Author: faik
•1:54 e pasdites
Libër i ri nga Mexhid Yvejsi

Këto ditë, saktësisht në fillim të Vitit të Ri, Janar 2011, doli nga shtypi libri më i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit, publicistit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, me titull ”Prejardhja e festave”.
Në parathënien e librit, shkrimtari, Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, nga Kosova, përveç tjerash, shkruan: ” Mashtrimi që iu bëhet njerëzve gjatë tërë jetës në emër të festës, nuk është vetëm trillim, i cili na sjellë humbje, kurse atyre fitim. Fitimi i tyre është humbja jonë, kjo, sigurisht, të gjithëve na dëmton. Dëmtimi nga mashtrimi sjellë edhe krizën shpirtërore, sigurisht kriza shpirtërore e shoqërisë njerëzore është shumë herë më e rëndë se ajo ekonomike e politike”.
Pas rëniës së sistemit komunist, e posaçërisht në këtë kohë të demokracisë në të cilin jetojmë dhe veprojmë, këto valë të reja demokratike sollën edhe shumë risi, e sidomos pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, pas vitit 1999, edhe shumë festa apo kremtime që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën tonë që e kemi, dhe se ato datojnë që nga koha e paganizmit, para Krishterimit, ashtu që me këto imitime, imponime, reklamime, popullin tonë shqiptar po përpiqen ta kthejnë në kohën e ilirëve, apo të kulturës pagane që e kanë pas, edhe pse tani gjendemi, jetojmë dhe veprojmë në mileniumin e tretë apo në shekullin XXI, në të cilin autori shumë bukur e cek :“Festat që nuk janë festa janë paraqitur, shpikur, nga mesi të rrejshëm, që janë shpërnda nëpër botë, në veçanti në Europë, për me na futë n’gropë...”.
Më tutje vijon përshkrimi i hollësishëm i prejardhjes së 11-të festave që tani janë bërë zakon të shënohen edhe në treva tona shqiptare, në të cilin hulumtuesi Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, jep në mënyrë studimore dhe shkencore, zanafillën, prejardhjen, trashëgiminë, përshtatshmërinë e këtyre festave me kohë nga popujt e ndryshëm në Evropë apo edhe në botë. Më poshtë po shënojmë sipas kronologjisë prejardhjen e tyre që në libër e ka përshkruar me rradhë studiuesi Mexhid Yvejsi nga Gjakova:“Prejardhja e Kalendarit”, “Prejardhja e muajve të vitit”,” Prejardhja e Vitit të Ri”, “Prejardhja e Ditës së Shën Valentinit”, “Prejardhja e Ditës së Nevruzit”,” Prejardhja e Ditës së Shën Gjergjit”, “Prejardhja e Natës së Shtrigave”, “ Prejardhja e Darkës së Lamës”,“Prejardhja e Ditës së Falënderimeve”,” Prejardhja e Babadimrit”, si dhe”Prejardhja e Bredhit”Pas kësaj, autori shënon edhe literaturën e gjerë të konsultuar, duke vënë re se për çdo shkrim jep burimet kryesore në të cilin është bazuar autori e në të cilin kryesisht dominon literatura e konsultuar botërore në gjuhën angleze.Tani lexuesë të nderuar, e keni në dorë, këtë libër me vlerë të çmuar të studiuesit dhe hulumtuesit nga Gjakova, nga Kosova, Mexhid Yvejsi, pasi që të lexoni do të shihni se sa pa vlerë dhe e kotë është të festohen festat pagane siç janë Shën Valentini, Viti i Ri, Shën Gjergji, Darka e Lamës, Nata e Shtrigave, Babadimri e të tjera. Do të përmbyll këtë prezantim të shkurtër të librit më të ri të Mexhid Yvejsit me një verset të bukur kur’anor i cili thotë: “Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën” (Kur’an, kaptina 13, verseti 19.)
Në fund të këtij prezantimi të këtij librit të ri, do të mbes borxh lexuesve nëse nuk i ceki edhe disa shënime biografike për autorin.
Mexhid Yvejsi lindi më 13 Korrik 1950 në Gjakovë, në Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze.Që nga mosha e hershme rinore është marr me lexime, studime, shkrime, hulumtime. Shkrimet e tij janë të ndryshme, me tematikë politike, historike, letrare, fetare, kulturore, ai është studiues i veçantë i feve, ndërsa kurora e tij e vlerave artistike është poezia dhe rimimi i vargjeve poetike, poashtu karakterizohet edhe me një specifikë të veçantë tjetër letrare, rimimi i rreshtave të shkruara në prozë.Ka qenë i ftuar dhe ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë tryeza shkencore, konferenca, tribuna, simpoziume, kongrese si me karakter lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky është libri i tij i 14-të i botuar, ndërsa në dorëshkrime ka edhe libra tjerë që presin dorën bujare të sponsorëve për të parë dritën e botimit dhe të pasurimit tonë kulturor e shpirtëror.
Disa nga vepra autoriale dhe të përkthyera, të botuara janë:
1. “Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup;
2. “Në shërbim të Zotit, të popullit”, 1998, Gjakovë;
3. “Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë”, 1999, Prizren;
4. “Ilaçi i lumturisë”, 2000, Gjakovë;
5. “Për Fe e Atdhe”, 2001, Gjakovë;
6. “Kështjella e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë;
7. “Ylematë e Gjakovës, mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë;
8. “Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë;
9. “Emrat e bukur të Allahut”, 2010, Gjakovë;
10. “Prejardhja e festave”, 2011, Gjakovë.

Mexhid Yvejsi jeton dhe vepron në Gjakovë, në Kosovë.


06. 01. 2011
Faik MIFTARI