shqipëri e emërtova me titullin” Shqipëri t’paça falë, të kam nënë e më ke djalë” që është një varg nga një poezi popullore çame e vitit 1913, me ç’rast e kam marrë si kompracion për të treguar, se sa e kam dashur dhe kam vu për nënën Shqipëri qysh nga koha e komunizmit dhe regjimit të Enver Hoxhës, por njashtu në këtë kohë në të cilin jetojmë e dua dhe më duket shumë më e bukur se që është gjendja faktike në të vërtetë. Shqipëri na rrofsh përherë dhe të ruajt Zoti nga të gjitha të ligat dhe bëjë dua për të sa herë të kujtojë.
Në përfundim të këtij udhëpërshkrimi e falënderoj prej zemrës Fondacionin Atmosfera e posaçërisht koordinatorin e saj hoxhën Talib si dhe ndihmësin e tij hoxhën Veton që u bënë sebep të programohet dhe realizohet ky ekskursion dhe të cilit gjatë gjithë rrugës janë treguar aq shumë të përafërt dhe të dashur edhe pse herë e parë ka qenë që jam takuar dhe njoftuar me të. Zoti i shpërbleftë me xhenetin Firdevs për mundin dhe sabrin e treguar për mbarëvajtjen dhe organizimin fenomenal të ekskursionit në fjalë.
Nuk mund të mos i përmend edhe vëllezërit që ishim bashkë me ne gjatë gjithë kësaj kohe dhe me të cilët përjetuam çaste të këndshme si Qenani, Muharemi, Errolli, Sherefi, Rexhebi, Shaqiri, Nafizi, Aliu, Junusi nga Prizreni, Egzoni dhe studentët nga Prishtina, Valbonin me shokë nga Mitrovica, Amiri, Sedati, Bashkimi nga Rahoveci si dhe Nexhatin me shokët e vet nga Mamusha. Veqanërsiht do të ceki Raif Shamlin dhe Faridin Thaqin të cilët me hiqajet dhe shakatë e tyre na bën që për asnjë çast të vetme të mos ndiejm monotoninë e udhëtimit. Poashtu e falënderoj edhe shoferin e autobusit Xhevdet Ahmeti të kompanisë turistike “Bashkimi Reisen” i cili me një profesionalizëm të lartë, me një sabër të rrallë që një shofer mund të ketë, gjatë gjithë kohës së udhëtimit u sjell në mënyrë më humane dhe njerëzore që mund të logjikojë mendja e njeriut në çaste të këtilla të ekskursionit në fjalë.


24.04.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•8:47 e pasdites

(Udhëpërshkrim nga Libia)


Ditë më parë jam kthyer nga ekskursioni në Shqipëri për të cilin edhe shkrova një udhëpërshkrim për vizitën e bërë atje, kjo më përkujtoi ekskursionin që bëmë Libisë në gusht të vitit 1991dhe më inspiroi që të shkruaj edhe një udhëpërshkrim nga Libia me një vonesë goxha të duhur.Me ftesë të një organizate rinore të Libisë( tani nuk më kujtohet emri pasi kanë kaluar plot 16 vite nga ekskursioni) kemi qenë mysafir të tyre plot 15 ditë, dhe kemi kaluar çaste të paharruara që do ti mbajë përherë në kujtim. Ishte viti 1991, koha kur ra komunizmi dhe ishte faza e tranzicionit, kalimi nga sistemi i atëhershëm socialist në sistemin e ri kapitalist, poashtu edhe fillimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë së atëhershme. Në atë kohë ende komunikonim lirshëm me vëllezërit tonë boshnjak në BeH dhe se lidhjet i kishim të shkëlqyera përherë. Vëllai im nga Sarajeva Amiri më telefonoi dhe më ftoi që nëse ke dëshirë dhe kohë të vish me neve në Libi, në një ekskursion 15 ditor të një grupi prej 50 vetash të rinj e të reja boshnjake, me ç’rast unë e pranova me gjithë dëshirë. Ia dërgova pasaportën me autobus për në Sarajevë për rregullimin e vizës. Pas përfundimit të procedurës së vizës u nisa prej Prizrenit për në Sarajevë me autobus,me ç’rast iu bashkëngjita grupit prej 50 të rinjve dhe të rejave boshnjak, ndërsa nga Kosova isha vetëm unë, prej Bosnjës fluturuam me aeroplan nëpërmes Beogradit për në Tripoli Atje arritëm kah ora 3 e mëngjesit, ishte jashtëzakonisht e nxehtë, muaji gusht, temperaturat tejet të larta, mbi 45 shkallë celsius, për neve kjo ishte jashtëzakonisht e papërballueshme, por ditë më ditë u aklimatizuam me këtë nxehtësi tropikale. U vendosëm në një pushimore të ndërtuar enkas për të rinj që ishte nja dy ore udhëtim me autobus nga Tripoli buzë bregdetit mesdhetar. Në atë pushimore në atë kohë qenë të vendosur të rinj dhe të rejat nga 22 shtetet arabe të cilët kishin në përfundim të sipër”Takimet e të rinjve arab” që u organizonin çdo 2 vjet me rrallë në një prej shteteve arabe. Neve na u dha rasti pa planifikim që dy ditë të kalojmë bashkërisht më të rinj dhe të rejat arab, me ç’rast neve shfrytëzuam rastin, bashkëbiseduam dhe u njohën për së afërmi me brengat dhe vështrimet e tyre rinore. Itirenarin e ekskursionit e kishim të përcaktuar në hollësi të plotë, ashtu që çdo ditë e realizonim vizitën sipas planit të paraparë. Pas dy ditësh të kaluara me të rinj e të rejat arab, u përshëndetëm me të dhe asistuam në programin solemn të përfundimit të takimeve të tyre.Pushimorja ku ishim vendosur ne me të vërtetë ishte aq e përsosur, i kishim të gjitha mundësit që një i riu mund të paramendojë, përveç fjetjes dhe ushqimit të rregullt e me bollëk, i kishim në dispozicion terrenet sportive për futboll, basketboll, volejboll, tenis, biliar e kështu me rrallë, të cilin i shfrytëzonim çdo kush sipas dëshirës në të cilin kishte aftësi apo interesim përkatës. Namazet i kryenim në mesxhidin enkas të ndërtuar në mes pushimores, dhe i cili nga të gjitha anët ishte i hapur dhe se vetëm i mbuluar me kashtë për të bërë hije prej diellit të nxehtë. Aty i kryenim të pesë kohët e namazit rregullisht plot 15 ditë sa qëndruam në ekskursionin. Xhumatë sa ishim në Libi, njërën e falën në një xhami të Tripolit, ndërsa tjetrën në një xhami të Bengazit të gjithë bashkërisht. Njashtu edhe vajzat boshnjake që ishin, rregullisht i falnin namazet e tyre ditore së bashku me neve në mesxhidin në mes pushimores.Gjatë kohës sa ishim, kemi pas ligjërata të ndryshme për njohjen e sistemit qeverisës të Libisë nga nikoqirët, si dhe kulturës, historisë traditës dhe fesë islame. Pas ligjëratave zhvillonim debate, pyetje dhe përgjigje lidhur me temën në fjalë. Një karakteristikë e veçantë ishte se mund të thuaj me plot gojë se i njëjti sistem vetëqeverisës që ishte në Jugosllavi, kolonel Gadafi e kishte kopjua në përgjithësi, duke aplikuar sistemin e pushtetit të masave popullore në përgjithësi. E kjo me siguri nga përvoja dhe koha e studimeve të kaluara në akademinë ushtarake në Jugosllavi. Kujdes të jashtëzakonshë m i ka kushtuar sistemit arsimor dhe shëndetësor dhe se çdokush që ka pas interesim dhe vullnet ka mundur të arsimohet dhe të pasurohet me shkencat e ndryshme të studimeve në përgjithësi. I ka dhënë rëndësi edhe zhvillimit dhe ndërtimit të agrobiznesit, përveç burimeve nëntokësore të naftës që i posedon. Me të vërtetë qe një kopje e sistemit vetëqeverisë së atëhershëm në ish Jugosllavi që ka sunduar në atë kohë. Por gjatë debateve që i zhvillonim, ne i kundërshtonim ligjëruesit libian, duke iu përkujtuar se ne kemi jetuar një kohë të gjatë, dhe se nuk ishim të kënaqur sidomos në aspektin fetar që me të vërtetë ka qenë i kufizuar dhe i kontrolluar nga pushteti i atëhershëm. Ne këto i thoshim haptas, pasi që te ne veç kishte rënë sistemi socialist vetëqeverisës .Ata shprehnin habi dhe nuk mundin ti kuptojnë këto gjëra. E te ne në atë kohë veç sa ka nisë shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe se ne i tregonim për rrezikun që na kanosej si boshnjakëve ashtu edhe neve shqiptarëve nga programi nacionalist hegjemonist serbomadh që veç kishte nisur të vepruari në praktikë.. Po neve sa ishim në Libi, në atë kohë shpërtheu lufta në Kroaci, dhe se këtë të nesërmen e pritke me rrallë edhe Bosnjën edhe Kosovën, dhe e cila parandjenjë edhe ndodhi me të vërtetë. Është shumë indikativë se edhe gjatë zhvillimit të luftës në Bosnjë, por edhe në Kosovë, nga sistemi i pushtetit të masave në Libi, nuk ka pas ndonjë reagim apo apel lidhur me këtë, po thuajse mbizotëroi një heshtje e përmbajtur gjatë gjithë kohës.. Por edhe gjatë bisedimeve që i zhvillonim së bashku me boshnjakët edhe ata nuk besonin se do të ketë ndonjë luftë e përgjakshme në BeH, por jetonin me shpresë se kjo disi do të rregullohet në mënyrë diplomatike apo me marrëveshje me serbët, edhe pse lufta sapo kishte filluar në Kroaci, njashtu sikurse te ne në Kosovë që dominonte politika pacifiste e Ibrahim Rugovës.Vizituam shumë fakultete të universiteteve libiane, dhe me të vërtetë mbetëm të mallëngjyer se sa kujdes i kushtonin procesit mësimor dhe objekteve dhe hapësirave të bollshme që kishin studentët në dispozicion. Posaçërisht na la përshtypje të veçantë fakulteti i mjekësisë i cili me të vërtet ishte diç i jashtëzakonshë m. Njashtu vizituam disa shkolla të mesme profesionale dhe gjimnaze dhe se morëm pjesë në një manifestim të kremtimit të ditës së shkollës së njërës prej tyre. Enkas kishin përgatitur një revistë solemne në një stadion futbollistik, me ç’rast mbetëm të ngazëllyer me programin e tyre të përgatitur.Një mbresë të posaçshëm na la në kujtim vizita muzeut kombëtar ku nga ciceroni i muzeut u njoftuam me tërë historinë e Libisë që nga periudha romake e gjer në ditët e atëhershme. Një veçori të paharruar ke figura e trimit legjendar Omer el Muhtar dhe lufta dhe rezistenca e tij e pandërprerë kundër okupimit italian gjer në varjen e tij, ishin të ruajtur me kujdes në muzeun kombëtar edhe disa raritete të tija personale. Gjatë shëtitjes së shumtë vendbanimeve libiane na ra në sy shumë, gërmadha, lokacione dhe amfiteatro nga koha e periudhës romake. Vizituam edhe rezidencën e udhëheqësit të revolucionit të shtatorit, siç e kishin qejf ta quanin libianët, të bombarduar në vitin 1986 në kohën e presidentit amerikan Ronald Regan, me ç’rast e pamë edhe dhomën e fjetjes ku kishte ra predha, në të njëjtin gjendje ishte ruajtur sikurse në rastin e bombardimit i tërë kompleksi të cilin e vizituam. Përveç tjerash vizituam edhe një plantacion të mollëve, ku për së afërmi u njoftuam me prodhimet vendore dhe sistemin e ujitjes të cilin me qindra kilometra e kishin ndërtuar ujësjellësin nga shkretëtira e largët për vaditjen dhe kultivimin e tokës pjellore.Bregdeti libian me të vërtet ishte i bukur dhe mahnitës, sidomos brigjet e Mesdheut kishin një shkëlqim të veçantë gjatë kohës së perëndimit të diellit. Çdo ditë sa gjendeshim në pushimore e shfrytëzonim kohën e lirë për larje dhe not në detin e bukur dhe të kaltër të Mesdheut. Sa për ilustrim nga ekskursioni në Libi më ka mbetur edhe mësimi i notit që gjer atëherë nuk e kam ditur. Një vëlla boshnjak i cili ishte profesional në notim dhe kishte një njohuri të veçantë të mësimit të notimit, dhe se vetëm dy ditë kanë qenë të mjaftueshme për të për të më mësuar notin. Ne meshkujt laheshim dhe notonim në një pjesë të veçantë të pushimores, ndërsa femrat boshnjake që ishin me ne, larg neve në një pjesë tjetër të caktuar enkas për ta.Pasi që shumica në atë kohë ishim të rinj, kryesisht nxënës, studentë dhe ata që sapo kishin kryer fakultete, nuk mundim të anashkalojmë edhe bisedat për dashuri dhe simpati ndaj gjinisë së kundërt në atë moshë rinore të tonën . Në mesin e femrave boshnjake ishte njëra që me të vërtet dallohej, ishte si princezë e 1001 netëve, me të vërtetë veç Allahu di të krijojë dhe të përsosë në formën më të bukur krijesat e tij, ajo ishte bionde me sy të kaltër dhe me një bukuri magjepse që na trazonte ndjenjat tona rinore si dhe zemrat tona të përvluara.. Nuk mundem të mos e përmend edhe një rast, që ajo biondja në bashkëveprim me shoqet e saja, apo ishte pjesë e strategjisë së saj, në njërin prej ditëve sa ishim duke u larë dhe rrezit, kaloi në taborin tonë mashkullor, “për të na vizituar apo për të na provokuar”, nuk mund të paramendojë se çfarë qëllimi ka pas, vetë prezenca dhe defilimi i saj tek ne, sikurse të kishte ardhur një hyri nga xheneti, shkaktoi “një tërmet të vërtete” që na rrëzoi për zall të gjithë neve që ishim në atë moment të pranishëm, dhe na shqetësoi zemrat tona rinore me elegancën dhe bukurin mahnitëse që posedonte. Ashtu si erdhi pa zë dhe pas defilimit të shkurtër të saj u kthye pa zë në taborin e vet femëror, duke na lënë të gjithë neve gojëhapur dhe me ndjenja të trazuara rinore. Ne të rinj që ishim në atë kohë, si të gjithë meshkujt tjerë, normal nuk ishim engjëjt, por njerëz natyral që bukuria femërore është mahnitëse dhe pika e dobët ku meshkujt bien në gracke. Por edhe në një thënje profetike të pejgamberit tonë të dashur Muhamed a.s., një prej faktorëve te cilësisë së femrës për martesë është edhe bukuria e saj. E kaluara e harruara, thotë një fjalë e urtë popullore.Netët ishin posaçërisht të bukura dhe të freskëta, që i shfrytëzonim për aktivitete sportive. Në njërën prej netëve organizuam një ndeshje futbolli në stadium, por prej zalli, në mes përfaqësuesve të BeH si dhe atyre të rinjve arab libian. Unë pasi që isha shqiptar nga Kosova nuk kisha të drejtë të luaj, por më caktuan si trajner të tyre, por unë dorën në zemër ngatë boshnjakëve në futboll nuk kisha çka për të kërkuar, se me të vërtet boshnjakët e luanin futbollin shkëlqyeshëm, dhe i deklasuan nikoqirët me rezultat 6 me 3 në favor te të përzgjedhurve boshnjak.Shpejt kaluam 15 ditë dhe erdhi çasti i përfundimit të ekskursionit dhe dita e kthimit tonë me aeroplan për në Sarajeve, e më pas vazhdova rrugën për në Kosovë me autobus. Një gjë që kur nuk mund të harrojë është mikpritja dhe afërsia vëllazërore e të rinjve arab libian gjatë gjithë kohës sa ishim prezent dhe se kinse ishim njohur ku me ditë sa kohë më parë.Tani në kohën kur jam duke shkruar këtë udhëpërshkrim pas 16 vite, nga numri i atyre boshnjakëve dhe boshnjakeve që ishin, prej tyre ka që kanë ra dëshmor për vatanin e vet, që janë vrarë e masakruar, që kanë humbur gjymtyrët e tyre, që kanë qenë të përndjekur e të përqendruar në kampet e përqendrimit dhe se sa herë më kujtohen bëjë dua dhe lexoj elham për shpirtat e tyre, me dëshirë dhe kërkesë që Allahu i madhëruar t’i shpërblejë me xhenetin firdevs. Vëllau im Amiri nga Sarajeva gjatë gjithë kohës së rrethimit të mbi 1000 ditëve të Sarajevës, ka kaluar në Sarajevë herë me pushkë në dore, herë në detyra tjera të furnizimit të popullatës me ndihma emergjente, dhe se sot e kësaj dite është gjallë, jeton në Sarajevë me të cilin rregullisht mbaj kontaktet tona të kahershme. Do ta përmbyll këtë udhëpërshkrim me fjalët e boshnjakut me të cilin kaluam çaste të paharruara në ekskursion në Libi, “ po lufton i vetmi në mes neve boshnjakëve për Shqipërinë tënde(nuk thoshte për Kosovë, se ju shqiptar veç shtirreni, se ëndrra dhe dëshira e juaj e vetme është Shqipëria etnike) sikurse ne 50 boshnjakë që po luftojmë për Bosnjën tonë”.

Faik MIFTARI

12.05.2007

Author: Visal
•8:35 e pasdites

ME RASTIN E NUMRIT JUBILAR 200 TË DITURISË ISLAME

Fjala e parë e zbritur në Kur’anin famëlartë është”Ikre bismi rabbike- që do të thotë:Lexo në emër të Zotit”, që në thelb është porosi drejtuar civilizimin njerëzor në përgjithësi që sa më tepër të lexojnë, të mësojnë e të studiojnë për të çuar përpara dijen apo shkencën në përgjithësi. Në mars të këtij viti do të del numri jubilar i 200-të i Diturisë Islame, revistë mujore fetare,kulturore e shkencore, botim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Para 20 vitesh gjegjësisht në qershor të vitit 1986 doli numri i parë i revistës”Dituria Islame”, i cili shënoi një çast historik për myslimanët e Kosovës, pasi kjo ishte revista e parë fetare islame në gjuhën shqipe në trojet shqiptare të ish Jugosllavisë, krahas buletinit tremujor “Edukata Islame” dhe doracakut të “Takvimit” vjetor në botim të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në fjalën e tij hyrëse kryeredaktori i parë i revistës Jetish ef. Bajrami nënvizoi se ky ishte një fillim pionierësh dhe bëri apel të gjithë bashkëpunëtorëve që me kontributin e tyre të ndihmojnë në ngritjen dhe kualitetin e revistës. Në fillim të daljes së saj revista nuk bëri ndonjë jehonë të madhe, pasi që ende mbretëronte në atë kohë sistemi aktual monist dhe nuk i epej ndonjë rëndësi të madhe revistave fetare. Përmbajtja e numrave të para të revistës kanë qenë shumë të varfra dhe sipërfaqësore për lexuesin shqiptar mysliman. Por me kalimin e kohës, dita më ditë, revista filloi të merr fizionominë e duhur dhe ngritjen cilësore të përmbajtjes së shkrimeve në te. Kthesë vendimtare ndodhi në tetor të vitit 1990 kur BIK caktoi këshillin e ri redaktues në krye me kryeredaktorin Mr.Qemal Morina dhe anëtarët Dr.Feti Mehdiu, Dr.Muhamed Piraku, Mr.Shemsi Ajvazi, Nexhat Ibrahimi, Qazim Qazimi dhe Naim Tërnava. Qemajl Morina plot 6 vite e udhëhoqi revistën “Dituria Islame” nga numri 18 gjer në numrin 84. Gjatë kësaj kohe revista e arsyetoi veten si i ka hije dhe kreu një rol tejet të madh në ringjalljen e elementit fetar dhe kombëtar të masës së gjerë gjithëshqiptare. Shkrimet e shumta të asaj kohe të ngjarjeve aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Turqi, Çeçeni dhe botën islame në përgjithësi do të mbeten në kujtime të përhershme të masës së gjerë lexuese shqiptare. Lirisht mund të konkludojë se kjo kohë ka qenë e artë e shkrimeve të revistës”Dituria Islame” prej numrave 18-84 dhe që vështirë që do të përsëritet më në të ardhmen e saj.Përveç vështrimeve të shkëlqyera të Qemajl Morinës nuk mund të mos e përmend edhe shkrimet e Dr.Muhamed Pirakut, Nexhat Ibrahimit, Muhidin Ahmetit, Sabri Bajgorës e të tjerëve të cilët me shkrimet e tyre dhënë një kontribut të çmuar në fizionominë kualitative dhe në ngritjen e cilësisë së revistës. Njashtu me ardhjen e Qemajl Morinës në krye të revistës, si kuriozitet i veçantë, ishte edhe kyçja e dy pendëve të mprehta, shkrimet e të cilëve e pasuruan dhe e begatuan edhe më shumë revistën”Dituria Islame”, Mexhid Yvejsi nga Gjakova si dhe Idriz Vuçitërna nga Rahoveci, i cili para 2 vitesh, gjegjësisht në dhjetor të vitit 2004 ndërroi jetë, Allahu e shpërbleftë me grada më të larta të xhenetit firdevs.Nga numri 85 gjer në numrin 124 kryeredaktori i saj ishte Sabri Bajgora, pas tij prej numrit 125 gjer në numrin 174 kryredaktor ishte Ahmet Sadriu, dhe prej numrit 175 e tani kryeredaktor aktual i revistës”Dituria Islame” është Bahri Simnica.Duke u bazuar edhe në konkluzat e dala nga konferenca shkencore”Shtypi islam dje,sot e nesër” e mbajtur kohë më parë në Prishtinë me 23-24 maj 2003, me ç’rast në mes tjerash u tha:”çështja e shtypit dhe informimit islam duhet të jetë në krye të prioriteteve të bashkësive islame në trojet shqiptare si dhe përkrahja iniciativës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për nxjerrjen e një gazete të përdyjavshme informative kulturore islame, në shkallë të të gjitha trojeve shqiptare”, do të paraqes më poshtë me sa vijon disa sugjerime apo këshilla për të ardhmen e revistës”Dituria Islame”:Dizajni i faqeve të revistës medoemos duhet të përmirësohet nga aspekti teknik, sidomos përveç kryetitullit të shkrimit duhet të nxirren sa më shumë nëntituj brenda tekstit që shkrimi të jetë më i përafërt dhe më qartë për lexuesin.Shkrimet duhet të jenë sa më të shkurtra, 1 apo 2 faqe, eventualisht ndonjë lëshim gjer në 3 faqe maksimum, shkrimet e gjata nga një analizë e kryer me opinionin e shumtë të lexuesve, doli si përfundim se fare nuk lexohen. Po ashtu në fund të shkrimeve duhet të hiqen fusnotat dhe literatura e konsultuar, pasi që kjo nuk korrespondon me natyrën e revistës”Dituria Islame”.Shumica e shkrimeve të gjata aktuale në revistën”Dituria Islame”, sidomos ato hulumtuese apo komentuese, si të tilla, vendin e kanë për botim në buletinin”Edukata Islame” apo në “Takvimin” vjetor.Përkthimet duhet medoemos të zvogëlohen në minimum, më së shumti 2 përkthime mund të shkojnë në një numër të revistës, dhe atë sidomos nga gjuha arabe apo angleze, e herëpasëhere nga gjuha turke apo boshnjake. Sidomos janë të mirëseardhura përkthimet për risitë dhe lajmet nga bota islame si dhe shkrime të autorëve me renome botërore të aktualitetit të tanishëm islam. Sa për ilustrim do të marr vetëm një shembull:në numrin 197 të revistës”Dituria Islame” kanë qenë gjithsejtë 8 përkthime, me të vërtet është e tepërt dhe jashtë çdo logjike njerëzore.Njashtu është e preferuar që në çdo numër të keni nga një intervistë me personalitete të ndryshme islame, dhe atë më së shumti në 3 faqe, sepse ato lexohen në të shumtën e rasteve,sidomos personalitete që prezantojnë aktualitetin e tanishëm.Duhet të riaktivizohet përsëri revista në internet, nuk e di arsyen pse është ndërprerë ueb faqja”dituriaislame.net”, që të mundësohet tërë botës shqiptare në diasporë të ketë qasje në çdo kohë dhe të jetë e njoftuar me ngjarjet aktuale islame në Kosovë.Të gjendet mënyra më e mirë e shpërndarjes dhe distribuimit të revistës, që të jetë sa më përafërt lexuesit, duke marrë parasysh se i kemi 600 xhamia në Kosovë, duhet të dyfishohet tirazhi i revistës nga 3000 në 6000 ekzemplar, që i bie mesatarisht çdo xhamie nga 10 ekzemplar.Të angazhohen imamët që si detyrë prioritare ta kenë reklamimin dhe shpërndarjen e revistës në mesin e xhematit, ashtu që çdo numër i ri i revistës në hytbe të paralajmërohet, dhe pas daljes nga xhamia, t’ju afrohet xhematit për shitje nga ana e këshilltarëve të xhamisë përkatëse.. Për punën e kryer imamëve të xhamive t’ju epet rabati 20% nga revista. A thua vallë mulla Hysamedini apo mulla Shefqeti në Prishtinë nuk mund të shpërndajnë nga 100 ekzemplarë në muaj, apo mulla Reshati e mulla Mazllumi në Prizren, apo mulla Ekremi në Mitrovicë e kështu me rrallë. Të shpërndahet dhe distribuohet përveç xhamive edhe në libraritë islame anembanë Kosovës, që të kenë mundësi të blejnë edhe lexuesit tjerë që nuk i frekuentojnë xhamitë, vetëm në Prizren i kemi aktualisht 4 libraritë islame.Përveç shkrimeve me tematikë islame duhet të epet vend pak më tepër edhe shkrimeve tjera nga lëmit tjera, sikurse ato shoqërore, kulturore, historike, nëpërgjithësi të trashëgimisë sonë të pasur të së kaluarës tonë.Të shfletohen faqet e revistave dhe fizionomia e tyre nga bota islame, dhe pastaj të bëhet një krahasim i”Diturisë Islame” me të tilla, nëpërmes internetit një gjë e tillë në ditën e sodit është e lehtë dhe e mundshme pa një problem të madh.“Dituria Islame” duhet të dal e rregullt dhe medoemos mujore, e jo të anashkalohet dhe të delë dymujore, siç po ndodh kohëve të fundit, sa për ilustrim do të përmend se në vitin 2006 kanë dalë vetëm 9 numra nga gjithsejtë 12 sa duhej të ishin botuar, ndërsa në vitin 2005 kanë dalë vetëm 8 numra nga gjithsejtë 12 sa do të duhej të ishin botuar.Shpeshherë kemi prezent në të shumtën e rasteve shkrimet e autorëve të njëjtë, t’ju mundësohet hapësirë dhe prezantim të shkrimeve të më shumë autorëve të ndryshëm. Të mundësohet kyçja dhe aktivizimi i pendëve të njohur si nga Kosova ashtu edhe nga trojet tjera shqiptare, si nga Maqedonia, Shqipëria, Presheva, Ulqini e diaspora. Dhashtë Allahu që revista”Dituria Islame” të përjetojë botimin edhe të numrit 1000 të saj.


Shqyrtim i shkurtër i shkrimeve në numrat e botuar të revistës”Dituria Islame” gjatë vitit 2006:


Nr.186-187: editorial, shkrime autoriale 9, përkthime 4, intervista 1, aktualitete.Nr.188: editorial, shkrime autoriale 9, përkthime 8, intervista 2, aktualitete.

Nr.189: editorial, shkrime autoriale 6, përkthime 5, intervista 1, aktualitete.Nr.190: editorial, shkrime autoriale 10, përkthime 4, aktualitete.

Nr.191: editorial, shkrime autoriale 13, përkthime 3, aktualitete.Nr.192-193: editorial, shkrime autoriale 8, përkthime 6, intervista1, aktualitete.

Nr.194: editorial, shkrime autoriale 13, përkthime 5, aktualitete.Nr.195-196: editorial, shkrime autoriale 11, përkthime 1,aktualitete.

Nr.197: editorial, shkrime autoriale 8, përkthime 8, intervista 1, aktualitete.Në përfundim të kësaj qasjeje do të bëjë një krahasim në mes publikimeve që i boton Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Bashkësia Islame e Kosovës, pasi që për nga numri i banorëve jemi të përafërt, 2 milion boshnjak mysliman jetojnë në BeH, ashtu që edhe 2 milion shqiptar mysliman jetojnë në Kosovë.

Bashkësia Islame e Bosnjës boton gazetën dyjavore”Preporod” me një tirazh prej 23.000 ekzemplarë, buletinin 2 mujor”Glasnik” me një tirazh prej 2000 ekzemplarë, revistën 3 mujore”Mualim” me një tirazh prej 2500 ekzemplarë si dhe Takvimin vjetor në tirazh prej 50.000 ekzemplarë.Bashkësia Islame e Kosovës boton revistën e saj mujore”Dituria Islame” me një tirazh prej 3000 ekzemplarë, doracakun”Edukata Islame” me një tirazh prej 1000 ekzemplarë si dhe Takvimin vjetor me një tirazh prej 10.000 copë.Dallimi siç shihet në botim të publikimeve të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës është si dita me natën.

15.03.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•8:31 e pasdites

Faik Miftari

E tërë vëmendja e opinionit kosovar por edhe atij ndërkombëtar është përqendruar tek Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në përpilimin e rezolutës së re me ç’rast do të shfuqizohet Rezoluta 1244 për Kosovën e cila ende është në fuqi dhe në bazë të së cilës ushtron mandatin e tij UNMIK-u në Kosovë. Sa më afër që po afrohet koha për aprovimin e rezolutës së re aq më tepër po rriten tensionet pro et contra rezolutës në fjalë. Këto ditë pritet të vijë edhe misioni faktmbledhës i KS të OKB-së me ç’rast Serbia do të përpiqet që të paraqes gjendjen në Kosovë dhe kushtet e jetës dhe veprimit të pakicës serbe në mënyrë jo të favorshme, për të përfituar në kohë dhe për të zvarritur procesin e zgjidhjes së statusit në fjalë. Nuk përjashtohet mundësia që edhe të provokojë dhe të destabilizojë situatën në Kosovë, veç se ka paralajmëruar ardhjen masive të shpërngulurve serb nga Kosova në kufirin e Kosovës me Serbinë. Populli shqiptar duhet të ketë kujdes dhe të tregohet i qetë dhe i matur në çfarëdo provokim eventual me qëllim të destabilizimit të situatës së gjithëmbarshme në këto çaste historike për Kosovën.Tani veç se janë radhitur në njërën anë shtetet që përkrahin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, në ballë të së cilës gjenden SHBA-ja, e më pastaj Britania e Madhe e kështu me rrallë, por ende Bashkimi Evropian nuk po mund të merr një qëndrim të përbashkët rreth përkrahjes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, në rrallë të parë shtetet siç janë Rumania, Greqia, Sllovakia, Qiproja e deri diku edhe Spanja që heziton. Në tjetrën anë e kemi Rusinë e cila me të madhe dita më ditë po e ashpërson fjalorin e saj diplomatik kundër pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe në kërkim të zgjidhjes së statusit të Kosovës në pajtim të dyanshëm të Beogradit dhe Prishtinës. Por ky pajtim i dyanshëm assesi nuk mund të ndodh, pasi që pozicionet e të dy palëve janë diametralisht të kundërta, sepse në njërën anë, kurrë më Kosova nuk do të pranojë që të jetë nën sovranitetin e Serbisë, çoftë ai edhe formal, ndërsa në anën tjetër Serbia po përpiqet që në çdo mënyrë ta ruaj sovranitetin e saj mbi Kosovën duke u thirrur në Rezolutën 1244 dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Rusia duke u nisur, si nga ish sekretari i punëve të jashtme Jevgenij Primakov e gjer tek ambasadori i saj në Këshillin e Sigurimit Vitalij Çurkin dhe ministrit aktual të punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, përpiqet me çdo kusht që këtë mbështetje diplomatike edhe në mënyrë të qartë dhe të hapur të shpreh në favor të Serbisë, duke deklaruar se Serbinë me Rusinë i lidhin raportet të përbashkëta sllave, ortodokse, miqësore, shekullore e gjer tek ajo që Serbia është aleati dhe partneri kryesor i Rusisë në Ballkan. Edhe gjatë përpilimit të rezolutës në fjalë Rusia në çdo mënyrë do të kërkojë dhe do të amandamentojë fjalë për fjalë tekstin i cili nuk do të përputhet në pajtim me dëshirën dhe vullnetin e Beogradit. E në momentin e votimit edhe pse nuk mund të paramendojmë me siguri se a do të përdori veton e saj, por sipas deklarimeve të gjertanishme nuk përjashtohet edhe ajo. Këtë fakt nuk duhet të neglizhojmë sepse edhe Serbia është e paparashikueshme dhe është në gjendje që në çdo mënyrë të krijojë tensione dhe acarime diplomatike që mund të përfundojnë edhe me konflikte me përmasa më të mëdha. Mos të harrojmë, se nga historia jo e largët, e kemi të njohur se Serbia ka qenë shkaktare e shpërthimit të luftës së parë botërore. Këtu nuk mund të mos marrim parasysh edhe qëndrimin e Kinës, e cila ende nuk është e pozicionuar, por që përveç abstenimit të sigurt, nuk përjashtohet mundësia edhe e përdorimit të vetos së saj. Duke i marrë parasysh të gjitha këto vijmë në përfundim se ditët dhe muajt që na presin në të ardhmen do të jenë jashtëzakonisht të nxehta dhe me situata të paparashikueshme në aspektin global të pozicionimit të faktorëve vendimmarrës botëror. Nëse rezoluta e re do të miratohet me shumicë votash dhe me abstenim të Rusisë dhe Kinës, atëherë do të frymohet më lirë dhe se Serbia nuk do të mund të ketë më at të drejtë juridike në të cilin thirret tani, rezoluta 1244, për të hyrë edhe njëherë aventurave luftarake që gjatë gjithë historisë së saj ka ditur shpesh të luaj. Por në rast se rezoluta do të has në veton ruse apo eventuale edhe kineze, dhe se atëherë Kuvendi i Kosovës do të shpalli pavarësinë e saj, dhe më tej do të nis njohja e saj nga shtetet duke u nisur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Shqipëria, Zvicra, e kështu me rrallë, nuk përjashtohet mundësia që Serbia me marrjen e pëlqimit eventual të Rusisë të hyjë në aventurë luftarake duke aneksuar jo vetëm pjesën veriore të Kosovës përtej lumit Ibër, por edhe pjesën e Anamoravës së Kosovës, dhe atëherë të përcaktojë vijën ndarëse të saj dhe me përkrahjen diplomatike të Rusisë të ndajë Kosovën që është edhe qëllimi i saj final duke ditur që më nuk mund të mbajë Kosovën e tërë përherë. Por dëshirën e saj për të realizuar këtë qëllim, a do të has në kundërshtim të fortë ndërkombëtar apo eventualisht në një pajtim të heshtur të faktorit vendimmarrës karshi faktorit të Rusisë dhe fuqisë së saj në rritje e sipër si aleate tradicionale e Serbisë, në ditët apo muajt që vijojnë do të shihet qartë.
Author: Visal
•8:25 e pasdites

RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI

Faik MIFTARI

Ky shkrim le të jetë këshillë për të rinjtë dhe të rejat, studentët dhe studente, shqiptarë dhe shqiptare, mysliman dhe myslimane, meshkuj dhe femra të grupmoshave 15-30 vjeçar.Shpesh ndodh që gjatë udhëtimeve që i bëjë nëpër Kosovë, pasi punën që e bëjë është e tillë, të kem rast të takojë dhe të bashkëbisedojë me persona të ndryshëm, por në shumicën e rasteve me studentë dhe studente, të rinj dhe të reja, pasi edhe ata si të tillë vazhdimisht udhëtojnë, për nevojë studimi, apo për nevojë pune. Duke bashkëbiseduar me të rinj, përveç problemeve të ndryshme që hasin gjatë studimeve, ligjëratave, punës, profesorëve, provimeve, një temë e cila më së shumti i preokupojnë pasi që janë në moshë të re, është dashuria, martesa, seksi dhe dëshira për të njohur gjininë e kundërt, do të thotë meshkujt gjininë femërore dhe femrat gjininë mashkullore. Kjo temë tabu edhe në ditët e sotshme nuk përfolët sa duhet, pasi ne shqiptarët ende jemi nën ndikimin e jetës patriarkale, fare pak trajtohet, diskutohet, nëpër familjet tona, edhe ato bisedat që bëhen, kryesisht bëhen në mesin e meshkujve, apo në mesin e femrave. Edhe pse tash e tutje duhet që kur vajza apo djali të hyjë në bylyk(pubertet), sidomos nëna të këshillojë dhe edukojë vajzën e saj lidhur me këtë temë tabu duke i sqaruar që prej paraqitjes së ciklit të menstruacioneve( të përmuajshmeve), simpatisë, pëlqimit, dashurisë e gjer tek martesa, normal sipas principeve dhe parimeve islame, njashtu edhe babai duhet të këshilloj djalin e vet që prej ejakulimit të parë gjatë ëndrrës, simpatisë, dashurisë e gjer tek martesa e tij, normal sipas principeve dhe parimeve islame. Ide për të shkruar këtë shkrim, më erdhi pas një bashkëbisedimi me një student nëpërmes mesengjerit i cili më kërkoi t’i japi disa këshilla. Me gjithë dëshirë e pranova, duke kërkuar prej atij, që ai vetë të vendos se prej cilës temë do të ia nisim, a thua studimeve, jetës, fesë, muzikës, sportit, artit, politikës, dashurisë, seksit e kështu me rrallë, edhe pse e parandjeva se cilën temë të parë do të zgjedh, e ajo ishte tema e dashurisë, për të cilën më kërkoi të këshillojë më së pari.Në këtë milenium të ri, në të cilin globalizmi po thuaj se përditë me të madhe po gllabëron çdo gjë ne te, e falë zhvillimit enorm të telekomunikimit e të internetit , medieve, rrjetit satelitor, ne duhet të gjendemi përball saj të pregaditur dhe të gjejmë mënyrat dhe mjetet më të efektshme për të ruajtur nderin, kulturën, fenë, kombin, moralin, zakonet tona karshi “bombardimit” pa masë të epokës së re të globalizimit. Rininë në përgjithësi një prej problemeve që e mundon, është normal në moshën në të cilin gjenden, simpatia apo dashuria ndaj polit të kundërt, si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Por këtë dëshirë natyrore ndaj partnerit të kundërt duhet kanalizuar dhe udhëzuar sipas normave islame. Duke marrë parasysh se jetojmë në Ballkan, ne shqiptarët në të gjitha trojet etnike, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e në Male të Zi dallohemi nga vendet tjera edhe në aspektin e traditës, dokeve dhe zakoneve tona. Por normalisht këto duhet përshtatur edhe normave islame të cilët ne si myslimanë duhet praktikuar. Rrethanat dhe kushtet në të cilin jetojmë bëjnë që të rinj dhe të rejat, studentët dhe studentet, femrat dhe meshkujt të takohen në shumicën e rasteve. Normal gjatë këtyre takimeve të tyre lindin edhe simpatitë e para të cilët më vonë shndërrohen në dashuri e cila më tutje kurorëzohet në martesë dhe përfundon në marrëdhënie seksuale. Por normalisht këtë dashuri duhet kanalizuar sipas normave islame, për të parandaluar eventualisht rrugët që mund të trasojnë të rinj dhe të rejat të gabojnë dhe të bëjnë mëkat. Duke u nisur nga ajeti ku’ranor që do të thotë në përkthim të lirë”mos iu afroni zinasë, e jo mos bëni zina” i cili ajet jep një këshillë të fortë se duhet parandaluar rrugët që të mos afrohemi zinasë, se kur të afrohemi është e pamundur të mos gabojmë, do të thotë të mos bëjmë zina. Për atë një prej shkaktarit kryesor është parandalimi, që assesi një i ri me një të re, të mos izolohen, mbyllen në një vend të caktuar, ku përveç tyre tjetër kush nuk është prezent, i treti është shejtani i cili i nxit që të gabojnë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale, me ç’rast edhe bëjnë haram. Sipas parimeve islame një djalë mund të takojë një vajzë, por në prezencë të përcjellësit të saj të afërm, duke i ofruar bisedë lidhur me dëshirë për martesë eventuale të tyre. Por në kohën e sotshme të internetit dhe të telefonave mobil(celular), një djalosh dhe një vajzë janë në gjendje të komunikojnë lirisht gjënë e gjatë për të gjitha problemet dhe dashurinë në mes vete që ndjejnë, me ç’rast janë në gjendje që përveç të ndihen, live, në mesengjer edhe të shihen me orë të tëra, si nga internet kafe, internet në fakultet, në punë apo edhe në shtëpi, dhe atë prej një skaji të botës e në skaj tjetër, p.sh. prej Kosove e në Malajzi, pa kurrfarë përcjellësi eventual. Në kohën time” zitë e ullirit” i hjekësha gjersa arijsha të dalë në ndonjë takim me të fejuarën(shoqen) time, pasi nuk kemi pas rast të komunikojmë drejtpërdrejtë, por gjithmonë nëpërmjet dikujt tjetër, se në kohën tonë nuk ka pasur as telefona celular e për internet e mesengjer të mos flasim fare. Në kohën e sotshme të zhvillimeve të hovshme, edhe dëshira për bashkim të riut me të rejën është shumë më e fortë. Në kohën në të cilin jemi duke jetuar, çdo ditë të ballafaquar me lakuriqësin enorme, filmave të shfrenuara dhe sjelljeve të pamoralshme, revistave, internetit, është shumë vështirë që një i riu apo e reja t’i përballojë dot të gjitha këto atakimet që e ngacmojnë dhe provokojnë ndjenjat e tyre në moshën e tyre të re, në fazën në të cilin kanë nevojë për afrim dhe bashkim me polin e kundërt. Një prej mënyrave të dobësimit të ndjenjave të rinjve është agjërimi i preferuar nga pejgamberi ynë Muhamedi a.s, por a thua në kohën e sotshme sa ditë munden të agjërojnë këtë agjërim të rinj dhe të rejat. Mënyra e dytë është preferimi i martesës, por athua sa mund t’plotësojnë kushte ekonomike për martesë në kohën e sotshme, të rinjë dhe të rejat për një gjë të tillë gjersa ende janë në fazën e studimeve. Në kohën në të cilin jetojmë duhet kërkuar rrugëdalje të reja, normal që nuk bien ndesh me parimet islame, e që i përgjigjen rrethanave aktuale në të cilin jetojmë. Kur jemi tek dashuria tek të rinj, ndodhin fenomene të shumta, ashtu që kemi raste kur i riu e dashuron një të re, por ajo e refuzon dhe e bën të tillë që ai mos e realizojë dashurinë e tij dhe e bënë të vuaj përherë. Po ashtu kemi raste kur një femër e dashuron një djalë, por për mungesë të guximit dhe të marres që është veti(isharet) i pëlqyeshëm, nuk mund t’i bëjë me dije atij, se ndien dashuri ndaj tij, edhe pse në kohën e sotshme mund të i bëjë me dije atij nëpërmjet telefonit mobil apo celular, apo nëpërmjet internetit në mesengjer, që eventualisht edhe djali ndoshta të pranojë dhe të përgjigjet asaj dashurie, normal në suaza dhe parime islame të lejuara. Mashkulli sipas instinktit të tij është sikurse “ujku” i cili hynë në kopenë e dhenve dhe i cili përveç që me një dele të vetme mund të ngop barkun e tij, ai shkon e i mbyt disa dele sosh, ashtu që përveç se një gruaje të vetme me të cilin mund të kënaqet, atij mbetet syri edhe në gra tjera, por për këtë kemi edhe ajetin ku’ranor ku thuhet se mashkullit i lejohet gjer në 4 gra, dhe se sipas një hadithi të pejgamberit a.s të transmetuar.”një shokë i tij gjatë rrugës rastis në një grua që i lenë përshtypje, do të thotë i pëlqen, i tregon pejgamberit a.s. për këtë ngjarje, ai e këshillon që të shkoj të gruaja e vet, sepse edhe ajo posedon atë që i ka lanë përshtypje të tillë gruaja që e ka takuar gjatë rrugës”. Poashtu është edhe një hadith tjetër i cili thotë në përkthim të lirë” pasuria më e madhe në këtë dynja janë: malli, gratë dhe evladë”. Për krahasim nga mashkulli, femra është” sikurse” trëndafili” i bukur në kopsht, i cili gjersa të qëndrojë si e tillë, ka vlerë, bukurinë dhe erë të bukur, dhe poçese këputet trëndafili ia nis të vyshket dhe të humb atë aromë, për atë arsye trëndafili do, të këputet me kohë, dhe po u këputë para kohe e pat puna e tij. Njashtu femra e ka ndershmërin(virgjinitetin) e saj, pasurinë më të madhe që e bënë krenare ate, dhe se atë duhet të humb kur të vije koha, në suaza të parimeve islame, me rastin e martesës(niqahit) të saj valide. E preferuar është që vajza pasi ashtu edhe ashtu do të bëhej “pronë” e një mashkulli, le të bëhet e atij që ndien dashuri ndaj saj dhe me të cilin do të jetoj në harmoni dhe lumturi të plotë. Edhe pse edhe ajo ka plotësisht të drejtë të pranojë, por edhe të refuzojë, një kërkesë të tillë në rast se nuk ndien një afërsi dhe nuk e pëlqen mashkullin i cili ia ofron dashurinë e tij. Rastet e rralla janë,kur të dy palë, edhe mashkulli edhe vajza janë të dashuruar njeri ndaj tjetrit njëkohësisht dhe marrëzisht. Këto rastet shumë rrallë realizohen apo përfundojnë pa u realizuar qëllimi i tyre final, do të thotë bashkimi martesor. Shumica e rasteve është kur mashkulli ndien dashuri ndaj femrës, por ajo bën gabim trashanik kur e refuzon, sepse ajo do të ketë jetën e lumtur me personin që e dashuron. Por ka raste, edhe pse më pak të tilla, kur vajza e dashuron mashkullin, por nuk has në mirëkuptim apo miratim të mashkullit që të ndie dashurinë e saj. Për vajzën esenciale është që kur të vendos për martesë, të di edhe gjendjen ekonomike të burrit të vet të ardhshëm, pasi që gjatë jetës bashkëshortore vijnë komplikimet nga pamundësia financiare për të plotësuar kushtet e saja esenciale. Këtë do të parafrazoja me një shembull tipik që ka ndodhur në Kosovë, viteve 30 të shekullit të kaluar, kur një imam, njëkohësisht edhe hafiz i nderuar, martohet me një vajzë e cila ishte me gjendje të mirë financiare, ndërsa ky ishte fukara dhe i varfër, pas një kohe të kaluar, për shkak të pamundësisë për t’ia plotësuar nevojat e saj, ai bëri vetëvrasje në çastet e tensionimit psikik të tij, ruana o Allah, nga sprovat e tilla. Në përgjithësi duke marrë për bazë hadithin e pejgamberit a.s. në përkthim të lirë” se vajzën e martojnë 4 sende: bukuria, pasuria, prejardhja e saj familjare, devotshmëria dhe besimi i saj”, në vend se meshkujt të zgjedhin devotshmërinë dhe besimin e saj, bien në grackë, dhe në vend të saj e zgjedhin bukurinë edhe pse ajo është e përkohshme, dhe se vetëm besimi dhe devotshmëria e saj është e përhershme. Në një rast gjatë udhëtimit tim në Sarajevë në vitin 2001, me bashkëshorten time, pasi që falëm namazin e akshamit në xhaminë e Bashqarshisë, ku shërben si imam një shqiptar nga Kosova, dhe i cili është në zë, dhe tubon pran vetes xhemat të madh kryesisht të rinj dhe të reja.Pas faljes së namazit të rinj dhe të rejat myslimane dilnin në një kafe të përafërt, dhe duke pirë kafe, bashkëbisedonin njeri me tjetrin për problemet e shumta me të cilin ballafaqohen gjatë jetës së tyre, normal edhe njëra prej temave medoemos ishte dashuria. Unë me të shoqen time ishim ulur në tavolinë dhe bisedonim, ndërsa në tavolinën pran neve ishin ulur 2 të reja, normal të mbuluara sipas parimeve islame dhe një i ri. Rastësisht, pasi që ishin afër nesh, dëgjuam bashkëbisedimin e tyre. Ky djalosh e lutë njërën prej vajzave, pasi që shoku i tij e kishte dërguar atë për të ndërmjetësuar, pasi që ajo rregullisht e ka refuzuar atë, të pranojë dashurin e tij ndaj saj, por ajo i përgjigjet atij me fjalët” plotësisht e kuptoj se ai vuan për mua, por ç’farë të bëjë unë e gjora, kur nuk më pëlqen dhe nuk jemi në gjatësi valore të njëjta”. Me të vërtetë vajza që ishte, ishte aq e bukur, sa që prej fytyrës së saj nuri shënddritke, dhe se nuk kishte faj ai djalosh që ishte i dashuruar marrëzisht ndaj saj. Dorën në zemër, i thash shoqes time,” po mos të isha i martuar, unë në këtë çast do të ia ofroja kërkesën time ndaj saj, e drejta e saj do të ishte a do të më pranonte, apo do të më refuzonte mua”. Me të vërtetë në përgjithësi meshkujt janë të dobët në këtë aspekt, në bukurinë e femrës, dhe në të shumtën e rasteve bijën në grackë. Por është indikativë se veçoria e femrës është bukuria, ashtu që për mashkullin nuk thuhet “boy is beautiful” por”boy is good lookking men”. Në një emision kontaktues të “Al- jazeera” me shejhun e çmuar të botës islame dr. Jusuf el Kardavit kohë më parë, lidhur me problemet aktuale të rinisë myslimane, gjegjësisht dashurisë dhe martesës së të rinjve, ofroi një qasje shumë kredibile dhe logjike për momentin në të cilin bashkëjetojmë. Ka rastet jo të pakta që studentët dhe studentet e Kajros gjatë kohës së studimeve të tyre lidhin”imam niqah” dhe bashkëjetojnë së bashku apo kohëpaskohe, gjer në kryerjen e studimeve me të zgjedhurën e saj. Në përgjigjen e tij dr. Jusuf el Kardavi thotë se kjo është e mundshme dhe e lejuar, pasi që “imam niqahi” është martesë valide dhe e ligjshme,e kryer në prezencë të çiftit bashkëshortor dhe dëshmitarëve të duhur, si dhe me lejimin dhe pëlqimin e të prindërve të dyanshëm, apo në rast mungesë të prindit, kujdestarit që kujdeset për të. Kjo është një zgjidhje që edhe tek rinia jonë mund të aplikohet, e sidomos gjatë fejesës së të rinjve, menjëherë të bëjnë “imam niqah” që pa kurrfarë problemi të mund të dalin e të takohem gjer në bashkimin e tyre martesor. Po e njëjta mund të përdoret edhe tek të rinj tonë që gjatë kohës së studimeve njoftohen, takohen dhe bashkëjetojnë, por me kusht që të bëjnë imam niqah në prezencë të dëshmitarëve të duhur dhe me lejen dhe miratimin e prindërve të dyanshëm. Ata do të mund të bashkëjetojnë gjer ne kryerjen e studimeve dhe më tej të vazhdojnë jetën dhe të krijojnë familje si të gjithë të tjerë. Por me kusht që këtë të mos e keqpërdorin siç ka raste, lidhur me” imam niqah”, pa dijen dhe lejen e prindërve të dyanshëm, bashkëjetojnë gjatë kohës së studimeve, dhe pas kryerjes së studimeve e braktis atë partnere dhe e merr në qafë gjatë gjithë jetës së saj. Këtë do të ilustroj me shembullin e një ngjarjeje të vërtetë të ndodhur, që më ka rrëfyer shoku(vëllau) im nga kryeqyteti i Turqisë Ankara. Një koleg i tij gjatë kohës së studimeve me të dashurën e tij me të cilën ka kaluar gjatë kohës së studimeve, kanë lidhur imam niqah, pa lejen dhe dijen e prindërve të dyanshëm. Por pas diplomimit të tyre kur djaloshi e njofton prindërit e vet për nusen e tij, ata assesi nuk e pranojnë këtë vajzë, dhe e detyrojnë që ta braktis atë. Vajza e braktisur përjeton traumë psikike, dhe pas saj assesi nuk ka mundur të vie në vete, dhe ende sot e kësaj dite ajo vuan për atë sepse e ka dashur marrëzisht, edhe pse ka pas oferta të shumta për martesë, ajo i ka refuzuar dhe si e tillë është duke vuar. Normal fjala është për çiftin e të rinjve që e praktikojnë dhe zbatojnë parimet islame, të kuptohemi. Kjo është një prej mënyrave që në kohën e sotshme që për të rinj dhe të rejat jetë një prej zgjidhjeve gjatë kohës së studimeve, dhe gjer te plotësimi apo krijimi i kushteve për bashkim dhe krijim të familjeve, e cila nuk bie ndesh me normativat islame, por me kusht që kjo të mos keqpërdoret siç ndodhi rasti që e përmenda më parë.Marrëdhënia seksuale në mes mashkullit dhe femrës është nevojë biologjike pikë së pari për t’i plotësuar dëshirat e dyanshme, pikë së dyti me marrëdhëniet seksuale mundësohet reproduktimi i shoqërisë njerëzore gjer në ditën e kiametit, dhe pikë së treti është një forcë elektromagnetike që mundëson bashkimin e çiftit martesor dhe e bënë më të fortë dhe më të ndijshëm dashurin në mes çiftit . Edhe në rastet kur nuk kemi ndonjë dashuri të ndësjell të palëve, marrëdhëniet seksuale atë e përforcojnë dhe e rrisin dashurinë. Si fryt i kësaj është edhe lindja e fëmijëve që është kurorë e dashurisë në mes burrit dhe gruas. Poashtu edhe gjatë marrdhënjeve seksuale duhet të arrihet kënaqësia e dyanshme. Edhe pse sipas natyrës së mashkullit, ai është më i papërmbajtur në këtë apekt dhe shumë me lehtë e përjeton kënaqësinë seksuale, tek femra në këtë aspek është më e përmbajtur dhe më vështirë e arin kënaqësinë seksuale. Por duhet partneri të ketë vullnet dhe njohuri që duke i hulumtuar zonat erogjene të saja t’i mundësoj edhe asaj arritjen e kënaqësisë maksimale të sajë, do të thotë përjetimin e orgazmit. Poashtu sipas hulumtimeve të kryera nga ana e seksologëve dhe psikologëve është ardhur në një përfundim se marrëdhëniet seksuale normale apo mesatare, janë të preferuar dy herë në javë, por këtu kemi të bëjmë edhe me përjashtime, sidomos të meshkujve me konstruksion trupor dhe aftësi fizike të veçantë që kanë nevojë për më tepër marrëdhënie seksuale brenda javës. Poashtu edhe faktorët klimatik ndikojnë në potencialin seksual të çifteve, në zonat tropikale ku temperatura janë të larta edhe dëshira për marrëdhënie seksuale është më e shprehur. Njëkohësisht i lejohet burrit që të martojë më tepër se një grua, gjer në katër, siç është e lejuar me parimet islame, por në traditën tonë shqiptare kjo është e rrallë, dhe në raste specifike ndodh që burri të martojë edhe një grua, në rast se gruaja është sterile apo e sëmurë, apo të ndonjë shkaku tjetër. Por në ditët e sotshme edhe kësaj i është gjetur mënyra e arritjes së shtatëzanisë, me metodën e ndihmuar të mbarsimit IFV e cila sjell gjer në 40% të rezultateve të lindjeve të foshnjave. Kur jemi te steriliteti në të shumtën e rasteve konsiderohet se fajin e ka gruaja sterile që nuk lind fëmijë. Edhe pse në shumicën e rasteve kjo është e vërtetë, pasi që faktorët kryesor që ndikojnë në sterilitetin femëror janë pikë së pari çrregullimi hormonal, pikë së dyti cikli menstrucional i çrregulltë, pikë së treti çrregullimet eventuale gjinekologjike, por ka raste, normal, që janë më të pakta, kur edhe meshkujt janë steril. Tek mashkulli steril janë 2 raste, rasti i parë është lëvizshmëria e vogël e spermatozoideve, e cila sot pa kurrfarë problemi me mjekësinë bashkëkohore është e tejkaluar, ashtu që është arritur që bile edhe prej testiseve të nxirën spermatozodët dhe të mundësohet mbarësimi, i cili ka sjell edhe rezultat, do të thotë lindjen e foshnjës. Rasti i dytë është kur spermatozoidet tek mashkulli janë plotësisht të palëvizshme, atëherë mashkulli është steril dhe nuk ka mundësi të reprodukimit të tij. Përveç që ka të drejtë burri të kërkojë shkurorëzim prej gruas në rast të vërtetimit të sterilitetit, ashtu ka të drejtë edhe gruaja të kërkojë shkurorëzim prej burrit, pasi që vërtetohet steriliteti eventual i tij.Në përfundim të kësaj qasje do të konkludojë se të rinj dhe të rejat duke pasur parasysh njohjen e të gjitha të cekurave më lartë mund të dashurojnë, të martohen dhe të kenë marrëdhënie seksuale për të plotësuar nevojat e dyanshëm, duke pasur njohuri dhe duke shijuar hallallin( të lejuarën) sipas parimeve dhe principeve islame.