Author: faik
•11:13 e pasdites
Prizreni, para çlirimit nga ushtria e Perandorisë Osmane në krye me Sulltan Fatih Mehmedin e II-të më 21 qershor 1455, ishte në kthetrat të pushtuesve serb, saktësisht të mbretërisë serbe mesjetare të Car Dushanit. Prizreni gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX ishte në kuadër të Vilajetit të Kosovës, kryeqendra e të cilit ishte Shkupi, si pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane.
Veçoria e Prizrenit - shtëpitë në Prizren, për dallim nga qytetet dhe qytezat tjera, janë të një simetrie të ndryshme dhe në oborret e shtëpive gjenden kopshte të bukura , nëpër të cilat në 80% të tyre kalon kanali i hapur me ujë të dëlirë i quajtur Kasëmbegu, sipas autorit i cili ka qenë hartues dhe implementues i këtij projekti tejet të rëndësishëm dhe me vlerë të pakrahasueshëm për kohën për qytetarët e Prizrenit, të cilët në ditët e bukura të pranverës e sidomos të verës ia japin një pamje të mahnitshme, nga të cilët ujiteshin kopshtet e shtëpive të pasura me perime dhe pemë të shumta. Në hyrje të qytetit, e sidomos në pjesën lindore dhe perëndimore të saj gjenden pemët të ndryshme, të rrethuar me hardhitë e shumta të rrushit rreth e përqark qytetit, të cilit ia shtonin edhe më tej bukurinë e qytetit. Me pozitën gjeografike që ka Prizreni mund të krenohet dhe si i tillë që është me rrafshinën që e posedon me malet përreth me pyje të pasur si dhe me ujërat të shumtë dhe lumin nëpërmes qytetit, është më i shkëlqyer jo vetëm në tërë Shqipërinë, apo Rumelinë Osmane, por edhe Gadishullin Ballkanit.
Pozita gjeografike - Prizrenit gjendet nga Stambolli në paralelen 42,11shkallë nga pjesa veriore dhe 47,54 shkallë nga pjesa perëndimore e saj, me një lartësi mbidetare të vargmaleve të Sharrit me 1200 m lartësi mbidetare nga i cili buron lumi Bistrica(Lumbardhi) e cila derdhet në lumin Drini i Bardhë në fushën e Prizrenit në dalje të qytetit.
Popullsia e Prizrenit - Prizreni gjatë shekullit XIX ka qenë i banuar me qytetarët rezident, dhe se regjistrimet e atëhershme janë bërë sipas përkatësisë fetare, ashtu që në regjistrimin e kryer në vitin 1879 në Prizren jetonin gjithsejtë 39.952 banor, prej të cilëve 32.494 mysliman, rreth 80%, dhe 7.458 të krishterë, rreth 20%.
Arsimimi në Prizren - në qytetin e Prizrenit i është kushtuar rëndësi të duhur edhe arsimimit. Për krahasim nga qytetet tjera numri i fëmijëve që kanë ndjekur mësimin dhe shkollimin ka qenë në nivel të kohës në të cilin ishin duke jetuar. Sikurse te myslimanët ashtu edhe të krishterët arsimimi i përgjithshëm ka qenë i një niveli më të lartë, në krahasim me viset tjera, e sidomos gjatë periudhës së sundimit të Sulltan Abdylhamidit të II-të i është kushtuar një kujdes i veçantë, dhe gjatë kësaj kohe jo vetëm në Prizren por edhe më gjerë janë ndërtuar 12 shkolla të reja. Në këto shkolla kanë mësuar sikurse djemtë ashtu edhe vajza, të cilët i ndjeknin mësimet nga mësues të përbashkët. Në Prizren në kuadër të Medresesë së Mehmed Pashës gjendet një bibliotekë e pasur në të cilin gjenden 224 libra me vlera të veçantë të periudhave të ndryshme kohore. Në katër medresetë ekzistuese të Prizrenit(Mehmed Pashës, Sinan Pashës, Emin Pashë dhe Mahmut Pashës) mësimet i vijonin 180 nxënës (talebe). Pas kryerjes së medreseve tetëvjeçare nxënësit janë pajisur me diplomë (ixhazetname) mbi përfundimin me sukses të medresesë. Edhe në fshatrat përreth Prizrenit i kanë ndjekur mësimet fëmijët në mejtepe (shkolla të ulëta fillore) pranë xhamive ekzistuese apo pranë kishave ekzistuese. Nga shkollat krishtere më e njohura ka qenë ajo e Bogosllovisë (shkollë fetare ortodokse për ortodoksë, e cila ishte në rang të Medresesë, sikurse për myslimanët) e ndërtuar nga donatori dhe pasaniku i njohur serb të asaj kohe, Simo Igumanov, i cili në kuadër të saj ka edhe konviktin për banim. Në Prizren me rrethinë numri i përgjithshëm i nxënësve që ka ndjekur shkollimin fillor ka qenë, 1304 nxënës meshkuj me 30 mësues, ndërsa 765 nxënëse vajza me 16 mësues, në 29 shkollat ekzistuese fillore në Prizren dhe fshatrat përreth, ndërsa në ryzhdijen (gjimnazi i ultë) e Prizrenit kanë ndjekur mësimin 121 nxënës me 3 profesor.
Bujqësia, tregtia dhe zejtaria – Në Prizren dhe rrethinë janë 120.000 dynym sipërfaqe punuese, prej të cilëve 90.000 dynym ara, 13.000 dynym livadhe si 17.000 dynym vreshta. Bujqit kanë punuar në ara e veta, apo të pronarëve të tyre si argat, apo kanë punuar tokën me qesim (qira) me ç’rast janë marrë vesh me agallarët për përqindjen e ndarjes së produkteve apo fryteve sipas marrëveshjes paraprake të lidhur më parë. Në Prizren dhe rrethinë me vreshta janë të mbledhur 17.000 dynym, në të cilën prodhohen lloje të ndryshme të rrushit për të cilin si i tillë, Prizreni ka qenë i njohur në tërë Vilajetin e Kosovës, njashtu të njohur dhe me emër kanë qenë edhe qershitë dhe mollët e Prizrenit. Në Hoçë të Madhe dhe Rahovec janë prodhuar në vit 1 milion oka verë nga përpunimi i hardhisë së rrushit. Në Prizren gjenden dyqanet e shumta zejtare me ç’rast prodhohen produkte të ndryshme për kohën, sikurse p.sh. që ishin argjendarë, tyfekxhitë (prodhues të pushkëve),rrobaqepës, thiktarë, mëndafsh përpunues, etj. që kanë qenë me zë dhe nam jo vetëm në Prizren e Vilajet të Kosovës, por në tërë shqiptarinë dhe Rumelinë e atëhershme Osmane. Në Prizren janë prodhuar stoli nga ari, argjendi, kobure, alltia, pushkë, tirqi, plisa, mintana, dollama, thika, gërshërë, tepsitë, gjilpëra, tela, pasqyra si dhe produkte të ndryshme që prodhoheshin sipas porosisë. Tufekxhinjtë (pushkëprodhuesit) e Prizrenit kanë prodhuar pushkë të njohura evropiane të llojit “Martine” të cilët përveç tjerash, i kanë zbukuruar me arë e argjend dhe i kanë eksportuar jo vetëm brenda kufijve të Rumelisë Osmane por edhe jashtë saj, në shtetet e atëhershme ekzistuese evropiane, ashtu që me këtë punë janë marrë 15 dyqan (zejtari) për prodhimin e armëve. Në Prizren është prodhuar mëndafshi nga druri i dudit, si dhe prodhime tjera të cilët gjendeshin të ekspozuara për shitje jo vetëm në qytetet e përafërta por edhe në Stamboll në kryeqendrën e Perandorisë Osmane. Kanë qenë të njohura edhe prodhimet e saraçëve dhe të vektarisë. Brenda vitit nga Selaniku importoheshin mallra të ndryshme, rroba në vlerë prej 35.460 lira, si dhe 48.756 lira për sheqer kafe dhe mallra tjera të importuara nga jashtë vendit.
Burimet natyrore – në rrethinën e Prizrenit nga hulumtimet e shumta që janë kryer, kanë rezultuar se përreth Rahovecit dhe fshatrat e saj mund të gjenden mineralet sikur që janë: ar, argjend, plumb, antimon, magnez, alumin, nikel, bakër, zink dhe krom, ndërsa në fshatin Nagavcë dhe Korishë supozohet se gjendet thëngjilli dhe kromi.
Pyjet – përreth Prizrenit gjenden edhe pyjet shumë të pasura me dru, sikurse që janë pyjet në Caralevë, Llapushnik, Mushitishtë, prej të cilëve fshatarët e këtyre fshatrave bartnin dru për shitje për tregun e Prizrenit dhe Gjakovës, e besa edhe një pjesë dërgonin për në Ferizaj, me ç’rast ngarkohej në stacionin e trenit në Ferizaj për eksport të mëtutjeshëm.
Lumenjtë – në Prizren, pran tij kalon lumi i Drinit të Bardhë i cili buron në mal afër Pejës, kalon në lindje të Gjakovës dhe vazhdon rrjedhjen afër Prizrenit, në Nashec dhe më tutje kalon nëpër Kukës për në Shqipëri, me ç’rast bashkohet me lumin e Drinit të Zi dhe derdhet në detin Adriatik. Lumi tjetër është Bistrica (Lumbardhi) i cili buron nga malet e Sharrit, njëri krah vjen nga fshati Gornjasellë ndërsa krahu tjetër nga fshati Lubinjë, dhe se të dy krahët bashkohen në fshatin Reçan, 9 km mbi Prizrenit, dhe më tutje nëpër grykën e Lumbardhit lumi përshkon në drejtim të Prizrenit, dhe hyn në qytet, në Marash, dhe kalon nëpërmes qytetit dhe si i tillë, e ndan Prizrenin në dy pjesë, dhe në dalje të Prizrenit derdhet në lumin Drini i Bardhë.
Kullosat – në vargmalet e Sharrit gjenden kullosa të shumta në të cilën nga fshatarët vendas kultivohen tufat e shumta të dhenve dhe të dhive, rreth 100.000 krerë, me ç’rast vetëm nga prodhimi i djathit të njohur të Sharrit dhe të produktit të leshit, përfitohen brenda vitit të ardhura 3500 lira.
Rrugët magjistrale – janë 4 sish, e para shkon në drejtim të Ferizajt, e cila rrugë kalohet për 10 orë ecje , dhe lidhet drejt me stacionin e trenit në Ferizaj, dhe më tutje vazhdon rruga që lidhet me Prishtinën. Gjatë kohës kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar, nëpër të cilin me vështirësi kalonin qerret dhe kuajt, ashtu që pas vizitës së Sulltan Abdylazizit në Prizren, është dhënë urdhri për rregullimin e saj, ashtu që janë riparuar gjithsejtë 45000 metra rrugë dhe janë ndërtuar 6400 m rrugët të reja, ashtu që tani gjendja është shumë më mirë se përpara që ka qenë. Rruga e dytë është në drejtim të Gjakovës, e cila duke qenë se kalon nëpër një rrafshinë është shumë më komode dhe më e mirë për udhëtim me qerre dhe kuaj. Rruga e tretë është në drejtim të Shkodrës, nëpërmjet Kukësit , e cila është në një gjendje mjaft të mjerueshme, dhe se shumë vështirë udhëtohet pasi që rruga e tillë është përplot me gurë relief shkëmbor e malor, dhe si të tillë për udhëtim me qerre dhe kuaj paraqet një vështirësi tepër të madhe.
E katërta është rruga në drejtim të Dibrës por pasi që kjo rrugë kalon nëpër rrethin e Lumës është shumë e vështirë për udhëtim për shkak të pozitës gjeografike të papërshtatshme, lartësisë së madhe mbi detare dhe reliefit malor shkëmbor. Është edhe rruga në drejtim të Tetovës, mbi vargmalet e Sharrit, e cila në shumicën e rasteve është e pakalueshme, e sidomos gjatë dimrit është e mbyllur për shkak te reshjeve të mëdha të borës dhe si e tillë preferohet që për udhëtim për në Tetovë të shfrytëzohet rruga nëpërmjet Ferizajt për Shkup.
Arkitektura e Prizrenit – Prizreni si një qendër e rëndësishme administrative dhe kulturore e Vilajetit të Kosovës, është i pasur me një arkitekturë të larmishme . Mbi qytetin gjendet Kalaja e qytetit në të cilin është e stacionuar njësia artilerike( e topxhive) të garnizonit ushtarak të qytetit, në dalje të qytetit, në magjistralen drejt Ferizajt gjendet kazerma ushtarake në të cilin janë të stacionuara 4 tabore (brigada) ushtarësh, në kuadër të së cilës gjendet edhe spitali ushtarak, si dhe njësia e telegrafit.
Në qytet veçohet për nga arkitektura, e ashtuquajtura Xhuma xhamia, e cila më parë ka qenë kishë me emrin” Bogorodica Ljevishka”, përveç kësaj gjenden edhe 26 xhami, 2 kisha ortodokse, 1 kishë katolike, 7 teqe, dy hamame, 2 sahat kulla, çarshia e madhe me gjithsejtë 1389 dyqane, disa manifaktura(fabrikash të vogla), 15 mulli, në qendër të Shadërvanit gjendet fontana( kroi) i Shadërvanit, ndërtesa e beledijës (komunës), 5 ura, 15 furra, 12 hane, 53 depo e objekte të tjera.
Ky ishte një përshkrim i shkurtër i disa veçorive kryesore të qytetit të Prizrenit gjatë shekullit XIX.

Hadi Tac

20.12.2012 Përktheu dhe përshtati:
P r i z r e n Faik MIFTARI
Author: faik
•1:23 e paradites
Duke marrë parasysh Ligjin Nr. 03/L-204 për Tatimin mbi pronën e paluajtshme në Kosovë në të cilën neni 2 al.2 decidivisht cek : “Të hyrat e vjelura nga tatimi mbi pronën e paluajtshme arkëtohen në llogari të komunës përkatëse dhe përdoren nga ajo në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal”, si dhe duke u thirr në nenin 7 të po këtij Ligji i cili thotë” Kuvendi Komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në bazë vjetore në shkallën prej 0,05% deri në 1% të vlerës së pronës në treg”, me të vërtet jam befasuar me këtë propozim rregullore nga propozuesi i saj, kryetari i Prizrenit dr.Ramadan Muja, për Kuvendin Komunal për miratim, për tatimin mbi pronën e paluajtshme për komunën e Prizrenit për vitin tatimor 2012. Në komunën e Prizrenit është duke u zbatuar plot 10 vjet, aplikimi i tatimit në pronë në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr.2003/29, i cili në rrethanat aktuale ekonomike e financiare ka qenë i një niveli të përballueshëm për qytetarë. Por ky propozim me të vërtetë në rrethanat të krizës ekonomike dhe financiare me të cilën përballen qytetarët e Prizrenit, do të bie si” bubullimë nga qielli i kthjelltë” me një rritje enorme të tarifës tatimore sipas kategorive të caktuara nga 30% e gjer në 70% si dhe të 1m2 të vlerësuar sipas vlerës së tregut, me një rritje nga 10% e gjer në 30% sipas zonave të caktuara. Duke marrë parasysh se këtë vit komuna e Prizrenit shumën e planifikuar të realizimit të hyrave nga pagesa e tatimit në pronë, që është mbi 1,1 milion euro, është në realizim të sipër , a thua për atë që si komunë që do të realizojmë këtë shumë për pagesë, tani për vitin 2012 qytetarët e komunës së Prizrenit si “shpërblim” do të marrin faturat me rreth 60-70% më lartë nga shume e paguar për tatimin në pronë për vitin 2011. Do të paraqes konkretisht disa shembuj : në çoftë një pronar i cili posedon një shtëpi me sipërfaqe banimi prej 200 m2 , e cila gjendet në zonën e I-të, për të cilën pronari ka paguar shumën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2011 48,oo Euro, për të njëjtën shtëpi me sipërfaqe të njëjtë, për vitin 2012 pronari duhet të paguaj 77,oo Euro, që paraqet një rritje prej 60% në krahasim me shumën e paguar për vitin 2011. Nëse një pronar i cili posedon një banesë me sipërfaqe prej 100 m2, e cila gjendet në zonën e I-të , për të cilin pronari ka paguar shumën e faturës për vitin 2011 20,oo Euro, për vitin 2012 duhet të paguaj shumën prej 35,oo Euro, që paraqet një rritje prej 80% në krahasim me shumën e paguar për vitin 2011. Ndërsa në rast se e njëjta shtëpi gjendet në zonën e II-të, pronari duhet të paguaj 55% më tepër nga viti paraprak, dhe se nëse banesa e cila gjendet në zonën e II-të, pronari do të duhej të paguaj 70% më tepër nga shuma e paguar gjatë vitit 2011. Ndërsa një pronar i cili posedon një pronë komerciale me sipërfaqe 100 m2, e cila gjendet në zonën e I-rë, ka paguar për vitin 2011 shumën prej 230 Euro, për vitin 2012 duhet të paguajë shumën prej 270Euro, që do të thotë një rritje prej 18%ndërsa në rast se gjendet e njëjta pronë në zonën e dytë, në vend të 158,oo Euro do të paguaj për vitin 2012 198,oo që është një rritje prej 25%. Edhe pse tek prona komerciale kemi një ulje të vlerës së tregut të 1m2 sipas zonave të caktuara në njërën anë, por në anën tjetër kemi një rritje enorme prej 65% të tarifës tatimore prej 0.11% në 0.18% që ka ndikuar në rritjen e lartësisë së shumës së faturave për prona komerciale, e jo në zvogëlimin e saj. Këto janë fakte konkrete, atëherë shtrohet pyetja se sa është e arsyeshme që ky propozim si i tillë të shkojë në miratim në Asamblenë Komunale, pasi me të vërtet ky do të kthehet si bumerang qeverisë aktuale të udhëhequr nga PDK-ja dhe koalicioni i gjerë si dhe kryetarit dr. Ramadan Muja, dhe si i tillë paraqet “vetëvrasje politike”pasi që në vitin 2013 do të mbahen zgjedhjet komunale, e të humben zgjedhjet, pas dy mandateve të fituara dhe qeverisjeje 6 vjeçare, do të thotë përsëritje e gabimit të njëjtë që e ka bërë ish kryetari dr. Eqrem Kryeziu me qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja pas dy mandateve të fituara dhe qeverisjeje 7 vjeçare me komunën e Prizrenit.
Në rast se kryetari aktual dr. Ramadan Muja dhe partia aktuale udhëheqëse PDK-ja me këtë veprim të tillë duan të përshpejtojnë me “vetëdëshirë” largimin e tyre nga qeverisja komunale 6 vjeçare me komunën e Prizrenit, nuk do të thotë që edhe partnerët e tyre të koalicionit të gjerë, që janë AAK-ja, AKR-ja, PD-ja, KDTP-ja, NDS-i, VAKAT-i, kanë të drejt morale që ta përkrahin një gjë të tillë, dhe se me një përkrahje të tillë, shtrohet pyetja se me çfarë bagazh politik do të dalin para elektoratit të vet për të kërkuar vota, në vitin 2013, kur si të tillë e përkrahin një veprim të pamatur politik të partnerit udhëheqës të tyre të koalicionit të gjerë qeveritar, pasi që gjer tani për plot 6 vite, prej vitit 2006 e gjer në vitin 2011 shuma e faturës së tatimit në pronë ka qenë e njëjtë, ndërsa nga viti 2002 kur ka filluar aplikimi i tatimit në pronë në Prizren, e gjer në vitin 2006 ka pas një rritje minimale e tatimit në pronë.
Në çoftë se, kjo propozim rregullore do të miratohet nga Kuvendi Komunal, të propozuar nga kryetari aktual dr.Ramadan Muja si udhëheqës i qeverisë aktuale të PDK-së dhe koalicionit të gjerë, një gjë e tillë do të jetë me të vërtet e tepërt , të cilin nuk e meritojnë qytetarët në përgjithësi, e Prizreni në veçanti si një komunë me një disiplinë financiare “per exellenc” në nivel të Republikës së Kosovës.

07.12.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•12:58 e paradites
Kohë më parë, gjatë muajit tetor, isha në vizitë në Turqi, saktësisht në qytetin e Izmirit. Ishte hera e parë që e vizitoj këtë qytet, për dallim nga qytete tjera të Turqisë që kisha vizituar më parë, sikurse ishin Stambolli, Ankaraja, Bursa, Konja, Antalia, Edrenja, Jallova, Fet’hije dhe Ajvallëku. Qyteti i Izmirit gjendet në perëndim të Turqisë, është qyteti i tretë për nga madhësia në Turqi, pas Stambollit dhe Ankarasë, dhe se është i njohur edhe me limanin më të madh në brigjet e Detit Egje.
Është një qytet i vjetër, antik, me një histori 8500 vjeçare, llogaritet një prej qyteteve më të vjetra urbane në botë, emri i tij i vjetër nga koha antike ishte Smirna, e cila thuhet se ka qenë emri i një gruaje luftëtare dhe njëherit edhe mbretëreshë. Izmiri ka një popullsi prej afro 4 milion banorë, është qyteti kryesor i krahinës së Egjeut, ka limanin më të madh të tij, 16 komplekse industriale, 6 universitete, 2 zona të lira, dhe se llogaritet një nga qendrat ekonomike prodhuese të Turqisë. Njihet edhe si qytet me më së shumti investitor të huaj dhe kapital të jashtëm të investuar në Turqi. Pasi që ka një klimë të nxehtë mesdhetare, me rreth 300 ditë në vit me diell, është i njohur edhe si vend në të cilin preferojnë të kalojnë pushimet verore turistët e shumtë të huaj dhe vendor, dhe se janë të njohura vendet turistike përreth tij sikurse Selçuku, Bergama, Foça,Çeshme, Seferhisari etj. Në Izmir janë 2 universitete publike, Universiteti i Egjeut dhe i 9 shtatorit, në të cilin studiojnë rreth 80.000 studentë, në të cilin janë edhe 2000 studentë të huaj që studiojnë nga të gjitha vendet e botës, në mesin e të cilëve janë edhe studentë nga Kosova, shqiptarë, turq e boshnjak, me ç’rast pata rast të takohem me disa prej tyre si nga Prizreni, Prishtina dhe Mitrovica. Krahas këtyre janë edhe 4 universitete private apo komerciale. Shfrytëzova rastin të vizitojë qendrën apo kampusin universitar të Universitetit të Egjeut, në të cilin ishin të vendosur me dhjetëra fakultete dhe mijëra student banonin në konviktet që ishin brenda kampusit universitar. Izmiri si qytet i madh është i përbërë nga 17 komuna, dhe se në të gjitha komunat në pushtet lokal është partia opozitare CHP(Cumhuriyet Halk Partsi-Partia Republikane Popullore), dhe se është i vetmi qytet prej qyteteve të mëdha në të cilin pushtetin lokal e ka partia opozitare më e madhe në Turqi.
Edhe në Izmir, sikurse në tërë Turqinë, jetojnë shumë qytetarë të shpërngulur nga Ballkani që nga vitet 1878 e gjer në ditët e sotshme. Në Izmir dhe rrethinë më së shumti jetojnë boshnjak të shpërngulur që nga vitet 1878-1918, si dhe turqit nga Bullgaria që me dhunë u shpërngulën në vitin 1989 nga ana e regjimit të Todor Zhivkovit të Bullgarisë, me ç’rast në atë kohë janë shpërngulur rreth 250.000-300.00 turq, njashtu ka edhe shqiptarët të shpërngulur gjatë periudhave të ndryshme kohore. Do t’i ceki disa zona rurale në të cilin jetojnë të shpërngulurit nga Ballkani, në rregjionin e Izmirit, fshati Gylbahçe në të cilin jetojnë shqiptar nga Çamëria të shpërngulur gjatë viteve 1924-1925, fshati Halilbey i cili ka 1500 shtëpi, dhe të gjithë janë boshnjak me prejardhje e që ishin shpërngulur në vitin 1878, fshati Yenikyj me shqiptar të shpërngulur nga Kosova, si dhe fshati Alaçareiskyj në të cilin jetonin bashkërisht shqiptarët dhe boshnjakët të shpërngulur nga Ballkani. Poashtu edhe në vet qytetin, në Izmir jetojnë shqiptar, turq, boshnjak të shpërngulur nga Ballkani, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Ahmet Prishtina, kryebashkiaku i Izmirit, i cili ishte shqiptar me prejardhje nga Prishtina, dhe ndërroi jetë gjatë mandatit të tij, për nder të cilit një shesh e mban emrin e tij si dhe muzeu i Izmirit. Llogaritet tani se nga popullsia e gjithëmbarshme e Turqisë, nga 75 milion, 10%, saktësisht 7-8 milion janë shtetas të shpërngulur nga Ballkani që nga viti 1878 e gjer më sot, sikurse shqiptarët, turqit, boshnjakët, ashtu dhe grupet etnike sikur pomakët, torbeshët dhe goranët. Gabim trashanik që gjatë shekullit të kaluar ka bërë diplomacia e jashtme turke, e sidomos pas largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani në vitin 1912, ka qenë që i ka pranuar muhagjerët, dhe ka bërë marrëveshje me shtetet e porsakrijuara të Ballkanit, sidomos me Greqinë, Jugosllavinë e Bullgarinë, për pranimin e muhaxherëve të larguar me dhunë nga shtetet e porsakrijuara, sikurse që ishin shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, gjë që e thekson edhe kreatori i tanishëm i diplomacisë turke, ministri i punëve të jashtme të Turqisë z.Ahmet Davutogllu, në librin e vet “Thellësia strategjike” citoj:
“ Gabimi në të shkuarën i politikës së zbrazjes së Ballkanit me anë të rrugës së emigrimit duke i parë këto popullsi si barrë e politikës së jashtme turke, ka dalë sot në shesh në mënyrë krejt të hapur”. Po të mos ishin këto gabime të politikës turke, sot në Ballkan nuk do të ishin vetëm Shqipëria dhe Kosova me shumicë myslimane, porse do të ishin edhe Bosnja dhe Maqedonia me shumicë myslimane, si dhe Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia me një popullsi të konsiderueshme myslimane, qofshin ata shqiptar, turq apo boshnjak.
Izmiri si qytet i vjetër antik, i cili gjatë historisë së tij kishte ndërruar perandori të ndryshme, dhe i cili ka qenë i banuar me popujt të ndryshëm me kultura dhe fe të ndryshme, është i pajisur me trashëgimin e theksuar kulturore, të popujve dhe feve të ndryshme, të objekteve të kulteve fetare sikurse xhamia, kisha, sinagoga, por edhe me objekte tjera të trashëgimisë kulturore historike, të cilët disa prej tyre do t’i cek më poshtë me sa vijon:
Muzeu dhe arkivi i qytetit të Izmirit - i cili mban emrin e kryebashkiakut me prejardhje shqiptare Ahmet Prishtina i ndjerë, i cili e ka themeluar në vitin 2001 gjatë kohës sa ishte kryebashkiak i Izmirit.Muzeu i artit dhe historisë - i hapur në vitin 2004, në të cilin janë të ekspozuar pjesë nga epoka e gurit, pjesa e epokës së qeramikës si dhe pjesa e pajisjeve të çmuara. Muzeu arkeologjik i Izmirit - i themeluar në vitin 1927, ndërsa në vitin 1984 i vendosur në lokacionin e ri modern në të cilin gjendet. Është tre katesh, në të cilin është i ndarë sipas pjesëve apo kategorive të caktuara. Ka vepra arkeologjike që nga koha e vendbanimeve antike sikurse që ishin Iasos, Çandarli, Bergama, pastaj statuja, mermer, qeramika nga koha e Perandorisë romake e kështu me rrallë. Konaku shtetëror – është ndërtuar në vitin 1872. Ka një rëndësi të madhe me vlera theksuara arkitekture dhe historike, e sidomos me rastin e çlirimit të Izmirit me 9 shtator 1922 nga zgjedha greke, pas hyrjes së ushtrisë turke, ka qenë pikërisht konaku shtetëror në të cilin u ngrit flamuri turk. Sahatkulla e Izmirit – është ndërtuar në vitin 1901 me rastin e përvjetorit të 25-të të ardhjes në fron të Sulltan Abdylhamidit të II-të, të ndërtuar nga ana e kryeministrit(sadriazemit) të atëhershëm osman Mehmed Seit Pasha. Projektuesi i saj ishte Raymond Per dhe ishte ndërtuar në stilin barok. Është e lartë 25 metra, dhe në katër anët e saja gjenden nga një çeshme (krua). Sahati i Kullës është dhuruar nga Perandori i atëhershëm gjerman Vilhelmi i II-të. E veçanta e Sahat Kullës është se që nga ndërtimi i saj e gjer në ditën e sotshme sahati (ora) në asnjë çast nuk është ndalur së punuari. Kam pas rast të vizitojë sahat kulla të ndryshme, por me të vërtet sahat kullë më të bukur gjer tani nuk kam parë, sikur që ishte ajo, Sahat Kulla e Izmirit. Këzllaragasi hani – është ndërtuar në vitin 1744 nga ana e Haxhi Beshir agës gjatë kohës së Sulltan Mahmudit të I-rë, është i përbërë prej dy çarshive, në katin përdhes janë të ekspozuar për shitje prodhime të ndryshme nga guri, bakri, rruza, argjend etj, ndërsa në katin e dytë gjenden punëtori të ndryshme me prodhime punë dore. Në mes gjendet një kafe-çajtore për pushim ku shërbehet sidomos kafja dhe çaji. Ka edhe hane tjera në Izmir, por ky është më i njohuri dhe më i rëndësishëm i qytetit të Izmirit. Xhamia e Konakut – është një xhami e vogël në miniaturë, e cila gjendet pran Sahat Kullës në qendër të Izmirit. Është e tëra në formë oktagonale, e ndërtuar në vitin 1755 nga Ajshe hanmi, gjatë luftës së parë botërore ka pësuar dëmtime të mëdha, dhe se në vitin 1964 është rinovuar tërësisht. Me të vërtet kam vizituar shumë xhami të ndryshme nëpër vende dhe qytete të ndryshme, por xhami më të vogël dhe më karakteristike se xhamia e Konakut të Izmirit nuk kam parë gjer tani.Xhamia e Hisarit – gjendet në sheshin Kemeralti, e ka ndërtuar në vitin 1592 Jakub bej Ajdinogllu, është xhamia më e madhe e Izmirit. Ka kupolën qendrore në mes e përcjell anash me kupolat anësore. Enterieri i brendshëm i saj është një raritet i veçantë i kulturës dhe artit të periudhës osmane. Viteve të fundit është restauruar në tërësi dhe se me të vërtet është një xhami e bukur dhe monumentale. Kisha e Shën Gjonit – është një kishë anglikane e hapur në vitin 1902. Sinagoga e Bet Israelit – është faltore kryesore e hebrenjve të Izmirit, gjendet në lagjen e Karatashit dhe është hapur në vitin 1907 me ferman të Sulltan Abdylhamdit II-të dhënë kryeministrit të atëhershëm(sadriazemit) Qamil Pashës, me kërkesë të hebrenjve që jetonin në atë kohë në Izmir, për rituale fetare. Në vitin 1950 është bërë restaurimi i saj dhe se edhe sot është faltorja më e madhe hebraike në Izmir në të cilin kryejnë ritualet e tyre fetare. Përveç kishës së Shën Gjonit, janë edhe shumë kisha tjerë, ndër të cilët do të veçoja : kisha katolike e Shën Helenes, kisha katolike e Notër-Damit në Izmir, kisha katolike e Shën Marisë, kisha protestante britanike, kisha katolike e Shën Rosary e kështu me rrallë.
Në përfundim të këtij udhëpërshkrimi do të cek se me të vërtet ia vlen të vizitosh edhe qytetin e Izmirit, gjatë shkuarjes në Turqi, se ke çfarë të shohësh gjatë vizitës, një qytet antik me një trashëgimi shumë të pasur kulturore-historike të popujve dhe feve të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore në të cilën kanë jetuar dhe vepruar.


18.11.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•11:43 e pasdites
Ka kohë që kam dashur të shkruaj një qasje për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK-u), jo për tërësinë e saj, por gjegjësisht për njësinë e distribucionit apo shpërndarjes së saj, porse disi rasti apo çasti prolongohej nga aktualitetet tjera, porse ngjarja që ndodhi këto ditë, bënë që kupa të mbushet, dhe vendosa të shkruaj për anomalitë brenda KEK-ut.
Pas luftës në Kosovë, në çastet e etheve dhe vlimeve patriotike, rastisi që një ditë, me ç’rast isha edhe vet prezent, vijnë dy punëtorë të KEK-ut, duke më porosit që orëmatësin (njehsorin) e rrymës elektrike që e kisha, duhet ndërruar, pasi që është i prodhimit serb (EI-Nish), dhe se si i tillë tregon më tepër kilovat të shpenzuar të energjisë elektrike se sa është gjendja reale, me orëmatësin e prodhimit slloven (Iskra-Kranj). Mirë ju thash, pasi është ashtu, a keni ndonjë vendim me shkrim nga KEK-u, apo ndonjë vendim intern të juaj , pasi që me dëshirë do ta kisha ndërruar orëmatësin, po të ishte i prodhimit shqiptar apo kosovar, për të kontribuar në prodhimin dhe zhvillimin vendor, me konsumimin e prodhimeve vendore, ndërsa sa i përket orëmatësit dhe ndërrimit të tij, do të shkojë në njësinë qendrore të KEK-ut në Prishtinë, për t’u konsultuar dhe sqaruar një veprim të tillë. Para se të kem orëmatësin serb të EI-Nishit, e kisha orëmatësin slloven Iskra –Kranjit, porse gjatë pushtetit serb, e ndërruan orëmatësin slloven me orëmatësin serb, por nuk më kujtohet saktësisht a ishte detyrim apo ndonjë prishje, që ke shkak për të ndërruar njehsorin. Në Prishtinë, në njësinë qendrore të KEK-ut, në takimin që e pata me një menaxher, të njërës nga divizionet e saj të shumtë, mora përgjigje të prerë se nuk ka pas kurrfarë urdhër për një veprim të tillë, dhe se fare nuk është e vërtetë se orëmatësi apo njehsori i prodhimit serb (EI-Nish) nuk tregon gjendjen reale, pos që ka ndonjë prishje eventuale në njehsor apo orëmatës. Punëtorët pa thënë një-dy u larguan, dhe se nuk erdhën fare më, por gjatë largimit e kishin ç’kyçur pllombën e njehsorit, që unë fare nuk e kisha vërejt, për t’u hakmarrë.
Pas një kohe erdhi kontrolla e KEK-ut për të kontrolluar orëmatësin dhe konstatoi se e kisha pllombën e ç’kyçyr, dhe se jam duke vjedhur rrymën, e unë jo që fare nuk di të manovrojë me rrymën elektrike, por edhe karakteri im njerëzor nuk më lejon diç të tillë të bëjë, e lere më të vjedh. Të zitë e ullirit kam hjekë, gjersa i kam bindur, duke ju argumentuar me fatura për vite me rradhë, sa jam duke shpenzuar mesatarisht në vit dhe pagesat që i kam bërë me rregull, varësisht prej shpenzimit dhe tarifës verore apo dimërore të saj.
Para dy vitesh patë ndërrua jetë babai im, dhe se si trashëgimtar i tij, me kohë desha të kryejë të gjitha formalitetet e nevojshme që si një qytetar i rregullt i shoqërisë kosovare dhe konsumator i shërbimeve të ofruara nga kompanitë siç janë, PTK, KEK-u, Hidroregjioni, Ekoregjioni etj.
Pasi që e nxora certifikatën e vdekjes së babait tim, e kopjova së bashku me kopjen e letërnjoftimit, dhe i hyra procedurës së ndërrimit të emrit në faturat për pagesë për shërbimet publike të ofruara. Pa kurrfarë problemi i rregullova në PTK, Hidroregjion dhe Ekoregjion, por kur shkova në KEK- njësinë rajonale në Prizren, sharra hasi në gozhdë, më thënë se nuk bën të ndërron emrin në faturë, për derisa nuk e paguan në tërësi borxhin paraprak, edhe pse borxhi im ndaj KEK-ut asnjëherë nuk ka kalua maksimalisht 200 euro, varësisht prej tarifës. Jam habitur me një veprim të tillë, dhe se nuk e kisha të qartë, se si mund të jetë kështu, pasi që është adresa e njëjtë, orëmatësi i njëjtë, tani të llogaritet si një konsumator i ri, i cili për herë të parë paguan, apo është një konsumator i ri që e ka blerë shtëpinë apo banesën.
Sivjet, gjatë pranverës, prapë erdhi kontrolla e KEK-ut në shtëpinë time, me pretekst të kyçjes ilegale, duke i parë kabllot në oborr për ndriçim dhe kuzhinën verore në oborr, që ishin të lidhur në mënyrë të rregullt në sistemin e rrymës elektrike, pas vërtetimit të gjendjes faktike reale dhe të rregullt, ju thash si s’ju vjen turp që të kontrolloni dhe shqetësoni për të satën herë, një konsumator të rregullt i cili me kohë, i kryen të gjitha pagesat dhe obligimet ndaj shërbimeve të ofruara, nuk bënë zë, duke parë veten fajtor nga (dez)informata e marrë për kontroll, për kyçje ilegale .
Para ca ditësh, shkova në KEK, të paguaj kistin mujor prej 50 eurosh që paguaj minimalisht, e kisti shkon edhe në 100 euro në muaj, varësisht prej shpenzimit të energjisë elektrike dhe tarifës së caktuar dimërore apo verore. Njëherit me këtë pagesë të kryer, edhe gjendja ime bëhej zero obligime ndaj KEK-ut, pa asnjë borxh. Pasi që nuk kam më borxh, shkova të kryej edhe ndërrimin e emrit të faturës nga babi im, shpirti i tij rahmet pastë, në emrin tim si trashëgues, të cilin veprim para dy vitesh nuk arrita të kryej. Pas pagesës së bërë, shkova te referentja e caktuar për këtë punë, dhe se pas ofrimit të kopjes së certifikatës së vdekjes, kopjes së letërnjoftimit, i mori shënime përkatëse të duhura dhe i regjistroi në kompjuter, pas së cilës më tha se tani obligohesh me pagesë shtesë prej 5.80 euro për shërbim të kryer si konsumator i ri. Mbeta pa tekst, nuk ishte shuma, vlera, ajo që më brengosi, por mënyra e veprimit të saj, e cila nuk kishte faj, pasi që ajo veç i zbatonte rregulloren apo aktin intern të kompanisë së saj, saktësisht të KEK-ut por e di, sa kam njohuri, se edhe në gjykatë kur vërtetohet trashëgimia apo ndërrimi i titullarit të pronës, nga babai tek i biri, nuk paguhet gjë, e merreni me mend në KEK ky parim nuk vlen. Po qoftë kjo edhe prej KEK-ut e tepërt është.
Në përfundim të kësaj qasjeje, mund të themi se në shoqërinë e tanishme shqiptare (kosovare), një qytetar apo konsumator i rregullt që i kryen me kohë obligimet dhe pagesat ndaj shërbimeve të ofruara, në vend se të shpërblehet me ndonjë certifikatë mirënjohjeje dhe të trajtohet si shembull i një qytetari ”par exellence” për obligimet e kryera me kohë ndaj kompanive që ofrojnë shërbime të caktuara qytetarëve, ai shikohet, trajtohet si një qytetar i dyshimtë, mëkati i së cilit është sepse do të jetojë dhe veprojë konform standardeve njerëzore dhe qytetare, si një qenie njerëzore, fisnik dhe besnik ndaj shtetit të tij, dhe i cili me kohë i kryen obligimet e veta çfarëdo qofshin. Pasi që së shpejti KEK-u, gjegjësisht njësia e distribucionit do të privatizohet, a thua kjo anomali e KEK-ut që tani është, do të vazhdoj edhe pas saj, ditët, muajt dhe vitet në vijim do të vërtetojnë këtë më së miri.

31.10.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•9:50 e pasdites
Para ca ditësh u ktheva nga Turqia, gjegjësisht nga qyteti i Izmirit, ku qëndrova një javë për arsye objektive (shëndetësore), dhe pashë të udhës të bëjë një këndëvështrim nga udhëtimi në Turqi.Turqia është duke përjetuar me të vërtetë një zhvillim të hovshëm ekonomik, politik, arsimor, shkencor, shëndetësor, ushtarak, diplomatik, të gjitha këto dukuri të theksuara mund të vërehen anekënd Turqisë, e veçanërisht në qytete të mëdha, sikurse që janë, Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Bursa, Antalia e kështu me rradhë. Gjatë kohës sa isha atje, Turqia e shpalosi programin e zhvillimit ekonomik të saj për periudhën trevjeçare me ç’rast mesatarja e zhvillimit ekonomik parashihej të jetë 7,5%, GDP aktuale me mbi 10.000 dollar për krye banori (Turqia ka rreth 75 milion banorë) do të arrijë në 12.500 dollar për krye banori, ndërsa papunësia aktuale me 10% do të bie nën 10%, për herë të parë në historinë e re turke, diku rreth 8-9% . Njashtu gjatë atyre ditëve, Turqia filloi me projektin e ndërtimit të 100 helikopterëve të parë të prodhimit vendor, T-129, projekti ideor i ATAK-ut, me ç’rast parashihet që brenda 5 vitesh ky projekt të përfundojë dhe që helikopteri i parë turk vendor të fluturojë në qiell, pasi që Turqia zë vendin e 9-të në botë në përdorimin e helikopterëve.
Diplomacia turke është duke zhvilluar një aktivitet të gjerë diplomatik në të katër anët e botës, sikurse në Evropë e Amerikë, njashtu edhe Azi e Afrikë, sa isha në Turqi, rastisi që të jetë mysafir në Ankara ministri i punëve të jashtme të Suedisë z. Karl Bild, të cilin e priti homologu i tij nikoqir z.Ahmet Davutogllu. Në konferencën e mbajtur për shtyp, përveç tjerash ministri suedez i punëve të jashtme theksoi:“ Bashkësia Evropiane në botë ka dy ortak strategjik, njëra është SHBA-ja, dhe tjetra Turqia”, ndërsa homologu i tij turk z.Ahmet Davutogllu, përveç tjerash theksoi:” Para 100 vitesh misioni ishte që të përfundojë qeverisja osmane (otomane), 100 vite pas, baraspesha e forcës turke po rikthehet”.
Sikurse në botë, Evropë, Ballkan, Kosovë e Shqipëri, me të madhe është aktuale tema e rikthimit turk, apo siç e quajnë “ rikthimi neosman”, njëjtë edhe në Turqi është aktuale kjo temë, ashtu që nëpër gazeta e tyre shkruhen kolumne, shkrime, analiza të shumta rreth kësaj teme, nga të cilat do t’i veçoja disa sosh. Në intervistën e dhënë gazetës spanjolle ABC kryetari hungarez z.Pal Schmitt përveç tjerash theksoi:
” 150 vjet qeverisjeje nga turqit e shoh si një rast të mirë për neve, nga viti 1541e gjer në vitin 1686 për hungarezë ka qenë fatlume qeverisja osmane, po të ishte pushtuar Hungaria gjatë atyre viteve, nga ndonjë popull tjetër, neve do të na ndërronin edhe fenë edhe gjuhën, dhe se neve do të asimiloheshim, dhe se gjatë takimeve të shumta me politikan turq, kemi pas biseda të frytshme rreth të drejtës së Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, jam i mendimit se Turqia si një shtet mysliman me afro 100 milion banorë në një të afërme të afërt, është e udhës dhe koha është që ajo të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”.
Gjatë vitit 1992, në New York, ish ministri i punëve të jashtme të Turqisë z.Hikmet Çetin, në një takim të mbajtur prej shumë takimeve lidhur me luftën e Bosnjës, ka theksuar:” M’u afrua një diplomat amerikan dhe në vesh më pëshpëriti, këtë bela të Zotit (lufta në Bosnje), nuk e di si ta zgjidhim, habitem se si keni qenë të suksesshëm 500 vjet këto troje (Ballkanin) ta udhëhiqeni me sukses”. Poashtu z.Hikmet Çetin, me rastin e vizitës së tij në Izrael, gjatë takimit kryeministri izraelit i afrohet dhe i tregon atij rastin që i ka ndodhur atij:
” Afër kufirit me Egjiptin, shkova të vizitoja një qytezë hebre, kryetari i asaj qyteze filloi të më ankohej, duke i fajësuar egjiptianët, pastaj m’u drejtua mua duke akuzuar edhe qeverinë tonë. I thash unë, po mirë, ti çdo kënd dhe çdo anë po e akuzon, po çfarë do ti atëherë?. Ai m’u përgjigj” e dua drejtësinë osmane pesëshekullore”.
Me 20 prill 2003 në intervistën dhënë televizive për CNN, kryetari i tanishëm aktual turk z.Abdullah Gyl, në pyetjen e gazetarit lidhur me Lindjen e Mesme, iu përgjigj:” në atë kohë si deputet që isha, shkova në një mbledhje në Jerusalem, ku isha i ftuar, në të cilin bisedohej për temën e Lindjes së Mesme, në të cilin mori fjalën edhe kryetari i tanishëm z.Shimon Peres i cili në fjalimin e tij akuzoi rëndë pothuajse të gjithë. Në diskutimin tim ceka përvojën e periudhës osmane si “per exellence” të qeverisjes së popujve të ndryshëm me kultura të ndryshme. Deputeti gjerman më afroi ngatë Shimon Peresit dhe më prezantoi, ky është zotëri Gyl, deputet turk. Ai mu drejtua me fjalët: Çfarë të bëjmë, a prapë të japim juve qeverisjen e tokave tona?. Unë iu përgjigja: ne 500 vjet në mënyrë të shkëlqyer e kemi udhëheqë dhe qeverisë, prapë mundemi në këtë mënyrë të qeverisim, qoftë nevoja”.
Pas hulumtimeve të studiuesve hungarez, kanë ardhur në përfundim se: ” Osmanët në Ballkan, shumë më tepër kanë investuar se sa që kanë vjelur tatimet, ndërsa pushtuesit perëndimor në shtetet që kanë pushtuar, çdo gjë që ka qenë, mbi dhe, dhe nën dhe, kanë plaçkitur dhe marr me vete. Nga shtetet e Afrikës i kanë marrë zezakët dhe i kanë dërguar dhe shitë si robër, dhe se tërë mineralet e çmuara sikurse edhe ari e stoli të ndryshme i kanë marrë me veti. Prapë në Ballkan, gjatë kohës së Perandorisë Osmane më së shumti kisha janë ndërtuar. Në Ballkan banorët apo shtetasit askujt me dhunë, nuk i kanë ndërruar fenë dhe gjuhën e tyre, prej asaj kohe hiç pa ndërruar dhe pa imponuar, janë në mejdan edhe sot e kësaj dite popujt e ndryshëm dhe fliten gjuhë të ndryshme në Ballkan. Kjo është e vërteta reale e Perandorisë Osmane”
Kjo qasje do të ishte përgjigje më e mirë se si duhet trajtuar në mënyrë objektive e reale të kaluarën tonë, edhe periudhën osmane, e jo të trajtohet njëanshëm dhe në mënyrë apriori dhe të pavërtetë, siç e bëri kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga në ” Takimet e Gjeçovit”, referatin e së cilës i ka përgatitur me siguri don Lush Gjergji apo don Shan Zefi, se këtë nuk e kanë përpiluar këshilltarët e saj, Ilir Deda apo Arbër Vllahiu, pasi që ata si të tillë kanë një kredo dhe një qasje objektive intelektuale e shkencore, e të cilin gjë e vërtetoi në fjalën përshëndetëse vet Ilir Deda me rastin e mbajtjes së manifestimit të “Ditës së Boshnjakëve” me 28 shtator në Prizren. Të glorifikosh një kanun të maleve, atë të Lekë Dukagjinit, në shekullin XXI, është me të vërtetë blasfemi e llojit të vet, i cili edhe sot e kësaj dite na sjell dëm të pariparueshëm, atë të gjakmarrjes brenda kombit tonë, e të mos flasim për drejtat që nuk i jep fare Kanuni femrës, që është një anashkalim total i femrës shqiptare, duke e përjashtuar atë nga të gjitha të drejtat e saja, e lere më, që të bëhet kryetare e Kosovës.

Po qoftë kjo edhe prej kryetares Atifete, e tepërt është.


21. 10.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•7:52 e pasdites
Me datë 30 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës solli aktvendimin për papranueshmëri në rastin nr. KI36/11 të parashtrueses Arjeta Halimi për vlerësimin e kushtetutshmërisë për mos-përmbarimit të pretenduar të Aktgjykimit CN Nr. 24/09 të datës 17 nëntor 2009 të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit dhe shkeljes së pretenduar të drejtave të njeriut të parashtresës së kërkesës.Parashtruesja e kërkesës ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë të mos-përmbarimit të Aktgjykimit CN. Nr. 24/09, të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit të 17 nëntorit 2009. Me atë aktgjykim padia e parashtrueses së kërkesës ishte miratuar dhe i padituri, pra Drejtoria Komunale për Arsim e Vitisë, ishte obliguar "t'ia njohe paditësit (pra parashtrueses se kërkesës) të gjitha të drejtat që burojnë nga statusi i nxënëses së rregullt në Gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" në Viti". Përmes kërkesës së saj, parashtruesja e kërkesës kërkon të sigurojë që aktgjykimin e lartcekur, të nxjerrë nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, do ta për-mbarojë Drejtoria Komunale e Arsimit ne Viti. Parashtruesja e kërkesës pretendon se mos-përmbarimi i Aktgjykimit CN. nr. 24/09, te 17 nëntorit 2009 te Gjykatës se Qarkut ne Gjilan, asaj ia mohon te drejtën e arsimimit e cila garantohet me të gjitha aktet vendore dhe ndërkombëtare.
Në vend se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të duhej të sillet konform Kushtetutës së Kosovës, pasi që në nenin 113.al.7 e Kushtetutës së Kosovës decidivisht shkruan:” Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj” si dhe në bazë të nenit 20 dhe 47 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Kosovë si dhe nenit 36 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, apriori ka dashtë të refuzojë lëndën për shqyrtim, pasi që nuk janë shterur të gjitha mjetet e përcaktuara me ligj, fare pa hyrë në shqyrtimin e lëndës, me ç’rast ka bërë shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Me këtë veprim të saj ajo i ka hyrë shqyrtimit të lëndës së parashtruar dhe ka sjell Aktgjykim i cili vetvetiu është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjit mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si dhe Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në të cilin thirret, pasi që këto nuk i japin të drejtë fare të shqyrtojë kërkesën e cila nuk i ka plotësuar kriteret e parapara për shqyrtim.
Me aktvendimin e saj ajo ka hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses, edhe pse nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike, dhe se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka pas të drejtë as të hyjë as në komentimin e bazueshmërisë së kërkesës e sidomos duke cituar vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtave Njerëzore (GJEDNJ). Me këtë veprim të saj qytetarët e Kosovës kanë humb edhe më tej besimin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse në vend se të veprojë dhe gjykojë konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saja, ajo bie vendime dhe aktgjykime të njëanshme dhe bie pre e politikave aktuale ditore të Kosovës.
Prej aktgjykimit të saj shihet se nuk është kërkuar interpretimi i Kushtetutës apo përputhshmëria e ligjeve të caktuara me Kushtetutë, e të cilën drejtë kanë të parashtrojnë vetëm Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe Avokati i Popullit , por se është kërkuar interpretimi i mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti. E dihet se kërkesën për vlefshmërinë apo interpretimin e një ligji apo vendimi nuk ka të drejtë të iniciojë individi apo personi, me ç’rast bëhet shkelje evidente e Kushtetutës së Kosovës.
Nëqoftëse se parashtruesja e kërkesës kërkon interpretimin e ekzekutimit të Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, në të cilin ka vendosur që Arjeta Halimi ka të drejtën e shkollimit dhe se Drejtoria Komunale e Arsimit të Vitisë ka qenë e obliguar që të lejojë të vazhdojë shkollimin në gjimnaz, ndërsa aktgjykimi nuk është ekzekutuar sipas procedurës së paraparë, atëherë shtrohet pyetja se çfarë vendimi do të merrte Gjykata Kushtetuese e Kosovës për realizimin e të drejtës së shkollimit të obliguar sipas Kushtetutës së Kosovës dhe të gjitha konventave ndërkombëtare për garantimin dhe mundësimin e shkollimit obligativ. Kontesti nuk ka qenë çështja e shamisë, si një e drejtë e garantuar njerëzore për lirinë e stilit të veshjes pa marrë parasysh bindjet politike, kulturore, tradicionale, fetare, por se humbja e drejtës së shkollimit të obliguar.
Në asnjë vend në botë, bile as në shtetet jodemokratike, Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte mund të bijë një vendim të tillë të interpretimit i cili do të ndalonte një të miture të humb të drejtën e shkollimit të obliguar për shkak të bindjeve të saja apo stilit të veshjes e që paraqet shkelje drastike e të drejtave dhe lirive njerëzore.
Në fund, sa i përket interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të drejtat dhe liritë themelore në pajtim me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat Njerëzore(GJEDNJ), saktësisht aktgjykimin Nr.27085/05 e datës 4 dhjetor 2008, që është nonsens i llojit të vet për krahasim, do të ndalem në një qasje të veçantë ditëve në vijim.

08.10.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•1:17 e pasdites
Në vazhdën e aktualitetit kosovar, në këto javët e fundit, lidhur me iniciativat, idet, qasjet e ndryshme, lidhur me rishkrimin apo rishikimin e historisë së teksteve shkollore në shkolla fillore dhe të mesme, si dhe të (mos) lejimit të shamisë në shkolla dhe institucione publike dhe (mos) aplikimit të lëndës së Edukatës Fetare në shkolla publike, u detyrova që t’i rilexoi tekstet tona shkollore. Pasi që vajza ime sivjet ndjek mësimet në klasën e tretë të shkollës fillore, bëra një analizë teksteve shkollore të klasës së parë, dytë dhe të tretë të shkollës fillore, edhe pse do të ishte e mirëseardhur që dikush të bëjë një studim dhe analizë më të hollësisëm të të githa teksteve shkollore si të shkollave fillore ashtu edhe të mesme të Kosovës.
Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës e përkufizon Kosovën si shtet laik:“Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. E qartë dhe konciz, shteti mund të jetë laik, por njeriu, personi, individi apo shoqëria në përgjithësi nuk është dhe nuk mund të jetë laike, por është sipas përkatësisë apo perceptimit fetar, në rastin e Kosovës, me shumicë absolute muslimane dhe pakicë minimale krishtere, dhe aty këtu ndonjë deist apo gnostik, pasi që nuk më merr mendja që ndonjeri në Kosovë veteveten e percepton akoma si ateist. Edhe te identiteti fetar, shumë analistë dhe komentues bëjnë një gabim kardinal kur neve shqiptarëve e perceptojmë si besimtar të tri feve, islame, katolike dhe ortodokse, që në të vërtet është gabim, pasi që sikurse Islami në bërthamën e vet përmban doktrinën (ritin) sunitë dhe shiitë, ashu edhe krishterimi në bërthamën e vet përmban doktrinën (ritin) katolik dhe ortodoks, ndërsa feja e tretë hyjnore ëshë hebraizmi, e cila së bashku me Islamin dhe Krishterimin e kanë për bazë besimin monoteist në një Zot të vetëm, përkundër besimeve politeiste, sikurse që janë hinduizmi, brahmanizmi, budizmi, taoizmi, etj.
Gjatë shfletimit dhe analizës së teksteve shkollore të sipër përmendura, duke aluduar Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështjen e besimeve fetare, në praktikë, në tekste shkollore kemi një favorizim të qytetërimit (civilizimit) të krishterë, dhe një diskriminim tej mase të qytetërimit (civilizimit) islam në mënyr perfide, të hapur dhe as pak të kamufluar. Kjo nëse arsyetohet edhe me atë se në shoqërinë kosovare dominon areali gjeokulturor perendimor dhe se orientimi politik gjeostrategjik i kosovarëve është integrimi evroatlantik, kjo nuk do të thotë dhe nuk jep drejtë që të na shpie edhe drejt qytetërimit krishterë si bërthamë e qytetërimit të Evropës, pasi që edhe nenet 9 e 14 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut garantojnë barazinë e feve, dhe se Bashkimi Evropian nuk ka të drejtë të imponojë mënyrën e lirisë së religjionit të caktuar.
Në Abetaren për klasën e parë të shkollës fillore të autorëve Agim Deva & Islam Krasniqi në faqen 75 e kemi tekstin me titull: ”Porosia e fundit e Skënderbeut” pa autor, në të cilin në fund të shkrimit qëndron fjalia: “Prandaj, porosia ime e fundit është; qëndroni gjithmonë të bashkuar”. Në tekstin shkollor ”Leximi 1” të autorit Arif Demolli për klasën e parë të shkollës fillore, në faqe 6 e kemi tekstin me titull të njejtë ”Porosia e fundit e Skënderbeut” pa autor, në të cilin në fund të shkrimit qëndron fjalia: ”Luftërat për liri vazhduan edhe pas vdekjes së Skënderbeut”. Paradoks apo anashkalim i të njejtit tekst, pa autor, nga përpiluesit e programit mësimor.Në librin e Edukatës Figurative të autorit Shyqri Nimani për klasën e parë të shkollës fillore në faqen 53 është posteri me shembëllesën e Nënës Tereze, Albanian St.Tereza, Shën Tereza Shqiptare, përfundi saj porosit nxënësit të pikturojnë portretin e Nënës Tereze, në faqen 55 prap e kemi posterin e përsëritur të Nënës Tereze.Në librin shkollor “Leximi 2” të autorit Arif Demolli, për klasën e dytë të shkollës fillore, në faqen 41 është teksti me titull ”Marigona dhe Flamuri” ku në mes tjerash shkruan: Pse të mos e pagëzojmë Marigonë?- i përngjaftë Marigonës së Flamurit! Marigona quhej vajza që qëndisi flamurin shqiptar i cili u ngrit në Vlorë me 28 nëntor 1912 në Vlorë. E që kjo fare nuk është e saktë dhe e vërtetë, pasi që në “Kujtime 1885-1925” të Eqrem bej Vlorës e përshkruan në mënyrë të qartë ngritjen e flamurit në Vlorë me 28 nëntor 1912, në faqen 314, për të cilin Eqrem bej Vlora thotë: ”E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit sepse në vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Në faqen 42 është teksti me titull:”Të bisedojmë” ku shkruan përveç tjerash ”Të pagëzosh fëmijën është një ngjarje në familje. Deri vonë ne kishim emra në gjuhë të huaja. Tash shumica e fëmijëve tanë kanë emra të bukur shqip: Lule, Flutura, Blerim, Veton etj., por edhe Gjergji, Lekë, Dukagjin etj. Në faqen 43 është teksti me titull ”Flamuri magjik” nga autori Pandeli Koqi në të cilin pos tjerash është fotoja e katedralës me flamurin tonë kombtar kuqezi, përfundi saj është teksti, në të cilin në mes tjerash shkruan: ”Kur u gdhitë të ngazëllyer pamë flamurin kuqezi në majen e katedrales. Pas pak armiku fillonte ta guante me topa”. Në faqen 48 e kemi shkrimin me titull ”Kuvendi i Lezhës” kronikë nga Gjon Muzaka, ku prap flitet për Skënderbeun.Në librin”Gjuha Shqipe 2” të autorit Bahri Beci për klasën e dytë të shkollës fillore prej faqes 58 e gjer në faqen 62 përshkruhet prap vetëm Skënderbeu,” legjendat, gojëdhanat, tregime, për shpatën e tij, shpatë e kuqe si gjakë që lëshonte xixë e flakë, shpata është e trashë, sa një tra, dhe tehun e saj e dinin të hollë si brisk, vringëllima e shpatës e kishte shtënë frikën ushtrisë osmane”. Në librin”Leximi 3” të autorit Arif Demolli, për klasën e tretë të shkollës fillore në faqen 21 e kemi tekstin”Mirë se erdhe Skënderbe” pa autor, prap për Skënderbeun, ndërsa tek në faqen 123 e kemi tekstin me titull”Shoku ynë i heshtur” pa autor, ku përmendet vetëm njëher emri i Adem Jasharit, heroit dhe komandantit tonë legjendar.Në librin”Gjuha Shqipe 3” të autorit Bahri Beci, për klasën e tretë të shkollës fillore, në faqen 61 është prap përmendorja e Skënderbeut, në faqen 62 është teksti i Mark Gurakuqit”Liria qëndron në maje të shpatave tona”, prap për Skënderbeun, në faqe 65 prap shkrimi për Skënderbeun.Në librin “Edukata Figurative 3” të autorit Muhamet Ahmeti-Metis në faqen 9 kemi prap potretin e Nënës Tereze, në faqe 36 e kemi katedralen e vizatuar nga autori Grant Vudi. Çdo respekt figurave historike të shquara të Skënderbeut dhe Nënës Tereze, por mjer për neve,për popullin shqiptar që jemi, që e tërë historia jonë kombëtare të përmblidhet vetëm në dy figura, atë të Skënderbeut dhe Nënës Tereze.Në librin e gjuhës angleze”Follow me 1” për klasën e tretë të shkollës fillore të autorëve Nimete Krasniqi&Ardita Kabashi-Hima, në faqen 68 kemi vjershën (Rhyme) për Santa Clausin, ndërsa në faqen 69 vjershën (Rhyme) për Krishtlindjet ”We wish you a Merry Christmas”.
Emrat që përmendën në tekstet në librin“Leximi 1” të autorit Arif Demolli, për klasën e parë të shkollës fillore janë:” Agroni,Ylli, Valbona, Driloni, Arlinda, Drenusha, Dodona, Bukuria, Luli, Loli, Drini, Dreni, Blega, Lulja, Bardhyli, Loni, Ermira, Pranvera, Arta, Agimi, Drita, Iliri, Luani, Vjollca, Buqe, Luani, Ximi, Gjoni, Gjini, Miloti”.Emrat që përmenden në tekstet në librin”Leximi 2” të autorit Arif Demolli, për klasën e dytë të shkollës fillore janë:”Lina, Shpresa, Vjosa, Lulevera, Agimi, Drita, Dreni, Eni, Fatmire, Fatlumi, Blerimi, Blerta, Vjollca, Albani, Marigona, Rinori, Luli, Nora, Lulja, Ylli, Mrika, Anila, Dodona, Lorona, Tringa, Rinesa, Dreni, Gjoni, Gazmendi, Leta, Albani, Ximi, Ylli, Diana, Roni, Maro”.Emrat që përmenden në tekstet në Librin”Leximi 3” të autorit Arif Demolli, për klasën e tretë të shkollës fillore janë: “ Nora, Suvali, Mirjeta, Behari, Njomëza, Shega, Ylli, Dodona, Fitore, Erbli, Agroni, Genti, Teuta, Monuni, Longari, Gjergi, Leka, Luani, Mrika, Drilona, Vigani, Agimi, Drita, Teuta, Dritoni, Luani, Ylli, Lulëzimi, Luani, Dodona, Luli, Ardita, Albani, Lora, Beni, Mira, Tala, Sokoli, Arta, Edlira, Laloshi, Fatmiri, Nora, Vlora, Kreshniku, Luli Burbuqja, Dritoni, Brikena, Arjeta, Teuta, Meli, Liridoni, Eni, Vetoni, Yllka, Mikeli, Ardi, Blerta”.Po si nuk e gjeti autori Arif Demolli bile një emër musliman ta cek, bile në qoftë se jo tjetër, emrin e tij Arif, dhe se këto emra nuk janë të huaja për neve, por janë të pranishme me të madhe në Kosovë, krahas emrave të bukur shqip, ndërsa autori nuk haron të cek edhe emrat e shqiptarëve katolik aty këtu, por Arif Demolli le të dijë se jeton dhe vepron në mesin e shqiptarëve me emrat musliman sikur Hasani, Et’hemi, Ragibi, Hakiu, Masari, Qemajli, Azizi, etj., si dhe të shqiptareve me emra muslimane sikur Ajshe, Atifete, Rabije, Hanife, Resmije etj., dhe se edhe në të ardhmen në përkujtim të figurave të shquara politike do të ketë emra musliman si p.sh.Ibrahim (Rugova), Hashim (Thaqi), Isa (Mustafa), Behgjet (Pacolli), Ferid (Agani), Naim (Tërnava), Fuad (Ramiqi) etj., si dhe të dëshmorëve të rënë të kombit: Adem, Shaban, Hamzë (Jashari), Zahir (Pajaziti), Sali (Çeku), Remzi (Ademaj) e shumë të tjerë, e të mos flasim për personalitete kombtare dhe fetare si p.sh.:Abdyl, Ymer, Sami, Kadri, Idriz, Muhamed, Ahmed, Jakub, Ismail, Hysen, Shuaib, Tahsin, e kështu me rrallë.
Në përfundim të kësaj qasjeje do të kisha cekë, se Instituti i Albanologisë, Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, do të ishte e udhës të ngrisin zërin në rishikimin e teksteve shkollore, konform shtetit të proklamuar laik të Kosovës dhe neutral ndaj çfarëdo feje, edhe pse do të duhej që edhe Bashkësia Islame e Kosovës të merret edhe me këtë çështje, por për fat të keq nuk e ka as edhe një institut të vetëm që merret me analizën, hulumtimin, studimin dhe përcelljen e dukurive shoqërore ekzistuese në Kosovë, e vetmja që mbetet është, të bëjë thirrje të gjithë prindërve që sa herë i ndihmojnë fëmijët e tyre për të kryer detyrat e shtëpisë le të shfletojnë dhe le të lexojnë librat e tyre, dhe të shohin se vallë a janë duke mësuar fëmijët e tyre në frymën e e laicitetit të proklamuar apo të favorizimit të qytetërimit (civilizimit) krishterë dhe diskriminimit tej mase të qytetërimit (civilizimit) islam.

23.09.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•10:23 e pasdites
Krerët institucional, politik, partiak të Kosovës si bashkëpjesëmarrës apo si faktor vendimtar në Kuvendin e Kosovës për mos kalimin e dy amendamenteve për lejimin e shamisë dhe edukatës fetare në shkolla publike, natën e Fitër Bajramit ia vunë ”thikën pas shpine” shqiptarëve musliman në përgjithësi e Myftiut të Kosovës në veçanti, ndërsa të nesërmen në ditën e Fitër Bajramit pa fije turpi e morali ia uruan Fitër Bajramin shqiptarëve musliman në përgjithësi e Myftiut të Kosovës në veçanti, sikurse të mos kishte ndodhur kurrgjë.
E tëra nisi me propozimin e dy amendamenteve nga Koalicioni Kosova e Re, të përkrahur edhe nga deputetë të komuniteteve dhe tjerë, lidhur me lejimin e shamisë dhe edukatës fetare në shkollat publike. Pas kësaj pasoi prononcimi i Ipeshkvisë së Kosovës (Dioqezës Shkup- Prizren) kundër lejimit të Edukatës Fetare në shkolla publike të Kosovës, edhe pse kjo ka qenë e ditur dhe nuk ishte risi një veprim i tillë i pamatur prej saj, por diç tjetër në prononcim të saj, që është shumë i rrezikshëm dhe tepër negativ për momentin në të cilin gjendemi. E para është, në të cilin thuhet:
“ Lypet që shtetësia e Kosovës të” piqet” dhe të njihet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare”, pikërisht është edhe Vatikani që kontribuon që akoma shtetësia e Kosovës nuk po “piqet” pasi që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse e Serbisë, e për t’u njohur nga institucionet ndërkombëtare, duhet patjetër pajtimi i Serbisë, sipas tyre, pasi që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pa pajtimin e Serbisë, nuk mund të kalojë pavarësia e Kosovës, për shkak të vetos së Rusisë dhe të Kinës, ndërsa në Bashkimin Evropian për shkak të vetos së 5 shteteve anëtare të saj (Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros) që akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pa pajtimin paraprak të Serbisë.
E dyta është, në të cilin thuhet:
”Të arrihet, nëpërmjet arsimimit, një qytetërim i mirëfilltë europian dhe Kosova të jetë e aftë për të menaxhuar një çështje kaq madhore”, që do të thotë se Kosova nuk është e aftë të menagjojë, merreni me mend, një lëndë shtesë në shkolla publike të Kosovës, dhe atë fakultative, zgjedhore, sipas dëshirës së prindërit dhe nxënësit, e lere më të menaxhojë diç tjetër kruciale, sipas saj. E treta është, “ dhe nuk do ta bartë përgjegjësinë mbi pasojat e mundshme për kombin” me ç’rast përcjell mesazhe kërcënuese për kombin, pa i cekur se cilat janë ato pasojat për kombin dhe çfarë do të thotë me këtë. Pas këtij prononcimi ka qenë e ditur që nuk ka pas gjasa as teorike e lere më praktike që këto dy amendamente të kalojnë në Kuvendin e Kosovës, duke ditur se Kuvendi i Kosovës ashtu siç është i përbërë ka akoma nostalgji për sistemin e dikurshëm monist, çoftë ai “titist” apo “ enverist” e bile ka të tillë që vuajnë akoma edhe për teorinë e Darvinit, ndërsa tani kamuflohen nën petkun e laicitetit, pasi më nuk mund të quajnë veten komunist, pa marrë parasysh i çfarëdo modeli çoftë,”titist” apo “enverist” edhe pse jetojnë në një shoqëri demokratike veprojnë akoma me mendimet e të kaluarës moniste.
Edukata Fetare për momentin, aplikohet dhe mësohet në shkolla publike në Evropë që nga Norvegjia e gjer në Greqi, përveç 5 shteteve në të cilin nuk mësohet lënda e Edukatës Fetare, Francë, Slloveni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë, dhe se sipas “laikëve” tanë shqiptar, të gjitha shtetet e Evropës në të cilin mësohet Edukata Fetare automatikisht qenkan shtete fetare e assesi laike. Dua t’i përmendi vetëm dy raste, e kush nuk beson është i lirë që të hulumtojë, rastin e Kroacisë dhe Finlandës. Në Kroaci në një shkollë publike në rast se janë vetëm 7 nxënës të konfesionit musliman qeveria kroate ia siguron mësimdhënësin (hoxhën) për të mësuar lëndën e Edukatës Fetare një herë në javë, merreni me mend, ndërsa në Finlandë, në një qytet 400 km larg Helsinkit, në të cilin jetojnë vetëm 7 nxënës të konfesionit musliman, në mesin e tyre 3 nxënës janë shqiptar nga Kosova, qeveria finlandeze një herë në muaj ia dërgon mësimdhënësin (hoxhën) për t’i mësuar për fenë e tyre islame, ndërsa çdo 6 muaj qeveria organizon ardhjen e tyre në Helsinki, në xhami, për të parë dhe mësuar, në mënyrë praktike, se si merret abdesti, se si kryhet namazi e kështu me rrallë. E dihet që Finlanda gjendet në Evropë dhe është anëtare e Bashkimit Evropian kaherë, ndërsa me Kroacinë kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë në ish Jugosllavi si pjesë përbërëse e saj, e tani, ajo prej vitit 2013 do të jetë anëtare fuqiplotë e Bashkimit Evropian. Por neve shqiptarëve jemi mësuar të jemi “yrnek” mostër për të gjithë të tjerët në botë për së keqi, duke përkujtuar historinë jo të largët, që nëna Shqipëri me diktatorin e saj Enver Hoxha në vitin 1967 ishte e vetme në botë që me ligj e ndaloi veprimin e feve, e tani, çoftë edhe në tërë Evropë e lejuar mësimi i Edukatës Fetare,si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, prapë do të jemi “yrnek” mostër për së keqi, në rast se jo për botën, bile për Evropën, duke mos lejuar mësimin e Edukatës Fetare në shkolla publike.
Para kësaj, refuzimi i parë erdhi nga kryetari i Prishtinës z.Isa Mustafa i cili nuk ofroi lokacionin e kërkuar për Xhaminë e Madhe në Ulpianë, përball Institutit Albanologjik, që ishte kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës, por te Posta, larg qendrës, dhe se në rast” nuk pranimit nga ana e BIK-ut, atëherë mund ta ndërtojnë në periferi të qytetit”, iu sugjeroi Isa Mustafa. Po qoftë kjo edhe prej Isës, e tepërt është! T’ia përkujtojë Isa Mustafës, se kur kërkoi Ipeshkvia e Kosovës (Dioqeza Shkup-Prizren) hapësirën e Gjimnazit për ndërtimin e Katedralës, jo që askush nuk ia mohoi, por edhe pa lejen paraprake të Komunës së Prishtinës, e nisi dhe e bitisi Katedralen.
Fajtori kryesor për mos kalimin e dy amendamenteve të propozuara në Ligjin për arsim parauniversitar nga ortaku i tij qeverisës, Koalicioni për Kosovën e Re, pikërisht është z. Hashim Thaçi, pasi që ai fjalët dhe premtimet e dhëna nuk i mban, por vepron të kundërtën, ashtu siç ishte fjalimi i tij në iftarin e shtruar nga Partia e Drejtësisë në Hotel Victory para vetëm ca ditësh, në të cilin e “akuzoi oponentin e tij kryesor opozitar z.Isa Mustafën për zvarritjen e vendimit për caktimin e lokacionit për Xhaminë e Madhe në Prishtinë” pasi që është në kompetencë të pushtetit komunal, por që ja tani, çështja e shamisë dhe Edukatës Fetare në të cilin do të mësohej për ”Islamin tradicional denbabaden” siç e ceku në fjalimin e tij përshëndetës në Hotel Victory” z.Hashim Thaqi, ishte pikërisht në kompetencën e tij, të pushtetit qendror, e tradhtoi ortakun e tij qeveritar, me arsyetimin “kinse” nuk paska arrit t’i bind deputetët e tij për të votuar. Do t’ia përkujtojë z. Hashim Thaçit vetëm takimin sekret, pa praninë e medieve elektronike dhe të shkruara, që e ka mbajt në restorantin Villa Park afër Prizrenit, gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2010, me imamët (hoxhallarët) e Prizrenit dhe rrethinës, ku i ka garantuar se” në rast se loboni dhe votoni për PDK-në, po ju premtoj tri gjëra që do ju përmbushi, lejimin e shamisë, lejimin e Edukatës Fetare në shkolla publike si dhe financimin e Bashkësisë Islame të Kosovës” nga buxheti i Kosovës. Kryeministër i Kosovës, premtimin e dhënë e keni shkelë me të dyja këmbë, pirolla ju qoftë!
Koalicioni për Kosovën e Re, tani pikërisht duhet të braktisë qeverinë, AKR-ja me z. Behgjet Pacollin në krye në rast se vazhdon të jetë edhe më tutje pjesëmarrës i qeverisë , atëherë në vitin 2013 në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë sikurse LDD-ja e z.Nexhat Dacit, pasi nuk ka gjasa as teorike lere më praktike të kalojë pragun e 5%. Për Partinë e Drejtësisë tani është momenti ” to be, or not to be – të jesh apo mos të jesh”, sa më parë të braktisë qeverinë, dhe të fillojë konsolidimin e gjithëmbarshëm të saj duke i rikthyer të gjithë anëtarët që e kanë braktisë apo janë larguar nga PD-ja, që nga themelimi i saj, dhe të bëj një riorganizim të tërësishëm dhe të mirëfilltë, dhe që prej tani të nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2013, në të cilin jo që do të kalojë pragun e 5%, por do të jetë një force respektabile në skenën politike kosovare, në të kundërtën, në rast se vazhdon të jetë në bashkëqeverisje me partnerin e saj PDK-në, ajo definitivisht do të ishte”vetëvrasje politike” dhe fundi i saj politik. Do t’ia përkujtojë Koalicionit për Kosovën e Re, gjegjësisht z. Ferid Aganit dhe z. Muhamed Mustafës, takimin që kanë pas me imamët (hoxhallarët) e Prizrenit dhe rrethinës, në Prizren, gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2010, se” po qese nuk i realizojmë këto dy premtime, lejimin e shamisë dhe Edukatës Fetare në shkolla publike, as një ditë e vetme nuk do të qëndrojmë në qeveri”. Premtimi është borxh për ta mbajtur, topi është në anën e juaj tani zotërinj të nderuar! Poashtu edhe komunitetet, si turke ashtu edhe boshnjake, duhet të lëshojnë qeverinë, pasi që edhe ata do të jenë bashkëfajtor që për fëmijët e tyre të komuniteteve, qofshin turke apo boshnjake , iu kanë pamundësuar që të mësojnë Edukatën Fetare, e cila mësohet si në Turqi, ashtu edhe Bosnjë. Nga partitë opozitare, ka qenë e pritshme që LDK-ja dhe AAK-ja të votojnë kundër, por më ka befasuar veprimi i pamatur politik i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me braktisjen e sallës, ka treguar papjekuri politike, e cila në të ardhme do t’ kushtojë shumë, pasi që e ka pas rastin ideal që me votimin pro amendamenteve të propozuara, të ngrite rejtingun e saj politik, dhe të zgjeron forcën e saj elektorale apo votuese.
Fajin e kemi vet neve shqiptarët musliman, qoftë besimtarë, xhemat, imamë (hoxhallarë), Bashkësi Islame në përgjithësi, që bimë pre e premtimeve të kota të cilido subjekt politik shqiptar, ata për të përfituar vota, e neve për të mos përfituar asgjë, dhe se tani e tutje kjo le të na shërbej si mësim i duhur për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë që do të mbahen në vitin 2013, të mos votohet më asnjë subjekt aktual politik shqiptar në Kosovë, por të lobohet, dhe të bëhet thirrje për bojkotim të përgjithshëm, nga neve shqiptarëve mysliman, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 në Kosovë, si alternativë e vetme e mbetur e shqiptarëve musliman të Kosovës.
Në përmbyllje të këtij vështrimi, nuk i mbetet gjë tjetër, myftiut të Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnavës, i cili qe plot 8 vite u angazhua që në mënyrë institucionale, me durim dhe bisedime të zgjidh këto tri objektiva themelore të garantuara me të gjitha Konventat ndërkombëtare, xhaminë, shaminë dhe Edukatën Fetare, qenë të kota, pas verdiktit të dhënë të Parlamentit të Kosovës, si organ më i lartë përfaqësues i Kosovës, për mos lejimin e shamisë dhe Edukatës Fetare në Kosovë në shkolla publike, si dhe mos lejimin e ndërtimit të xhamisë në lokacionin e kërkuar në Prishtinë, që tani premtimin e dhënë të realizojë” pasi që janë shterur të gjitha mundësitë institucionale për realizimin e këtyre tri kërkesave elementare, atëherë nuk i mbetet tjetër veç t’i tubojë 200.000 shqiptarë musliman ditën e xhumasë, në Prishtinë, nga të gjitha viset e Kosovës, dhe të mos zmbrapset gjer në realizimin e kërkesave ” ka qenë premtimi i dhënë i Myftiut të Kosovës Naim ef.Tërnavës. Premtimin e dhënë e keni borxh ta realizoni, pasi që e keni marrë përsipër emanetin që të udhëhiqni muslimanët në Kosovë dhe të jeni përgjegjës për plotësimin dhe realizimin e nevojave themelore elementare të besimtarëve musliman, në të kundërtën në rast se premtimin e dhënë nuk e mbani dot, atëherë do të ballafaqoheni para Krijuesit fuqiplotë për mos realizimin e të drejtave themelore muslimane të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare, në ditën e dhënies së llogarive të secilit prej nesh.

P.S. Edhe ky shkrim (opinion) i im sikurse edhe të tjerat, në shumicën e medieve të shkruara dhe ueb portaleve në internet do të censurohet dhe nuk do të jepet hapësirë, në kohën e shoqërisë moniste në të cilin kemi jetuar ka qenë normale një gjë e tillë, por kur nuk kisha paramenduar që një censurë e tillë do të jetë e pranishme edhe në një shoqëri të lirë demokratike.


1.9.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•10:12 e pasdites
Gjatë këtyre ditëve të nxehta verore në Kosovë, me temperatura të larta, deklarata e Ministrit të Arsimit të Turqisë Omer Dinçer gjatë vizitës së tij në Kosovë, e ngriti temperaturën në mbi 40 shkallë Celsijus, për largimin e paragrafëve fyese, diskriminuese, nga tekstet shkollore të historisë në Kosovë.
Reagimet qenë menjëherë apriori të shpejta, me paragjykime, me mllef, me të pavërteta, dhe me të gjitha akumulimet të grumbulluara gjatë këtij qindvjeçarit të kaluar. E sidomos të periudhës moniste, në prapavijë të të cilit me mjeshtëri ishte kamufluar për qëllimet e veta djallëzore, politika serbe dhe greke, për arritjen e qëllimeve të tyre politike, se kinse shqiptarët të vetmin armik e kanë pas gjatë tërë historisë së tyre ekzistuese vetëm ish Perandorinë Osmane, Turqinë, dhe Islamin.
Vetëm nga titujt e shkrimeve në reagimet e tyre që kanë bërë gjatë këtyre ditëve gazetarë, analistë, historianë, publicistë, të ndryshëm në Kosovë gjatë shfletimit të gazetave dhe ueb faqeve të ndryshme mund ta marrësh me mend se çfarë urrejtje dhe ndjenja patologjike kanë ndaj popullit turk dhe Turqisë, ish osmanlinj dhe Perandorisë Osmane si dhe kulturës dhe civilizimit Islam.
Edhe pse mund të kuptojë reagimin e Ndue Ukaj në shkrimin e tij me titull”Turqia poshtëron turpshëm shqiptarët”, një analist kujdestar i cili çdoherë reagon me tezat e t’ia pa kurrfarë mbështetje shkencore historike ndaj çdo gjëje që kanë nocionet, turk, osman, islam, mysliman. Por nuk mund të kuptojë assesi reagimet që me një shfryrje dhe mllef të paparë në qëndrimet e tyre plot me islamofobi, turkofobi apo osmanofobi të treguar, të autorëve tjerë shqiptar, sikurse që janë: Arben Xhaferi në intervistën me titull ”Kërkesat turke janë rrënuese”, Xhevat Bislimi “Nuk ndryshohet historia pa u zhbë Turqia” Reshat Badallaj” Turqisë duhet t’i thuhet shkurt e shqip ”Yok canem”, Anita Kadriu”Skënderbeu, hero apo tradhtar ”Nexhmije Ahmeti” Urdhërat e Vezirit”, Mehdi Hyseni” Nuk do të ndryshojmë historinë e Shqipërisë etnike për hir të Turqisë së sotshme mike”, Faton Mehmeti” Nuk ndryshohet historia, ajo është shkruar me gjak”, Seb Bytyqi” Neotomanizmi, shqiptarët dhe demokracia”, Flaka Surroi”Historia me teke”, Eshref Haxhiu” Ndryshimi i së kaluarës-paradoksi i rrallë”, Halil Krasniqi
” Provokimet moderne turke ndaj historisë shqiptare”, Reshat Sahitaj ”Turqia me kërkesë absurde” e tjerë.
Edhe pse historia është shkencë shoqërore e cila duhet të shkruhet në bazë të fakteve reale dhe argumenteve objektive që kanë ndodhur gjatë historisë, historia si e tillë më shpesh shkruhet në bazë të tekeve të individëve, udhëheqësve, çlirimtarëve, fituesve, gjatë periudhave të ndryshme kohore, e si shembull” per exellent” për këtë janë serbët për të cilët ideologu apo “baba” i kombit serb, Dobrica Çosiqi ka thënë:
” Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive”.
Historia jonë shqiptare duhet të rishkruhet dhe të eliminohen jo vetëm, shkrimet që përmbajnë urrejtje antiosmane, antiturke, antiislame, por edhe shumë të pavërtetat tjera nga historia jonë kombëtare, të trashëguara nga mendësia moniste si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, me mitizime dhe glorifikime të paqëndrueshme dhe jo të vërteta, e të sajuara dhe të ndikuara me plot mjeshtëri nga politika greko-sllave.
Pasi që kemi të bëjmë në shkrimin në fjalë, për periudhën osmane, do të ndalem në 4 periudha të saja kryesore, e që ishin kryesore për popullin tonë shqiptar. E para, ishte lufta e Kosovës e zhvilluar në vitin 1389, në Fushën e Kosovës, në të cilin Perandoria Osmane e mposhti Perandorinë Serbe. Këtu kemi të bëjmë me luftën në mes dy taborëve, apo të ashtuquajtura ” kryqëzatave”, në mes të myslimanëve dhe të krishterëve, dhe fare nuk ka të bëjë me luftën në mes të dy kombeve, apo popujve, serb apo turk. E dihet se formimi dhe lindja e kombeve është e fazës së mëvonshme, të gjysmës shekullit XVIII, me ngadhënjimin e të ashtuquajturit Revolucionit Borgjez Francez të vitit 1789. Nuk e kam të qartë një gjë, që për mendimin tim është irracional, se si nuk mund të kuptojnë reaguesit e shumtë, se Perandoria Osmane nuk e ka pushtuar në atë kohë, “Perandorinë Shqiptare”, apo “Mbretërinë Shqiptare”, apo Republikën e Shqipërisë, apo Republikën e Kosovës, apo Republikën e Iliridës, porse Perandorinë Serbe, në të cilët në kuadër të saj jetonin edhe shqiptarët nën okupim, para së cilës ishin në okupim në kuadër të Perandorisë Bullgare, Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Romake. Po të kishin atëherë shqiptarët bile bile vetëm një cep të vetëm të pavarur në çfarëdo forme qoftë atëherë me të vërtetë do të ishte e drejtë që Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e cila ka robëruar dhe pushtuar popullin shqiptar dhe se ka zhbërë shtetin shqiptar. Por, një gjë është e vërtet, se me shkatërrimin e Perandorisë Serbe u ndal procesi i tjetërsimit etnik të shqiptarëve, nga ana e serbëve në njërën anë dhe të grekëve në anën tjetër, për të cilin Abdi Baleta thotë: ”Myslimanizmi ka shpëtuar pjesët më të rëndësishme të kombit tonë nga asimilimi, ka hedhur urat lidhëse atje ku rivaliteti ortodoks-katolik zgjeronte dhe thellonte hendeqet ndarëse midis shqiptarëve, dhe se duhet të falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej” ndërsa Faik bej Konica ka thënë:” Po të mos kishte qenë Islami, populli shqiptar do të kishte qenë popull më i madh me numër në Ballkan, por jo edhe shqiptar”, kurse historiani serb Sima Qirkoviçi ka thënë: “ Kalimi në Islam bëri diferencimin midis popullatës deri atëherë vëllazërore serbe dhe shqiptare, në këtë mënyrë shqiptarët me përqafimin Islam i shpëtuan sllavizmit serb”.
E dyta ishte epoka e rezistencës së Skënderbeut në Krujë për plot 25 vjet, e cila nga historia e gjertanishme përshkruhet si rezistencë e popullit shqiptar ndaj sundimit osman, e që në realitet ishte rezistenca e Skënderbeut si atlet i krishterimit në luftë kundër myslimanëve osman, pasi që në atë kohë termi shqiptar, alban, arnaut, arvanitas as që është njohur, por është shumë më i vonshëm, tek në shekullin XIX, me përhapjen dhe zgjerimin e identiteteve kombëtare në Evropë, ndërsa gjatë gjithë kohës së sundimit të Perandorisë osmane popullsia e saj ka qenë e njohur me termin “ turk” (mysliman) dhe “kaur”( krishterë). Edhe pse rezistenca e Skënderbeut ka qenë e përqendruar vetëm në Krujë me rrethinë, nga historia jonë është hiperbolizuar dhe mitizuar në qiell roli i tij si mbrojtës i çështjes shqiptare. Historiani zviceran Oliver Shmitt në librin e tij për Skënderbeun shkruan, përveç tjerash se “ gjatë stinës së verës Skënderbeu e ka pas pushtetin vetëm në Krujë, ndërsa gjatë stinës së dimrit e zgjeronte pushtetin e tij edhe në fushën përreth Krujës, pasi që osmanët largoheshin dhe vendoseshin me taborret e tyre në kazermat brenda qyteteve gjatë stinës së dimrit”. Në atë kohë Perandoria Osmane me sulltan Fatihun në krye ka mposht dhe zhbërë Perandorin Bizantine njëmijëveçare dhe se në vitin 1453 e pushtoi apo çliroi Stambollin, e merreni me mend nuk ka mund të mposht dhe të merr një Krujë me Skënderbeun në krye.
E treta ishte, periudha e Lidhjes së Prizrenit, e cila nga historia e gjertanishme shqiptare karakterizohej si një lëvizje anti osmane, e në realitet ishte një lëvizje antisllave e antigreke në mbrojtje të trojeve shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane dhe në bashkëkordinim të plotë me Sulltan Abdylhamidin, për të cilin Jacob Landau në librin e tij” Politics of Pan-Islam”, Oxford University, 1990, përveç tjerash shkruan: ” Një organizatë edhe më me jetëgjatë ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisnikëve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për Shqipërinë. Megjithatë qëllimi parësor i themeluesve të saj ishte të ndalonte copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, kështu që dy dokumentet bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke ju referuar edhe Sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në Stamboll kishte komunikime intensive”. Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili në librin “Kosovo a short history” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878 i cili thoshte se:” Lëvizja është më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës”.
E katërta ishte periudha e viteve 1909-1912, pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 dhe zbritjes nga froni i Sulltan Abdylhamidit, përfundoi edhe periudha e osmanlinjve, dhe në shesh doli formimi i kombit turk, nga xhonturqit e rinj, të inspiruar nga formimi dhe themelimi kombeve në Evropë, me ç’rast ranë në kundërshtim të hapur me popujt tjerë përbërës të Perandorisë Osmane, e sidomos me shqiptarët dhe arabët, me ç’rast edhe shpërthyen kryengritjet anembanë Perandorisë Osmane. Por deklarata e historianit Hakif Bajrami “Prej Shkupit e deri në Merdar , Turgut pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 m e ka ngul në hunj nga një shqiptar” është jashtë çdo realiteti dhe logjike njerëzore, pasi që si e tillë nuk qëndron, po kjo qoftë edhe prej historianit Hakif Bajrami e tepërt është, pasi që vetëm një vit më vonë në pritje të Sulltan Reshatit në vitin 1911 në Kosovë, janë tubuar 200.000 shqiptar në Fushën e Kosovës në Mazgit të cilit i kanë shpreh mirëseardhjen sulltanit osman. T’ia përkujtojë lexuesve edhe deklaratën e dr.Hakif Bajramit dhënë kohë më parë lidhur me shtetësinë e Kosovës : ”Shtetësia e Kosovës i ka rrënjët në Perandorinë Osmane me formimin e Vilajetit të Kosovës. Të gjitha institucionet në Vilajet kanë qenë në nivel të një republike evropiane. Vilajetin e Kosovës si shtet të pavarur e ka pranuar qeveria turke me 18 gusht 1912”. Sulltan Abdylhamidi për shqiptarët në kujtimet e veta përveç tjerash thotë : ”Shqiptarët që si popull gjenden në Evropë, janë vëllezërit tanë mysliman, te të cilët mund të kemi besim në çdo rast, si dhe janë ushtarët tanë më besnik, Nga ky popull kanë dale ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre edhe ata që gjenden përreth sulltanatit tim”. Dhe se Sulltan Abdylhamidi ” Kosovën e quante xhevahiri më i çmuar në gjerdanin e Perandorisë së tij”. Edhe një detaj dua të cek që ndoshta për lexuesit e shumtë nuk është i njohur gjer tani, pas depërtimit të kryengritjes shqiptare në Shkup në vitin 1912,” Riza beg Gjakova dhe Isa Boletini nuk mendonin gjë tjetër por si të vazhdojnë më tutje që të shpëtojnë nga internimi në Selanik Sulltan Abdylhamidin, dhe se as që mund të përmendej independenca (pavarësia), pasi që për këta të dy prijës ishin fjalë mëkati(qyfri) në atë kohë”.
E drejta e çdo njërit është të mendojë apo perceptojë si të dojë dhe as që dua që dikujt me këtë qasje time t’ia imponojë këndvështrimin tim, por në ballafaqim me të vërtetat të argumentuara dhe të bazuara në fakte shkencore, është njerëzore dhe akademike e shkencore të dallon të vërtetën prej të pavërtetës. Çdokush ka të drejtë të shqetësohet edhe për fatin dhe krimet e kryera ndaj popujve tjerë, që është njerëzore dhe morale, por të anashkalosh dhe të mos jesh mirënjohës për popullin turk, që gjatë tërë historisë shumëshekullore i ka dale në ndihmë popullit shqiptar, dhe se dua të cek vetëm dy detaje nga historia jonë më e re , e që krerët politik shqiptar në Shqipëri e dinë më së miri rolin dhe kontributin e dhënë të Turqisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë në vitin 1997 nga kërcënimi grek, si dhe të vitit 1999 nga kërcënimi serb, dhe se angazhimi tani e tutje, haptas të deklaruar gjatë vizitës brenda 10 ditëve në Kosovë të dy zv.kryeministrave të Turqisë, të z. Bylent Arënç dhe z. Bekir Bozdag që për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, do të luajë rol aktiv Turqia, se sa për neve me mbet, e kemi dëshmuar në luftën e vitit 1999 se sa ishim të aftë neve vet të mbrojmë veten tonë, familjen tonë, popullin tonë dhe Kosovën tonë , kur vetëm për dy muaj u dëbuam nga atdheu ynë, mbi 1milion shqiptar, të vrarë e të masakruar 15.000 shqiptar, të plagosur e të lënduar 30.000 shqiptar, të dhunuara 20.000 femra shqiptare, të shkatërruara mbi 100.000 shtëpia, banesa, ekonomi familjare, qindra monumente të trashëgimisë kulturore fetare e kështu me rrallë. Bile as moralisht, në rast se jo tjetër, nuk i takon znj.Flaka Surroit t’ia përmend përfaqësuesve turq termin “gjenocid” vrasjen e mbi 1milion armenëve të supozuar gjatë luftës së parë botërore, e as Arben Xhaferit të brengoset për serbët krishterë pas të gjitha vuajtjeve që i kanë shkaktuar sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, për deklaratën serbe se: ”Neosmanizmi për të krishterët është njësoj si neonazizimi për hebrenjtë”.Ndërsa për rolin e Ataturkut që e cek Arben Xhaferi” Politika e Ataturkut, i cili e kuptonte mirë katandisjen e Turqisë për shkaqe, ambicie joreale politike, filloi të praktikojë një variant të izolacionizmit”, e ka bërë një krahasim “per exelllenc” publicisti ynë i mirënjohur z. Veton Surroi, i cili si i tillë nuk do fare koment, që e pat cek në një shkrim për Stambollin:”Në vitin 1886 në Stamboll kishte 444.294 të krishterë dhe 384.386 mysliman. Pas 100 vitesh botuesi i gazetës greke thoshte se kishte vetëm 520 lexues të komunitetit grek që numëronte 2000 vetë. Ndërkohë në krye të vendit kishte ardhur Ataturku, duke udhëhequr vendin, apo më mirë thënë, duke imponuar me dhunë identitetin perëndimor për vendin”. Në përfundim të kësaj qasjeje, shqiptarët në përgjithësi ,e në Kosovë në veçanti, duhet me pietet të përkujtojnë dy vite më të rëndësishme në tërë historinë e gjithëmbarshme shqiptare dhe të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj dy popujve miq. Viti 1389 kur Perandoria Osmane në krye me Sulltan Muratin shporri ushtrinë dhe pushtetin serb mbi Kosovën, gjegjësisht zhbënë Perandorinë serbe të Car Llazarit në Kosovë, si dhe vitin 1999 kur SHBA, në krye me Bill Klintonin, shporri ushtrinë dhe pushtetin serb në Kosovë, gjegjësisht zhbënë politikën koloniale të Millosheviçit të ushtruar në Kosovë. Por, për intervenimin e Perandorisë Osmane të thuash se ka qenë pushtuese e popullit shqiptar, e për intervenimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj çliruese për popullin shqiptar, me të vërtetë është anakronike dhe për ata që mendojnë dhe perceptojnë sipas kësaj logjike, kanë nevojë të kontrollohen te psikiatri, pasi që një gjë e tillë nuk korrespondon as me logjikën njerëzore e lere me të vërtetën historike shkencore. Sido që të jetë, unë do të përkujtojë me pietet këto dy ngjarje vendimtare për popullin tim dhe do jem falënderues përherë për të dy popujt miq, si atij osman (turk), ashtu edhe atij amerikan për ndihmën e pakursyer dhënë në momentin e duhur për shpëtimin nga asimilimi dhe zhbërja fizike e popullit tonë të shumëvuajtur.


24.08.2011
Faik MIFTARI
Author: faik
•2:14 e pasdites
Në një periudhë kohore prej 10 ditësh, Kosovën e vizituan dy zv.kryeministra të Turqisë, z. Bekir Bozdag dhe z.Bylent Arënç. Edhe pse zv.kryeministri i parë erdhi me rastin e rihapjes së xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, ndërsa zv.kryeministri i dytë, erdhi me rastin e shënimit të përvjetorit të rrënjës të Sulltan Muratit në Luftën e Kosovës në vitin 1389, përcollën edhe porosi politike qytetarëve dhe krerëve institucional të Kosovës, qëndrimin zyrtar të politikës dhe diplomacisë turke në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës dhe ndihmën që jep Turqia në të gjitha sferat për shtetin dhe popullin e Kosovës. Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kosovë, z. Bylent Arënç me delegacionin e shumëfishtë, përveç tjerash qëndroi edhe në Prizren. Në Prizren vizitoi qendrën kulturore Junus Emre, xhaminë e rihapur të Sinan Pashë, hamamin e Mehmed Pashës, xhaminë e Emin Pashës, Teqen e Halvetive, si dhe mori pjesë në iftarin e përbashkët që e sponzoroi komuna e Osman Gaziut të Bursës, në të cilin morën pjesë mbi 1000 qytetar prizrenas në qendër, tek Shatërvani, buzë Lumëbardhit. Pas ngrënies së iftarit, qytetarëve prizrenas, përveç tjerëve, iu drejtua me një fjalë edhe zv.kryeministri i Turqisë z.Bylent Arënç, i cili përveç tjerash tha:” Është hera e parë që e vizitojë Kosovën, jam shumë i lumtur që marr pjesë në një iftar të përbashkët në Prizren në këtë mbrëmje të bukur verore, ne kemi ndarë bashkërisht gjeografinë në Ballkan në një periudhë të gjatë kohore, të cilët lidhje tani e tutje edhe më shumë do të kultivojmë dhe zgjerojmë ne mes dy vendeve tona mike dhe vëllazërore,Turqisë dhe Kosovës. Ju sjell selame nga Turqia, e posaçërisht selamin personal nga kryeministri i Turqisë z. Rexheb Tajjib Erdogan, ndërsa kur të kthehem në Turqi do të përcjell me siguri selamet e juaja për Turqinë dhe kryeministrin z. Rexheb Tajjib Erdogan. Sikurse që është Kosova këtu, edhe një Kosovë e tërë është edhe në Turqi. Edhe pse gjatë gjithë shekullit XX, këtu në Ballkan keni përjetua luftëra, krime dhe terrore të shumta, megjithatë keni arrit të mbijetoni falë Krijuesit fuqiplotë. E dhe pse janë bërë shkatërrime dhe rrënime të shumta në Kosovë, gjatë periudhave të ndryshme kohore, keni arritur që objektet kulturore, historike, fetare t’i ruani në një masë të konsiderueshme. Për këtë arsye Prizreni paraqet një shembull klasik të ruajtjes së objekteve të trashëgimisë së pasur kulturore dhe fetare. Gjer tani, keni qenë të pambrojtur dhe keni përjetuar vuajtje dhe persekutime të ndryshme, tani e tutje Turqinë do ta keni afër vetes, dhe do t’ju ndihmojë në përpjekjet e arritjes së qëllimeve të cilët i keni vu para vetes. Tani e tutje e keni një mik të fortë i cili do jetë vazhdimisht pran jush. Ne jemi duke përcjell prej së afërmi zhvillimet politike aktuale në veri të Kosovës, dhe se nëpërmjet kanaleve diplomatike jemi duke vepruar, dhe ju sigurojmë që integriteti dhe sovraniteti i Kosovës do të ruhet”.Zhvillimin e hovshëm ekonomik që është duke përjetuar Turqia, në fillim të këtij viti ka mbërrit një rritje prej 11% të zhvillimit ekonomik, që është më i larti në botë, dhe se tani gjendej në vendin e 16 në botë, dhe se ky trend do të vazhdojë, atëherë pritet që një kohë të afërt Turqia të jetë në mesin e 10 shteteve më të zhvilluar ekonomike në botë, krahas SHBA-ve, Rusisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës, Japonisë, Indisë e Brazilit. Edhe pse në vitin e ardhshëm 2012, bëhet 100 vjet nga largimi i Perandorisë Osmane nga Ballkani, tani Turqia po rikthehet me të madhe me ndikimin e saj ekonomik, politik, strategjik, ushtarak, jo vetëm në Ballkan e Evropë, por edhe në Azi e botë. E kjo strategji e re e politikës dhe diplomacisë turke është arrit në saje të strategjisë së hartuar politike turke, duke i marr për bazë dobësitë dhe devijimet nga e kaluara, nga strategu dhe kreatori i diplomacisë dhe politikës së jashtme turke, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, z.Ahmet Davutogllu, i cili përveç tjerash, për politikat e Turqisë në Ballkan, tha se: ’’Përpjekjet, veçanërisht të dy elementeve themelore, në Ballkan, të shqiptarëve dhe boshnjakëve, për ta vazhduar qenien e tyre si shtete të pavarura, e bën të domosdoshme mbështetjen e themelit të lidhjes historike-kulturore të përbashkët mes këtyre dy aleatëve të natyrshëm të Turqisë. Dy objektiva me rëndësi të politikës afatshkurtër dhe afatmesme të Turqisë në Ballkan, janë fuqizimi i Bosnjës dhe Shqipërisë, brenda një strukture stabile. Gabimi në të shkuarën i politikës së zbrazjes në Ballkan me anë të rrugës së emigrimit duke i parë këto popullsi si barrë të politikës së jashtme turke, ka dalë sot në shesh në mënyrë krejt të hapur. Veçanërisht në dy vende (Bosnjë dhe Shqipëri), e tani edhe në Kosovë (plotësim) ku myslimanët, aleatët e natyrshëm të Turqisë, janë në shumicë, është shfaqur vullneti për ta kthyer këtë përvojë historike të përbashkët në një aleancë të natyrshme”.
Duke marrë parasysh se Turqia që nga viti 1999, me rastin e luftës në Kosovë, ka dhënë një kontribut të çmuar në të gjitha sferat e mundshme, si ushtarake, ekonomike, humanitare, kulturore, arsimore, shëndetësore etj., dhe se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, ishte prej shteteve të para që e ka njohur Kosovën, si edhe fakti që çdo ditë e më tepër është duke dhënë sinjale të fuqishme pozitive në mbështetjen e Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e sajë jep me kuptua se Turqia në të ardhmen do të ishte një aleate e fortë dhe besnike e Kosovës. Andaj, do të ishte e udhës që tani e tutje të mendohej për lidhjen e marrëveshjeve edhe më të thella të bashkëpunimit të ndërsjellë, krahas integrimeve Evro-Atlantike, pos me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, e tani edhe me Turqinë, edhe të marrëveshjeve ushtarake,e cila në rast të kërcënimi eventual do të dilte në krah të Kosovës në mbështetje dhe në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës.
Turqia e sotshme me një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe në të ardhmen edhe me një zhvillim edhe më të madh do të luan rol dhe ndikim në stabilizim të gjendjes jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Prandaj krerët institucional kosovar duhet të kenë parasysh këto rrethana të reja të krijuara në konjukturat politike botërore dhe të mos merren me të kaluarën, sepse sot kemi të bëjmë me një realitet të ri. Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat i natyrshëm strategjik i Kosovës.


13.08.2011
Faik MIFTARI

Author: faik
•6:43 e pasdites
Me datë 31Korrik 2011, në ora 12.00 u zhvillua ceremoniali i rihapjes së xhamisë së Sinan Pashës pas restaurimit detaj të saj, që nisi në vitin 2007 dhe përfundoi me sukses këto ditë të bukura verore. Restaurimi u krye me mbështetjen financiare nga organizata qeveritare turke TIKA, ndërsa punët restauruese janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e organit mbikëqyrës të përbërë nga ekspertët e kësaj fushe restauruese nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, si dhe Drejtoratit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Turqisë.Moderatori i programit të hapjes së xhamisë së Sinan Pashës para qindra pjesëmarrës përshëndeti prezencën e zëvendëskryeministrit të Turqisë z. Bekir Bozdag me bashkëpunëtorët të shumtë nga Turqia, zëvendës kryeministra të Kosovës z. Behgjet Pacolli dhe znj. Mimoza Kusar-Lila me ministra të shumtë të kabinetit të qeverisë së Kosovës, myftiun e Kosovës Naim ef.Tërnava, ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songul Ozen, kryetarin e Prizrenit z. Ramadan Muja si dhe shumë pjesëmarrës, mysafir e zyrtarët tjerë. Hapja nisi me leximin e citateve të Kur’anit nga hafiz Junus Koshan nga Turqia, pas së cilës pasoi emetimi në projektor të punimeve të restaurimit të xhamisë që nga fillimi i saj e gjer në përfundim të saj. Në fjalët përshëndetëse morën pjesë shumë zyrtar, por do të ceki vetëm disa sosh prej tyre. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Prizrenit z. Ramadan Muja ceku rëndësinë e madhe që ka kjo xhami si një objekt me rëndësi të veçantë kulturore, historike dhe fetare për qytetin e Prizrenit në veçanti dhe të Kosovës në përgjithësi, tani me këtë restaurim e ka marrë formën e plot dhe të duhur siç ka qen gjatë periudhës historike të ekzistimit të saj”. Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse ceku përveç tjerash” rëndësinë e xhamisë në të cilin adhurohet krijuesi fuqiplotë, Allahu i madhëruar, dhe se uroi të gjithë besimtarët musliman ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit”. Në emër të qeverisë së Kosovës përshëndeti zëvendëskryministri i Kosovës z.Behgjet Pacolli i cili “ i uroi besimtarët musliman për ardhjen e muajit të Ramazanit duke ju dëshiruar agjërim të lehtësuar”. Në fund fjalën e mori zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë z.Bekir Bozdag i cili i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Prizrenit dhe se përveç tjerash ceku:” Ne e kemi të përbashkët historinë dhe gjeografinë disa shekullore, dhe se ju përcjell përshëndetjet e veçanta nga kryetari i Turqisë z. Abdullah Gul dhe kryeministri i Turqisë z. Rexheb Tajjib Erdogan si dhe të 74 milionë shtetas të Republikës së Turqisë. Porosinë e kryeministrit të Turqisë z. Rexheb Tajjib Erdogan se xhamia e Sinan Pashës duhet të hapej për muajin e Ramazanit të vitit 2011 arritëm që ta realizojmë, ashtu që sonte teravia e parë do të mund të falej lirisht në prag të muajit të Ramazanit i cili fillon me 1 gusht 2011, dhe të cilin ua uroj nga zemra këtë mysafir të rëndësishëm që vjen një herë në vjet. Kemi qenë gjatë gjithë historisë së bashku dhe krahas juve, jemi dhe do të jemi edhe në të ardhmen në krah dhe bashkë me juve vëllezër të dashur dhe të respektuar të Kosovës. Krahas kësaj xhamie ne edhe në të ardhmen do të punojmë dhe investojnë edhe në objekte tjera kulturore, historike dhe fetare që janë prezent në Kosovë. Krahas që është një objekt fetar në të cilin kryhet adhurimi dhe përmendja e Allahut fuqiplotë, ky është edhe një objekt apo qendër e rëndësishme kulturore, historike, i cili i rikthehet përsëri në përdorim qytetit të Prizrenit. Dhe se në fund mund të konkludojë lirisht se çfarë është Stambolli për Turqinë, ashtu është edhe Prizreni për Kosovën”. Pas kësaj u thirr ezani për namazin e drekës, pas së cilës u bë prerja e shiritit dhe rihapja e xhamisë pas së cilës pasoi falja e përbashkët e namazit të drekës nga mysafirët dhe pjesëmarrësit e shumtë në këtë solemnitet rasti.Xhamia e Sinan Pashës është perla e qytetit të Prizrenit dhe lirisht mund të them se është xhamia më me vlerë dhe më e bukur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Është ndërtuar në vitin 1615 nga Sinan Pasha një ushtarak i famshëm osman me prejardhje shqiptare nga fshati Vejle të Lumës i cili ka qenë në pozita të larta në Perandorinë Osmane, si guvernator i Bosnjës, Shamit etj. Xhamia ndodhet në qendër të Prizrenit, në Shatërvan, e vendosur 2.5 m nga niveli i saj, përbëhet nga një kupolë qendrore dhe tre kupola tjera të vogla, dhe me një minare në lartësi prej 43 metra. Me 29 nëntor 1915 gjatë okupimit bullgar të Prizrenit, shpërtheu një eksplodim i fuqishëm, pasi që xhamia ishte shndërruar në depo të municionit të artilerisë, si pasojë e së cilës tri kupola më të vogla të hajatit të xhamisë rrënohen, dhe se bëhet plasaritja e enterierit dhe muraleve të brendshëm të xhamisë. Pas luftës së parë botërore dhe riokupimit serb të Kosovës, pushteti serb do të provojë që të rrënojë këtë xhami në vitet 1920-1922, por myftiu i atëhershëm i Prizrenit Hafiz Rustem ef. Shporta do të organizon demonstrata masive disaditore të xhematit dhe qytetarëve të Prizrenit në mbrojtje të saj, dhe se do të kryhet atentati dhe vrasja e inxhinierit të sapoardhur nga Beogradi Vangelov për realizimin e planit të rrënimit të xhamisë së Sinan Pashës, dhe se në saje të veprimit të myftisë së Prizrenit dhe xhematit dhe qytetarëve të Prizrenit, arriti kjo xhami madhështore të shpëtojë, ndër më të bukurat në rajon. Myftiu i Prizrenit Hafiz Rrustem ef. Shporta si organizator i kësaj ngjarje, dhe që e kishte përgatit dhe porosit vrasjen e inxhinierit Vangellov nga Beogradi, do të dënohet me 20 vjet burg në Zenicë dhe me konfiskimin e tërë pasurisë duke përfshirë edhe shtëpinë e tij.
Të njëjtën gjë e kishte premtuar adhuruesve dhe simpatizantëve të vet serb viteve 90- ta, lideri radikal serb Vojisllav Sheshelj, i cili tani gjykohet nga Tribunali i Hagës dhe mbahet në burgun e Shveningenit, në një tubim promovues të partisë së tij të mbajtur në shtëpinë e kulturës në Prizren, ku përveç tjerash ceku” se kur të vie në pushtet, së pari do ta rrënojë xhaminë e Sinan Pashës në Prizren”. Në shenjë proteste ndaj këtij kërcënimi të hapur të radikalit serb Sheshelj, atdhetari, nacionalisti, hafizi i mirënjohur prizrenas Hafiz Jakub ef. Muqeziu pat deklaruar” se këmba e tij nuk do të shkel më në sallën e shtëpisë së kulturës së Prizrenit”.
I gjithë ky mllef dhe neveri ndaj xhamisë së Sinan Pashës është ushqyer nga miti i rrejshëm shekuj me rrallë, të cilin e përmend edhe në letrën e tij Vuk Drashkoviqi dërguar shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë me 18 qershor 1987 në Tiranë të Shqipërisë, ku përveç tjerash thotë:” Një grua serbe e ka lindur shqiptarin e njohur(arnautin), Sinan Pashën, i cili i ka djegur eshtrat e Shën Savës, dhe e ka rrënuar tempullin e Shën Arkangjelit në Prizren, dhe nga gurët e mermerit, nga eshtrat e këtij trashëgimi madhështor të të parëve, ka ndërtuar xhaminë”. Babai i alfabetit serb Vuk Karaxhiq pat deklaruar se” nuk është serb ai që nuk di të rrejë”. Ndërsa realiteti është diç tjetër, pasi që manastiri i Shën Arkangjelit ishte braktisur shekuj me rrallë, kisha ortodokse serbe për para të majme, i ka shitur gurët e manastirit Sinan Pashës, i cili për të ka derdhur me qese dukat ari për të blerë ata gurë.
Xhamia e Sinan Pashës me pozicionin e saj që gjendet nën Kalanë e Prizrenit dhe në qendër të Shatërvanit, është një perlë e mrekullueshme, me kuben e sajë qendrore, e tani edhe me tri kube më të vogla të rindërtuara tani rishtas dhe me minaren e hollë dhe të bukur, përbën tani objektin më dominues në qytetin e Prizrenit. Xhamia si e tillë, përmban specifika të artit klasik osman me qendër në Stamboll dhe është një nga veprat estetike në Ballkan. Me pikturat dhe dekorimet e brendshme që përmban, xhamia është një prej shembujve më të bukur të artit dekorues në Ballkan. Përveç dekorimeve klasike në xhami dominojnë edhe dekorimet e stilit barok të shekullit XIX.
Në mbrëmje të ditës së diel, mbretëroi një atmosferë e jashtëzakonshme pasi që në xhaminë e rihapur u falë edhe teravia e parë e muajit të Ramazanit në të cilën morën pjesë mbi 500 besimtarë me ç’rast kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit Lutfi ef.Ballëku mbajti një fjalë rasti me ç’rast ceku se” në këtë natë të bukur jemi të nderuar që të kemi dy përgëzime të rëndësishme neve besimtarët musliman, e para, që na erdhi muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i ibadetit, i devotshmërisë, i humanitet, i solidariteti, i paqes, dhe e dyta, pas plot 4 vitesh, kemi nderin që prapë së bashku të falemi dhe të lutemi Allahut fuqiplotë në këtë xhami më të bukur të qytetit tonë, në saje të ndërtuesit të kësaj xhamie Sinan Pashës, xhematit dhe besimtarëve musliman që kanë arritur që edhe me gjokset e tyre ta ruajnë xhaminë gjatë historisë nga rrënimi i saj, dhe në saje të ndihmës së madhe të popullit turk, shtetit të Turqisë, e posaçërisht kryeministrit të Turqisë z. Rexheb Tajjib Erdogan, që mundësuan që të restaurohet në tërësi kjo xhami e bukur e cila do të shërbej edhe në të ardhmen për ibadet dhe falënderimin e Allahut”. Pas përfundimit të teravisë, në Shatërvanin përplot besimtarë e qytetarë u lëshuan me qindra fishekzjarrë të cilët shndëritnin në qiellin e bukur të Kalasë së Prizrenit. Edhe pse 10 netët e fundit të Prizrenit ishin me të vërtet të bukura në saje të DokuFestit dhe Panairit të librit, e njëjta bukuri dhe gjallëri tani do të vazhdojë edhe gjatë 30 netëve të Ramazanit me aktivitete të ndryshme kulturore, humanitare, solidaruese në këto mbrëmje të bukura të stinës verore të qytetit tonë të Prizrenit. Me të vërtet nuk ka gabuar zëvendëskryeministri i Turqisë z. Bekir Bozdag kur ka bërë krahasimin se”çfarë paraqet Stambolli për Turqinë, paraqet Prizreni për Kosovën”, mbrëmja e sotshme me të vërtet e ka vërtetuar këtë krahasim.
Pasi që po afrohet edhe viti jubilar i xhamisë së Sinan Pashës, 400 vjet nga ndërtimi i saj, që i bie në vitin 2015, do të kisha apeluar që tani, që Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit në koordinim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës të bëjë përgatitje për shënimin e këtij përvjetori të çmuar të kësaj xhamie më të bukur jo vetëm në Prizren e Kosovë, por edhe në Ballkan.
Në fund do të përmbyll këtë shkrim duke e falënderuar organizatën qeveritare turke”TIKA” dhe Republikën e Turqisë me një thënie karakteristike në gjuhën e tyre turke”Tesekür Türkiye- Allah razi olsun sizden’’ që në gjuhën tonë të bukur shqipe do të thotë” Ju faleminderit Turqi- Zoti qoftë i kënaqur me ju”.



01.08.2011
Faik MIFTARI