Author: Visal
•11:23 e pasdites
Isha në mendime se a të hodhi në letër tani, kujtimet apo përjetimet nga përvoja dyvjeçare e kuvendarit në Kuvendin e Prizrenit, apo të lë në vitet e pleqërisë, atëherë kur zakonisht shkruhen kujtimet, evokimet apo memoaret e jetës së kaluar. Por ishin dy çaste që më shtynë përpara të hodhi tani në letër evokimet e punës dyvjeçare të kuvendarit në Kuvendin e Prizrenit, e para, shpirt mbajmë, dhe se nuk dihet a do të kem ymër me përjetua ditët e pleqërisë, vetëm i madhi Zot e di, e dyta, me kalimin e kohës shumë kujtime apo evokime edhe harrohen.
Që nga fëmijëria e hershme kam përcjell rrjedhat politike aktuale si në nivelin lokal, kombëtar e ndërkombëtar. Më kujtohet si sot, isha nxënës i shkollës fillore, në klasën e pestë, kur arsimtari i gjuhës shqipe na patë dhënë të shkruajmë hartim lidhur me rrjedhat aktuale politike në Kosovë, zgjodha dhe shkrova hartimin për personalitetin e Ilijas Kurteshit, që në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, për të cilin Adem Demaçi pat cek në një rast si një politikan i rrallë dhe me merita të posaqshme që ka kontribuar me të madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar në momentet vendimtare politike, ishte viti 1974 kur Kosova u bë me Kushtetutën e vitit 1974, që ishte stadi më i lartë i avancimit të saj politik në kuadër të ish Jugosllavisë së atëhershme socialiste, si pjesë përbërëse e saj.
Viti 2007, edhe pse nuk kisha dëshirë që të kyçem aktivisht në politikë, pas një përvoje që kisha më parë, pas insistimeve dhe sugjerimeve të shokëve dhe miqve u kyça në AKR-në e sapo themeluar në Prizren, kryetari i degës i së cilës ishte profesori i nderuar Haxhi Ferati për të cilin kam respekt të plotë dhe konsideratë të veçantë edhe sot e kësaj dite. Që në fillim të kyçjes isha i angazhuar në përcjelljen e punimeve dhe materialeve të seancave të kuvendit komunal, pas së cilës do të pasojë hartimi i strategjisë së veprimit dhe planifikimit të programit zgjedhor të AKR-së për fushatën zgjedhore që do të paraprijë në fund të vitit 2007. Me të vërtet gjatë vitit 2007 ishte një angazhim dhe vullnet i paparë i anëtarësisë, aktivistëve dhe strukturave partiake të degës së AKR-së në Prizren, i cili si i tillë më nuk do të përsëritet. Gjatë vjeshtës së vitit 2007 në Kosovë u mbajtën për herë të parë zgjedhjet në tri nivele, në nivelin lokal për kuvendet komunale, në nivelin qendror për Kuvendin e Kosovës, dhe për herë të parë zgjedhjet për kryetarët e komunave. Me të vërtet ky ishte një “luks” i madh apo më mirë të them një barrë e rëndë për zhvillimin dhe përparimin e demokracisë, dhe me një veprim që ishte nonsens i llojit të vet, ashtu që ishte paraparë që mandati i kuvendeve komunale dhe i kryetarëve komunal të jetë dyvjeçar, ndërsa mandati i Kuvendit të Kosovës të jetë katërvjeçar, edhe pse do të ishte e kundërta më mirë për zhvillimin e proceseve demokratike, pasojat e të cilës vërehen sot e kësaj dite në Kosovë. AKR-ja në zgjedhjet e vitit 2007 kori sukses të madh, ashtu që doli si forcë e tretë politike si në nivelin qendror në Prishtinë, ashtu edhe në nivelin lokal në Prizren, pasi që lideri i saj politik doli me një program zgjedhor në të cilin proklamoi projektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pas zgjedhjeve lideri i AKR-së Behgjet Pacolli doli i zhgënjyer pasi që mendoi se me siguri do të përfshihej në kalkulimet e mundshme për krijimin e koalicionit qeveritar, por ai mbeti jashtë kësaj loje, dhe se pastaj në kuvend sillej herë si pozitë e herë si opozitë ndaj rrjedhave aktuale politike në Kosovë.
Rezultatet e AKR-së i kisha parapa jo vetëm në nivelin lokal, por edhe atij qendror dhe se parashikimet që kisha parapa për çdo subjekt politik në Prizren doli i saktë, pas zgjedhjeve. Ashtu që PDK-ja i fitoi 12 ulëse, LDK-ja 10 ulëse, AKR-ja 4 ulëse, KDTP-ja 3 ulëse, AAK-ja 3 ulëse, Vakati 3 ulëse, LDD-ja 2 ulëse, ORA 2 ulëse, PD-ja 1 ulëse dhe SDA-ja 1 ulëse. Bile bile, anëtarëve të kryesisë së AKR-së në Prizren i kam treguar jo vetëm për numrin e ulëseve që do të fiton AKR-ja në Prizren, 4, por edhe emrat e kuvendarëve që do të fitojnë, dhe atë do të jenë Haxhi Ferati, Agim Susuri, Adelina Beqiri dhe Faik Miftari. Edhe pse procesi i votimit ka qenë shumë i komplikuar, pasi që votohej për 3 kuti të votimit, dhe se për kuvendim komunal dhe Kuvendin e Kosovës duhej të rrethoheshin nga 10 kandidatë prej listës nga 45 kandidatë për nivelin komunal dhe 10 kandidatë për nivelin qendror nga lista prej 100 kandidatëve, jo që ishte e tepërt por edhe e panevojshme, pasi që e bëri votimin të komplikuar . Numri total i votuesve që kanë dalë në votime në zgjedhjet e vitit 2007 ka qenë rreth 40% dhe se po të kishin dal rreth 60% të votuesve do të duhej së paku 2 ditë kohë për të votuar në këtë sistem të ngarkuar dhe të komplikuar të votimit. Njashtu ligji zgjedhor ka paraparë që çdo e treta në listat si në nivelin lokal ashtu edhe atij qendror të jetë i garantuar për gjininë femërore, që në start ishte formë jodemokratike pasi që binte ndesh me listat e hapura të kandidatëve, bile ai numër u tejkalua, ashtu që prej 41 kuvendarëve sa ka Kuvendi i Prizrenit, do të duhej të ishin12 kuvendare, ku numër u tejkalua dhe se ishin 14 kuvendare të zgjedhura. Dikush do të mund të më akuzonte se jam kundër përfaqësimit të gjinisë femërore në politikë, assesi, por jam i mendimit dhe se qëndroj në atë parim që çdo e treta në listën e kandidatëve të jetë e kandiduar nga gjinia femërore, por jo edhe me çelës automatikë të hyjë, ajo që fiton votat e duhura të hyjë, e jo edhe me 30 vota të hyjë në kuvend, siç ndodhi në zgjedhjet e viti 2009, që aspak nuk është demokratike dhe bie ndesh me vullnetin e votuesve dhe listat e hapura.
Si shembull mund të ilustrojë Kuvendin e Shqipërisë, ku në votimet për zgjedhjet qendrore në Shqipëri në qershor të vitit 2009, çdo e treta në listë ka qenë e kandiduar nga gjinia femërore, por prej 140 deputetëve , gjithsejtë janë zgjedhur 21 deputete që kanë fituar vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament. ”Kurban” i këtij ligji zgjedhor u bëra vet, nga katër ulëse që fituam, tre ishim të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore,po, për habi të gjithë neve, mua si i katërti në listë me vota të fituara, me çelësin e paraparë në mënyrë automatike më zëvendësoi Trendelina Spahiu, ashtu që përfaqësimi ynë në kuvend ka qenë”fifti-fifti” pasi që prej 4 ulëseve, dy i takonin gjinisë mashkullore dhe dy gjinisë femërore. Por bartësi i listës sonë zgjedhore, respektivisht kryetari i degës së AKR-së në Prizren, profesor Haxhi Ferati, u tërhoq nga lista e kuvendarëve, fare pa dhënë betimin, dhe kërkoi nga unë që të zëvendësojë atë , pasi që isha i katërti në listë sipas renditjes së votave të fituara(gjithsejtë 951 vota), dhe se me ligj zgjedhor është paraparë kur një kuvendar tërhiqet apo jep dorëheqje, atëherë zëvendësohet me kandidatin e radhës i cili vjen pas tij sipas numrit të votave të fituara. Shkaku i tërheqjes së profesorit ishin të natyrës subjektive, pasi që ishte i angazhuar me punë edhe në Prishtinë, dhe se kërkoi nga unë që këtë punë ta kryejë dhe se do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë subjektin e AKR-së. Kryesia e degës së AKR-së në mbledhjen e radhës e aprovoi këtë tërheqje taktike të kryetarit të degës dhe se përveç kësaj më propozuan të jem njëkohësisht edhe shef i grupit parlamentar të AKR-së dhe kandidat i Komitetit për politikë dhe financa pranë Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Duke i njohur rrethanat aktuale politike në skenën politike të Prizrenit, sidomos strukturat gjegjëse të PDK-së në Prizren dhe mos përvojën e tyre në udhëheqje, pas fitores së PDK-së në Prizren në vitin 2007, pas shtatë vjetëve të kaluara në opozitë në Prizren, PDK-ja akoma nuk ishte përgatitur sa duhet për të marrë udhëheqjen e Prizrenit, që kjo më vonë do të reflektohet me të madhe gjatë mandatit të tyre dyvjeçar. Duke i marr parasysh të gjitha këto i propozova kryesisë së degës së AKR-së që për neve do të ishte më mirë të mos hyjmë fare në koalicion, pasi që jemi subjekti i ri politik, akoma pa përvojë të duhur, dhe se hyrja në koalicion do të ishte “shpatë me dy teha” e cila do të mund të na kushtojë shtrenjtë, pasi që edhe mandati ishte i shkurtër, vetëm dyvjeçar, dhe se në rast të mosfunksionimit të mirë të qeverisjes, bashkëfajtor do të jemi edhe neve si pjesë e koalicionit. Por fjalët e mia , hasën në vesh të shurdhër, e sidomos të disa anëtarëve të kryesisë që ishin me trup në AKR e me mend në PDK. Edhe poçes hyjmë në koalicion atëherë të hyjmë me Pazar politik të fortë për të përfituar maksimalen, pasi neve medoemos nuk ishim të detyruar të hyjmë në koalicion, por PDK-ja kishte nevojë për neve për koalicion. I propozova që posti i nënkryetarit dhe dy drejtori të takojnë neve, dhe se të mos lëshojmë pe për asnjë milimetër në këtë Pazar, pasi që me këtë do të ishin të përfshirë në të gjitha mekanizmat strukturale të qeverisjes komunale. Përveç 4 këshilltarëve në kuvend që prezantonin legjislativin, dy drejtorëve që paraqesin ekzekutivin, posti i nënkryetarit ishte i rëndësishëm në aspektin politik, dhe se kishte një peshë të madhe për të ardhmen e subjektit politik. Por kjo kërkesë ime u anashkalua, dhe nuk u përfill, e sidomos u kundërshtua nga Fatmir Lipoveci, i cili ishte haptas kundër, pasi kusht ka qenë që nënkryetari të jetë anëtari i kuvendit sipas normativave ligjor në fuqi të gjeratëhershme. Pas kësaj u nënshkrua koalicioni për bashkëqeverisjen e Prizrenit, në mes PDK-së, AKR-së, KDTP-së dhe Vakatit, dhe se AKR-ja përfitoi 3 drejtori, drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, drejtorinë e emergjencës dhe drejtorinë e bujqësisë. E kam ditur që i vetmi përfitim nga ky koalicion për AKR-në do të jenë 3 drejtori të fituara, dhe se të tjerat do të mbesin në letër. Se nuk do të ketë bashkëqeverisje që nga dita e parë e kam ditë, por se vetëm qeverisje e PDK-së me Prizrenit, ndërsa aleatët e saj të koalicionit do të shërbejnë vetëm për dekor dhe makineri të votimit. Procedura e zëvendësimit dhe certifikimit do të zgjas tre muaj, falë neglizhencës të përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara dhe KQZ-së, porse edhe të mosinteresimit jo të duhur të partnerit të koalicionit, respektivisht të udhëheqësit të pushtetit lokal në Prizren, PDK-së.
Përfundimisht pas tre muajsh nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe pas tre seancave të mbajtura, në seancën e katër të Kuvendit Komunal të mbajtur më 8 prill 2008, pas certifikimit nga PSSP i OKB-së, dhashë betimin, dhe se pas kësaj iu drejtova të pranishmëve me një fjalë rasti në të cilin përveç tjerash ceka:” I nderuari kryetar, të nderuar këshilltarë komunal, të nderuar të pranishmit tjerë. Pas betimit që dhashë, më lejoni t’ju përshëndes të gjithëve me këtë fjali përshëndetëse. Duke mos e apostrofuar apo akuzuar askënd, as individ e as organe përgjegjëse, për neglizhencën të treguar ndaj meje, nuk do të kisha dëshirë që askush më të jetë në lëkurën time, të këshilltarit të pakonfirmuar më shumë se tre muaj, pa të drejtë fjale e vote. Tani e tutje, z. Hasan, Haziz, Masar, Haki, si dhe të gjithë këshilltarë tjerë të respektuar, krahas jush do të përpiqem të jap kontributin tim modest në këtë kuvend. Do të përmbyll këtë fjalë përshëndetëse me dëshirë dhe shpresë, që ky kuvend të i përngjajë si i ka hije thënies së bukur të Aliut: ”Ilëm mexhlisi, xhennetin bahçesidir” që në përkthim do të thotë” Kuvendi i dijes është kopshti i parajsës”.

Autor: Faik Miftari