Author: Visal
•3:10 e pasdites

Xhamia e Gazi Mehmed Pashës apo xhamia e Bajraklisë është xhamia qendrore e Prizrenit me 28 xhami ekzistuese në te. Ajo është ngritur në vitin 1574 nga ana e ushtarakut të Perandorisë së famshme Osmane Gazi Mehmed Pasha i cili ka marr pjesë në shumë fushëbeteja anembanë Perandorisë Osmane , titullin Gazi “fitimtar”e mori pas fitoreve të bujshme në fushëbeteja të ndryshme në Greqi, Kroaci, Hungari. Gazi Mehmed Pasha gjatë jetës së vet ka lënë shumë vakëfe dhe hajrate. Në Prizren përveç xhamisë së Bajraklisë ka ndërtuar edhe hamamin, medresenë, tyrben, mejtepin, ders-hanen në kuadër të kompleksit të xhamisë. Tyrben e ngriti në oborr të xhamisë së Bajraklisë me dëshirë që aty edhe të varrosej, por ajo ka mbetur e zbrazur, gjer në ditën e sotshme, pasi që ka ra në fushëbetejë në Hungari në vitin 1596 dhe se aty është varrosur. Në tyrben e ndërtuar tani është vendosur biblioteka me dorëshkrime të vjetra orientale, në të cilin gjenden rreth 200 qitabe( libra) nga koha e Perandorisë Osmane në gjuhën arabe, perse dhe osmane (turke). Aty gjendet edhe një raritet i rrallë me vlerë jashtëzakonisht të madhe, dorëshkrimi i vjetër i Kur’anit nga viti 1312. Medreseja e Gazi Mehmed Pashës ka qenë medreseja më e vjetër, jo vetëm në Prizren, por edhe në Kosovë, e cila ka punuar vazhdimisht gjer në vitin 1947 kur e kanë ndërprerë me dhunë procesin edukativo arsimor pushteti i atëhershëm komunist i ish Jugosllavisë. Gazi Mehmed Pasha ka shërbyer në shumë pozita të larta të Perandorisë Osmane, ka qenë vali në Erzurum e Nigebol të Turqisë, në vitin 1543një kohë të shkurtër ka qenë vali i Bosnjës, si dhe beglerbeb i Smederevës në Serbi. Gjatë ndërtimit të xhamisë së Bajraklisë ka qenë sanxhakbej i Qystendilit në Bullgari. Përveç hajrateve që ka ngritur në Prizren, në Budapest ka ngritur një hamam, një han(konak) dhe 2 teqe, ndërsa në Beograd një xhami dhe medrese.
Xhamia e Bajraklisë për myslimanët e Prizrenit është e një rëndësie të veçantë.
Në atë mbahen të gjitha aktivitetet fetare për nderë të netëve të mëdha, muajit të Ramazanit, ditëve të Bajramit, si dhe të namazeve ditore, javore,mujore dhe vjetore të rregullta të cilat janë falë me xhemat pa ndërprerë edhe gjatë luftës dhe bombardimeve të NATO-së gjatë vitit 1998-1999. Në popull është e njohur me emrin xhamia e Bajraklisë, pasi që prej ditëve të para të punës së saj, është ngritur flamuri në maje të minares për nderë të ditëve festive të saja dhe festave të Bajramit, traditë e cila vazhdon edhe në ditët e sotshme. Përveç tjerash, për Ramazan më së pari ndizen kandilat gjatë iftarit, të cilat edhe shërbejnë si sinjal për xhamitë tjera të qytetit të Prizrenit. Në te rregullisht mbahet edhe duaja e haxhit dhe se prej xhamisë së Bajraklisë në mënyrë të organizuar bëhet edhe përcjellja e haxhijve për në Qabe të ndritur. Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit rregullisht këndohet edhe mukabelja si dhe ekzekutohen programet e ndryshme fetare për nder të ditëve të shënuara fetare nga ana e talebeve(nxënë sve) të Medresesë së Prizrenit si paralele e ndarë e Prishtinës, si dhe imamëve të qytetit të Prizrenit, në organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame(Vakëfit) të Prizrenit.
Mbi derën hyrëse të xhamisë qëndron mbishkrimi në gjuhën osmane, ku përveç tjerash shkruan: “se kjo xhami është ngritur në vitin 981 hixhri, nga ana e Gazi Mehmed Pashës i cili nuk e ka ngritur këtë xhami për shyhret(bukuri) , por për emër të Allahut, të shërbejë qytetit të Prizrenit”.


Për ndërtimin e xhamisë së Bajraklisë kemi dy rivajete(gojë dhëna) tek populli:
Rivajeti i parë:” Gjatë kohës së ndërtimit të xhamisë kanë punuar shumë punëtor të rinj, e gjatë ditëve të nxehta verore kanë vujtë , për shkak të mospasjes së lokacionit të duhur për të marrë gusull e më pas edhe abdest për të falur pesë kohët e rregullta të namazeve ditore. Pasi është njoftuar me këto probleme Gazi Mehmed Pasha, i ka ndërprerë punimet e xhamisë, dhe urdhëroi që më parë të ndërtohet hamami, ashtu edhe u bë, pas përfundimit të hamamit, shumë më lehtë dhe një shpejtësi të duhur vazhduan punimet në ndërtimin e saj, pasi që punëtorët tani i kishin të gjitha kushtet e duhura për punë të mbarë”.
Rivajeti i dytë:” Para ndërtimit të xhamisë së Gazi Mehmed Pashës, Gazi Mehmed Pasha në oborrin e saj, në lokacionin e caktuar, në një gropë ka fshehur një sasi e caktuar të arit, i cili do të shërbejë për rastet e jashtëzakonshme të dëmtimit të xhamisë me rastin e fatkeqësive të ndryshme sikurse janë të reshurat atmosferike, tërmetit e rrufeve, luftërave, zjarreve, të cilët do të kishin dëmtuar xhaminë. Me një rast xhamia është dëmtuar shumë me rastin e rrufeve dhe bubullimave, një besimtari të rregullt të xhamisë së Bajraklisë i cili falej pesë vaktet e namazeve rregullisht në xhami, ka parë në ëndërr tri net me rrallë se në lokacionin e duhur të oborrit, gjendet një sasi e konsiderueshme të arit të gropuar. Ëndrrën e vet ja tregon imamit të xhamisë, i cili së bashku me xhematlitë gropojnë në atë vend dhe gjejnë sasinë e duhur të arit dhe me atë e kanë riparuar dhe rregulluar në tërësi xhaminë e dëmtuar”.
Xhamia e Bajraklisë shtrihet në një sipërfaqe të tërësishme prej 1907m2, nga e cila brendësia e xhamisë shtrihet në 771m2 dhe oborri me sipërfaqe prej 1.136m2. Me rastin e faljes së namazeve të Bajramit mund të falen edhe gjer ne 1000 besimtar në këtë xhami madhështore dhe krenare e qytetit të Prizrenit.
Ka kuben qendrore në të cilin janë vendosur në varg çypesh, të cilët prodhojnë një akustikë natyrore në brendi të xhamisë. Në brendi të xhamisë gjenden gjithsejtë 27 dritare me dimensione të ndryshme si dhe një derë hyrëse në xhami, si dhe pesë hyrjet anësore ndihmëse të xhamisë. Në oborrin e xhamisë gjenden dy dyer hyrëse, e përparmja dhe e prapmja. Mihrabi(vendi i caktuar nga i cili imami i xhamisë udhëheq xhematin me rastin e faljes së përbashkët) si dhe mimberi( vendi caktuar në xhami nga cili imami i xhamisë i mban ligjëratat javore dhe vjetore) janë ndërtuar prej materialit të posaqshëm , që i përngjet një lloj mermeri të butë. Mbi mimber është e vendosur një levhë e bukur me thënjen”Bismil- lahirr-rrahmanir r-rrahim” si dhe 8 levhat e zakonshme me mbishkrime të njohura të cilat sipas traditës gjenden anembanë xhamive të botës. Mahfili(vend i caktuar në xhami nga i cili myezini i ndihmon imamit gjatë udhëheqjes së namazeve tërregullta me xhematë) është ndërtuar prej llojit të drurit të posaçshëm dhe të qëndrueshëm. Çursi(vendi i caktuar në xhaminë të cilin imami i xhamisë i mban derset-ligjeratat para fillimit të namazeve javore, mujore dhe vjetore) është ndërtuar me një bukuri të rrallë, e cila është punim dore i mjeshtrit të rrallë të punimeve të drurit, haxhi Ramadan Rexhepllarit. Në brendi të xhamisë gjenden edhe dy sahate të mëdha nga koha e Perandorisë Osmane si dhe një sahat i ri i kohës më të re. Në anën majtë dhe të djathtë të xhamisë gjenden vendet apo lokacione shtesë, në të cilat gjatë Ramazanit falen edhe gratë, si dhe janë edhe dy hapësira plotësuese para xhamisë, tëcilët shërbejnë për të falur xhematlitë pasi që e tërë hapësira e brendshme e xhamisë mbushet.
Në vitin 1993-1994 nën udhëheqjen e imamit të xhamisë së Bajraklisë Reshat ef. Mexhiti dhe në koordinim të plotë të Bashkësisë Islame në Prizren dhe ndihmës së pakursyer të xhematit të Prizrenit është kryer nëpërgjithsi restaurimi apo riparimi i tërësishëm i xhamisë së Bajraklisë dhe mund të themi lirisht se sot kompleksi i tërësishëm i xhamisë së Gazi Mehmed Pashës në kuadër të cilit hynë ish medreseja(tani muzeu i Lidhjes së Prizrenit), ders-hanja(tani godina e Lidhjes së Prizrenit), bibliotekën, mejtepin(tani godina e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit), paraqet me të vërtet “per exellens” apo shembull i xhamisë më të rregulluar dhe të mirëmbajtur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë dhe mund të krahasohet vetëm me kompleksin e xhamisë së Gazi Husrevbeut në Sarajevë të Bosnjës. Kur jemi tek kompleksi i xhamisë nuk mund e të mos përmend edhe 8 krojet (çesmet), të cilët gjenden në oborr të xhamisë, dhe të cilët rrjedhin pandërprerë ditë e natë, dhe të cilët gjer para luftës së Kosovës, kanë pasur ujësjellës të posaçëm që nga periudha osmane, e cila tani nuk funksionon, pasi që është kyçur në kompleksin e ujësjellësit të qytetit, ka pas qëllua gjatë kohës kur për shkak të ndonjë avarie apo prishje të ujësjellësit, i tërë qyteti është furnizuar me ujë prej xhamisë së Bajraklisë gjer te evitimi i prishjes së ujësjellësit të qytetit.
Përveç tjerash xhamia e Bajraklisë e ka edhe rëndësinë historike të saj për popullin shqiptar në përgjithësi, ashtu që qyteti i Prizrenit me kompleksin e Lidhjes së Prizrenit i ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi që aty janë vu themelet e para të krijimit të shtetit shqiptar e cila u kurorëzua në vitin 1912 me shpalljen e Shqipërisë, pas largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë, e jo në ders-hanen apo godinën e tanishme të Lidhjes së Prizrenit, që është një shtrembërim dhe falsifikim i qëllimshëm dhe me prapavi të caktuara politike, ky kuvend ishte përgjigje ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, i cili njohu përveç tjerash pavarësinë e Serbisë, Malit të Zi, si dhe zgjerimin e tyre si dhe të Greqisë në dëm të trojeve shqiptare të banuara me shumicë shqiptare të cilët ishin në kuadër të Perandorisë Osmane.
Sivjet me rastin e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, saktësisht me datën 12 qershor 2007në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe myftiut të saj Naim ef.Tërnava është vendosur pllaka përkujtimore në xhaminë e Bajraklisë me këtë shkrim të shkurtër” Në këtë xhami është mbajtur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit,10 qershor 1878”.

Faik MIFTARI
Author: Visal
•10:36 e pasdites
Pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të mbajtura kohë më parë, gjegjësisht me 17 nëntor 2007, Kosova tani do të ballafaqohet me dy sfida jetike të saj. E para, krijimi i qeverisë së re funksionale të Kosovës, nga vota e lirë e qytetarit, si dhe ajo e dyta parësore apo kruciale, rrumbullaksimi apo finalizimi i statusit politik të Kosovës.Tek sfida e parë, lideri i PDK-së Hashim Thaqi, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, fitues i zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë, me të vërtet do të ballafaqohet me çështjet më të rënda gjatë karrierës së tij politike, i cili duhet medoemos të tregojë pjekuri politike, urtësi, diplomaci, strategji, guxim, dhe mbi të gjithë punë të pandërprerë natë e ditë për të qeverisur dhe menaxhuar Kosovën në krye të qeverisë e cila do të jetë që në start e "bombarduar" si në aspektin politik, njashtu edha atij ekonomik e social. Edhe pse do të jetë i sugjeruar nga faktori ndërkombëtar, që në qeverinë e tij, të përfshijë një spektër më të gjerë politik aktual, përkundër çastit dhe momentit historik në të cilin gjendet Kosova, kjo për të do të jetë shpatë me dy teh, pasi që në njërën anë do të jetë i detyruar të udhëheq me një qeveri, jo sipas dëshirës, por sipas sugjerimit, e cila qeveri do të mund të jetë irracionale dhe jologjikshme për skenën aktuale politike kosovare dhe raportit të forcave që janë momentale, por me të vetmin detyrë të implementimit të statusit të përcaktuar të Kosovës. Në nën tjetër, kjo qeveri e formuar nuk do të jetë e efektshme për të menaxhuar dhe për të përmirësuar krizën ekonomike dhe sociale me përmasa të mëdha, e cila do të reflektohet haptas në sipërfaqe, menjëherë pas përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Edhe pse kjo qeveri e formuar do të jetë plotësisht legale në njërën anë, por në anën tjetër do të jetë me një legjimimitet tejet të zbehur, pasi që atë e kanë votuar vetëm 40% të elektoratit nga numri i tërësishëm i elektoratit me të drejtë vote në Kosovë. Por në sistemin demokratit edhe mos dalja në votime apo bojkoti i pjesshëm i tij, është një e drejtë themelore e votuesit që nuk merr pjesë në votime, njëjtë sikur edhe i atij që del në votime.Sfida e dytë me të cilën Kosova do të ballafaqohet gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm do të jetë përcaktimi, po apo jo, përfundimtar i statusit politik të saj. Në momentin që jam duke shkruar këtë analizë, është duke u mbajtur në Baden të Austrisë cikli përfundimtar i bisedimeve shtesë 120 ditore. Edhe pse nuk pritet ndonjë rezultat spektakular për ndonjë kompromis të mundshëm eventual të palëve negocuese Prishtinë-Beograd, në prani të treshes ndërkombëtare, është e udhës që të përfundoj edhe ky cikël bisedash të tej zgjatura gjer më 10 dhjetor, ditë e cila përfundon me dorëzimin e raportit të treshes së caktuar nga Grupi i Kontaktit sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Për ne shumë me e rëndësishme është se çfarë do të përmbajë raporti i treshes së dorëzuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe se çfarë do të propozojnë apo sugjerojnë ata për më tutje lidhur me statusin politik të Kosovës. Pas 10 dhjetorit Kosova do të ketë një rrugëtim të gjatë me sfida të shumta dhe të papritura, me plot opsione, duke mos e përjashtuar edhe atë luftarak. Edhe pse është plotësisht e qartë se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk do të mund të kalojë kurrfarë zgjidhje për Kosovën, duke marrë parasysh veton ruse, qëndrimi rus i cili edhe më tutje është apriori kundër çfarëdo zgjidhjeje për Kosovën në rast se nuk është i pajtimit me të edhe Serbia, Kosova do të duhej patjetër të kalojë në një rrugë, jashtë KS të OKB-së drejtë pavarësisë së saj.Para se të bëhet shpallja e pavarësisë së Kosovës, nënkuptohet në koordinim të plotë me faktorët kryesor ndërkombëtar që e mbështesin këtë ide, të gjitha institucionet e Kosovës duke u nisur që nga kuvendi, qeveria, presidenca, SHPK-së, TMK-së, UNMIK-un, KFOR-in dhe organet tjera gjegjëse, duhet të ndërmarrin të gjitha para përgatitjet e duhura për të gjitha opsionet e mundshme që mund të ndodhin pas vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pa i kryer të gjitha përgatitjet e duhura, dhe se populli shqiptar me kohë të njoftohet paraprakisht dhe të jetë i gatshëm për çdo opsion të mundshëm, duke mos përjashtuar edhe opsionin luftarak, nuk duhet të ndërmerren hapa të pamatura dhe pakoordinuara më parë. Barra kryesore do të bie mbi kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaqi i cili do të duhej të jetë në nivelin e pozitës dhe detyrës që e ka.Mbetet të përkujtoj kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z.Hashim Thaqin me një thënie të urtë profetike" mos lejo kurrë që gjarpri të të kafshojë dy herë nga gropa e njëjtë". Në rast se gjatë luftës së Kosovës së vitit 98-99 Kosova dhe populli shqiptar i saj ka qenë i pa përgatitur me opsionin e luftës dhe i pa udhëzuar nga lidershipi politik i atëhershëm, në këto çaste vendimtare historike për popullin shqiptar dhe Kosovën në veçanti, nuk guxon të gjejë të pa përgatitur dhe të pa udhëzuar nga lidershipi politik aktual i saj, mos dhashë Zoti, edhe me kërcënimet luftarake të Serbisë ndaj Kosovë.
Në përfundim të kësaj qasjeje, të gjithë shqiptarëve që gjenden në Shqipëri, iu uroj dhe ju përgëzoj, 28 nëntorin ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në trojet etnike shqiptare si dhe të gjithë shqiptarëve tjerë kudo qofshin ata, ditën e Flamurit, me dëshirë që vitin e ardhshëm ditën e Flamurit ne kosovarët ta festojmë, dhashë Zoti, në Kosovën e pavarur.


Faik MIFTARI

27.11.2007
Author: Visal
•1:07 e pasdites
Ditë më parë, saktësisht më 25 tetor 2007 nisi fushata parazgjedhore për tri palë zgjedhjet që do të mbahen me 17 nëntor 2007. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të pasluftës, këto janë zgjedhjet e pesta me radhë që do të mbahen në Kosovë, por njëkohësisht në të njëjtën ditë do të votohet edhe për kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës, për këshilltarët në Asambletë Komunale si dhe për kryetarët e komunave të Kosovës.
Një risi e theksuar në këto zgjedhje, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, është se votimi do të bëhet me lista të hapura, dhe se votuesi ka drejtë që përveç partisë që e preferon të zgjedh edhe kandidatin e duhur të cilit do të ja jep votëbesimin e tij, si dhe ka mundësi që vet në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedh kryetarin e komunës së vet nga nominimi i partisë së caktuar. Kjo do të thotë një hap përpara në zgjerimin e demokracisë në Kosovë, dhe se në këto zgjedhje qytetari është ai që e përcakton kandidatin e preferuar për zgjidhje direkt, e jo si gjer tani, partitë të zgjedhin kandidatët nga lista e nominuar. Me siguri që kjo mënyrë e votimit do të sjell freski dhe risi te qytetari apo votuesi të ketë më shumë hapësirë dhe mundësi për tu përcaktuar në ditën e votimeve për zgjedhjen e kandidatit të preferuar apo kryetarit të komunës së vet. Kjo i mundëson që edhe në rast se kandidati në listë është i renditur i fundit i 110 në listë në fletën e votimit për deputet, apo i 45 në fletën e votimit për këshilltar komunal, të fitojë vota më tepër nga kandidati i nominuar me numër rendor 5 apo 10. Kjo nga një aspekt është hap pozitiv për shtresën e votuesve që janë në dijeni të mënyrës së votimit, por për një shtresë jo të vogël të votuesve do të sjell edhe huti, të cilët nuk janë në dijeni të mënyrës së votimit, a do të votojë vetëm për partinë dhe renditjen sipas listës. Edhe pse kjo mënyrë e re e votimit në Kosovë aplikohet për herë të parë, do të ketë mangësi , për shkak të trefishimit të votimit, në të njëjtin ditë dhe kohë, përkundruall atyre votimeve të kaluara më parë. Unë pata shkruar edhe kohë më parë, në një editorial, se me 17 nëntor do të kishte qenë mirë të organizoheshin vetëm zgjedhjet komunale dhe për kryetar komunash, pasi që i ka kaluar legjimiteti i tyre, dhe janë prolonguar edhe për një vit të tërë nga skadimi i mandatit të tyre nga përfaqësuesi special i misionit të Kombeve të Bashkuara, edhe pse këto votime pa kurrfarë problemi kanë mundur të organizohen në nëntor të vitit të kaluar.
Zgjedhjet parlamentare do të duhej mbajtur fill pas përcaktimit të statusit të Kosovës, edhe ashtu pas përcaktimit dhe definimit të statusit të Kosovës do të duhej që prapë të organizohen zgjedhjet e reja parlamentare pas aprovimit të Kushtetutës jo më larg se 6 muaj. Zgjedhjet lokale që do të mbaheshin, nuk do të paraqitnin kurrfarë sfidë eventuale në përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe do ishte një provë e mirë që të testohej kjo mënyrë e re votimi me lista e hapura. E kështu jam pak skeptik, që në të njëjtën ditë, votuesit do të mund që të njëjtën moment të votojnë me korrektësi, dhe se me siguri do të ketë edhe gabime gjatë votimeve dhe shkelje të procedurave të votimeve, për shkak të trefishimit të votimeve . Edhe pse kjo mënyrë e votimeve është shumë më transparente dhe ia mundëson votuesit të zgjedh gjer në 10 kandidatë të preferuar si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, por për një shtresë kjo mënyrë e votimit do jetë e komplikuar për shkak të trefishimit të votimeve për dallim nga zgjedhjet e kaluara, pasi që votuesi do të jetë i detyruar të plotësojë 3 fletëvotime dhe t’i hodhi në 3 kutia të votimit.
Në këtë aspekt përveç Komisionit Qendror Zgjedhor, mediave elektronike dhe të shkruara, edhe subjektet politike gjatë fushatës parazgjedhore, duhet të bëjnë njoftime, trajnime për vetëdijesimin e elektoratit të tyre për mënyrën e votimeve, që të ketë sa më pak gabime dhe lëshime gjatë votimeve, të cilët mund të shkojnë edhe në dëm të vet subjektit politik.
Duke marr parasysh që nga votimet e para të mbajtura në Kosovë në vitin 2000 kur kanë dalë në votime 79% të elektoratit të regjistruar, e gjer në vitin 2004 ku kanë dalë në votime vetëm 49,52% të elektoratit të regjistruar, numri i votuesve që kanë dalë në votime është në zvogëlim të sipër. Saktësisht me 17 nëntor 2007 do të shohim a do të vazhdojë ky rend i rrënjës së daljes në votime të elektoratit, duke marr parasysh se ka thirrje edhe për bojkot të votimeve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizatat e tjera, e cila është e drejtë e tyre në sistemin demokratik, edhe për mos dalje në votime, sikurse edhe ai atyre që dalin në votime, apo do të kemi rritje të numrit të votuesve për shkak të risive në votime me aplikimin e listave të hapura, pritet të shohim.
Por një është e sigurt, se pas votimeve strukturat e raja udhëheqëse politike në Kosovë, të dala nga këto vota si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal do të jenë legale, por sa do të jenë legjitime do të varet nga përqindja e elektoratit me drejtë vote që do të dal në votime.



Faik MIFTARI
31.10.2007
Author: Visal
•11:21 e pasdites

Faik MIFTARI

Për nderë të natës së madhe të Kadrit, natën e 27 të muajit të shenjtë të Ramazanit, të vitit 2007, në xhaminë e Emin Pashës në Prizren, u organizua një program madhështor i cili filloi që nga ora 24 apo 00 të natës dhe zgjati gjer në ora 5 të mëngjesit. E tërë hapësira e brendshme e xhamisë dhe sipërfaqja e jashtme e oborrit ishte plot e përplot me qindra burra e gra, shumica e të cilëve ishin të rinj e të rejat. Ishte me të vërtet një natë impresive dhe e paharrueshme për qytetin e lashtë të Prizrenit, djep i kulturës dhe civilizimit islam në Kosovë. I tërë ky program ishte organizuar në shenjë të natës së 27 të muajit të bekuar të Ramazanit, natë në të cilin ka zbritur Kur’ani Famëlartë, natë e cila është me e vlefshme se 1000 muaj tjerë apo 83 vjet. Programi i natës filloi me faljen e 2 reqateve namaz të natës të cilin e udhëhoqi imami i xhamisë së Emin Pashës Hafiz Daud Lezi. Namazi i natës që disa vjet me radhë është bërë tradicional në Prizren dhe falet në 10 netët e fundit të Ramazanit, namazi i natës karakterizohet me faljen e dy nga dy reqateve të namazit i cili dallon prej namazeve tjerë, me ç’rast në kijam këndohen sure më të gjata të Kur’anit Famëlartë si dhe qëndrimi në ruku dhe sexhde është më i gjatë se prej namazeve të zakonshme ditore, javore, mujore apo vjetore. Pas kësaj imami i xhamisë Hafiz Daud Lezi mbajti një ligjëratë të shkurtër rreth rëndësisë së natës së madhe të Kadrit, i cili përveç tjerash ceku se në këtë natë në tërë rruzullin e kësaj bote me qindra, mijëra dhe miliona njerëz anembanë globit e shënojnë këtë natë të mrekullueshme me namaz nate, ligjërata, këndim të Kur’anit, ilahii, kaside, dua dhe lutjet të cilët në këtë natë të veçantë janë të pranueshme tek Allahu i Madhëruar inshallah. Më tutje vazhdoi programi me faljen edhe dy reqateve namaz nate të cilin i udhëhoqi Hafiz Hysamedin Çesko, më tej programi vazhdoi me këndimin e ilahive dhe salavateve nga mujezini Fetah Aqifi, Bashkim Çabrati, Fadil Shala e mysafirëve tjerë prezent. Më tej pasoi me këndimin e ashereve nga Kur’ani Famëlartë, vazhdoi me ligjërata edhe nga Idriz Bilibani, ilahi, dua dhe lutje për nder të kësaj nate të veçuar të lejletul Kadrit. Programi i natës vazhdoi gjer në ora 3.30 me lutjen e përbashkët nga imami i xhamisë Hafiz Daud Lezi për pranimin e agjërimit, ibadetit, shëndetit, begatisë si dhe pavarësisë së Kosovës nga Allahu i Madhëruar , me ç’rast pas përfundimit të këtij programi për të gjithë të pranishmit u përgatitë syfyri i përbashkët. Është karakteristike se iftaret e përbashkëta e tani edhe syfyre të përbashkëta, e ka të veçantë qyteti i Prizrenit i cili çmohet me traditë dhe përvojë shumëvjeçare, për të cilin vetëm një natë më parë në iftarin e përbashkët të organizuar me rreth 600 vetë, në të cilin morëm pjesë shumë mysafir nga anembanë Kosovës, na shtrënguan duart dhe na falënderuan për mikpritje madhështore dhe se vetëm qyteti i Prizrenit mund të organizojë këtë në mënyrë më të mirë, sepse posedon kulturë, traditë të lashtë të qytetërimit dhe civilizimit islam, për të cilin ne të tjerët, vetëm mund të ëndërrojmë. Me të vërtet kam shëtitur shumë qytete si Sarajevën, Jeni Pazarin, Shkodrën, Shkupin, Stambollin, por netët e Ramazanit si në Prizren nuk ka gjeti. Dikush do të më akuzojë se jam tepër lokalist, por nuk është kjo nga lokalizmi për qytetin tim të Prizrenit, por me të vërtet realiteti është i tillë .Falë këshillit të xhamisë dhe grupit entuziast të palodhshëm në krye me Salajdin Dorambari e Fatih Kroqi, Ismajlhaki Kazazi, Edis Vata, Agron Rekathati, Erhan Mujollari, Mexhit Ibrahimi, Muhamer Shiliku, Xhevdet Kabashi, Tyran Xhejlani, Mergim Berisha, dhe donatorëve tjerë të xhamisë, si dhe sponsorëve Benaf dhe Abi u shtua një syfyr i përbashkët me specialitete tipike të Prizrenit si topliat të cilit enkas në mënyrë të posaçshme në Prizren përgatiten, djathë Sharri, ulli, hurma, ëmbëlsira, lëngje dhe ajran.
Programi përfundoi me faljen e përbashkët të namazit të sabahut me shpresë dhe dëshirë që Allahu i madhëruar të ketë pranuar këtë program të mrekullueshëm enkas të përgatitur për natën e Lejletul Kadrit si dhe agjërimin dhe ibadetin e kryer gjatë muajit të Ramazanit.
Edhe unë si pjesëmarrës i kësaj nate të mrekullueshme në të cilin morra pjesë, bëra dua, lutje për të gjithë shokët dhe vëllezërit tonë si në Kosovë, nënë Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Turqi si dhe në të gjitha trojet islame anembanë botës me dëshirë dhe lutje që Allahu t’ju përforcojë besimin, t’ju shtojë dijen, t’ju begaton me pasuri, t’ju stolis me gjithë të mirat e kësaj dynjaje, paralelisht duke kontribuar dhe qëndruar krenar dhe stoik në përkatësin e tyre fetare islame.
Do të përfundoj këtë përshkrim të kësaj nate të mrekullueshme dhe të paharrueshme të natës së madhe të Kadrit, me lutjen të cilën e ka bërë Sulltan Murati, një natë para betejës së Kosovës në vitin 1389, të cilin shpresoj dhe besoj që Allahu i madhëruar me të vërtet ia ka pranuar:” ja Allah, të lusë që në këtë fushë të bukur të Kosovës, të bijë shehid(dëshmor) në fushëmejdan, por që Islami të ngadhënjejë dhe nuri(drita) e tij të mos fiket gjer në ditën e Kijametit , në këtë fushë të bukur të Kosovës”.
Author: Visal
•10:40 e pasdites

Shkruar nga : Faik MIFTARI

Më 29 shtator 2007, ditë e shtunë, në ora 17 në Rahovec u mbajt Kuvendi i Punës i Forumit Musliman të Kosovës. Kryesia e punës në përbërje Halil Ibrahimi, Fuad Ramiqi dhe Qeram Telqiu propozoi rendin e ditës me pikat:
Raporti i punës 1 vjeçare të Forumit Musliman të Kosovës;
Vizioni i punës së Forumit Musliman të Kosovës për kohën e ardhshme;
Zgjerimi i Kryesisë së Forumit Musliman të Kosovës.
Pjesëmarrësit në Kuvend njëzëri e aprovuan këtë rend të ditës.
Raportin e punës 1 vjeçare të FMK-së e paraqiti sekretari i degës Halil Ibrahimi i cili përveç tjerash ceku:”Para një viti, saktësisht në muajin e bekuar të Ramazanit, me iniciativën e një grupi të intelektualëve dhe veprimtarëve shqiptar mysliman në Kosovë u formua Forumi Musliman i Kosovës. Edhe pse i nisur nga asgjëja, Forumi Musliman i Kosovës, me ato pak mundësi që ka pasur gjatë vitit që lamë pas ka bërë të pamundurën që të paktën opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar t’i bëhet me dije se shqiptarët mysliman në Kosovë janë të aftë që të organizohen për t’i dalë në mbrojtje të drejtave të tyre kombëtare, fetare dhe kulturore. Në kohën kur statusi i Kosovës ka qenë dhe është strumbullar i veprimtarive tona të tërësishme, Forumi Musliman i Kosovës ka qenë ndër organizatat e pakta të jetës civile në Kosovë që kanë reaguar ndaj diskriminimit kombëtar, fetar dhe institucional që i bëhet Kosovës duke ia propozuar në formë imponimi Planin e Ahtisarit. Në kohën kur institucionet tona zyrtare fetare kanë heshtur në vazhdimësi ndaj t’huajsimit fetar që i bëhet Prishtinës nëpërmjet ndërtimit të Katedrales Politike Katolike, dhe mos lejimit nga qeveritarët tanë të ndërtimit të një xhamie qendrore në kryeqytet, Forumi Musliman i Kosovës ka reaguar ashpër kundër dhunimit flagrant që i bëhet në këtë mënyrë të drejtave fetare të shumicës shqiptare myslimane në kryeqendrën e Kosovës. Forumi Musliman i Kosovës gjithashtu ka ngritur zërin në rastet e përjashtimit nga shkolla të nxënëseve myslimane me shami, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri”.
Pas prezantimit të raportit të punës, Faik Miftari i përcolli përshëndetjet e shumta të anëtarëve të Forumit nga anët e ndryshme të globit, të cilët për shkak të distancës së largët nuk qenë në gjendje të marrin pjesë, por që i dëshiruan sukses dhe punë të mbarë Kuvendit, që nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Malajzia, Singapori, Gjermania, Suedia, Danimarka e kështu me rrallë. Në telegramin përshëndetës dërguar nga Kumanova Hamdi Nuhiju përveç tjerash porosit:”nuk guxoj që të mos potencojë ftesën tuaj për pjesëmarrjen time në këtë Kuvend Madhështor. Kërkoj ndjesë që për shkaqe objektive nuk do kem mundësi të jem pjesë e këtij evenimenti kaq madhështor. Por, zemra dhe mendja ime, adrenalina dhe rruzat e kuqe të gjakut rrotullohen drejt Prishtinës dhe Forumit Musliman të Kosovës. Në proceset demokratike të përcaktimit të statusit final të Kosovës Forumi Musliman i Kosovës bart mbi supe barrën e rënd të ngjyrimit mysliman në hartën gjeografike të botës. E pranoj se për të vepruar në Kosovë duhet një trimëri, mençuri dhe kurajo e rrallë të cilin ky forum besoj e posedon”.
Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës Fuad Ramiqi në fjalimin e tij, përveç tjerash ceku se” në rrethanat në të cilin gjendemi në situatën aktuale politike të Kosovës në mungesë të mjeteve financiar jemi duke vepruar me mundësit tona që na lejojnë të veprojmë. E di, që pengesa kryesore që e kemi, është se për shkaqe financiare, nuk kemi mundur akoma as një zyre të Forumit të hapim, ku kishim organizua veprimtarin tonë dhe kishim qenë të hapur për të gjitha segmentet e shkeljeve të drejtave njerëzore, fetare e kulturore të besimtarëve mysliman të Kosovës, ku kishin mundur të raportojnë dhe të paraqesin të gjitha shkeljet e lirive dhe të drejtave njerëzore e fetare. Por ne do të veprojmë dhe do të punojmë komfor gjendjes momentale materiale në të cilin jemi, dhe për asnjë moment nuk do të heshtim, do të reagojmë, do të prononcojmë, do të prezantojmë opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar të gjitha shkeljet e të drejtave elementarëve të besimtarëve mysliman të Kosovës. Edhe për rastin më të ri, të përjashtimit të tre nxënëseve nga shkollat e mesme në Skenderaj, dhe të moslejimit të pranimit në punë të 2 mësueseve në Prizren, vetëm për shkaqet e mbajtjes së shamisë, ne do kërkojmë një takim urgjent me Ombuspersonin e Kosovës, me Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore si dhe me shtyllën e UNMIK-ut lidhur me problemin në fjalë. Sadat Musa potencoi që të shkohet edhe me peticion si formë me e butë e presionit apo qoftë nevoja edhe me protesta për shkelje të vazhdueshme të drejtave elementare njerëzore të besimtarëve mysliman, e sidomos pas rastit të paraqitur në fjalë. Naim Berisha potencoi hapjen e një zyre të Forumit pa të cilin vështirë është të zhvillohet ndonjë aktivitet të mirëfilltë dhe më frytdhënës. Poashtu ceku se duhet të vendosen kontakte edhe me organizatat e mirënjohura botërore si Human Rights, Amnesty Internatinal e kështu me rallë që do të kishin mundur të ndihmojnë në këtë aspekt të shkeljes së të drejtave themelore njerëzore. Qeram Telqiu i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, ai përveç tjerash ceku mosinteresim të institucioneve dhe organizatave tjera, në rend të parë të Bashkësisë Islame të Kosovës, lidhur me problemet dhe çështjet në fjalë. Ndërsa intelektualët tanë ende hezitojnë dhe janë në hamendje të plotë duke mos treguar fare interesim as për ndjenja kombëtare e lere ma ato fetare. Njashtu potencoi edhe prezencën e smirës apo zilis mes besimtarëve mysliman të Kosovës si një problem akut i cili i frenon dhe stagnon veprimtarit e ndryshme në këtë drejtim. Faik Miftari vuri se pasi që jemi duke ndodhur para fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen me 17 nëntor, si dhe para përcaktimit të statusit të Kosovës të paraparë gjer më 10 dhjetor, në momentin aktual kohor shtrohet pyetja a do të ishin të produktive apo kontraproduktive aksionet e shpërmendura, si dhe mosprezenca apo edhe mospjesëmarrja e të gjithë faktorëve tjerë relevant që merren dhe angazhohen me shkeljet e të drejtave themelore fetare.
Pas këtyre diskutimeve Fuad Ramiqi bëri një rekapitulim duke theksuar se fillimi i formimit të Forumit Musliman të Kosovës ka qenë shumë i vështirë, por tani e tutje do jetë më lehtë, se si i tillë vepron dhe ekziston, dhe se dita më ditë do të jetë edhe më i fortë, më përfshirës dhe me largpamës. Por një ju sigurojë, se ne si Forum nuk do të heshtim dhe do të ngrisim zërin tonë për të gjitha shkeljet elementarëve të myslimanëve në Kosovë, pasi që si të tillë të vetmit besimtarët mysliman janë të diskriminuar, të etiketuar, të sulmuar, të apostrofuar nga qarqe të caktuara.
Pas kësaj kryesuesi i Kuvendit Halil Ibrahimi potencoi edhe nevojën e zgjerimit të Kryesisë së Forumit, dhe se pas propozimeve nga të pranishmit, në mënyrë unanime u zgjodhën në Kryesinë e Forumit Musliman të Kosovës, edhe Visar Korenica, Naim Berisha, Sadat Musa dhe Qefsere Fazliu .Pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Kryesinë e Forumit Musliman të Kosovës, sekretari i Forumit Musliman të Kosovës Halil Ibrahimi bëri kërkesë që ta lirohet nga posti i sekretarit pasi që një kohë të gjatë do të jetë jashtë Kosovës, me qëllim të kryerjes së doktoraturës, po normal duke vazhduar të jetë anëtar i kryesisë, dhe do të vazhdon me punën dhe kontributin e tij edhe në periudhën e ardhshme të veprimit të Forumit Musliman të Kosovës.
Kryesia e Forumit Musliman të Kosovës e pranoi kërkesën e tij, dhe në vend të tij, për pozitën e sekretarit të Forumit zgjodhi Sadat Musën .
Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Forumi Musliman i Kosovës për të gjithë të pranishmit shtroi iftarin e përbashkët për nder të muajit të bekuar të Ramazanit.
Author: Visal
•11:11 e pasdites
Me refuzimin e pakosë së Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga ana e Rusisë e cila ishte kategorikisht kundër zgjedhjes së statusit të Kosovës sipas planit Ahtisari, pasoi një moment i jashtëzakonshëm.
Që nga ai moment i bllokimit të kalimit të Rezolutës sipas planit Ahtisari në KS të OKB-së, qëndrimi i Bashkësisë Evropiane filloi të zbrapset karshi qëndrimit të saj të mëparm të përkrahjes së pakosë Ahtisari, duke filluar të nënshtrohet presionit të Rusisë.
Ishte i pari kryetari françez Sarkozy që apeloi për shtyerjen dhe për bisedime të reja 6 mujore të palëve negocuese Prishtinë-Beograd, duke insistuar në gjetjen e një kompromisi të mundshëm të dyanshëm në mes Beogradit dhe Prishtinës, e që ishte kjo edhe kërkesa kryesore e Rusisë për shtyerjen e afatit kohor të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe për gjetjen e një kompromisi të mundshëm të pranueshëm të dyanshëm.
Bashkimi Evropian, e sidomos Franca dhe Gjermania, u zmrapsën karshi shtimit në rritje të sipër të forcës së saj ekonimoke, politike, ushtarake dhe posedimit të rezervave enorme
të naftës dhe gasit si dhe rolit karizmatik të liderit të saj Vladimir Putin.
Bashkimi Evropian nga përkrahja e planit Ahtisari, tani insiston në gjetjen e ndonjë kompromisi të mundshëm të pranueshëm për të dy palët, e duke ditur qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve negocuese, në njerën anë pozicionin e palëkundër të palës shqiptare për pavarësinë e Kosovës, e në anën tjetër pozicionin e betonuar të palës serbe për ruajtjen e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë, a thua cili do të ishte ai kompromis i mundshëm shumë i përfolur?
Përsëri ishte i pari, ministri i jashtëm françez Bernard Kushner, njohës i mirë i gjendjes në Kosovë pasi që ishte më parë përfaqësuesi special i parë i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së pas vendosjes së UNMIK-ut në Kosovë. Ai e hodhi idenë se Franca do të mbështes kompromisin eventual të mundshëm në relacionin Beograd-Prishtinë, qoftë kjo të jetë edhe te ndarja e Kosovës.Më tutje vazhdoi me gafin e tij politik, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në “treshen” e caktuar nga Grupi i Kontaktit për fazën e ashtuquajtur negocuese 120 ditore, Volfang Ishinger, i cili jo direkt por tërthorazi nuk e përjashtoi mundësin e ndarjes së Kosovës.Më tej ishte ministri holandez i punëve të jashtme Verhagen i cili gjatë vizitës së tij në Beograd e Prishtinë deklaroi se për Holandën do të ishte i pranueshëm pajtimi i dyanshëm për ndarjen e Kosovës. Në diplomaci është i njhur termi “nxehtë-ftohtë” i cili zbatohet në terminologjinë politike sa herë që kemi të bëjmë me bisedimet apo negociatat e ndryshme gjatë zgjidhjeve të konflikteve të ndryshme në arenën botërore. Pas deklarimeve pro ndarjes së Kosovës, pasuan deklarimet kundër ndarjes së Kosovës për të balansuar dhe zbutur idenë e hedhur më parë, pasi që ndarja e Kosovës ishte në kundërshtim me 3 pikat kryesore të përcaktuara kohë më parë nga Grupi i Kontaktit, moskthimi në gjendjen e vitit 1999, mosndarja e Kosovës si dhe mosbashkimi i saj me ndonjë shtet tjetër. Pasi pushuan zërat në Bashkimin Evropian për ndarjen eventuale të Kosovës, pason goditja e fortë nga pala kundërshtuese ruse, edhe atë nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov se edhe Rusia do të ishte e pajtimit edhe me ndarjen e Kosovës si kompromis i mundshën në mes Beogradit dhe Prishtinës. Në Insitutin e marrdhënjeve ndërkombtare me 3 shtator në Moskë Sergej Lavrov përveq tjerash deklaroi:” duhet të kuptohet se në gjithë politikën e jashtme të Rusisë, për ne ekzistojnë vijat e kuqe, dhe kjo është kur krijohen kërcënime reale të sigurisë sonë kombëtare, në këtë çështje është edhe Kosova. Tani për Rusinë, pavarësia e Kosovës është vija e kuqe, që ajo nuk do ta tolerojë dhe që tashmë është e lidhur me sigurinë e saj kombëtare”. Rusia ia arriti qëllimin e saj, që duke luajtur me politikën e saj të përkrahjes parezerv të Serbisë të krijojë huti dhe pëqarje në unitetin edhe ashtu pa unitet të Bashkimit Evropian. Menjëherë pas kësaj prap minsitri franqez i punëve të jashtme deklaroi se:” medoemos duhet të ruhet uniteti brenda bllokut evropian. Një gjë e tillë është më e vlefshme se sa fati i Kosovës kundrejt Serbisë”.
Kulminacion i këtij qëndrimi evolutiv të Bashkimit Evropian ishte deklarate e ambasadorit të Austrisë në OKB, Volfang Petriçit, njohës i mirë i trendeva aktuale politike në Ballkan dhe ish përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet e Rambujes,
“ nga aspekti ndërkombtar Serbia ka të drejtë që insiston në ruajtjen e tërsisë teritoriale të saj, e që do të thotë se nuk e di se si dhe në çfarë mënyre Serbia mund të ruaj këtë, që Kosovën dhe dy milion shqiptar ta mbajë në gjirin e saj”.
Në përfundim të këtij vështrimi mund të konkludojë se qëndrimi i Bashkimit Evropian nga përkrahja e pakosë Ahtisari, dalëngadal po evolun, e do të shohim se ku do të përfundojë ky evulim në fund të besedimeve të palëve të konfrontuara ne relacon Prishtinë-Beograd.


Faik MIFTARI

16.09.2007
Author: Visal
•10:55 e pasdites
Duke shfletuar ueb faqet në internet hasa në shkrimin me titull”Pasojat e akraballëkut” që u botua në gazetat shqipe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri të ish liderit politik, tani në pension, të intelektualit apo më mirë të themi shqiptarit turqishtfolës nga Tetova.
Logjika e shëndoshë njerëzore nuk mund të akceptojë, shkrimin në fjalë me plot të pavërteta, gjysmë të vërteta apo fakte të shtrembëruara sipas kutit dhe mendjes së autorit në fjalë. Edhe pse si i tillë, për shkak të natyrës së gazetës, që nuk le hapësirë për botim dhe elaborim më të gjatë, do të ndalem në vetëm disa nga insinuatat e tija qesharake. Ai në shkrimin e tij përveç tjerash cek se:”këto ditë, sipas lajmit që dha kanali televizivshqiptar”Top-Chanell” në Librazhdë, autoritetet fetare të kësaj ane së bashku me segmente të caktuara turke kanë organizuar synetimin kolektiv të më se 200 fëmijëve shqiptar, sipas traditës turke”.Synetimi i fëmijëve mysliman është një traditë fetare, përveç aspektit medicinal që e proklamon dhe e preferon mjekësia e sotshme bashkëkohore, e assesi nuk është traditë turke. Sa për ilustrim, po e përkujtoj autorin, se nëna e tij kur e ka organizuar ceremoninë rituale fetare të synetisë së djalit të vet Arbërit, e ka ftuar tërë qytetin e Tetovës, dhe ka qenë ngjarje madhore në atë kohë në rast se i kujtohet Arbër Xhaferit. Më tutje vazhdon “kohë më parë në muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive në sheshet e qyteteve, që dikur ishin të sunduar nga Perandoria Osmane. Këto projekte që kontrabandohen përmes petkut fetar krijojnë një varg problemesh brenda për brenda komunitetit shqiptar, por edhe në raportet shtetërore apo kombëtare të shqiptarëve në kontestin evropian”. A thua, kur i ka parë Arbër Xhaferi, rreshtat e gjata dhe të pafundme për iftarin e përbashkët në Tetovë, Prizren e Shkodër, prej mllefit dhe inatit është strukur në një qoshk të qytetit tënd të lindjes, pasi që imagjinatat e tua dhe insinuatat e tua nuk pinë fare ujë as në qytetin tënd të lindjes, e lere më në Prizren, Shkodër apo gjetiu në trojet shqiptare. Më tutje cek:”shikuar historikisht serbët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar t’i shfarosin shqiptarët. Ndërkaq politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien(shpirtin) identitetin kombëtar shqiptar”. Ky vlerësim i autorit është kulminacion në vazhdën e historisë së gjertanishme të imponuar dhe të frymëzuar nga idetë sllavo-helene, për të cilin me plot vend është iniciativa e ndërmarr këtyre ditëve në Shqipëri nga kryeministri shqiptar Sali Berisha për rishikimin dhe ri shkruarjen e historisë së vërtetë shqiptare. Identiteti kombëtar shqiptar është njohur pikërisht në fazën e parë të ekzistimit të Perandorisë Osmane, me emrin dhe termin shqiptar, por falë kësaj edhe ka mbijetuar identiteti kombëtar shqiptar gjatë tërë historisë së gjatë 500 vjeçare. Ai më tutje vlerëson” trajtimi i shqiptarëve si akraba të turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale për interesat e shqiptarëve gjatë sundimit osman, veçmas gjatë shpërbërjes së kësaj perandorie”. Në kohën e Perandorisë Osmane, Arbër Xhaferi, nuk do të pranojë faktin se si milet kanë qenë vetëm osmanlinj si shtetas të Perandorisë Osmane, e këtë milet e kanë përbërë të gjithë banorët e atëhershëm të Perandorisë Osmane, si turqit, shqiptarët, boshnjakët, arabët, kurdët, krishterët, çifutët e shumë të tjerët si qytetarët me të drejta të plota dhe të barabarta para ligjeve të atëhershme ekzistuese pa marrë parasysh përkatësin etnike apo fetare. Sa për ilustrim do të përmendi vetëm disa thënie prej shumë autorëve, publicistëve dhe historianëve me renome kombëtare e ndërkombëtare. Noel Malkolmi në librin e tij”Kosova-një histori e shkurtër” përveç tjerash thotë se ”trashëgimia osmane, duke përfshirë edhe trashëgiminë islame është diçka që u takon popujve të tërë Ballkanit, ta hedhësh poshtë atë si të “huaj” është historikisht po aq absurde sa do të ishte edhe absurde për irlandezët që të flakin gjuhën angleze si të huaj”. Muhamed Piraku përveç tjerash thekson se”civilizimi islam ka qenë faktori kryesor i qenies kombëtare shqiptare, faktori që e përcaktoi dhe e përkufizoi arealin e Shqipërisë etnike në shekujt XV-XVII, që i dha emrin kombëtar popullit dhe atdheut, shqiptar e Shqipëri”.Abdi Baleta më tej thekson” si do që të jetë zhvilluar procesi i myslimanizmit të shqiptarëve ky ka qenë një proces fatlum për të ardhmen e kombit shqiptar. Myslimanizmi ka shpëtuar pjesët më të rëndësishme të kombit shqiptar nga asimilimi, ka hedhur urat lidhëse atje ku rivaliteti ortodoks-katolik zgjeronte e thellonte hendeqet ndarëse midis shqiptarëve, dhe se duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë”. Thomas Arnold ka shkruar se:” përhapja e islamit ndër popullatën shqiptare është bërë në mënyrë graduale andaj nuk ka qenë e ekspozuar kurrfarë presionit”. Faik bej Konica ka konkluduar se:” po të mos kishte qenë Islami populli shqiptar do të kishte qenë populli më i madh me numër në Ballkan, por jo edhe shqiptar”. Sima Qirkoviç përveç tjerash ka thënë:” kalimi në Islam bëri diferencimin midis popullatës deri atëherë vëllazërore serbe dhe shqiptare, në këtë mënyrë shqiptarët me përqafimin islam i shpëtuan sllavizmit serb”. Më merr mendja se nuk kam nevojë më tepër të citojë edhe autorët tjerë rreth rolit të Islamit dhe Perandorisë Osmane në shpëtimin e popullit shqiptar nga asimilimi sllavohelen. Për këtë arsye, o Arbër Xhaferi, ne jemi mirënjohës Perandorisë Osmane, dhe se turqit i kemi edhe akraba por edhe popull vëlla turk, e jo siç e i quan ti Arbër Xhaferi “popull vëlla turk”. “Shpikjen” më të madhe që e bëri Arbër Xhaferi në shkrimin e tij, tezë e cila gjer tani, nuk është e njohur në historiografinë shqiptare është: “ pra, përfaqësuesit të”popullit vëlla turk” duke na trajtuar si akraba u pajtuan, madje edhe hartuan projektin për spastrimin e Rumelisë, të Gadishullit Ilirik nga popullata autoktone, të islamizuar nga vetë ata”. Projektet për spastrimin e shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve nga trojet e tyre etnike që kanë jetuar me qindra vite në perandorinë osmane, na është e njohur që datojnë qysh nga Naqertania serbe dhe Megaliidea greke të mesit të shekullit XIX, e që vazhduan me tutje me projektet e Vasa Qubrilloviqit e të Ivo Andriqit, e gjer te Memorandumi i Akademisë serbe të vitit 1986 me të cilën edhe u realizua spastrimi etnik i përkohshëm si i shqiptarëve dhe boshnjakëve në luftërat që zhvilloi hegjemonizmi dhe ekspansionizmi serb gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë. Por projektet për spastrimin e Rumelisë nga popullata autoktone të “popullit vëlla turk” ekziston vetëm në mendjen dhe trurin e Arbër Xhaferit. Me të vërtet o Arbër Xhaferi s’ka për të falur kur historiografia më e re këtë “shpikje dhe inovacion tëndin” iracional.
Cinizmin më të madh të vet e tregon kur e akuzon KFOR-in turk me fjalët se:
”në Kosovë kontributin e vet për vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtarëve turq, shqiptarët ndiejnë obligim që të falënderohen për impenjimet e tyre për vendosjen e rendit dhe të sigurisë, por e kanë të vështirë të kuptojnë përpjekjet e tyre për turqizim, asimilim të popullatës myslimane sllavishtfolëse apo shqipfolëse. Me këtë politikë, ato mund të arrijnë vetëm një objektiv:zvogëlimin e përqindjes vetëm të popullatës shqiptare, që në parim nuk do të ishte në favor “të popullit vëlla turk”. O Arbër Xhaferi, KFOR-i turk vepron në Prizren, ku edhe unë jetojë, dhe në Dragash, dhe se me të madhe ndihmon në çfarëdo mënyre çoftë popullatën në të cilin graviton, si shqiptarët, turqit edhe boshnjakët . Unë gjer më tani nuk kam ndie që ka një rast të tillë që një shqiptar shqipfolës apo boshnjak sllavishtfolës u turqizue apo u asimilue me ardhjen e KFOR-it turk, edhe pse jam në rrjedhat e ngjarjes dhe i përcjell trendet aktuale politike , por që ja edhe këtë është në gjendje me ç’pik Arbër Xhaferi, por në rast se ke njohuri për këtë, bile jep edhe një shembull konkret, pasi që neve që jetojmë në Prizren nuk kemi njohuri të tillë dhe mund të mësojmë diç nga juve.
Por dua t’ia përkujtojë Arbër Xhaferit edhe këtë ngjarje, në rast se nuk është në dijeni, pas vendosjes së KFORIT në Prizren, pas një kohe, gjatë një patrullimi të ushtarëve gjerman një mbrëmje në qendër të Prizrenit, në Shadërvan, nisin të i provokojnë dhe të legjitimojnë ushtarët e KFOR-it turk, qytetarët e Prizrenit që ishin prezent në atë moment, i rrethojnë ushtarët gjerman, dhe i marrin ushtarët turq dhe me veturat e tyre i dërgojnë në vendin ku është stacionuar kontingjenti i tyre, me ç’rast e parandaluan edhe ndonjë ekses eventual të mundshëm në përmasa më të mëdha në mes të ushtarëve të KFOR-it. E këtë e bënë me siguri nga akraballëku dhe vëllazërimi me popullin vëlla turk, e jo nga armiqësia që ti si individ ndien ndaj “popullit vëlla turk”.
Në përmbyllje të këtij vështrimi, do të cekë edhe këtë element, nëna jote me siguri kurrë nuk ka për të falur, për prishjen e akraballëkut dhe akuzat ndaj popullit vëlla turk, pasi me të ke folur vetëm në gjuhën turke, pra gjuha jote amtare ka qenë turqishtja, edhe neve në Prizren edhe pse e flasim turqishten, nuk e ndiejmë veten më pak shqiptar se juve Arbër Xhaferi si shqiptar turqishtfolës. Më poshtë e citoj burimin për këtë:
“Ti, ti Arbën Xhaferi që për synetin tënde nëna jote ka ftuar gjithë qytetin, ti ti që me nënën tënde ke folë turqisht pasi ajo nuk dinte asnjë fjalë shqip, ti ke qenë një shqiptar turqishtfolës dhe sot analizon popullin shqiptar duke i kritikuar traditat si fetare ashtu edhe kulturore duhet ta dish kufirin dhe mos u fut aty ku ngatërrohesh. Pasi ti u bëre patriot nën hijen e VMRO-së”. www.Shekulli.com.al/news/44/article/15216/2007-09-02.



Faik MIFTARI
7.9.2007
Author: Visal
•12:13 e paradites
Kemi hyrë në fazën e dytë të negociatave të ashtuquajtura 120 ditore apo negociatave shtesë për zgjidhjen e çështjes së statusit politik të padefinuar të Kosovës. Me 30 gusht të vitit 2007 do të mbahet takimi i dytë i radhës në Vjenë në mes “treshes” së caktuar nga Grupi i Kontaktit dhe palëve negocues nga Prishtina e Beogradi. Takimi do të mbahet ndaras me palët e implikuar në proces, pa pas mundësi të takimeve direkte në mes tyre.

Edhe ardhja e Wolfang Ishingerit para ca ditësh në Prishtinë u përcoll me një heshtje diplomatike, edhe pse ishte takuar ndaras me të gjithë anëtarët e Ekipit të Unitetit, por në kuluare politike përflitet se ju ka përcjell porosinë negocuesëve kosovar se mos të presim që në vitin 2007 do të zgjidhet statusi i Kosovës. Tani për tani nuk ka fije shprese se mund të afrohen qëndrimet e palëve negocuese drejt një kompromisi t ë mundshëm, më tepër diplomacia botërore është duke bërë përgatitje për fazën e dytë të bisedave kur do të bëjë një presion të paparë në të dy palët për të nxjerr një kompromis të mundshëm në të cilin insiston “treshja” e ngarkuar nga Grupi i Kontaktit . Me sa duket kjo kohë e bisedimeve shtesë më tepër ka të bëjë me gjetjen apo afrimin e qëndrimeve rreth një kompromisi të mundshëm në mes të Kuintit( SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) dhe Rusisë në anën tjetër, se sa të ndonjë kompromisi të mundshëm në mes Beogradit dhe Prishtinës. Pas kësaj faze negocuese 120 ditore do të pasojë shtyerja e ardhshme e statusit për në pranverë të vitit 2008, pasi që UNMIK-u këto ditë po e planifikon buxhetin e vet të ardhshëm fiskal edhe pas periudhës në të cilin përfundon viti fiskal në qershor të vitit 2008. Neve na mbetet të shohim se këto negociatat të ashtuquajtura 120 ditore a do të përfundojnë me ndonjë rezultat konkret të palëve negocuese apo do të jenë bisedimet sa për të përfituar në kohë, pas së cilës do kemi prapë bisedat shtesë për në pranverë të vitit 2008.


Temë aktuale që po përflitet dhe analizohet gjatë këtyre ditëve në skenën politike kosovare është mbajtja apo prolongimi i zgjedhjeve të përgjithshme( parlamentare) dhe atyre vendore(komunale) . Vjet në kohën kur skadoi mandati i asambleve komunale, me një vendim ekzekutiv të shefit të UNMIK-ut zgjedhjet komunale u prolonguan për një kohë të mëvonshme, edhe pse pa kurrfarë problemi ato kanë mundur të mbahen, pasi që fare nuk kanë pas të bëjnë me statusin politik të pazgjidhur të Kosovës. Gjersa në njërën anë në Kosovë u shtyn zgjedhjet komunale për shkak të bisedimeve në Vjenë, në anën tjetër në Serbi u mbajtëm zgjedhjet e planifikuara dhe u shtyn bisedimet e parapara. Paradoks apo anomali i thonë kësaj. E tani bëhet një lojë e dyfishtë politike, në njërën anë trumbetohet me të madhe nga ana e parive politike për mbajtjen e zgjedhjeve, si të përgjithshme ashtu edhe vendore, ndërsa në bisedimet që bëjnë me ndërkombëtarët thuhet se në rast se këto zgjedhjet ndikojnë në statusin e Kosovës, të shtyhen apo mos të mbahen në kohën e caktuar. Edhe pse nuk kanë mbetur as 3 muaj të plotë nga data e parashikuar e mbajtjes së zgjedhjeve për 23 nëntor 2007, edhe pse ende zyrtarisht nuk është shpall mbajtja e zgjedhjeve e që pritet që shefi i UNMIK-ut Johakim Rycker ta bëjë këtë tek në fillim të shtatorit. Në këtë kohë të shkurtër të mbetur nuk ka as gjasa teorike e lere më praktike që të mbahen edhe zgjidhjet parlamentare edhe ato komunale, plus të paralajmëruara edhe me lista të hapura, që do kohë më tepër dhe përgatitje shtesë


.


E vetmja zgjidhje më e mirë në këtë moment aktual do të ishte mbajtja e zgjedhjeve komunale për të cilin do të ishin të pajtimit të gjitha partitë politike të Kosovës, dhe se nuk kanë kurrfarë gjase të ndikojnë në mënyrë të drejte a apo tërthorazi në fazën e bisedimeve aktuale për zgjidhjen e çështjes së statusit të padefinuar të Kosovës.


Edhe poçese do mbahen zgjedhjet në Kosovë, në fund të këtij viti, çfarëdo çofshin ato, së bashku, apo vetëm ndaras, rrezik permanent do të jetë dalja minimale e zgjedhësve në Kosovë në votime, e atëherë shtrohet pyetja se sa do të ishin ato valide dhe legjitime për pushtetin në përgjithësi, qendror apo lokal në Kosovë.





Faik MIFTARI
29.08.2007
Author: Visal
•8:44 e pasdites
Me 15 korrik 2007 u mbushën plot 25 vjet nga dita kur kam shkuar në shërbim të detyrueshëm ushtarak në ish “Armatën Popullore të Jugosllavisë”. Duke marrë parasysh përherë në kujtim thënien e urtë të Mulla Mustafa Basheskisë “çdo send që shënohet mbetet, çdo send që mbahet mend harrohet” vendosa që të shënojë kujtimet e hidhura nga shërbimi ushtarak që të mbeten përherë. Vetëm 1 vit pas demonstratave të vitit 1981, në atë kohë doli ligji i ri për shërbimin ushtarak, që ata që e kryen shkollën e mesme dhe regjistrohen në fakultet mund të kryejnë menjëherë shërbimin ushtarak. Edhe unë veprova njashtu, pasi që u regjistrova në fakultet, u paraqita në sekretariatin e mbrojtjes popullore, dhe pas vetëm ca ditëve mora ftesën, dhe saktësisht me 15 korrik të vitit 1982 shkova në shërbimin e obligueshëm ushtarak në Shkup në kazermën”Goce Delqev”.
Çasti i parë i hidhur që përjetova ishte që në ditën e parë të shkuarjes sime në shërbim ushtarak, ishte dita e 15 e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe pas 10 vitesh agjërimi të pandërprerë që nga mosha 9 vjeçare kur isha në bankat shkollore të klasës së tretë fillore, m’u pamundësua që të përfundoj edhe 15 ditët e mbetura të agjërimit.
Isha i rreshtuar në njësinë e këmbësorisë, dhe menjëherë i nisëm me stërvitjet të rregullta dhe përsosje të shkathtësive ushtarake, përveç pajisjeve tjera që i kisha, isha i pajisur prej armatimit me pushkë automatike të prodhimit serb”Zastava” të Kragujevcit , prototip i Kallashnjikovit rus AK-47 .
Edhe pse stërvitjet ishin të mundimshme, por pasi që isha i ri në moshën 19 vjeçare, i përballova pa problem, por në këtë aspekt shumë më problem kanë pas më të vjetrit që ishin si p.sh udhëheqësi i programeve argëtuese Hivzi Krasniçi, i cili vetëm pak ditë para se të vijë në shërbim ushtarak, i ndërro jetë babai i tij hoxhë mulla Isuf Krasniqi nga Peja. Me të vërtet atë e kemi pas shokë të posaçshëm i cili me humorin e tij na i lehtësonte çastet e hidhura gjatë shërbimit ushtarak. Periudha më e vështirë fizike ka qenë stërvitja 6 javore që e patëm mbajtë në poligonin më të madh ushtarak në Evropën jugore, që edhe në atë kohë interesim të shtuar kanë pas shumë shtete, e ai ishte poligoni ushtarak Krivollak me një perimetër që nuk gaboj 40kmx60km. Aty kryem edhe inskenimin e vërtet luftarak, sulm me tanksa dhe këmbësori me përdorim të municionit të vërtet luftarak. Kjo për neve ishte kurora e përvetësimit të shkathtësive ushtarake në gjirin e këmbësorisë. Por gjatë këtyre 6 javëve sa ishim në terren më së shumti kemi ndier mungesën e ushqimit dhe të bukës i cili ka qenë në sasi të vogla minimale, e këtu nuk mundem kur ta harrojë ushtarin e vjetër Sylejman Sopi nga Bukoshi i Suharekës i cili fshehurazi na sillte nga një bukë që për ne në atë kohë e kishte vlerën e një floriut. Me të vërtet ishin çastet e hidhura nga mungesa apo servimi minimal i ushqimit dhe i bukës në atë kohë.
Sapo u kthyem nga stërvitjet e mundimshme 6 javore në poligonin ushtarak Krivollak , në Shkup u ngarkuam me një detyrë të re, ushtrimet 2 javore të pandërprera të batalionit të nderit të sapoformuar enkas për përcjelljen e ish kryetarit të Turqisë z. Kenan Evren, më parë gjeneral i armatës dhe komandant i forcave të armatosura turke, njëherësh edhe autor i grusht shtetit ushtarak të 12 shtatorit 1980 në Turqi, i cili qe planifikua që nga aeroporti i Shkupit për t’u kthye në atdheun e vet në Turqi. Ushtrimet kanë qenë aq të mundimshme dhe të pandërprera 2 javore, vetëm për 2 minuta nderë që i kushtuam gjatë përcjelljes së kryetarit nga aeroporti i Shkupit.


Gjatë asaj periudhe stërvitore dyjavore 2 herë na i ndërruan pushkët e reja të sapoardhura dhe të paketuara e të zhytura tërësisht në vaj, dhe një Zot e di sa kemi hekë gjersa i kemi pastruar pushkët që ishin të zhytura në vaj . Kontingjenti i parë i pushkëve të reja u zëvendësua me kontingjentin e dytë vetëm për një arsye më të vogël pasi që ngjyra e kondakëve të pushkëve nuk qe e njëjtë. Stërvitjet 2 javore u përcillnin drejtpërdrejt nga komandanti i atëhershëm i ushtrisë së tretë të Shkupit, gjeneralkolonel Stevan Mirkoviq. Ish Armata Popullore e Jugosllavisë në atë kohë përbëhej prej 5 ushtrive, zona e armatës së parë me seli në Beograd, zona e dytë e armatës me seli në Nish, zona e armatës së tretë me seli në Shkup, zona e armatës së katërt me seli në Sarajevë dhe zona e armatës së pestë me seli ne Zagreb. Një ditë para se të dalim në aeroportin e Shkupit për të përcjell kryetarin Turqisë z. Kenan Evren, gjeneralkoloneli Stevan Mirkoviq mbajti një fjalim batalionit të nderit të caktuar enkas për përcjelljen e mysafirit .Përveç tjerash ai ceku: “ushtarët e mi, nuk guxojmë neve të koritemi si ushtri në tërësi, se nuk jeni duke bërë nder një kryetari civil shteti, por jeni duke bërë nder një gjeneralit turk i cili më parë për shumë vite ka qenë komandant i 1 milion ushtarëve të forcave ushtarake të Turqisë, e cila është pasardhëse krenare e armatës së famshme osmane e cila ka sundua dhe dërmua si perandori më e fuqishme botërore në histori, jo 5 vjet, as 50 vjet, por mbi 500 vjet në të tri kontinentet e botës si në Azi, Evropë dhe Afrike që nga brigjet e oqeanit indian e gjer në brigjet e oqeanit Atlantik”.
Të nesërmen e tërë procedura e ceremonialit përcjellës zgjati vetëm 2 minuta, me ç’rast kryetari i Turqisë Kenan Evren batalionin e nderit të rreshtuar enkas për te e përshëndeti me fjalët”Merhaba askerler” dhe u nis në aeroplanin me të cilin u kthye në atdheun e vet.
Çast i hidhur ka qenë që gjatë tërë kohës së shërbimit ushtarak që të gjithë ushtarët ushqeheshim nga kazani i njëjtë, si krishterë ashtu edhe mysliman, që ka qenë kryekëput një goditje e qëllimshme kundër besimit islam dhe myslimanëve në përgjithësi, edhe pse jam munduar që në çdo mënyrë të largohem nga përdorimi i mishit të derrit dhe produkteve të tij, që për neve myslimanëve në përgjithësi rreptësisht është i ndaluar, por edhe ajo grimcë që ka kapërcye në gojë rastësisht, është bërë jo me vullnet dhe dëshirë, por nga presioni i servimit të politikës antifetare në ushtri, e sidomos neve që ishim të përkatësisë fetare myslimane.
Gjatë gjithë kohës jam përpjekur me të gjithë mundësit e mia të ndikojë në ushtarët tjerë shqiptar të tregojnë një pjekuri politike dhe maturi ushtarake, pasi që vetëm një vit pas demonstratave të vitit 1981, filloi “gjahu” mbi ushtarët shqiptar duke qenë nën monitorim, ngacmim dhe përndjekje të përhershme nga shërbimi sekret ushtarak KOS-it, gjë që vetvetiu e kam provuar në lëkurën time direkt këtë kërcenim dhe presion psikik.
Në njërën prej ditëve që kalonim gjatë stërvitjeve dhe ushtrimeve të rregullta ushtarake, unë isha i sëmurë, gjegjësisht kisha dhimbje të dhëmbit dhe isha paraqitur për kontroll mjekësor tek stomatologu. Gjatë kohës sa isha duke pritur papritmas më afrohet kapiteni i klasës parë i cili punonte në shërbimin sekret dhe ishte i njohur për përcjelljet e neve ushtarëve shqiptar. Më mbajti një fjalim bukur të gjatë në stilin e tij të njohur, duke u përpjekur që të më përvetësojë për bashkëpunim me te në përcjelljen e shokëve dhe vëllezërve shqiptar, më dha afat një javë që të paraqitem në zyrën e tij. Ajo java ka qenë me të vërtetë më e vështira për moshën time të re në atë kohë, pas presioneve dhe propozimeve të shumta për anëtarësim në Lidhjen Komuniste në ushtri, të cilëve me plot sukses u rezistova dhe në asnjë mënyrë nuk pranova kurën e kurës të inkuadrohem jo në

ushtri, por edhe më parë dhe më pas, ku ishte çasti akoma më i hidhur dhe më i rëndë, por falë besimit të patundur në Zot, i thash vetvetes se për asnjë çmim nuk do të mund të më përvetësojë po qe nevoja të paguaj edhe me burg, këtë rol dhe detyrë të ndyrë, që të jem spiun i shërbimit sekret ushtarak KOS-it, dhe vendosa që nuk do t’i përgjigjem ftesës. Kaloi java dhe unë fare nuk shkova t’i paraqitem në zyrën e tij, pas kësaj ai kapiten i klasës së parë më asnjëherë as më ka ftuar dhe as që e kam takuar më. Ky me të vërtet ka qenë çasti më i vështirë dhe më i hidhur gjatë gjithë shërbimit tim ushtarak njëvjeçar në të ashtuquajturën ish Armatën Popullore të Jugosllavisë.
Një kujtim tjetër të hidhur që e kam nga shërbimi ushtarak ka qenë edhe se gjatë verës në Shkup mbretëronin temperaturat tepër të larta, dhe se neve ushtarëve nuk e di as vet për ç’farë arsye ndodhi, 15 ditë apo 2 javë të plotë, nuk na u mundësua larja apo pastrimi, menjëherë si rezultat i mospastrimit dhe i ndikimit të temperaturave të larta u godita nga sëmundja ngjitëse”Scabies” dhe se pasi u paraqita në ambulancën shëndetësore pran kazermës, mjeku kujdestar kur më pa në atë moment urgjentisht më dërgoi në spitalin ushtarak ku isha plot një javë në izolim të plotë dhe nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore gjersa nuk u evitua sëmundja ngjitëse”Scabies” si shkak i temperaturave të larta dhe i zgjatjes së kohës së mospastrimit, veç e di se pas rastit tim mjeku ka alarmua me të madhe të gjitha strukturat udhëheqëse ne kazermë dhe pas kësaj raste të tilla më nuk u paraqitën.
Pas plot 5 muaj shërbimi në Shkup, pas kryerjes së trajnimit të shkathtësive ushtarake në njësinë e këmbësorisë, u transferova për shërbim të mëtutjeshëm ushtarak, mu në prag të vitit të ri 1983, në karakollin kufitar”Cvetan Dimov” mu pranë vendkalimit kufitar në Gjevgjeli me Greqinë. Në karakoll ishim gjithsejtë 18 ushtar dhe 2 dhjetar, slloveni Mihelj Alesh nga Sllovenia dhe shqiptari Fatmir Shaqirin nga Maqedonia. Komandant të karakollit e kishim serbin Mile Zekiç nga Bosnja i cili mbante një raport ushtarak dhe kolegjial me të gjithë ushtarët gjatë 6 muajve sa isha në shërbim në karakoll në njësinë e kufitarëve. Për dallim nga kazerma”Goce Delqev” në Shkup, në karakollin kufitar”Cvetan Dimov” frymohej më lirisht dhe me më pak presione psikike, ndërsa mundimet fizike qenë të nivelit të njëjtë, por ato nuk paraqitnin vështirësi për neve shqiptarë, sa ishin të rënda presionet, shantazhe, inskenimet, kërcënimet psikike nga ana e eprorëve dhe ushtarakëve e sidomos të atyre të shërbimit sekret, KOS-it ushtarak. Prej 20 ushtarëve sa ishim në karakoll 5 ishim shqiptar, 5 serb, 3 kroat, 2 boshnjak, 1 slloven, 1 maqedon, 1 hungarez, 1 sllovak dhe 1 rom. Jeta ushtarake në karakoll dallohej me të madhe nga jeta ushtarake në kazermë, pasi aty e kishim prezent vetëm gjatë orarit të punës prej orës 7 gjer më 15 komandantin e karakollit, e pas saj kohe ishim vetëm në duart e komandës së 2 dhjetarëve gjer në ora 7 të mëngjesit të nesërm. Gjatë gjithë kohës së orarit të plotë prej orës 7 e gjer në 15 të ditëve të punës vazhdohej me ushtrime dhe trajnime për ruajtjen e kufirit, ndërsa epej roje 24 orësh dhe patrullime për gjatë linjës së kufirit nga 2 herë në ditë në kohëzgjatje 12 orësh sipas orarit dhe rendit të caktuar. Për dallim nga ushtarët tjerë vazhdimisht e përcillja shtypin ditor dhe të gjitha gazetat dhe revistat që na vinin, krahas asaj edhe Rilindjen tonë e vetme gazetë ditore në gjuhën shqipe në atë kohë, gjatë shërbimit e përvetësova edhe gjuhën maqedone pasi i përcillja me rregull mediat e shkruara si dhe ato elektronike maqedone.

Orët politike që i kishim për ditë të obligueshme i mbajtsha unë ushtarëve pasi që komandanti i karakollit për të liruar veten nga obligimi që kishte më obligoi mua që të mbaj gjatë gjithë kohës sa isha në shërbim në karakoll, plot 6 muaj me rresht. Edhe këtu në karakoll në mesin e ushtarëve ishin krijuar veç të ashtuquajtura 2 taborre apo blloqe të pashpallura, në njërën anë ishte “koalicioni” shqiptarokroatoboshnjak, në anën tjetër blloku serbomaqedonomalazias, pasi që veç valët e nacionalizmit dhe urrejtjes nacionale sapo kishin filluar. Edhe dhjetari slloven bashkëndiente me taborin tonë, por nga pozita që kishte mbante një pozitë asnjanëse, ndërsa dhjetari shqiptar gjatë gjithë kohës kishte një frikë të tepruar, ndoshta nga pozita në të cilin gjendej. Në pranverë të vitit 1983 u mbajtën edhe procese politike të montuara në ish Jugosllavi që ngjallën vëmendjen e opinionit të gjerë vendor e ndërkombëtar. Ishte i ashtuquajturi proces kundër grupit “fundamentalist” të Sarajevës në krye të së cilit ishte Alia Izetbegoviqi dhe procesi kundër grupit “irredentist”shqiptar të Prishtinës në krye të së cilit ishte Ukshin Hoti. Të 2 këto procese të montuara i përcillja me kujdes dhe vëmendje të plotë, pasi isha i njoftuar përse afërmi me të 2 procese të ashtuquajtura antijugosllave e antisocialiste. E realiteti ishte i tillë që të dyja grupe luftonin dhe u angazhonin për të drejtat kombëtare të tyre. Por ishte dallimi evident në mes këtyre dy grupeve, gjersa i ashtuquajturi grupi “fundamentalist” i Sarajevës bënte përpjekje për përmirësimin e pozitës së vetë kombëtare dhe fetare në ish Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse, përkundrazi grupi i ashtuquajtur “irredentist” bënte përpjekje për përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve të ish Jugosllavisë, për pozitën e barabartë të Kosovës dhe shpalljes së republikës me pozitë të njëjtë me republikat tjerë në Jugosllavi, elementin fetar tërësisht e ka eliminuar dhe e çmonte si një element destabilizues, antikombëtar, që logjika e shëndosh njerëzore assesi nuk ka mundur të akceptojë.
Do të përshkruaj edhe disa veçori karakteristike gjatë shërbimit ushtarak në karakollin kufitar në njësinë e kufitarit që ia vlen të shënohen.
Përveç lojës së futbollit, basketbollit, volejbollit, pingpongut, edhe loja e shahut ka qenë prezentë gjatë kohës së lirë që kishim në karakoll. Lojën e shahut aspak nuk e kam njohur, ishte ushtari Nenad Matoviq nga Serbia që më mësoi lojën e shahut. Aq bukur e përsosa lojën e shahut, sa që 1 ditë para kryerjes së shërbimit ushtarak luajtëm lojën e fundit me ushtarin Nenad Matoviq i cili më mësoi këtë art të menduarit e të veprimit, me ç’rast unë e fitova 3 me 0, pas shtrëngimit duarsh i thash” sot e ke përfunduar misionin tënd , çasti kur nxënësi ngadhënjen ndaj mësuesit të vet, është shenjë e vërtetë e mësimit të mësuesit ndaj nxënësit të vet”. Ata që e luajnë shahun dhe kur të humbin nga kundërshtari e dinë më së miri se si ndihen në atë moment, qerja iu ndërrua i mori pamje tjetër, dhe një Zot e di si e përballoi veten ish mësuesi im i dikurshëm i lojës së shahut.
Në patrullat gjatë ruajtjes së kufirit shkonim nga 2 vetë përherë, merrni me mend aq i kushtonim kujdes ruajtjes së kufirit, të bazuar në doktrinën komuniste se kapitalizmi është rrezik permanent i socializmit vetëqeverisës, ashtu që ne përveç që e ruanim kufirin në anën tonë, e ruanim edhe anën greke, sepse për 6 muajt vetëm një herë kemi parë ushtarët grek në patrullim të kufirit të vet edhe atë me xhip ushtarak, e ne të shkretët e kishim të mbuluar kufirin plot 24 orë pandërprerë dhe atë përherë në këmbë.
Sa herë që qëllonte të jem në patrullë kufitare me ushtarin Nenad Çojbashiç një serb nga Beogradi i cili e mbante veten lart pasi që jetonte në metropol, neve na nënçmonte ushtarët tjerë si proviencialista që nuk kemi kulturë, jemi larg rrjedhave të ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, muzikore e kështu me radhë.
Por unë për ta demaskuar mendjemadhësinë e tij, sa herë që ishim bashkë në patrullë, i blinim nga dy kopje të fjalëkryqit “Eureka” që shtypej në Beograd në gjuhën serbe, dhe se çdo herë unë ngadhënjeja ndaj tij në plotësimin me sukses të fjalëkryqit, dhe se i drejtohesha me fjalët ” një provincialist i thjeshtë, pa kulturë, i prapambetur, dhe plus shqiptar, në gjuhën tënde dhe në fjalorin tënd dilja më superior ndaj metropolistit me kulturë të gjerë dhe me kinse njohuri të gjerë të rrjedhave politike, kulturore, sportive, argëtuese, muzikore, e kështu me rrallë.” Prej mllefit të vet u tërboje pa masë dhe sa që nuk kobte prej dëshpërimit dhe hidhërimit se si ishte e mundur që një shqiptar ta mund atë në çdo pikëpamje të njohurive gjatë mbushjes së fjalëkryqit në fjalë.
Të vetmin shok në kuptim të plotë të fjalës dhe që kohën që më tepërmi që e kalojsha me te, natyrisht përveç shokëve dhe vëllezërve shqiptar , e sidomos kur na rastiste të qëllojmë së bashku në patrullë ka qenë sllovaku Vilem Shebesta nga Vojvodina. Me të vërtet ishte me një kulturë dhe intelekt të veçantë, me të madhe u vërejtke largpamësia e tij që datonte shumë larg që nga koha kur Vojvodina ishte në kuadër të AustroHungarisë, dhe se pas disfatës së saj në luftën e parë botërore iu aneksua Serbisë apo të ashtuquajtur Mbretërisë SKS( serbokroatesllovene ). Ai përveç tjerash edhe pse i krishterë, i takonte sektit baptist, dhe se pasi që edhe unë isha besimtar, e gjetëm një gjuhë të përbashkët, dhe diskutonim problemet e shumta dhe tema të ndryshme, përveç atyre fetare. Ka qenë një kënaqësi e rrallë dhe se shume kohë pas shërbimit kemi mbajt korrespodenca të rregullt, gjer në vitin 1991 kur edhe filloi shpërbërja e Jugosllavisë, pas së cilës u ndërprenë kontaktet tona.
Një çast që patjetër duhet të ceki, e që nuk mund të anashkalojë, ka qenë një natë prej netëve të shumta, 1 vit para mbajtjes së Lojërave dimërore olimpike në Sarajevë të parapara për vitin 1984, kur e hapa bisedën dhe i cyta në polemikë të paparë gjer atëherë dy tabore rivale, serbokroate, dhe me një mjeshtëri i futa në zjarr, ndërsa aty kam vërejt se sa nuk durohen mes vete, e sidomos kroatët fare nuk i duronin dot serbët, ndërsa serbët përveç kroatëve, edhe shqiptarët edhe boshnjakët nuk mund t’i shihnin me sy. Çasti më i rëndë që na ndodhi në karakoll ishte kur gjatë një stërvitjeje që kishim, ushtarit Luanit nga Peja, i shkrepi plumbi nga pushka automatike e tij, po për fat të mirë nuk na qëlloi asnjërin, ne sa herë qe dilnim në roje dhe patrullë përgjatë kufirit e ndërronim karikatorin e zbrazët me karikatorin e plotë, dhe kur u kthenim nga detyra nën mbikëqyrjen e dhjetarit përsëri i ndërronim karikatorin, të plotin me të zbrazëtin, por ai natën kur u kthye nga patrullimi i kufirit e kishte harruar me e ndërrua karikatorin dhe se në mëngjes në pushkë i kishte mbetur karikatori i plot me plumba. Por komandanti i karakollit rreshteri i ri Mile Zekiç na tuboi të gjithëve dhe se u tregua shumë zemërhapur, ashtu që na mbajti një fjalim duke na lutur të gjithëve që kjo që ndodhi të mbetet në mes neve dhe të harrohet, ashtu që askush nuk ka pas pësuar kurrfarë pasoje, me të vërtet u tregua njeri dhe shok rreshteri i rri që ishte vetëm në moshën 20 vjeçare. Por presion politik dhe psikik kemi pasur nga eprorët maqedon nga kazerma e Gjevgjelisë nën komandën e të cilëve ishim, sa herë që na vizitonin, e sidomos kapiten Bocevski i shërbimit sekret ushtarak KOS-it me të cilin kishim kokëçarje të mëdha.
Edhe pse ishte shenjëtari më i mirë në mesin tonë dhe në tërë kazermën e Gjevgjelisë mësuesi Alush Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës, kur nuk e marrshin në gara vetëm pse ishte shqiptar, dhe se shumë problem kam pas për me qetësua dhe me u pajtua me një gjë të tillë, edhe pse kishte plot të drejtë në atë aspekt.
Mësuesi Alush kishte një miqësi të rrallë me dhjetarin Mihelj Alesh nga Sllovenia, të cilin e luti, pasi që më parë e përfundoi shërbimin prej neve, që kur të kthehet në Slloveni, t’i blej farmerka nga Triesta të Italisë dhe një majicë , slloveni premtimin e dhënë e mbajti dhe ja dërgoi me postë, nuk kam parë më të lumtur e më të gëzuar mësuesin Alush në atë çast.
Erdhi dita e 30 qershorit të vitit 1983, ditë kur e përfundova shërbimin ushtarak, në karakoll ishte një praktikë që praktikohej sa herë që ushtari kufitar e përfundon shërbimin, në ora 7 të mëngjesit kur vinte komandimi i karakollit, të gjithë ushtarët u renditshim dhe bënim parakalim nderi, pas së cilit pasonte përshëndetja me komandantin dhe me të gjithë ushtarët e renditur enkas për përshëndetje.
Me të gjithë u përshëndeta, e ata kishin një zakon tjetër nga neve shqiptarëve të cilit merrem në gryk gjatë përshëndetjes, e me ata s’kishte çare pa u puth, por kur erdha tek shoku im më i mirë mësuesi Alush, i thashë” pashë Allahun ti bile merrmë në gryk,siç e kemi zakon, lere ore më tha shkijet po i len me të puthë, e unë për inat të tyre dy herë do të puthë, ashtu edhe veproi me shokun e vet më të ngushtë të ushtrisë.
Dita e 30 qershorit 1983 do të mbetet në jetën time si ditë më e lumtur gjer atëherë në moshën time 20 vjeçare, të cilin do ta mbaj përherë në jetë, dhe për kuriozitet kur u ktheva në shtëpi ishte edhe muaji i agjërimit i Ramazanit me ç’rast vazhdova me agjërim ditët e mbetura, ndërsa ato që nuk i agjërova gjatë shërbimit ushtarak i kompensova më vonë.


Faik Miftari

24.08.2007

Author: Visal
•11:26 e pasdites
Pas vizitës së parë të “treshes” në përbërje Frank Wisner, Wolfang Ishinger dhe Aleksandar Harçenko të caktuar nga Grupi i Kontaktit në përbërje SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, Beogradit dhe Prishtinës nisi faza e re e negociatave 120 ditore në të cilin sipas deklarimeve të “treshes” do të kërkohet një kompromis i mundshëm i pranueshëm për të dyja palët për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. Pas refuzimit të pakosë Ahtisari nga Serbia dhe Rusia në Këshillin e Sigurimit, dhe pranimit të këtij plani nga Kosova, ky plan përfundimisht ka dështuar dhe se as që do të gjendet në tryezat e bisedimeve të parapara 120 ditore. Si kompromis i mundshëm për të dyja palët, Beogradin e Prishtinën, në të cilin insistojnë faktorët ndërkombëtar, mbesin vetëm 2 opsione në lojë në tryezat e bisedimeve.Opsioni i parë, që tani përflitet vetëm në kuluaret politike, për të para përgatitur opinionin e gjerë publik për më tutje, është plani i përgatitur për ndarje të Kosovës. E ky plan konsiston në atë, që gjatë 120 ditëve të negociatave, në kohën dhe momentin e duhur do të bëhet trusja e “butonit” për realizimin e këtij plani të paraparë për ndarjen e Kosovës. Do të inskenohet një sulm në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në sektorin e KFOR-it francez, matanë lumit Ibër, nga grupe të përgatitura më parë, me ç’rast do të shkaktohen edhe viktima në njerëz, ashtu që në atë moment ushtria dhe policia serbe me pararoje të saja të grupeve paramilitare do të marrin nën kontroll këtë hapësirë gjer te lumi Ibër, me ç’rast edhe de jure do të ndajnë këtë pjesë të Kosovës, e cila de fakto është jashtë kontrollit të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës dhe të UNMIK-ut që nga viti 1999, falë tolerimit dhe mbylljes” sy” të KFOR-it francez si akt i kryer që më parë. Serbia do të arsyetoj veten në opinionin publik me deklarimet e saja pompoze se këtë akt të veprimit të saj e ka bërë për mbrojtjen e popullsisë serbe, kinse në pamundësi të mbrojtjes së popullatës nga KFOR-i francez. Pas këtij veprimi diplomacia ndërkombëtare, gjegjësisht Grupi i Kontaktit, do të bëjë trusni politike palëve negocuese Beograd-Prishtinë të pranojnë këtë ndarje si akt i kryer dhe si kompromis i vetëm i mundshëm, në të cilin thirren dhe insistohet që të jetë i pranueshëm për të dyja palët si dhe për faktorin ndërkombëtar. Pa kësaj do të pasojë pranimi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha faktorët relevant vendimmarrës si SHBA-ja, BE-ja dhe Rusia, si dhe do të bëhet përshpejtimi i pranimit të Serbisë ne BE, si kundërvlerë për pajtimin e saj, krahas përvetësimit të pjesës veriore të Kosovës.Opsioni i dytë i mundshëm është që pas 120 ditësh negociatash të dështojnë bisedimet, pa arritur kurrfarë pajtimi apo kompromisi të dyanshëm, me ç’rast as njëra e as tjetra palë, si Beogradi ashtu edhe Prishtina, nuk do të lëshojnë pe edhe përkundër trysnive të mëdha të faktorëve relevant ndërkombëtar vendimmarrës. Kosova do të mbetet e palëkundur në qëndrimin e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës dhe moslejimit të ndarjes së saj, ndërsa Serbia në asnjë mënyrë nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe ndarjen edhe de jure të saj nga Serbia. Pas kësaj do të pasojë shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga disa shtetet e caktuara, por pas këtij hapi do të pasojë reagimi i ashpër i Serbisë dhe Rusisë, me ç’rast automatikisht edhe pjesa veriore e Kosovës, matanë Ibrit, do të shpall pavarësinë e saj nga Kosova, ashtu që prapë do të kemi ndarje të Kosovës, por për dallim nga opsioni i sipërmendur, pa pajtim të palëve të përfshira në konflikt Beograd- Prishtinë, si dhe pa bekimin e faktorit relevant ndërkombëtar, pas së cilit do të kemi si rezultat destabilitet të përhershëm në Kosovë dhe rajon, pas zgjidhjes parciale dhe me dhunë të imponuar, pasojat e së cilës më së shumti do ta ndiejnë në kurrizin e vet populli i Kosovës.Muajt në vijim do të tregojnë dhe do të qartësojnë se cili nga dy opsionet e mundshme do të realizohet dhe imponohet Kosovës. Por sido që të jetë, cilido opsion që të realizohet, për Kosovën dhe popullin shqiptar është humbës, ndërsa për Ekipin e Unitetit dështim i politikës së saj vasale, të të dëgjuarit dhe të nënshtruarit të vazhdueshëm ndaj çdo presioni ndërkombëtar që nga fillimi i negociatave të Kosovës.

Faik MIFTARI



12.08.2007
Author: Visal
•9:56 e pasdites
Ditë më parë, saktësisht me 20 korrik 2007 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dështoi edhe përpjekja e fundit për të bindur Rusinë për të pranuar rezolutën e pestë apo të gjashtën me radhë të modifikuar, të balancuar, të zbehur e të venitur. Por edhe kësaj draft rezolute përfaqësuesi i Rusisë në OKB Vitalij Çurkin i tha se jo vetëm që do të kundërshtojë por as edhe që të abstenojë, që u nënkuptua se do ta përdor veton Rusia po u hodh në votim rezoluta e propozuar. Duke e parë rrezikun se rezoluta nuk do të mund të kalojë në Këshillin e Sigurimit, bashkëmbështetë sit e saj (Franca, SHBA-ja, Italia, Belgjika etj) u tërhoqën dhe fare nuk e hodhën në votime, duke e transferuar më tutje që me çështjen e Kosovës të merrej Grupi i Kontaktit(SHBA- ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia). Kjo padyshim paraqet një fitore diplomatike momentale e Serbisë dhe aleates së saj historike Rusisë. Tani shtrohet pyetja, çfarë më tutje? Diplomacia ndërkombëtare gjegjësisht Grupi i Kontaktit në hapat e mëtutjeshëm të veprimit të saj, gjegjësisht në mbajtjen e bisedimeve të reja 120 ditore në relacionin Beograd Prishtinë, shpresojnë se do të mund të arrihet një kompromis i mundshëm. Por ai kompromis i mundshëm nuk u arrit për rresht 16 muaj bisedime në Vjenë, a thua mund të arrihej për 4 muaj. Pasi që thelbi apo esenca e mosarritjes së kompromisit qëndron se Serbia insiston medoemos ne ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj mbi Kosovën duke u thirr ne Kartën e OKB-së dhe në Rezolutën 1244, Kosova insiston medoemos në pranimin e pavarësisë së saj dhe de jure shkëputjes së saj nga kthetrat e Serbisë. Pas paralajmërimeve dhe bisedimeve nëpër kuluare ruse, franceze, angleze sipas të gjitha gjasave do të insistohet në arritjen e kompromisit të mundshëm apo planit rezervë që do të thotë insistimi në ndarjen e Kosovës, kjo tezë e hedhur që moti nga ideologu serb Dobrica Çosiqi e i mbështetur nga ish kryeministri i vrarë serb Zoran Gjingjiçi. Edhe një e përfolur që qarkullon në përqindjen e ndarjes është që Serbia e përkrahur në mënyrë maksimale nga Rusia insiston në 30% të territorit të Kosovës, ndërsa perëndimorët duke bërë trusni të madhe në palën kosovare insistojnë në 20% të territorit të Kosovës. E në rast të tillë, nëse hapet biseda për ndarjen e Kosovës pala kosovare duhet të insistoj medoemos në ridefinimin e kufijve të tërësishme të trojeve shqiptare, jo vetëm me Serbinë, por edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi dhe krijimin e shtetit natyral të saj, do të thotë Shqipërisë etnike, me ç’rast në këtë rast nuk është Kosova ajo që insiston, por është bashkësia ndërkombëtare që insiston dhe bën trusni në palën kosovare, me ç’rast Grupi i Kontaktit vetvetiu do i hedh tre principet e veta të proklamuara për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, mos kthimi në gjendjen e mëparshme të vitit 1999, mos ndarja e Kosovës, si dhe mos bashkimi i saj me ndonjë shtet tjetër. Kjo medoemos shpie në hapjen e kutisë së Pandorës në ridefinimin e tërësishme të kufijve në Ballkan.

Në rast se edhe pas këtyre bisedimeve nuk do arrihej kurrfarë zgjidhje dhe kompromis i mundshëm, atëherë Kosovës nuk i mbetet tjetër gjë, por në koordinim të plotë pikësëpari me SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe si dhe aleatëve natyral të saj, të zgjedh rrugën e vetme të mundshme të mbetur, e cila do të jetë shumë e gjatë dhe me shumë vështërsi e plot peripeti, por edhe me shumë të papritura gjatë rrugëtimit të saj, Kuvendi i Kosovës të shpallë pavarësinë e saj dhe të kërkojë njohjen e saj nga shtetet e ndryshme të botës .

Por krahas kësaj institucionet kosovare, presidenti, kryeministri, qeveria, parlamenti,para këtij akti historik, në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar politik e ushtarak në Kosovë, duhet të përgatisin popullin maksimalisht për luftë eventuale dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të saj, sepse pas pavarësimit të Kosovës, Serbia e përkrahur nga Rusia, nuk është çudi që do e nisi aventurës së saj luftarake, e duke ditur nga historia jo e largët se ka qenë shkaktare e luftës së parë botërore, tani nuk është çudi të jetë edhe shkaktare eventuale e luftës së tretë botërore. Për atë populli i Kosovës duhet të jetë maksimalisht i përgatitur, e të mos e zë gjumi, por me të gjitha kapacitetet e tija të arrijë të rezistojë dhe të e pamundëson depërtimin e Serbisë, sepse pas kësaj , aty mund të jetë edhe vija ndarëse e përkufizuar që më vonë në bisedimet e mëtutjeshme të shërbejë edhe si baze relevante e njohjes reale të forcave në terren.

Në këto çastet e rëndësishme vendimtare dhe historike për popullin shqiptar në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, si institucionet legale, ashtu e dhe populli shqiptar duhet të jenë në nivelin më të lartë të saj, që të tregojnë pjekuri politike dhe aftësi mbrojtëse e të qenurit shqiptar dhe të ruajtjes së trojeve shqiptare nga gllabërimi i mëtutjeshëm sllav. Kjo rrugë e gjatë do sakrifikim, mund, energji, vitalitet, guxim, forcë, vetëbesim, drejt realizimit të aspiratës njëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës drejt shkëputjes definitive nga Serbia. Zoti na ndihmoftë!


25.07.2007
Faik MIFTARI
Author: Visal
•11:08 e pasdites

PREZENTIMI I PËRMBLEDHJES SË POEZIVE”KUN”


Larg të kam
Kujtimi më vjen si dritë ylli
Shuarjen e të cilit
Dot s’e besoj
Kështu më ka bota
Të hutuar
Tek pres flladi
Ta freskoj
Vesa
Këtë trup zemre të huajsuar
Këtë buzë që thahet
Kur e thotë atë emër
Bukur
Gjuha thahet
Ajo çahet
Balsam është vetëm prania
Si epifani
Por larg edhe nga kjo
Ajo çka gjuha dot s’e thotë
Ajo është
Kjo do të bëhet
Mrekulli e përhershme
Fjalë e Perëndisë
Kur thuhet BËHET
Ajo bëhet
Unë
Bëhem
Ajo
Dhe nuk më ka.


KUN është përmbledhja e poezive e autorit Fahrudin Shehu nga Rahoveci. Ky libër është më i ri në ciklin e botimeve të këtij autori me një talent të rrallë. Shkrimi i poezive është një art i posaqshëm dhe dhunti nga Zoti i madhëruar. Fahrudin Shehu është një poet i rrallë i cili me poezitë e tija reflekton një shumëllojshmëri në botën e poezisë së sotshme bashkëkohore. Emri i tij u bë i njohur dhe që ka kohë që i kaluar rrasat e Rahovecit dhe se u bë një poet i njohur me përmasa kombëtare e njashtu edhe ndërkombëtare. Tek ai gjejmë poezi që ia kushton dashurisë ndaj Perëndisë, jetës, tesavufit, dashurisë, vendlindjes e kështu me rrallë. Tek ai e gjejmë me mjeshtëri të rrallë ndjenjat që e karakterizojnë transcendentalen.
Përmbledhja e poezive”KUN” është ndarë në 5 kapituj: kapitulli i parë”Bëhet”,
Kapitulli i dytë”Mendimet më shkojnë në pakufi e çdoherë mbetem në mes”, kapitulli i tretë”Kemi dashuruar edhe para se të lindte dashuria”, kapitulli i katërt”Mblidhe Nektarinën etjen udhëtarët ta shuajnë” dhe kapitulli i pestë ”Më vizito”.
Në këto ditët e nxehta verore ju preferojmë lexuesve ta lexojnë këtë përmbledhje të poezive”KUN” të autorit Fahrudin Shehu se me të vërtetë do të ndiejnë një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore dhe do ju freskoheni me flladin veror.

Detaje:
Titulli”KUN”
Autor: Fahrudin Shehu
Redaktor biblioteke:Dr.Milazim Krasniqi
Boton:Logos-A, Shkup
Biblioteka:Divan
Formati:B5
Faqe:143


26.06.2007

Faik MIFTARI