Author: faik
•3:51 e pasdites
Ditë më parë, saktësisht me 20.12.2008 në Prishtinë në hotelin Grand, u mbajt konferenca shkencore”Alija Izetbegoviq ndërmjet lindjes dhe perëndimit” në organizim të organizatës”AKEA” dhe agjencionit”TIKA” me rastin e përvjetorit të pestë të ndërrimit jetë të intelektualit, politikanit, burrështetasit, presidentit të Bosnjës e Hercegovinës Alija Izetbegoviqit.
Në emër të organizatës”AKEA” të pranishmit në sallë i përshëndeti Hysamedin Abazi i cili në fjalën e tij përshëndetëse përveç tjerash ceku” më lejoni të falënderoj referuesit nga Bosnja, Turqia, Maqedonia e Kosova, të gjithë të pranishmit, mediat elektronike dhe të shkruara, e posaçërisht zotëri Adnan Ismaili si urë lidhëse me botën boshnjake dhe turke”. Në emër të agjensionit “TIKA” pjesëmarrësit i përshëndeti koordinatori i saj për Kosovën zotëri Kürşad Mahmat i cili përveç tjerash ceku se “ pesë shekuj me rrallë kanë jetuar dhe bashkëpunuar në harmoni dhe koekzistencë të plotë shqiptarët, turqit e boshnjakët. Alija ishte lider jo vetëm me përmasa kombëtare por edhe me përmasa botërore”.
Në emër të Fakultetit të Studimeve Islame përshëndeti prodekan i saj zotëri Qemajl Morina i cili ceku se” është me rëndësi si për popullin boshnjak ashtu edhe për popullin shqiptar, pasi që na lidh besimi i përbashkët”.
Muamer Zukorliq, myfti i Sanxhakut, përshëndeti të pranishmit, ndër tjerat ceku se
” falënderoj organizatorët e kësaj konference shkencore organizatën” AKEA” dhe agjencionin “TIKA”, për organizimin e këtij evenimenti kulturor me rëndësi të posaqshme për gjithë Ballkanin. Sot jemi takuar këtu, për të shënuar njeriun e madh për çështjen boshnjake, por përveç tjerash edhe njeriun e madh human e internacional”.
Emrush Azizoviç nga organizata”Edukatori” përshëndeti konferencën shkencore edhe në emër të boshnjakëve të Kosovës.
Pas fjalëve përshëndetëse pasoi filmi dokumentar i gazetarit turk Akif Emre”Intervista e fundit me Alijën”i cili tek pjesëmarrësit la përshtypje dhe mbresa të veçanta.
Kumtesa e parë në konferencën shkencore”Alija Izetbegoviq në mes lindjes dhe perëndimit” ishte e Adamir Jerkoviqit, ish këshilltar i Alija Izetbegoviqit,drejtor i arkivit të BeH, me titull”Kush ishte Alija Izetbegoviqi” i cili përveç tjerash ceku:” Për Alijën nuk është lehtë të flitet, Alija është trim mitik i shekullit XX, për diplomatët e huaj Alija ka qenë i urtë dhe tepër i shkathët, ka luftuar për lirinë dhe afirmimin e Islamit dhe popullit boshnjak. Lufta e tij për mbrojtjen e boshnjakëve dhe shtetit të BeH ishte edhe për te rezistuar makiavelizmit politik, shkatërrimit të BeH, konceptit qytetar të Alisë për shtetin qytetar, e që binte ndesh me konceptet e Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe. Bota e ka njohur Alinë si lider i urtë, njerëzor, human dhe civilizues edhe pse ishte një besimtar i devotshëm mysliman. Ka qenë i matur, në luftë e në paçe,në fitore e në humbje, në kritika e në lëvdata. Alija ishte antipod i Makijavelit, te ai qëllimi nuk e arsyeton mjetin, Alija ka gjetur në Islamin të gjitha rrjedhat kulturore, Alija ka qenë i veçantë”.

Kumtesa e dytë ishte e dr.Hysen Matoshit, nga Instituti Albanologjik, me titull”Alija dhe shqiptarët” ku përveç tjerash ceku:” Alija ishte në mes dy opsioneve, të pranonte robërinë, apo të luftonte për lirinë e popullit të vet, më së miri e kuptonte problemin e boshnjakëve dhe të tjerëve në BeH. Ai e zgjodhi luftën e imponuar për lirinë e popullit boshnjak dhe për mbrojtjen e pavarësisë së BeH, e jo të luftonte për interesat e Serbisë në frontet e Kroacisë kundër kroatëve, apo në frontet e Kosovës kundër shqiptarëve. Maksima e tij e njohur ishte, të bisedosh sa herë që ke mundësi, të luftosh vetëm kur je i detyruar, kurrë nuk i ka ngatërruar çetnikët me serbët, apo ustashët me kroatët. Ai është angazhuar përherë për Bosnjën multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Ka bërë një luftë titanike kundër ushtrive të shumta agresore në BeH, sikurse ishin ushtria jugosllave, ushtria serbe lokale, ushtria kroate, ushtria lokale HVO, ushtria tradhtare e Abdiqit, njësit e shumta paramilitare e kështu me rrallë. Gatishmëria e tij heroike për të rënë për atdheun, ishte edhe nga besimi i tij i plotë në Zotin e madhëruar.
Kur Millosheviqi e kishte nisur luftën në Kosovë, ai pat thënë se regjimi i Beogradit ka vendosur me luftë të zgjidh statusin politik të Kosovës, ashtu që duke i shpërngulur një milion shqiptar nga Kosova, me 7 prill 1999 dërgon një telegram Organizatës së Konferencës Islamike që mbante në atë kohë takimin në Gjenevë, me kërkesë për ndihmën urgjente për popullin shqiptar të Kosovës, e sidomos për refugjatët e shumtë shqiptar në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu nëpër botë të shkapërderdhur. Alija mbetet si shembull unik se pushteti pikësëpari është vetëm përgjegjësi e në asnjë mënyrë privilegj . Dha dorëheqje para kohe nga pozita e tij, nuk donte të vdiste në pushtet, por si njeri i rëndomtë, arriti të fitoj simpatinë e të gjithë popujve të Ballkanit, e sidomos të shqiptarëve”.
Kumtesa e radhës me titull”Alija, Ikball i perëndimit” ishte e dr.Xhemaludin Latiqit, bashkëpunëtorit të tij më të afërt dhe më të ngushtë të Alija Izetbegoviqit. Latiqi përveç tjerash theksoi:” gjendjen e vështirë aktuale të popujve mysliman në botë mund të ndërron vetëm një gjeneratë e re. Ai evokoi edhe takimin në burg në mes delegacionit boshnjak dhe të atij shqiptar. Ishim nga tre përfaqësues në të dyja palët. Delegacioni i të burgosurve shqiptar shtroi pyetjen se çfarë mendoni ju për çlirimin e popujve të shtypur. Alia si shef i delegacionit tonë iu përgjigj: ju shqiptarët jeni popull me shumicë myslimane, ne ju kishim përkrahur edhe si popull i shtypur, por ne jemi të obliguar edhe sipas besimit islam të përbashkët që kemi të ju përkrahim, ju nuk mund të flitni se juve nuk ju nevojitet islami, juve personalisht mund të thoni, por pjesa dërmuese e popullit të juaj janë besimtarë mysliman, por ideologjia marksiste e juaj fare nuk na intereson, prej të gjithë të burgosurve shqiptar prezent në burgun e Foçës, vetëm dy besonin në Zot. Pas një kohe të gjatë, me rastin e luftës në Kosovë, njëri prej tyre që në atë kohë ishte në rradhët e UÇK-së, na dërgoi një letër, të cilën ia lexova Alisë, në të cilën i bie pishman për ato fjalët e theksuara gjatë kohës së kaluar të përbashkët në burg dhe se për të ishte një inspirim i veçantë lufta e Alisë për BeH. Tri themelet bazë mbi të cilët ishte kryer gjenocidi mbi popullin boshnjak kanë qenë:” zhdukja e turqve sipas Njegoshit, Kroacia si pararojë e katolicizmit si dhe republika islame e BeH”. Diktati ushtarak në Dejton ka qenë për të pranuar të ashtuquajturën Republikën Serbe të krijuar në gjenocidin boshnjak, që s’do të thotë që në të ardhmen që do të duhej të ekzistojë edhe më tej kjo krijesë artificiale. E gjenocidi i kryer mbi popullin tim nga serbët, e në mënyrë të heshtur të lejuar edhe nga bota perëndimore, ka qenë pikësëpari pse jemi mysliman.
Alija ka qenë Ikballi i Perëndimit.
Civilizimi perëndimor nuk mund të jetë universal për botën, me të cilën përpiqet nëpërmjet globalizimit të imponohet, pasi ka shumë të meta të mëdha. I vetmi civilizim që mund të jetë universal për tërë botën është civilizimi islam i cili qëndron apo bazohet në tre vëllazëri parimore: e para, vëllazëria sipas prejardhjes njerëzore, pasi që tërë shoqëria njerëzore e ka prejardhjen prej Ademit(Adamit) e Havës(Avës), vëllazëria sipas ehlikitabit, që do të thotë, besimi në një Zot, si të hebrenjve, krishterëve dhe myslimanëve, dhe vëllazëria sipas islamit, që nënkupton besimtarët mysliman. Do ta përmbyll këtë ligjëratë timen me thënien e paharruar të Alija Izetbegoviqit, nga Deklarata Islame”Me besue dhe me luftue”.
Kumtesën e dr.Ismajl Bardhit me titull”Alija, shehid, shahid i kohës” e lexoi Mehmet Kalisi pasi që nuk ka mund të marrë pjesë për shkaqe objektive, në të cilin përveç tjerash ceku: “më tepër dihet për Alinë si politikan, por jo edhe si autor i shkrimeve të shumta apo publicistika e tij në përgjithësi. “Ikja ime në liri “është vetëm njëra prej veprave të shumta të tij, e cila aludon kohën e tij të kaluar në burg”.
Kumtesa e rrallës me titull”Bukuria dhe urtësia në botën e Alija Izetbegoviqit” ishte e autorit Sadik Yilmaz nga Turqia, i cili përveç tjerash ceku se: “Istanbulli është një urë lidhëse ne mes Lindjes dhe Perëndimit, ashtu edhe Alija Izetbegoviq si një personalitet i rrallë i cili u angazhua si lidhës në mes Lindjes dhe Perëndimit, në mes të dy kulturave apo civilizimeve. Ai çdo herë është angazhuar që të mos ketë aspak hakmarrje ndaj katolikëve e ortodoksëve, aspak ndaj civilëve, prijësve fetar apo faltoreve të tyre, kishave ortodokse apo katolike”.
Referuesi i rrallës ishte dr.Zejnullah Gruda me kumtesën e vet me titull”Lufta e rëndë e Izetbegoviqit për shtetësinë e BeH”i cili përveç tjerash ceku se:” Alija ka qenë një ndër figurat më të njohur të shekullit XX, personalitet më i çmuar i kombit boshnjak. Ka përjetuar dy përpjekje të gjenocidit ndaj popullit të tij, prej krimeve më të rënda në historinë njerëzore. Ka qenë sinonim për bashkëjetesë të kulturave të ndryshme. Alija ka bërë luftë në disa fusha, afirmimin e popullit boshnjak si një popull i veçantë nga serbët dhe kroatët, ruajtjen e BeH, pavarësisë dhe sovranitetit të saj, kundër planit serbokroat për ndarjen e BeH, në proporcion 66% për Serbinë dhe 34% për Kroacinë. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare në rastin e BeH ka treguar një indiferencë të skajshme marramendëse. Sa për ilustrim do të ceki thënien e ish presidentit amerikan Richard Nikson,: po të kishin jetuar të krishterët apo hebrejët me shumicë në Sarajevë, kurrë nuk do të kishte ndodhur rrethimi i Sarajevës për 1200 ditë. Srebrenica një zonë e ndaluar dhe e mbrojtur nga OKB-ja, u dorëzua serbëve të cilët për 4 ditë vranë dhe masakruan rreth 8000 burra, të rinj dhe pleq, një gjenocid i paparë në mes të Evropës që nga lufta e dytë botërore. Beteja e fundit e Alisë ishte Dejtoni, të cilën u dashtë me e pranua për të shpëtuar popullin e vet. BeH ka dalë si shtet, por ka përjetuar një lindje tepër të rëndë”.
Referuesi i radhës ishte Bylent Yildirim me kumtesën me titull” Lider shembull, Alija” ku përveç tjerash ceku:” Alija ka qenë guximtar,një veprimtar i denjë për pavarësi. Ka qenë i urtë, i shkathët dhe me mjeshtëri e mençuri e ka përdorur mendjen. Edhe pse më shumë se 1000xhamia janë shkatërruar dhe rrënuar gjatë luftës në BeH, në asnjë moment nuk ka lejuar të rrënohen kishat katolike dhe ortodokse. Alija ka qenë gjithherë pjesë e Islamit universal dhe ummetit mysliman. Ka qenë prore me popullin e vet, ka jetuar si një njeri i rëndomtë çdo herë i gatshëm të pranojë vizitat e ndryshme, ka vizituar shumë shtete, dhe se ka shpresuar se pas një kohe dhe mundimi do të dal fitimtar.
Vepra e Aliut nuk ka qenë vetëm për Bosnjë por për tërë civilizimin botëror. Udhëheqësit turk edhe sot e kësaj dite janë të impresionuar me idetë dhe këshillat e Alisë”.
Referuesi i fundit ka qenë Akif Emre me kumtesën me titull”Prijës, urtar Alija” me ç’rast theksoi : “Alija ka qenë shembull më i mirë i njohjes dhe bashkëjetesës apo koekzistencës të dy civilizimeve, asaj perëndimore dhe lindore, islame dhe kristijane. Gjenocidi i kryer ndaj boshnjakëve nga ana e serbëve, u bë edhe me miratim të heshtur të qarqeve të caktuara ndërkombëtare. Ishte njëri prej liderëve më të mëdhenj të botës islame në 100 vitet e fundit, apo të shekullit XX”.
Mr.Adnan Ismaili nga Maqedonia e ka dorëzuar kumtesën e vet për botim, pasi për shkak të shkaqeve personale nuk ka mund të qëndrojë më gjatë në Prishtinë.
Në përmbyllje organizatorët ndanë nga një mirënjohje për referuesit të pranishëm. Konferenca shkencore përfundoi punimet në ora 17.00.

28.12.2008
Faik MIFTARI

Author: faik
•2:26 e pasdites
Sonte jemi tubuar këtu në qytetin tonë të lashtë të Prizrenit, i njohur përveç tjerash edhe si qytet i kulturës, për të promovuar librin e memoarëve të intelektualit, politikanit, burrështetasit, presidentit, strategut të kombit boshnjak, besimtarit të devotshëm musliman, themeluesit të shtetit të BeH, “Kujtime” të Alija Izetbegoviçit.
“ Prezantimi i një libri të ri është një ngjarje e shenuar në jetën kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, është një përgjegjësi morale e shkencore për diskutantët, është një nderim qytetar e intelektual për autorin dhe përkthyesin”janë fjalët e cituara të pedagogut të mirënjohur nga Shkodra Faik Luli. Shfrytëzoj rastin të përgëzoj Organizatën “AKEA” dhe Agjencionin”TIKA” për organizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor për qytetin tonë e që është në kuadër të shenimit të pesëvjetorit të ndërrimit jetë të ish presidentit boshnjak, dhe Konferencës shkencore”Alija Izetbegoviçi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit” të mbajtur dje në Prishtinë. Për meritat dhe vlerat e tija si në rrafshin intelektual, politik, diplomatik, njerëzor, human, civilizues do të citojë disa nga thëniet e shumta për personalitetin dhe figurën e Alija Izetbegoviçit:
“Po të mos ishte Alija, BeH nuk do të ekzistojë, ai është shkaku i ekzistimit të BeH”- Richard Holbruk, kreator i Marrëveshjes së Dejtonit.
“Ka qenë zëri i Bosnjës i cili ka luftuar për mbijetesën e saj. Ka udhëhequr rezistencën nga kryeqyteti i rrethuar i Sarajevës dhe me përkushtim maksimal ka punuar që të shpëtohet pavarësia dhe sovraniteti i BeH” – George Robertson ish sekretar gjeneral i NATO-së.
“ Për vlerat të cilët ka besuar, për shtetin dhe popullin e vet, ai është burim i pashtershëm i trimërisë dhe i vlerave të veçanta të humanizmit njerëzor”- Receb Tayyib Erdogan kryeministri aktual i Turqisë.
“ Alija Izetbegoviçi ka qenë lideri i madh i BeH i cili tërë jetën ka shërbyer për prosperitetin e popullit të vet” Muhamed Mahathir ish kryeministri i Malejzisë.
“ Alija me personalitetin dhe veprimin politik të tij të fuqishëm ka shenuar ngjarjet në BeH. Tërë jetën e tij i ka kushtuar veprimit politik dhe nuk e kanë thyer as vitet të tëra të kaluara në burgje”- Stjepan Mesiç kryetar aktual i Kroacisë.
“Ai ka preferuar Islamin tolerant, Islamin qytetar, por ne nuk e kemi ndëgjuar.Ai nëvitin 1992 e ka lutur Europën që të intervenojë, ja ka tërhjequr vërejtjen Fransoa Miteranit, Fransoa Miterani nuk ka dashur të ndëgjojë. Ne nuk e kemi ndëgjuar Alinë, atëherë janë vrarë 200.000 njerëz në Bosnjë dhe erdhi lufta në Kosovë, të cilën kemi mundur ta evitojmë po ta kishim ndëgjuar atë. Ai ishte De Goli i Bosnjës.Maksima e tij ka qenë Islami, por edhe demokracia dhe multietniciteti”- Bernard Henry Levi, filozof dhe shkrimtar i mirënjohur françez.
Ja që sonte e kemi të përkthyer edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe “Kujtimet” e Alija Izetbegoviçit falë punës së palodhur të përkthyesit, këtë libër do ta preferoja për lexim çdo lexuesi shqiptar kudo çoftë, e veçanërisht atyre që merren me politikë në mënyrë direkte apo indirekte, analistëve poltik, studjuesve politik, futurologëve politik e kështu me rrallë, dhe se posa ta merrë në dorë lexuesi për lexim, nuk do të mund të le anash pa përfunduar leximin në tërësi, dhe prej të cilit do të përfitojnë shumë si në aspektin kulturor e shkencor, ashtu edhe atij historik e politik.
Do ta përmbylli këtë diskutim me fjalët e paharruara të Alija Izetbegoviçit, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit,të cilët përherë do të mbesin të shënuara në analet e diplomacisë botërore:
“ Kjo nuk është paçe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës.Në situatën çfarë është, në botën çfarë është, në tëcilin është e mundur të fillohet një luftë e padrejtë dhe të imponohet një paçe e padrejtë, paçja më e mirrë nuk do të arrihej. Zotin e kemi dëshmitar se kemi bërë çdogjë çfarë ka qenë në duart tona, që padrejtësia për popullin tim dhe shtetin tim të jetë më e vogla”.

Ju faleminderit për vëmendje!
21.12.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•9:18 e pasdites
Para ca ditësh u mbushën plot 40 vjet prej kohës kur populli shqiptar në përgjithësi në trojet e veta etnike në ish Jugosllavi, e në veçanti shqiptarët në Kosovë ngritën për herë të parë në demonstrata publike me kërkesat për drejtat e tyre kombëtare. Pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 në të cilën ra klika e Rankoviqit, populli shqiptar në ish Jugosllavi, e në veçanti në Kosovë filloi pakëz të frymojë më lirë pas një periudhe20vjeçare të nëpërkëmbjes së dinjitetit shqiptar.
Në nëntor të vitit 1968 gjithandej Kosovës, e në veçanti në Prishtinë me 27 nëntor 1968 u organizuan demonstratat publike me kërkesat për përdorimin e flamurit kombëtar, për hapjen e Universitetit në gjuhën shqipe, për pozitën e barabartë të popullit shqiptar me popujt tjerë, gjer në kërkesën sublime për Kosovën Republikë, si pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave. Këto demonstrata e para publike në Prishtinë u shuan me përdorimin e dhunës së paparaparë nga forcat e rendit publik serb, si pasojë e së cilit ra edhe dëshmori i parë i demonstratave nxënësi Murat Mehmeti, si dhe dhjetëra të lënduar . Por kjo demonstratë publike inicioi rezultatet e para të përmirësimit të pozitës së popullit shqiptar, nga përdorimi i lirë i flamurit kombëtar, hapjen e Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, diskutimet publike për amendamentet kushtetuese që sollën avancimin e pozitës juridike të Kosovës që u kurorëzua me miratimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, që e avancoi Kosovën si pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave, por me një dualizëm juridik që në të njëjtën kohë Kosova ishte edhe në përbërje të Serbisë por edhe të Jugosllavisë. Ky ishte maksimumi i avancimit të pozitës juridike kushtetuese të Kosovës në ish Jugosllavinë socialiste. Me të vërtetë dekada 1971-1981 ishte periudha e lulëzimit të Kosovës gjatë së cilës përjetoi një zhvillim të hovshëm si në aspektin politik, ekonomik, arsimit, kulturës etj. Por ku dualizëm juridik i Kosovës nuk ishte një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjate. Me 11 mars 1981 shpërthyen demonstratat studentore në Prishtinë, të cilët me të shpejtë u përhapën gjithandej Kosovës gjatë muajve mars dhe prill, me ç’rast iu bashkëngjit edhe klasa punëtore, me kërkesën sublime për Republikën e Kosovës. Me të vërtetë këto ishin demonstratat madhështore dhe masive të papara gjer atëherë në ish Jugosllavinë socialiste. Edhe këto demonstrata u shuan me një dhunë të paparë me ç’rast pati dhjetë të vrarë e qindra të lënduar e të plagosur. Sa ishte me rëndësi strategjike dhe me planifikim largpamës kërkesa e popullit shqiptar për Kosovën Republikë, u pa, vetëm pas shpartallimit të ish Jugosllavisë, në vitin 1991, kur Badinteri ia njohu vetëm 6 republikave përbërëse të ish Jugosllavisë, të drejtën e vetëvendosjes,ndërsa në rastin e Kosovës ia mohoi, dhe ky fakt i hidhur edhe sot e kësaj dite po reflektohet, në të cilin thirret Serbia, duke qenë Kosova në përbërje “de jure” të saj sipas Rezolutës aktuale në fuqi të KS të OKB-së 1244, dhe në të cilin shpreson Serbia se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta merr parasysh, vitin e ardhshëm, gjatë përcaktimit të vlefshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga aspekti i drejtës ndërkombëtare. Pas këtyre demonstratave nisi tatëpjeta për popullin shqiptar dhe për pozitën juridike kushtetuese të Kosovës, me ç’rast Serbia inicioi amendamentet kushtetuese sipas së cilës suprimohet autonomia e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974. Pas presionit të paparë mbi ish udhëheqjen aktuale politike, me 17 nëntor shpërthyen demonstratat masive të popullit shqiptar,por kësaj here, me kërkesën për ruajtjen e pozitës kushtetuese juridike të Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974. Në mars të vitit 1989 Serbia arriti ta suprimoi autonominë e Kosovës dhe ta rimarr sovranitetin edhe de jure mbi Kosovën. Demonstratat dhe protestat e popullit shqiptar vazhduan përgjatë tërë vitit 1989 me ç’rast pati me dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur. Viti1989 ishte edhe viti i shembjes së sistemit komunist në tërë Evropën Juglindore, pas së cilës fill pasoi edhe shpërbërja e ish federatës jugosllave me luftëra të përgjakshme duke u nisur nga Sllovenia,Kroacia, Bosnja e Herecegovina . Pas marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, në të cilin Kosova as që u përmend, në vitin 1996 pasojnë aksionet e para guerile të njësiteve të UÇK-së, i cili solli një ndryshim radikal në skenën kosovare të gjerë atëhershme, kalimi atë nga rezistenca pasive në atë aktive. Prapë ishin studentët që bënë një kthesë radikale, ashtu që me 1 tetor 1997 organizuan një demonstratë madhështore që ia ktheu dinjitetin e rimëkëmbur popullit shqiptar pas një amullie 7 vjeçare. Në prag të fillimit të vitit të ri akademik studentor demonstratat i prinë studentët Albin Kurti, Bujar Dugolli, Muhamed Mavraj etj. me rektorin e ndjerë dr.Ejup Statovci. Kjo ishte një kthesë e madhe, pas së cilës pasoi lufta heroike e Jasharajve në Prekaz të Drenicës më mars të vitit 1998, pas së cilës shpërthyen demonstratat masive të popullit shqiptar në përkrahje të luftës heroike të UÇK-së. Lufta në Kosovë përfundoi në vitin 1999 pas” intervenimit humanitar” të NATO-së për ndërprerjen e zhdukjes së popullit shqiptar dhe eksodit të paparë në historinë e popullit shqiptar të Kosovës. Pas një periudhe 7 vjeçare, e ashtuquajtur periudha e UNMIK-ut, gjatë secilës u krye rindërtimi dhe ri konsolidimi i Kosovës nga lufta e vitit 1998-1999, prapë me 2 shkurt Lëvizja Vetënendosje në krye me AlbinKurtin organizoi demonstratën madhështore në mbrojtje të Kosovës nga decentralizimi i paraparë sipas pakos së Ahtisarit, që ishte një kompromis tepër i rëndë drejt pavarësisë së Kosovës. Edhe këto demonstrata u shuan me dhunë nga policia e UNMIK-ut , me ç’rast pati dy të vrarë e 80 të plagosur e të lënduar. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 populli shqiptar i Kosovës më në fund pas përpjekjes një shekullore arriti të realizojë mëvetësinë që të jetë i lirë dhe sovran si të gjithë popujt tjerë të Ballkanit.
Por, si “bubullimë nga qielli i kthjellëtr” erdhi propozimi 6pikësh i Ban Ki-munnit i cili bie ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës si edhe me pakon e Ahtisarit, dhe e bën ndarjen administrative apo funksionale në mes komunitetit shumicë shqiptar dhe komunitetit pakicë serb. Prapë ishte Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin që me 19 nëntor dhe 2 dhjetor 2008 organizuan demonstrata madhështore kundër planit 6 pikësh të Ban Ki-munnit e në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës ku morën pjesë me dhjetëra mijëra qytetarë.
U mbushën plot 40 vjet që neve shqiptarët në Kosovë jemi prore në demonstrata, a thua vallë edhe sa vite do të kalojmë në demonstrata, vetëm i madhi Zot e di.

8.12.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•6:50 e pasdites
Tri parimet themelore që i kishte vu Grupi i Kontaktit, para se të nisen bisedimet për përcaktimin apo zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës,e që ishin:”s’ka kthim mbrapa, s’ka bashkim, s’ka ndarje, të Kosovës”, pas aprovimit të planit të Ban Ki Munit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, këto tri parime të përcaktuara dalëngadalë do të bien në ujë.
Parimi i parë”s’ka kthim mbrapa të Kosovës” që është realizuar qysh nëvitin1999 me rastin e “intervenimit humanitar” të NATO-së për shpëtimin e popullit shqiptar nga zhdukja dhe spastrimi etnik të Kosovës, dhe “de fakto” Kosova është nxjerrë nga administrimi dhe sovraniteti i Serbisë dhe i është transferuar UNMIK-ut për një periudhë kalimtare gjer në përcaktimin e statusit definitiv politik të Kosovës, por “de jure” ka mbetur nën sovranitetin e Serbisë sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.Por me aprovimin e planit të Ban Ki Munit, sipas të cilit Kushtetuta e Kosovës bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe se në këtë rast Rezoluta 1244 ka përparësi mbi Kushtetutën, do të thotë “de jure” prapë kthim mbrapa të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë.
Parimi i dytë”s’ka bashkim të Kosovës” nënkuptonte pikësëpari mos lejimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, apo eventualisht edhe me troje tjera shqiptare, në Maqedoni apo Mal të Zi. Edhe në Kushtetutën e Kosovës është futur në neni 1.alinea 3 paragrafi ku thuhet”...dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti” që u përcaktua në propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit. Por me aprovimin e planit 6 pikësh që është në kundërshtim direkt me pakon e Ahtisarit, vetvetiu e abrogon edhe këtë kushtëzim apo parim të Grupit të Kontaktit.
Parimi i tretë “s’ka ndarje të Kosovës” , ky parim bie definitivisht në mënyrë të drejtpërdrejtë me propozimin 6 pikësh të Ban Ki Munit i harmonizuar me Serbinë dhe Bashkimin Evropian, dhe se tani sipas këtij planit e kemi edhe de jure, ndarjen e brendshme funksionale dhe administrative të Kosovës për një periudhe të caktuar kohore.
Pas bisedimeve dyvjeçare në Vjenë, në bashkë koordinim të plotë me Grupin e Kontaktit dhe me ndërmjetësimin e Ahtisarit , pala kosovare pranoi kompromisin më të dhimbshëm të mundur, propozimin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe pse Serbia refuzoi tërësisht këtë propozim, Kosova në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar shpalli pavarësinë e saj të mbikëqyrur me 17 shkurt 2008, e cila pavarësi u njoh dhe u pranua gjer tani nga 52 shtete anëtare të OKB-së. Kosova u pavarësua dheu njoh nga 52 shtete, por nuk arriti akoma të anëtarësohet në asnjë organizatë relevante ndërkombëtare falë pozicionimit antikosovar pikësëpari të Rusisë, e cila u rimëkëmb dhe po e merr veten dhe dita më ditë po bëhet faktor kyç pa të cilin nuk mund të zgjidhen çështjet ndryshme politike në arenën ndërkombëtare.Rusia, falë Rezolutës 1244 që akoma është në fuqi, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit decidivisht kundërshtoi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës pa pajtimin e Serbisë, dhe se përsëriti për satën herë prapë se për të legjitime dhe akoma në fuqi është sovraniteti “de jure” i Serbisë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Populli i Kosovës gjendet para sprovës historike në momentin aktual politik, si të ec më tej dhe se çfarë të bëjë më tutje , ai gjatë periudhës së ardhshme do të ballafaqohet me dy faza të mundshme që tani e tutje mund të jenë në lojë, e që i ngjajnë asaj thënieje të urtë popullore që thotë”hypë se të vrava, zhdryp se të vrava”.
Faza e parë është që me marrëveshjen 6 pikësh të arritur në mes OKB-së dhe Serbisë, e përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Kuinti, gjatë periudhës së caktuar kohore,do të mundësohet gradualisht krijimi i entitetit serb i ashtuquajtur, parafrazojë”Republika veriore serbe”, me polici të ndarë, shërbim doganor të ndarë, gjyqësi të ndarë, sistemin arsimor e shëndetësor të ndarë, si dhe kthimin e një brigade me rreth 1000 ushtarësh serb sipas Rezolutës 1244 dhe marrëveshjes ushtarake të Kumanovës, , nën pushtetin direkt të Eulexit(UNMIK 2) e indirekt edhe të Serbisë, dhe me këtë legjitimohet ndarja e brendshme administrative apo” funksionale” e ashtuquajtur e Kosovës, ndërsa ndarje e jashtme në kufijtë e Kosovës, nuk do të ketë, do të thotë” de jure” do të jetë brenda Kosovës, por “de fakto” do të funksionojë si entitet i ndarë. Me këtë plan, Serbia pasi nuk arriti të realizojë planin e saj shekullor, të Serbisë së Madhe gjatë luftërave të kryera me shpërbërjen e ish Jugosllavisë, tani edhe me përkrahjen edhe të faktorit relevant ndërkombëtar, arriti të krijojë Serbinë e zgjeruar në kufijtë e brendshëm të BeH (Republika Serbe) dhe të Kosovës (Republika veriore serbe).Por në krahasim me Bosnjën të cilin Serbia e ka pranuar pavarësinë e saj në Dejton, në rastin e Kosovës, ajo edhe pas kësaj Kosove me entitete të ndara shqiptare dhe serbe, nuk do të pranojë assesi pavarësinë e Kosovës, por pas një periudhe të caktuar kohore do të kalojë në fazën e dytë të realizimit të skenarit të saj politik .
Faza e dytë është, është apriori rishikimi apo ndarja e popullit serb dhe shqiptar në vija ndarëse në mes Serbisë dhe Shqipërisë, opsion që moti i njohur nga qarqet serbe të Beogradit që nga kreatori dhe ideologu serb Qosiqi, të iniciuar që nga Gjingjiqi, e të vazhduar nga Tadiçi, por jo vetëm të përvetësimit të pjesës veriore përtej lumit të Ibrit, por edhe të përvetësimit të Anamoravës duke u nisur që nga Ranillugu, Parteshi, Kllokoti, Novobërda e zgjeruar e gjer në Graçanicë, mu në prag të Prishtinës, që do të thotë 40% të territorit të Kosovës, tani me ndihmën e disa faktorëve vendimmarrës botëror që ky skenar edhe në praktikë të realizohet si alternativ e rregullimeve strategjike gjeopolitike botërore në mes Kuntit në njërën anë dhe të Rusisë në tjetrën anë, por sigurisht kjo do të kërkojë edhe pajtimin dhe miratimin e dyanshëm, të popullit shqiptar dhe popullit serb.Mjerisht, kjo është pasojë e mungesës së kapaciteteve tona mendore,intelektuale, politike, ekonomike, strategjike, ushtarake të popullit tonë, e si rrjedhojë e thënies së mirënjohur të bacës Adem Demaqi:
“Fatkeqësisht ne edhe sot, si popull jemi të përfshirë nga stuhia se sa nga një përparim i programuar si duhet e sa duhet. Prandaj, sa i takon dijes, vetëdijes e organizimit si popull, ende jemi në bisht të Evropës. Kjo është një e vërtetë fort e hidhur, mirëpo poçese nuk e tejkalojmë, edhe më tutje do të mbetemi të vonuar”.


29.11.2008
Faik MIFTARI



Author: faik
•3:38 e pasdites
Gjatë vizitës bërë kohë më parë në Ankara të Turqisë, përveç tjerash pata rast të takohem edhe me zotëri Hüsamettın Postoğlu, poet turk, icili në ndarje më dhuroi librin e tij me pëmbledhje poezish me titull”Çiçekler açarken”që në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë”Lulet duke lulëzuar”. Pasi që lexova këtë përmbledhje poezish të këtij autorit turk, një poezi poeti ia kishte kushtuar Kosovës, dhe ky qe një shtytje që të bëjë prezantimin e këtij poeti turk edhe opinionit kulturor mbarë shqiptar.Hüsamettın Postoğlu u lind në vitin 1945 në qytetin Arapgir të Turqisë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, pas kryerjes së gjimnazit u regjistrua në institutin e policisë dhe me sukses diplomoi në vitin 1975. Pas një kohe të kaluar në shërbimin policor, kaloi në sektorin privat me punë në fabrikën e prodhimit të ekskavatorëve”Hidromek” si drejtor sektorit të financave, në të cilën gjendej edhe sot. Është i martuar dhe ka dy fëmijë Gökhanin dhe Bilgehanen. Vazhdimisht edhe më tej merret me shkrimin e poezive.
Përmbledhja e poezive”Lulet duke lulëzuar” përmban gjithsejtë 209 poezi të ndara në 4 kapituj : “poezi kombëtare dhe sociale”,” poezi fetare”, “poezi të kohës rinore ” si dhe “poezi të lira”.Para se të kalojë në analizën dhe prezantimin e poezive sipas kapitujve të ndara, do të cek se në parathënien e librit autori jep një këndvështrim të vet mbi poezitë dhe poetët në përgjithësi, ku përveç tjerash thotë:” pa marrë parasysh cili do shkrimtar, për të prezantuar një ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe për të përpiluar një roman apo novelë, poetit për të përshkruar një ngjarje i nevojiten vetëm disa strofa. Një poezi me tematikë dashurie poeti edhe me katër strofa është në gjendje me e shtjellua. Mjeshtëria e poetit është se me sa më pak strofa të jep porosinë lexuesit të vet. Theksi i një poezie të një poeti është më i fortë se romani i një shkrimtari. Sa për ilustrim të ceki se luftën çlirimtare të Turqisë të viteve1920-1923 poeti i madh turk me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoy e ka përmbledhur në një poezi të vetme, një pjesë e së cilës sot këndohet edhe si himn shtetëror të Republikës së Turqisë”.
Njashtu poeti Hüsamettin Postoğlu jep edhe disa të dhëna historike për qytetin e tij të lindjes Arapgir. Në periudhën e Perandorisë Osmane Portës së Lartë më së shumti pashallarë dhe vezirë i ka dhënë qyteti i tij i lindjes Arapgir. Në dyqind vitet e fundit të ekzistimit kryesisht pashallarë dhe vezirët kanë qenë nga Arapgiri. Cek edhe një të dhënë, që do të jetë interesante edhe për historiografinë shqiptare se Mehmet Ali Pasha i Kavallës ka prejardhje nga Arapgiri, dhe se të parët e tij janë shpërngulur nga Arapgiri dhe janë vendosur në Kavallë, e prej aty ka marr postin e valiut të Egjiptit, i cili më vonë themeloi shtetin modern të Egjiptit dhe se trashëgimtarët e tij e kanë udhëhequr shtetin e Egjiptit afro 150 vjet gjer në përmbysjen e mbretit Faruk në vitin 1952 me grushtet ushtarak nga oficeri i atëhershëm Naser.
Në kapitullin e parë të poezive titulluar”poezitë kombëtare dhe sociale” autori i ka përmbledhur 18 poezi me motive patriotike dhe sociale, prej të cilëve do të kisha veçuar disa sosh:”Vatani, Fëmijët e Irakut, Bota, Arapgiri, Nili dhe mbi të gjitha poezia kushtuar Kosovës”, të cilin më poshtë e keni të përkthyer në gjuhën shqipe, edhe pse poezia gjatë përkthimit e humbet bukurinë e rimimit dhe origjinalitetit, por prapë edhe si e tillë e ka vlerën e vet:


K O S O V A

Thuhet gjaku po rrjedh Kosovë e bukur
Qindra mijë pleq e të rinj u derdhën në rrugë
Hordhitë serbe vrasin dhe hedhin në rrugë
Mos u rrëno, friko, popull ec krah për krah.

Çdo pëllëmbë e tokës time u përgjak
Përball meje qëndron xhelati më tiran i botës
Serbi po vret, po shkatërron, po merr shpirtra
Nuk dëgjon klithjet e fëmijëve, pleqve, të rinjve

Këmbëzbathur, lakuriq mbi borë
Me mijëra njerëz ecin mbi mal
Pleq e të rinj dremitin në këmbë
Tirani serb vret mbi tank.

Hej botë, shihe të shtririn në tokë
Mos harroni atë që në vend të ujit gëlltit gjak
Dikush klith dikush jep shpirt
Mos harro atë që me bisht të syrit ç’nderon.

Nuk harroj vatrën time të shkatërruar me tank
Mos harro atë që ngre pushkë në duarthatin
Qindra mijë njerëz të derdhur në rrugë
Mos braktis vatanin, mos harro babanë.

Mos u friko popull shpëtimi është afër
Rretë janë hapur dielli po lind shihe
NATO-ja bombardon Beogradin ngrihu
Ty të përcaktohet e drejta për liri.

Kosovë Kosovë unë ty nuk të harrojë
Betohem që Serbit më kurrë nuk do të braktis
Edhe nëse të varrosin, prapë do të marr
Njëqind vite kalofshin dije prapë do të kthehem.

Në kapitullin e dytë titulluar”poezi fetare” i ka përmbledhur poezitë me motive fetare të besimit dhe përkatësisë së tij myslimane, ku i ka prezantuar gjithsejtë 43 poezi prej të cilëve do të kisha veçuar disa sosh: “Muhamedi, Qerbelaja, Bota, Krijuesi, Dashuria e Hakkut, Junus 1-4”.
Në kapitullin e tretë t titulluar” poezi të kohës rinore”i ka përfshirë poezitë nga koha e tij rinore me motive dashurie, koha për të cilin thotë autori”një kohë edhe unë isha i ri”, periudha e viteve 1960-1980. I ka përmbledhur gjithsejtë 90 poezi, prej të cilëve do të kisha veçuar:“Pa ty, Ishte dashuri, Eja shpirt, Mos harro, Dashuro, E hollë e hollë “. Në kapitullin e katërt titulluar”poezi të lira” i ka përmbledhur gjithsejtë 58 poezi prej të cilëve do të kisha veçuar: “Mos thuaj, Nusja, Trëndafili, Nuk jetohet, Beso, Frikohem, Kudo, Kaloi koha, Betohem, Shtatori”.
Do të përmbylli këtë prezantim të përmbledhjes së poezive”Lulet duke lulëzuar” të poetit turk Hüsamettin Postoğlu me dëshirë që edhe poezi tjera të bukura që i ka, lexuesin ta orientojë ” drejt një rruge të ëmbël” për lexim.

6.11.2008
Faik MIFTARI




Author: faik
•5:05 e pasdites
Gjatë vizitës bërë komunave të Kosovës në kuadër të të ashtuquajturës”Java e Kuvendit nëpër komuna”, kryeparlamentari Jakup Krasniqi me anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si dhe deputetët e rajoneve, mbajtën takime me kuvendarët komunal dhe qytetarët e komunave. Në njërën prej debateve të mbajtura, mora pjesë edhe unë, me ç’rast edhe parashtrova pyetjen me këtë përmbajtje: Duke marrë parasysh thënien e njohur”politika është art i të mundshmes” , dhe se meqenëse akoma na mungojnë futurologët politik në nivel shtetëror të cilët vëzhgojnë, përcjellin, analizojnë dhe parashikojnë zhvillimet aktuale politike ndërkombëtare në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë, dhe të cilët i japin kahje të veprimeve politike diplomacisë shtetërore dhe marrjen e vendimeve konform situatës dhe rrethanave aktuale që veprojnë në arenën politike ndërkombëtare.
Plasimi i idesë serbe, gjegjësisht të kryetarit serb Tadiç, për ndarjen e Kosovës, si solucion i fundit i mundshëm, në rrethanat e tanishme doli haptas në shesh nga sirtarët në të cilin është mbajtur një kohë të gjatë. Kjo ide e plasuar, pas së cilës pason lobimi dhe marrja përkrah në njërën anë të përkrahësve të saj, Rusisë apo edhe të Kinës në Këshillin e Sigurimit, dhe në anën tjetër të Spanjës apo edhe të Greqisë në Bashkimin Evropian, si shtytje drejt faktorëve ndërkombëtar vendimmarrës , që në hapin e fundit të jetë një kompromis i mundshëm drejt pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian si dhe institucionet tjera relevante ndërkombëtare.
Nëse eventualisht, nënvizojë,edhe faktori politik vendimmarrës ndërkombëtar, pikësëpari mendoj në SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, pajtohet dhe bie dakord me këtë qasje, si mundësi reale drejt arritjes së stabilitetit politik ndërkombëtar në nivel global, është e pritshme se do të bëjnë trusni tek krerët shtetëror kosovar për të pranuar këtë qasje eventuale, parashtroj pyetjen se institucionet tona shtetërore, pikësëpari mendoj në presidencën, qeverinë, parlamentin, a kanë ndonjë plan veprimi alternativ, po çe se ballafaqohen me këtë skenar të mundshëm eventual në nivel ndërkombëtar, e që sipas mendimit tim i vetmi kompromis i mundshëm dhe pranueshëm eventual, do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Edhe pse e ditsha se nuk do të marrë përgjigje adekuate, pyetja ime u kualifikua vetëm si tepër e vështirë dhe hipotetike, por qëllimi im ishte më tepër i karakterit të sensibilizimit të opinionit publik si dhe përcjellja e mesazhit nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara, për një qasje reale të pritshme që Kosova do të mundet të përballet gjatë periudhës së ardhshme.
Nuk kaluan as 48 orë pas debatit në fjalë, kur ndërmjetësi i OKB-së solli propozimin për ndarje administrative të Kosovës, gjatë takimeve që i pati në Beograd dhe Prishtinë, shkruanin mediat elektronike dhe të shkruara, duke elaboruar, se në veri të Kosovës do të vendoset shërbimi i veçantë doganor dhe shërbimi i ndarë policor. Por, më e keqja qëndron, se mjetet e grumbulluara nga dogana e ndarë eVeriut, do të mbeteshin serbëve lokal që gjenden aty, kjo do të ishte “gjuajtja e një plumbi me dy caqe të shënuara”, pasi që i tërë eksporti i mallrave nga Serbia dedikuar Kosovës, do të orientohet drejt dy portave hyrëse në veri të Kosovës, me ç’rast përveç përfitimit të Serbisë nga shitja e mallrave tregut kosovar, do të përfitonit edhe serbët lokal nga mjetet e grumbulluara në dogana. Kjo ndarje administrative e propozuar është hapi i parë drejt ndarjes faktike në fazën e mëtejmë. Pas kësaj, në një intervistë të dhënë, ambasadori britanez në Beograd në pyetjen se a mund të jetë ndarja e Kosovës zgjedhje përfundimtare e çështjes së Kosovës, përgjigjja e tij ishte,po,në rast se pajtohen të dyja palët. Duke marrë parasysh deklaratat e shpeshta të kryetarit serb Tadiçit, se nuk mund të jetë zgjidhja përfundimtare pavarësia e Kosovës, pasi që njëra palë humbet tërësisht(aludon në Serbinë),ndërsa pala tjetër përfiton absolutisht(aludon në Kosovën), haptasi nënkuptohet si ndarje e Kosovës, ashtu që Serbia të mos dalë humbëse, por sikurse në rastin e Bosnjës, nëpërmjet Republikës Serbe, arriti de fakto të ndajë Bosnjën, duke kontrolluat gjysmën e territorit të saj, tani përpiqet atë të arrijë edhe në Kosovë, duke ndarë ¼ e territorit të Kosovës, të cilin faktikisht nëpërmjet institucioneve paralele edhe i kontrollon. Ideja e Serbisë së madhe në linjën Karllovac- Karllobag njëherë e përgjithmonë ka marr fund, të cilin në mënyrë publike e pranoi edhe ish politikani radikal serb Aleksandar Vuçiçi, dhe se tani e tutje interesi serb do të përqendrohet për serbët matanë Drinës në Bosnjë dhe për serbët në Kosovë, e kjo do të thotë tani e tutje jo Serbi e Madhe, por Serbi e Zgjeruar në kufijtë brendshëm të Bosnjës dhe Kosovës. Insistimi i përhershëm i Serbisë për zgjerime dhe ndarje territoriale të Bosnjës në njërën anë dhe të Kosovës në anën tjetër, qëndron në atë, se në çarqe të caktuara evropiane ka simpati dhe mbështetje për zgjidhjen e çështjes serbe drejt zgjerimeve territoriale në Bosnjë dhe Kosovë, si hap i parë në ndarje administrative.
Për këtë arsye edhe institucionet tona shtetërore duhet të jenë të gatshëm,në rast ballafaqimi dhe mbështetje për mur nga faktori politik vendimmarrës botëror, me planin alternativ, që do të ishte përkufizimi në linja të re kufitare të serbëve dhe shqiptarëve, ashtu që nëse eventualisht, veriu i Kosovës do të duhej ndarë nga Kosova, pse nuk do të mund të ndahej Lugina e Preshevës nga Serbia, normal me pajtimin eventual të dyanshëm, edhe të serbëve edhe të shqiptarëve, nën trusninë e faktorit politik vendimmarrës botëror. Si përfundim i kësaj logjikisht do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, si zgjidhje reale e çështjes shqiptare.
Serbia e di se më nuk mund të kontrollojë më Kosovën, e lere më të zhbëjë pavarësinë e saj, të pranuar gjer më tani nga 52 shtetet të OKB-së, por ajo me një diplomaci aktive dhe të pandërprerë, është duke promovuar idenë e saj për ndarjen e Kosovës, për të përshpejtuar procesin drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, e është e vetëdijshme se për të arritur aty, patjetër duhet zgjedh problemet kontestuese apo territoriale dhe se është duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike e politike duke bërë trusni tek faktorët relevant ndërkombëtar për zgjidhje sa më parë, për arritjen e saj drejt fitimit të kandidatit potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Do e ceki në fund të këtij vështrimi se dita më ditë ndarja e Kosovës është më shumë gjendje faktike sesa hipotetike.

2.11.2008
Faik MIFTARI

Author: faik
•9:37 e paradites
Kohë më parë, me ftesë të kryetarit të komunës së binjakëzuar të Sinxhanit të qytetit të Ankarasë zotëri Hasan Alltën, delegacioni i komunës së Prizrenit, në përbërje të së cilit ishte: kryetari i Prizrenit zotëri Ramadan Muja me bashkëshorten, nënkryetari i komunës zotëri Erxhan Shpat me bashkëshorten, si dhe kuvendarët e Kuvendit të Prizrenit Haziz Hodaj, Vjosa Curi, Nijazi Kryeziu, Myvedet Bako dhe Faik Miftari bënë një vizitë zyrtare 5 ditore prej datës 10-15 gusht 2008.Nisja u bë në ora 8.oo nga Shtëpia e Bardhë e Prizrenit drejt aeroportit të Prishtinës ku me aeroplan fluturuam drejt Stambollit dhe vazhduam për në Ankara. Në aeroportin Esenboga të Ankarasë arrimë në ora 15.oo. Pas kryerjes së procedurës së zakonshme të kontrollit të dokumenteve dhe valixheve, u pritëm nga përfaqësuesit e komunës së Sinxhanit z.Shykri dhe Osman bej dhe me minibusin e komunës së Sinxhanit shkuam drejt Hotelit Sheraton të Ankarasë ku ishin të rezervuara dhomat për akomodim.Pas akomodimit tonë në hotel, në ora 20.oo shkuam për darkë në restorantin Haxhi Arif bej ku kaluam një mbrëmje të bukur me nikoqirët tanë të Sinxhanit.Të nesërmen në mëngjes me datë 11 gusht 2008 me minibus u nisëm nga hoteli Sheraton drejt komunës së Sinxhanit, me ç’rast rrugës për në komunë, vizituam disa parqe të bukura të sapo të ndërtuara dhe të gjelbëruara, si dhe një shtëpi të vjetër tipike osmane rishtas të rindërtuar.Pritjen zyrtare kryetari i komunës së Sinxhanit z.Hasan Alltën bëri në ora 13.oo në zyrën e vet në ndërtesën e re të Kuvendit të Komunës së Sinxhanit. Nikoqiri ynë z.Hasan Alltën na njoftoi në rrafshin e gjerë për komunën e Sinxhanit.” Komuna e Sinxhanit ka rreth 450.000.banorë, afro 100 shkolla fillore dhe të mesme, rreth 100.000 nxënës të profileve të ndryshme, është komunë e re, daton nga vitet pesëdhjeta të shekullit XX. Ka 5 zona industriale me 500 njësi prodhuese, pagesa e tatimit në pronë në komunën e Sinxhanit është 100%, Kuvendi i Komunës së Sinxhanit i ka gjithsejtë 37 anëtar(kuvendar) ku 36 janë nga partia në pushtet e AKP-së dhe1 nga partia e MHP-së, do të thotë gati pa opozitë, por ai ceku një të dhënë interesante, se kur nuk ke opozitë, atëherë paraqitet opozita e brendshme brenda partisë në pushtet që është shumë më e rrezikshme se opozita e zakonshme. Të hyrat nga granti qeveritar është 5% në vit nga buxheti i tërësishëm shtetëror i cili ndahet komunave sipas numrit të banorëve, kemi edhe taksa tjera komunale, ne kërkojmë çdo vit prej qeverisë që të ndajë më shumë mjete se përqindja aktuale e ndarë, pasi që nga praktika e disa shteteve evropiane, kjo shkon gjer në 20% të grantit të gjithmbarshëm qeveritar. Poashtu i përmendi të gjitha projektet e rëndësishme që i kishte realizuar apo që ishin në realizim të sipër në komunën e Sinxhanit ”. Në fjalën e tij kryetari i Prizrenit dr. Ramadan Muja përveç tjerash ceku se” e përgëzoj nikoqirin tim për të gjitha projektet e realizuara apo që ishin në realizim të sipër, poashtu shpreh rastin të falënderoj si në emrin tim personal, ashtu edhe të qytetarëve të Prizrenit, e pse jo edhe të Kosovës, për ndihmën dhe mbështetjen e madhe të Republikës së Turqisë dhe popullit vëlla turk në fazën e tranzicionit e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me17 nëntor 2008, me ç’rast Turqia ishte njëra prej 5 shteteve të para që e njohu dhe pranoi pavarësinë e Kosovës. Poashtu ju dëshiroj dhe uroi që në zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në mars të vitit 2009 që prapë të ri zgjidheni në këtë post, pasi që rezultatet e arritura gjatë udhëheqjes aktuale të komunës së juaj, e bënë me siguri fitoren e juaj të dytë”.Pas këtyre fjalëve të dy kryetarët shkëmbyen dhurata dhe bënë një fotografi të përbashkët për kujtim. Pas kryerjes së vizitës zyrtare së bashku me nikoqirët tanë vizituam fabrikën e ekskavatorëve”HIDROMEK” e cila gjendej në zonën industriale të kësaj komune, ku nën përcjelljen e zotëri Hysamedin Postogllu e vizituam këtë uzinë e cila ishte me të vërtetë një e arritur më e re e teknologjisë më të re botërore, e cila përveç tregut të brendshëm të Turqisë ka arritur që të plasojë prodhimet e veta edhe në mbi 50 shtete të botës. Ekskavatorët që prodhoheshin ishin të llojeve dhe madhësive të ndryshme. Për nder tonën bënë edhe demonstrimin e dy ekskavatorëve, me ç’rast mbetëm me gojë të hapur me mënyrën dhe numrin e madh të veprimeve që me të vërtet paraqitnin fjalën fundit të teknologjisë botërore në këtë fushë industriale. Në ndarje nikoqiri ynë në fabrikë zotëri Hysamedin Postogllu na dhuroi dhe nga një libër me poezi me titull”Çiçekler açarken’’ që në shqipe do të thotë” Lulet në lulëzim”pasi që ishte vet poet dhe në kohën e lirë merrej me poezi, ku përveç tjerash në përmbledhjen e poezive që na dhuroi, një poezi i kishte kushtuar Kosovës, me të vërtet një poezi e shkëlqyeshme të cilën kur të më epej rasti do ta përkthej në gjuhën shqipe dhe do ta editoj edhe botës shqiptare, edhe pse përkthimi poezisë ia hup bukurin e të rimuarit dhe të kuptuarit të saj në origjinalitet.Pas kësaj vizituam edhe një fabrikë të prodhimeve të pajisjeve metalike. Më pas vizituam zonën e parë industriale të Ankarasë, me ç’rast na priti drejtori i saj duke na njoftuar me historikun e saj, dhe na prezantuan në video projektor tërë zonën e parë industriale.
Zona e parë industriale e Ankarasë kishte një sipërfaqe të gjithmbarshme prej 575 hektarësh në të cilin ishin të vendosura 268 fabrika të ndryshme, me ç’rast fabrika më e vogël në zonë përfshinte 5000m2 sipërfaqe prodhuese. Kjo zonë industriale ka startuar në vitin 1978, por pas vitit 1990 përjetoi një zhvillim të hovshëm i cili dita më ditë po zhvillohet dhe zgjerohet me të madhe. Në këtë zonë industriale ishin të vendosur kryesisht sektorët industrial në fushën e prodhimit të mobilierisë, ushqimore, elektrike, elektronike, makineri, aluminit, tekstilit e kështu me rrallë. Në mbrëmje të së njëjtës ditë në ora 21.oo na priti dhe për nderë të delegacionit nga Prizreni shtroi darkë në parkun”Alltënpark” kryetari i qytetit të Ankarasë zotëri Melih Gykçek, i cili në fjalën e rastit të mbajtur përveç tjerash ceku” se nga vizita ime e paradokohshme në Prizren kam përshtypje më të mira, dhe ju premtoj se në rast se zgjidhem prapë në pozitën e krye bashkiakut të Ankarasë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në mars të vitit 2009, do të vizitoj prapë Prizrenin që në rastin e parë që do të më epet, por kësaj herë shumë më i përgatitur dhe me më shumë ndihma konkrete për qytetin e lindjes dhe prejardhjes së nënës sime”. Sa për ilustrim të përmendi se z.Melih Gykçek ka një përvojë udhëheqjeje prej 25 vitesh në pozitën e kryetarit, pasi që në 2 mandate ka qenë kryetari i komunës së Keçiyrenit të Ankarasë, ndërsa në 3 mandate në krye të Bashkisë së Ankarasë, gjegjësisht të njeriut të parë të Ankarasë. Në fjalën e tij të rastit kryetari ynë i Prizrenit zotëri Ramadan Muja falënderoi kryetarin e Ankarasë për punën e tij të palodhshme gjatë të gjithë këtyre viteve të udhëheqjes së Ankarasë në shërbim të qytetarëve të Ankarasë, duke ju dëshiruar që prapë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në mars të vitit 2009, në pozitën e krye bashkiakut të Ankarasë”.Më pas së bashku me zotëri Melih Gykçek bëmë një shëtitje rreth e përqark parkut.Me datë 12.8.2008 filluam vizitën në zyrën qendrore të TIKA-së, organizatë qeveritare shtetërore të Turqisë, ku u pritëm nga nënkryetari i saj Metin bej, në mungesë të kryetarit Musa bej i cili ndodhej në vizitë Azerbajxhanit. Nënkryetari i TIKA-së Metin bej si njohës i mirë i rrethanave politike, kulturore, shoqërore të Kosovës, e posaçërisht të Prizrenit, pasi që gati 1 vit ka shërbyer në zyrën e TIKA-së në Prizren në fjalën e tij përshëndetëse përveç tjerash ceku” ne jemi krenar me Kosovën, dhe se populli vëlla turk është dhe do të jetë gjithmonë krahas juve, e veçanërisht qyteti i juaj i bukur i Prizrenit, e ka vendin e veçantë. Njëherë ai që pinë ujin e Shadërvanit, ai medoemos prapë do të dëshirojë të kthehet dhe të vijë në Prizren , citoi thënien e urtë prizrenase. Në konferencën e donatorëve për Kosovën që u mbajt në korrik në Bruksel, në delegacionin Turqisë isha vetë prezent, në të cilin Turqia u zotua se do të jep 30 milion Euro ndihmë Kosovës në 3vitet ardhshme. Përveç kësaj edhe ndihmat tjera do të vazhdojnë, krahas atyre që janë në realizim të sipër, sikurse që është restaurimi i xhamisë së Sinan Pashës në Prizren si dhe i xhamisë së Sulltan Fatihut (të Mbretit) në Prishtinë, e që do të vazhdojë më tutje me restaurimin e hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren dhe të xhamisë së Hadumit në Gjakovë. TIKA si organizatë qeveritare shtetërore prin në programet zhvillimore botërore, Turqia është njëra prej 5 shteteve të para në botë, për dhënien e donacioneve të ndryshme vendeve të pazhvilluara apo atyre në zhvillim. TIKA aktualisht ndihmon me projekte të ndryshme 83 shtete në botë, ndërsa në 22 shtete të botës i kadhe zyrat e saja. Kryetari i Prizrenit zotëri Ramadan Muja falënderoi zotëri Metin bejin nënkryetarin e TIKA-së, “për të gjitha projektet dhe ndihmën që është dukebërë për Kosovën nëpërgjithësi e Prizrenin në veçanti, popullin turk dhe Republikën e Turqisë, në të gjitha fushat dhe lëmit të caktuara me kontributet dhe ndihmat e ofruara gjer tani si dhe në të ardhmen e saj”. Pas kësaj vizituam muzeun civilizimeve të Anadollit, me ç’rast u mahnitëm nga etapat e ndryshme të civilizimeve njerëzore që nga koha më e vjetër e gjer në ditët e sotshme. Më pas vizituam Qendrën për risocializimin e fëmijëve bredhës të rrugëve të Ankarasë, në të cilën këtyre fëmijëve iu plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për risocializimin dhe edukimin e tyre dhe kthimin e tyre në fëmijët normal. Në këtë qendër atyre u ofrohen të gjitha nevojat që nga lëmi shëndetësore, arsimore, sportive, rekreative, kulturore, muzikore kështu me rrallë. Kjo qendër ishte e pajisur me objektet përcjellëse të nevojshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve duke u nisur nga ambulanca shëndetësore, kuzhina ushqimore, qendra kompjuterike, salla e leximit me bibliotekën, salla sportive, pjesa e teatrit, salla muzikore, salla për artin figurativ e kështu me rrallë. Me të vërtet ishte një qendër e rregulluar shkëlqyeshëm, dhe është shembull “per exellenc” se si me një organizim të mirëfilltë ishte duke zhvilluar aktivitete me plot sukses për risocializimin fëmijëve që bredhin rrugëve të Ankarasë.Më tutje vizituam projektin grandioz të ndërtimit të një qyteze të re të Ankarasë Veriore. Ky ishte një projekt kapital qytetit të Ankarasë, i cili po ndërtohej në hyrje të qytetit të Ankarasë në drejtim të rrugës kryesore për aeroportin Esenboga të Ankarasë. Ky projekto do të kushtojë rreth 5 miliard dollar , në të cilin do të ndërtohen 10.000 banesa komfore komerciale si dhe 8000banesa për ata banor posedues të shtëpive të më parme pa leje ndërtimi, në të cilin do të vendosen rreth 80.000-100.000 banor të rinj. Ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej 4 milion m2, në distancë 8 km nga qendra e Ankarasë apo 13 km nga aeroporti i Ankarasë, menjë sipërfaqe prej 600mijë m2 të qendrave rekreative-sportive, do të ndërtohet një liqen artificial, një qendër kongresi për 5000vet, restorante të shumta, amfiteatro të hapur, hotele, fusha sportive për futboll, basketboll, tenis, xhamia të shumta përkryerjen e faljeve të përbashkëta e kështu me rrallë. Me të vërtet ky projekt megaloman është shembull konkret i një udhëheqjeje apo qeverisjeje të suksesshme në krye me kryetarin e tanishëm të qytetit të Ankarasë zotëri Melih Gykçek.Ditën e tretë të vizitës,saktësisht me datë 13.8.2008 ishte në program vizita komunës së Bejpazarit të Ankarasë, një komunë me një lashtësi, ku janë ruajtur ndërtimet nga periudha e vjetër kohore, u vizituan parku i çudirave, një furrë klasike për prodhimin bukës, fabrika për prodhimin e ujit mineral. Në mbrëmje vazhduam rrugën për në pushimoren Këzëllçahamam, 90 km larg Ankarasë, ku u vendosëm në një qendër rekreative me banjën termale me një temperaturë prej 40o C, e cila ishte e shërueshme për shumë sëmundje të eshtrave, ishijasit, reumës, spondilozës e kështu me rrallë. Kjo pushimore ishte e pajisur përveç tjerash edhe me sauna, pishina, fitnes qendër, dhe fushat sportive të ndryshme, pranë saj ishte edhe një qendër përmbajtjen e kongreseve me kapacitet prej 2000vetëve. Në këtë qendër rekreative shpesh i mban tubimet e veta partia në pushtet e AKP-së në krye me kryeministrin aktual të Turqisë zotëri Rexheb Tajjib Erdogan. E kishim një ditë të plotë në dispozicion për ç’lodhje dhe rekreacion pas 4 ditëve të ngarkuara me protokoll me vizitat dhe takimet e shumta. Data 15 gusht 2008, ishte dita e kthimit në Kosovën tonë të dashur. Në ora 7.oo të mëngjesit na përcolli personalisht nikoqiri ynë, kryetari i komunës së binjakëzuar të Sinxhanit, zotëri Hasan Alltën, duke na dëshiruar rrugë të mbarë dhe kthim të suksesshëm për në Prizrenin tonë të lashtë. Në ora 11.oo u nisëm nga aeroporti i Ankarasë dhe në ora 14.30 arritëm në aeroportin e Prishtinës prej nga vazhduam rrugën për në Prizren.Në bisedë e sipër me nikoqirët tanë nga komuna e Sinxhanit, na thanë edhe këtë, ne i mirëpresim delegacione të ndryshme nga komunat e ndryshme të botës, por vizita e delegacionit juaj ishte e veçantë për shumë gjëra, sepse kaluam 5 ditë të bukura me juve si me vëllezërit tanë, pasi që shumë sende i kemi të përafërta apo të njëjta me juve, duke u nisur nga kultura, tradita, , feja, historia e përbashkët,kuzhina, si dhe mundësia e komunikimit gjuhësor.Për neve anëtarë të delegacionit të komunës së Prizrenit, ishte një vizitë e suksesshme, me ç’rast përveç tjerash u njoftuam me qeverisjen e suksesshme të komunës së Sinxhanit dhe qytetit të Ankarasë, të cilët mund të na shërbejnë si shembull edhe neve për qeverisje dhe udhëheqje sa më të mirë edhe të qytetit tonë të Prizrenit.Do ta përmbyll këtë udhëpërshkrim nga vizita në Ankara me një fjali falënderuese në gjuhën tyre turke”Teşekur ederiz Sincan, Ankara, Türkiye! Allah razi olsun sizden’’, që në shqipe do të thotë:” Ju faleminderit Sinxhan, Ankara, Turqi! Zoti çoftë i kënaqur me juve”.
4.10.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•11:02 e pasdites
Fjala salname e ka prejardhjen nga gjuha persiane, sal do të thotë vit, ndërsa name do të thotë letër, libër, e kur të bashkohen këto dy fjalë në salname do të thotë më së përafërti në gjuhën shqipe vjetar. Salname në gjuhën frenge do të thotë Annuaire, në gjuhën angleze Year book, ndërsa në gjuhën gjermane Almanak. Në periudhën fundit të Perandorisë Osmane janë botuar salnamet-vjetarët, ku për një vit është përshkruar gjendja ekonomike, politike,sociale,kulturore, shoqërore e një vendi të caktuar të Perandorisë Osmane. Salnamet- vjetarët janë botuar brenda një periudhe 75 vjeçare të ekzistimit të Perandorisë Osmane, prej vitit 1847 e gjer më vitin 1922.
Në këto salnamet-vjetarët janë përshkruar me një stil të posaqshëm dhe janë prezantuar një varg njohurish nga fushat të ndryshme, si nga historia, shkenca, politika, ushtria, kultura, shoqëria e fusha tjera. Salnamet – vjetarët janë ndarë në katër grupe:salnamet – vjetarët shtetëror, salnamet- vjetarët e Vilajeteve,salnamet – vjetarët Nazaret si dhe salnamet – vjetarët personal.
Salnamet – vjetarët shtetëror kanë qenë me njohuri dhe përshkrime më të gjera dhe me një periudhë më të gjatë kohore të të botuarit. Salnameja- vjetari i parë shtetëror është botuar në vitin 1847 dhe ka vazhduar pa ndërprerë gjer në vitin 1912, Për shkak të pasojave të luftërave ballkanike dhe Luftës së parë botërore, ka pasuar ndërprerja e përkohshme prej vitit 1912 e gjer në vitin 1916. Salnameja – vjetari i fundit shtetëror në nivel të Perandorisë Osmane është botuar në vitin 1918. Salnamet- vjetarët e Vilajeteve janë botuar me ndërprerje të kohëpaskohshme, ashtu që kemi vetëm më së paku një botim të një salnameje- vjetari të një vilajeti të caktuar dhe më së shumti kemi gjer në 35 botime të një salnameje – vjetari të një vilajeti të njëjtë. Termi Vilajet gjatë kohës së Periudhës Osmane ka nënkuptuar një territor shumë të gjerë që nënkuptohet në ditët sotshme si një Republikë në kuadër të një federate apo të konfederate të caktuar. Perandoria Osmane ka qenë e përbërë në atë kohë prej shumë vilajeteve. Njëri prej Vilajeteve të shumta në përbërjet saj ka qenë edhe Vilajeti i Kosovës. Vilajeti i Kosovës ka qenë i përbërë prej sangjaqeve- rretheve të Shkupit, Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Yenipazarit (Pazari i Ri), dhe Plevljes. Salnameja – vjetari i parë i botuar i një vilajeti, ka qenë i Vilajetit të Bosnjës të vitit 1866, ndërsa salnameja – vjetari i fundit i botuar i vilajetit ka qenë i vitit 1918 të Vilajetit të Bolusë, nënkuptohet gjatë periudhës së ekzistimit të Perandorisë Osmane.
Salnamet – vjetarët Nazaret kanë qenë vjetarët të botuar pranë ministrive të caktuara të Perandorisë Osmane, si për shembull, të ministrisë së punëve të jashtme, të ministrisë së arsimit, ministrisë së mbrojtjes, apo të institucioneve të lidhura me ministritë përkatëse, sipër shembull të Gjysmëhënës së kuqe, apo të shërbimit të doganave, apo të marinës ushtarake e kështu me rrallë.
Salnamet – vjetarët personal kanë qenë vjetarët e botuar kohë pas kohe të personave të caktuar të Perandorisë Osmane, si për shembull salanameja -vjatari i Ali Suavit në Paris botuar 3 vjet me rresht , apo i Ekrem, Reshat dheOsman Feridit, apo të Tevfik bejit e kështu me rrallë.
Salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877, valiu i parë i Vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha i cili ka udhëhequr me Vilajetin e Kosovës. Në përbërje të Vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sangjaqet – rrethet me të cilin kanë udhëhequr muttesarrifët apo kryetarët e rretheve, në përbërje të sangjaqeve kanë qenë kazatë, e në përbërje të kazave kanë nahijet.
Vilajeti i Kosovës ka qenë i kufizuar në lindje me Bullgarinë, në perëndim me Vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe me Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës duke filluar në lindje me qytetin e Shtipit e në perëndim me qytetin e Plevljes ka përfshirë një territor shumë të gjerë gjeografik. Në Vilajetin e Kosovës kanë jetuar kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët si mysliman me shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët,vllehtë si të krishterë. Si kryeqytet i Vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi. Në vitin 1893 ka pas gjithsejtë 847.419 banor, prej tyre 507.800 mysliman dhe 340.339 krishterë.
Janë botuar gjithsejtë 8 salname – vjetar të Vilajetit të Kosovës:
Në vitin 1879 është botuar për herë të parë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, ka pas gjithsejtë 154 faqe.
Në vitin 1883 është botuar për herë të dytë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, ka pas gjithsejtë 178 faqe.
Në vitin 1885 është botuar për herë të tretë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, ka pas gjithsejtë 176 faqe.
Në vitin 1887 është botuar për herë të katërt në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, ka pas gjithsejtë 314 faqe.
Në vitin 1888 është botuar për herë të pestë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, ka pas gjithsejtë 283 faqe.
Në vitin 1893 është botuar për herë të gjashtë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Shkup, ka pas gjithsejtë 239 faqe.
Në vitin 1896 është botuar për herë të shtatë në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Shkup, ka pas gjithsejtë 753 faqe.
Në vitin 1900 është botuar për herë të fundit në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Shkup, ka pas gjithsejtë 936 faqe.
Koleksioni (përmbledhja) e 8 salnameve – vjetarëve të Vilajetit të Kosovës gjendet vetëm në bibliotekën popullore të Fatihut në Stamboll, ndërsa veç e veç gjenden të shpërndara nëpër biblioteka të ndryshme, si për shembull: në Bibliotekën të Muzeut Arkeologjik gjenden salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës të vitit 1883 dhe 1887, në Bibliotekën Ataturk në Taksim gjenden salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës të viteve 1879, 1883, 1885, 1887, 1888, 1896 dhe 1900, në Bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane gjenden salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës të viteve 1887, 1888, 1893, 1896, në Bibliotekën shtetërore të Bejazit gjenden salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës të vitit 1887, në bibliotekën e Hakkë Tarëk Us gjenden salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896, në bibliotekën e Universitetit të Stambollit gjenden salnamet- vjetarët e Vilajetit të Kosovës të viteve 1879, 1888 dhe 1896, në bibliotekën e degës së historisë të fakultetit të letërsisë të Universitetit të Stambollit gjenden salnamet – vjetarët e viteve 1879 dhe 1883. Të gjitha këto 8 salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës janë të botuara në gjuhën osmane të shkruara me alfabet arab. Nga këto salnamet – vjetarët e Vilajetit të Kosovës, Shoqata kulturore dhe përkrahëse Rumeli nga Stambolli falë punës së palodhshme të ekspertëve të linguistikës osmane e përzgjodhi dhe botoi në vitin 2000 në gjuhën turke me alfabet latin salnamen – vjetarin e vitit 1896 me titullin në origjinal “1896(Hicri1314) KOSOVA Vilayeti Salnamesi” që në përkthim do të thotë Salnameja e Vilajetit të Kosovës të vitit 1896. Dëshira parësore në të ardhmen e shoqatës do të jetë botimi komplet i koleksionit prej 8 salnameve –vjetarëve të Vilajetit të Kosovës në gjuhën turke me alfabet latin. Për Salnamen – Vjetarin e botuar të Vilajetit të Kosovës të vitit 1896 do të shkruaj dashtë Zoti në një të ardhme të përafërt.

10.9.2008
Faik MIFTARI



Author: faik
•11:15 e pasdites
I nderuari kryetar!
E nderuara kryesi!
Të nderuar këshilltarë!
Sot, me datë 10 qershor 2008, ne përfaqësuesit e zgjedhur të komunës së Prizrenit, jemi tubuar në këtë seancë solemne të Kuvendit të Komunës, për të shënuar 10 qershorin - ditën e Lidhjes së Prizrenit si dhe 12 qershorin - ditën e Çlirimit të Prizrenit. Njashtu si sot, në këtë ditë, para 130 vjetësh, me 10 qershor 1878, pikërisht këtu në Prizren, në xhaminë e Bajraklisë, janë tubuar përfaqësuesit autoritativ të popullit për të mbajtur Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, mu në prag të mbajtjes së Kongresit të Berlinit me 13 qershor 1878.Lidhja e Prizrenit(1878-1881) ishte ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar dhe të tjerë. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe më gjerë në Ballkan. Lidhja e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Lidhja e Prizrenit e ngriti për herë të parë çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Trajtimi i drejtë i Lidhjes së Prizrenit përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënieve politike, shoqërore, kulturore e fetare në kohën e mbajtjes së saj. Për të njohur Lidhjen e Prizrenit apo me emrin e saj origjinal “Prizren Ittifaki” duhet prezantuar dhe njohur anën e vërtet të saj. Ndikimi i sistemit monist gjysmë shekullor dhe i mendësisë së shkollës sllavo-ortodokse e kanë pamundësuar njohurit nga burimet arkivore të Londrës, Stambollit e Vjenës rreth Lidhjes së Prizrenit. Sa për ilustrim do të ceki vetëm dy nga 16 pikat e Kararnames së Lidhjes së Prizrenit të aprovuar me 18 qershor 1878 dhe të firmosur nga 47 delegat të pranishëm në Kuvend:
1. "Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njoh asnjë qeveri tjetër, përveç Perandorisë Osmane, dhe të mbrojë integritetin tokësor të saj me të gjitha mjetet".
6. "Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin, edhe Serbia në rast se nuk i dorëzon tokat më të mira që na ka marrë, do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do të veprojmë në të njëjtën mënyrë".
Jakob Landau, historiani anglez e klasifikoi Lidhjen si një organizatë e nxitur indirekt nga vetë sulltan Abdylhamidi i dytë për të mobilizuar popullsinë që të mbrohet nga pushtimi i fqijve sllavo-grek. Historiani tjetër anglez Noel Malkolmi në librin e e vet”Kosovo a short history” cek se Lëvizja është më shumë një lëvizje fetare sesa sekulare, dhe se udhëhiqet nga myftilerë, ulematë dhe kaditë, dhe se Porta e Lartë dhe Lidhja e Prizrenit janë në njëmendje, dhe se punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët, mbrojtjen e provincës”. Në telegramin dërguar ambasadorëve të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Austrohungarisë me 12maj 1878, i cili telegram ruhet në Muzeumin Britanik të Londrës, nga banorët e Prizrenit, përveç tjerash shkruan:” ne nuk do të nënshtrohemi administratës serbe dhe bullgare, ne nuk njohim asnjë qeveri tjetër, përveç asaj osmane, dhe jemi të gatshëm për çdo flijim, çoftë edhe të vdesim, për të mbrojtur të drejtën tonë të pacenueshme”. Poeti i madh shqiptar,njëkohësisht edhe prifti katolik At Gjergj Fishta, në Lahutën e Malësisë përshkruan Sulltanin, Stambollin dhe Perandorinë Osmane, në atë periudhë të vështirë për shqiptarët dhe trojet e tyre etnike, si i vetmi shpëtimtar dhe si një faktor bashkimi kombëtar përball rrezikut të fqinjëve serbo-malazez. Historianët shqiptar Xhafer Belegu e Eqrem bej Vlora në shkrimet e tyre theksojnë se qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamirëse ndaj idesë, por mori pjesë aktive në themelimin e Lidhjes në Prizren,dhe ju urdhëroi komandantëve ushtarakë në Shqipëri që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Ali Pashë Gusia për mbrojtjen me sukses të Plavës dhe Gusisë nga sulmet malazeze, personalisht u shpërblye me çifliçe në rrethinën e Shkupit nga ana e vet Sulltanit dhe se gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit ishte jo më pak se tetë herë në audiencë te sulltan Abdylhamidi i dytë në Stamboll.Në këtë vit jubilar të shënimit të 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit , jemi të privilegjuar të shënojmë dhe të festojmë për herë të parë këtë jubile në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, dhe se me 12qershor do të festojmë edhe ditën e çlirimit të Prizrenit dhe Kosovës nga Serbia, falë luftës së UÇK-së në bashkëveprim dhe bashkëkordinim të plotë me Aleancën Veriatlantike të NATO-së, për të cilën akademiku ynë i nderuar Rexhep Qosja pat thënë:” Ndërhyrja e NATO-së ishte dhurata e Zotit, e dhuruar, ndoshta si shfajësim i fuqive të mëdha, për të gjitha cenimet që na janë bërë me pajtimin e tyre gjatë historisë së re”.
Në fund më lejoni të përmbylli këtë fjalë përshëndetëse, duke ju uruar të gjithëve suksese në punë dhe jetë të gjatë që të përjetoni edhe jubile tjera të shumta, me thënien e shkrimtarit dhe diplomatit të shquar Faik bej Konica: “ Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës”
Ju falënderoj për vëmendje!
10.06.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•10:50 e pasdites
Ditë më parë, saktësisht më 23 Maj 2008 Kuvendi i Kosovës në seancën e radhës e miratoi Ligjin për festat zyrtare në Kosovë. Në rrjedhat normale të demokracisë parlamentare , Parlamenti është organ i cili përfaqëson popullin nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të cilët i përfaqësojnë interesat legjitime të atyre që i zgjedhin. Por, në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit (deputetët) pas presioneve jashtëzakonisht të fuqishme nga qeveria Thaqi dhe faktori ndërkombëtar nëpërkëmbën interesat e popullit, për hir të zbatimit të urdhrave të qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.Ligji i aprovuar për festat zyrtare në Kosovë parasheh 21 festa shtetërore në Kosovë. Me të vërtet kjo me siguri ka për të hyre në librin e rekordeve botërore të Ginisit. Nuk kam njohuri se a ekziston në ndonjë shtet në Evropë apo edhe në botë me aq festa zyrtare në nivel shtetëror. Edhe pse gjithmonë duke u thirrur në planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit, me sa dijë aty nuk ceket as numri e as cilat festa duhet shënuar në Kosovë.1 dhe 2 janari Festa e Vitit te Ri, në shumicën e shteteve festohet vetëm 1 ditë, e te ne në Kosovë 2 ditë, 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës, është festë normale dhe e zakonshme për të shënuar ditën në të cilin u proklamua pavarësia e Kosovës. Dita e Kushtetutës si festë është e tepërt, pasi që Kushtetuta mundet të ndërrohet apo të amandamentohet dhe se prapë duhet ndryshuar ditën e Kushtetutës, dita e aprovimit të Kushtetutës mund të shënohet por nuk domethënë edhe të festohet. 9 Maji Dita e Evropës, kjo nuk duhet të jetë festë shtetërore, por mund të shënohet, e pas hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian, atëherë medoemos do të jetë zyrtare edhe në Kosovë, ajo ditë që shënohet si festë shtetërore në nivel evropian, gjegjësisht ne 27 shtetet e sotshme që e përbejnë këtë Bashkësi Evropiane.1 Maji- Dita e punëtorëve, në shumicën e shteteve në botë nuk është festë shtetërore, por shënohet si dita e punëtorëve, po kjo edhe mund të nënkuptohet disi si trashëgimi nga e kaluar komuniste ku me pompozitet më të madh shenohej si ditë e punëtorëve me refrenin e njohur”Maji i kuq, çlirimtar, festë punëtori e bashkimit të popullit mbarë”.Festa e Bajramit të Madh dhe të Vogël, është një gabim trashanik në emërtim nga propozuesi në fjalë, gjegjësisht qeveria Thaqi, Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël përdoret në gjuhën e popullit, por në Ligjin e aprovuar në fjalë duhet të qëndrojë Festa e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, në rast se nuk e kanë ditur, nuk e kanë pas larg të konsultohen me myftiun e Kosovës apo kryeimamin e Kosovës, por ja që ata fare nuk konsultohen as në aspektin profesional teologjik e lere më për diç tjetër më të rëndësishme.Është normale dhe e logjikshme që Festa e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit të shënohen si festa shtetërore pasi që pjesa absolute e popullit shqiptar të Kosovës e festojnë, e njëkohësisht krahas tyre e festojnë edhe komuniteti boshnjak, turk e rom. Por është absurde dhe pa sens, që festat fetare të 2 % katolikëve në Kosovë, apo 5% të ortodokseve në Kosovë, të festojnë edhe 95% të myslimanëve në Kosovë. Është e drejtë e plotë e tyre, si të katolikëve ashtu edhe të ortodokseve, të festojnë Pashkët dhe Krishtlindjet e tyre, por jo edhe të imponohet me Ligj që edhe këtë të festojnë pjesa dërmuese 95% myslimane në Kosovë. Poashtu nuk duhet imponuar edhe katolikëve dhe ortodoksëve të festojnë Fitër Bajramin apo Kurban Bajramin. Kulminacioni i festave zyrtare në Kosovë ishte mos propozimi apo mos futja e shënimit si festë shtetërore në Kosovë të 28 Nëntorit- Dita e Flamurit, 12 Qershori-Dita e Çlirimit dhe 6 Marsi- Dita e Dëshmorëve. Por pas presionit të madh nga ana e grupeve parlamentare, u bë edhe një kompromis edhe më i dhimbshëm, që këto të shënohen si ditë zyrtare, por me emërtime të tjera që bien ndesh me logjikën e shëndosh njerëzore dhe një goditje për popullin shqiptar të Kosovës. Është aprovuar që 28 Nëntori të festohej si ditë e shqiptarëve, 6 Marsi si Ditë e Përkujtimit dhe Respektit për Veteranët si dhe 12 Qershori si Ditë e Paqes. Më mirë do të ishte fare të mos miratohen nga ana e deputetëve të Kosovës, me arsyen e mos lejimit nga ana e faktorit ndërkombëtar se sa të mjegullohen në trurin e shqiptarëve këto data të rëndësishme historike për popullin shqiptar të Kosovës. Krahas kësaj janë futur si festa zyrtare në nivel shtetëror edhe të komuniteteve në Kosovë,që nuk ka ndodhur askund tjetër ë botë, që është lloj i presedanit të veçantë. Komunitetit serb,bile bile i është lejuar të shënohen 2 ditë, dhe nuk është çudi që nesër ta festojmë Vidovdanin apo Sveti Saven apo 28 marsin. Vallë, duke u thirrur gjithmonë në planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit, do të duhej që prej faktorit vendimmarrës ndërkombëtar të marrim leje se sa herë në javë,apo edhe në cilët ditët e javës, duhet të bëjmë edhe seks.

28.5.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•9:01 e pasdites
Pas pavarësimit të Kosovës me 17 shkurt 2008, nisi një etapë e re e rrugëtimit të Kosovës në zikzaket diplomatike botërore, drejt përpjekjes së saj për njohjen nga shtetet ndërkombëtare anëtare të Kombeve të Bashkuara.Përkundër shteteve të sapo dala nga ish republikat përbërëse të ish federatës jugosllave, të cilët me rekomandimet e Badinterit më parë organizuan referendumet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, në të cilët qytetarët e tyre me votën e lirë shprehën vullnetin e tyre për mënyrën dhe formën e organizimit të mëtutjeshëm të shteteve të tyre, i cili ky vullnet u njoh edhe ndërkombëtarisht dhe si të tillë më pastaj u pranuan dhe u anëtarësuan edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si anëtar të rregullt. Duke u nis që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbisë u njoh e drejta e trashëgimisë dhe vazhdimit të shtetësisë së saj jugosllave, duke vazhduar automatikisht anëtarësimi i saj në OKB, në rastin e Kosovës kjo procedurë nuk u përfill, nuk iu mundësua qytetarëve të Kosovës të shprehin vullnetin e lirë me votën e lirë për mënyrën dhe formën e mëtutjeshëm të vetëvendosjes, pasi që sovraniteti buron nga populli, këtu ka plotësisht të drejtë Albin Kurti lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që nuk u lejua që populli i Kosovës të vetëvendos me plebishitet për fatin mëtutjeshëm të tij, por pavarësia e Kosovës u shpall në koordinim dhe konsultim me faktorët vendimmarrës botëror, me një çmim të lartë, që të zbatohet dhe implementohet plani gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari nga pala kosovare, edhe pse si i tillë ky plan u kundërshtua dhe u refuzua nga ana e Serbisë.Pasi kjo pavarësi e Kosovës nuk u arit me pajtimin unanim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rastin konkret hasi në refuzimin këmbëngulës në rrallë të parë të Rusisë, por edhe asaj të Kinës, si shtete me të drejtë vetoje, kjo po sjell kokëçarje dhe reperkusione të mëdha politike për Kosovën gjatë rrugëtimit të saj drejt njohjes dhe anëtarësimit në institucionet me renome ndërkombëtare. Gjer tani, Republikën e Kosovës e kanë njohur vetëm 38 shtete nga 192 shtete anëtare të OKB-së, apo shprehur në përqindje,vetëm 20% nga numri i gjithëmbarshëm i shteteve anëtare, e për t’u pranuar në OKB në sesionin vjetor të Asamblesë së OKB-së që nis rregullisht në shtator, nevojiten 2/3 apo 130 shtete anëtare me të drejtë vote në OKB. Por realiteti është i tillë, dhe se Kosovës s’i mbetet tjetër veç të vazhdojë me një strategji të duhur dhe sens diplomatik, e jo si në start të diplomacisë kosovare me gafin e treguar diplomatik, si ishte rasti i mospjesëmarrjes së kryetarit të Kosovës Fatmir Sejdiu apo kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, në takimin e rrallës e OKI-së në Senegal, edhe pse të ftuar me kohë, e që tani kjo po reflektohet në ngadalësim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Me ndihmën e faktorëve ndërkombëtar vendimmarrës duhet të vihet në lëvizje i tërë potenciali politik dhe diplomatik drejt lobimit në të gjitha anët e botës, pikësëpari në Azi, Afrikë, Amerikë Latine, për njohjen sa më të madhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës.Në këtë betejë diplomatike me Serbinë, e cila me të madhe është duke lobuar dhe bërë presion për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u thirr në Rezolutën 1244 të OKB-së, duhet të ndihmojë me të madhe edhe Shqipëria me një traditë njëshekullore të diplomacisë së saj shtetërore, karshi Kosovës, e cila është tek në fillim të krijimit të diplomacisë së saj shtetërore.Duhet pas kujdes shumë të madh, sidomos tani tutje, në përzgjedhjen e diplomatëve dhe ambasadorëve të ardhshëm të Kosovës, mbi të cilët do të bie barra kryesore e ballafaqimit të betejës diplomatike me Serbinë. Prioritet për emërimin e tyre duhet të jenë, njerëz të kalibrit dhe shkathtësisë diplomatike në radhë të parë, e jo të emërohen individ të dëgjueshëm apo servil partiak, pasi që kjo nuk ka të bëjë me politikën e brendshme të Kosovës, që edhe mund të nënkuptohet të vijnë kuadro sipas vijave partiake.Pikësëpari, si shembull, do të propozoja në njërën anë, personalitetin e Veton Surrojit, të cilin duhet medoemos emëruar diplomat në Uashington, Nju Jork apo Bruksel, apo në anën tjetër personalitetin e Fuad Ramiqit, të cilin duhet emëruar në Ankara, Riad apo Teheran, të cilët me kreativitetin, potencialin, shkathtësinë, largpamësin e sensin e tyre diplomatik, do të kontribuonin drejt njohjes sa më të madhe dhe funksionale të pavarësisë së Kosovës.

30.4.2008
Faik MIFTARI
Author: faik
•7:32 e pasdites
Ditë më parë, saktësisht me datë 9 prill 2008, Kuvendi i Kosovës me aklamacion miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo me të vërtet ishte një datë me rëndësi, dhe se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe de jure nga Serbia, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Kosovës. Është normal në sistemin parlamentar që kuvendi është organ më lartë legjislativ i cili edhe miraton aktin më të lartë juridik të një shteti, gjegjësisht kushtetutën e një vendi. Por, ecuria, mënyra dhe rruga e miratimit të Kushtetutës në Kuvendin e Kosovës ka qenë një veprim i cili i ka shkelur dhe anashkaluar procedurat e rregullta parlamentare si dhe i ka nëpërkëmbur parimet e demokracisë. Pas shpalljes zyrtare të Projektkushtetutës së Kosovës nga ana e komisionit kushtetues dhe hedhjes së saj në diskutim publik, mënyra e mbajtjes dhe organizimit të diskutimit ishte ad hock, sa për të arsyetuar se u aplikua procedura e rregullt, koha ishte e shkurtër me përkufizime kohore, për shfaqjen e mendimeve, propozimeve dhe sugjerimeve për dhe kundër neneve të caktuara të Projektkushtetutës së Kosovës, mbajtja e diskutimeve në hapësira të vogla publike, me të vetmin qëllim që të vijnë sa më pak pjesëmarrës në diskutime publike. Anëtarët e komisionit kushtetues në sqarimet e tyre para qytetarëve e lëvdonin dhe glorifikonin tej mase Projektkushtetutën e Kosovës si një propozim më të mirë të mundur, demokratik, evropian, konciz, e shkurtër, e qartë e kështu me rrallë. Pas kohës së paraparë për diskutim publik, në versionin përfundimtar të saj, shumë pak janë marr në konsideratë propozimet,sugjerimet, mendimet që dolën nga qytetarët gjatë diskutimit publik. Edhe pse ka qenë e ditur më parë se pjesa përfshirëse e propozimit të pakos së Ahtisarit, është”Kur’an apo Bibël”, që fare nuk bën të preket, por në pjesën tjetër ka qenë e mundshme të bëhen plotësime, sugjerime, por ato si të tilla fare pak janë përfillur. Kulminacion i kësaj ka qenë forma dhe mënyra e miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ku nuk është lejuar apo mundësuar deputetëve të zgjedhur të popullit që të thonë fjalën e vet në seancën e mbajtur lidhur me propozimin në fjalë, por iu është mohuar edhe drejta e votimit, duke i sjellë para aktit të kryer që me aklamacion të miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës enkas të servuar më parë.
Dikur ishte kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci, ai që gjatë fjalimeve të deputetëve, iu marrke fjalën duke i shkyçur kohë pas kohe mikrofonin, me ç’rast i ndërprrente diskutimet, tani, kryeparlamentari Jakup Krasniqi shkoi një hap edhe më përpara nga ish kolegu i tij, duke ja pamundësuar fare mikrofonin deputetëve për të shprehur mendimet e tyre lidhur me propozimin e Kushtetutës . Ky veprim i tillë në sistemin parlamentar të Kosovës është vazhdim i asaj që me procedurë të shpejtuar, pa të drejtë diskutimi, në pako, janë aprovuar ligjet që dolën nga plani gjithëpërfshirës i Ahtisarit që paraqet një shkelje e rëndë e procedurës së rregullt demokratike parlamentare. Ky veprim i tillë nuk ka ndodhur as në sistemin e mëparshëm komunist, në të cilin ndodhej edhe Kosova. Ishte viti 1989, isha në atë kohë absolvent, ishte koha e ndryshimeve apo amendamenteve në Kushtetutën e vitit 1974 të Kosovës, më kujtohet si sot në Prizren, në sallën e Kuvendit Komunal, qe organizuar një debat me qytetarët e Prizrenit, lidhur me propozimet apo amendamentet në Kushtetutën e vitit 1974, ku morën pjesë me qindra qytetarë, dhe enkas të ardhur nga Beogradi të eksperteve serb juridik me asistencën e ekspertëve politik shqiptar. Pas diskutimeve, kundërshtimeve, sugjerimeve të shumta propozim amendamentet në Kushtetutën e vitit 1974 të Kosovës u hodhën në tërësi si të papranueshme. Edhe gjatë miratimit të tyre në Kuvendin e Kosovës me 23 mars 1989, edhe pas të gjitha presioneve, shantazheve, kërcënime, u mundësua votimi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës, dhe se pas procedurës së votimeve ishin 11 apo 13 delegatë, që votuan kundër ndryshimeve apo amendamenteve në Kushtetutën e Kosovës. Por nuk do të mund as të paramendoja se tani pas 19 viteve, në Kosovën e pavarur,në një sistem shumëpartiak me demokraci të avancuar parlamentare, do të mund të mohohet apo kufizohet e drejta e lirë e deputetit të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarit, për të diskutuar apo edhe për të votuar për aktin më të lartë juridik të shtetit, siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Gjatë fazës së diskutimit publik, edhe pse nuk jam ekspert apo me profesion jurist, disa herë e lexova me vëmendje dhe kujdes të plotë Projektkushtetutën e Kosovës, vërejtjet dhe sugjerimet e mia i shpreha në mënyrë publike gjatë dy debateve të organizuara në Prizren, si dhe me shkrim i përcolla nëpërmes postës elektronike në ueb faqen zyrtare të komisionit kushtetues të Kosovës, me ç’rast obligimin tim si qytetar ndaj aktit më të lart juridik të shtetit e kreva me plot dëshirë. Edhe pse një shok i imi më tërhoqi vërejtjen, që të reagojë edhe në nenet 24 e 37, se këtu fshihet një e keqe e madhe, sepse lejohet hapësirë që në një të ardhme të përafërt duke u thirrur në Kushtetutë të Kosovës të aprovohet Ligji i cili do t’ju lejon martesën apo kurorëzimin e personave të të njëjtës gjini, unë vërejtjet e tia nuk i përfilla, duke i thënë se kjo në Kosovë nuk do të mund të ndodh fare. Por gjatë kohës sa isha duke shkruar këtë shkrim, lexova në shtypin ditor, deklaratën e kryeparlamtarit të Kosovës Jakup Krasniqit ” se me këtë Kushtetutë iu mundësohet një gjë e tillë, do të thotë lejimi i martesës apo kurorës të personave të të njëjtës gjini, pasi kemi qenë nën presionin e fortë ndërkombëtar dhe të detyruar të pranojmë”. Po çoftë kjo edhe prej Jakupit, e tepërt është, dhe është për çdo akuzë kjo deklaratë e tij, dhe si të tillë nuk do t’ia falin qytetarët e Kosovës. Në rast se kemi qenë të detyruar të pranojmë propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit si çmim që duhej paguar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por në asnjë mënyrë dhe në asnjë çmim kjo nuk do duhej pranuar as nga komisioni kushtetues i Kosovës e as nga krerët më të lartë udhëheqës të Kosovës,si nga kryetari, kryeministri e kryeparlamentari, historia dhe populli i Kosovës nuk do t’ia falin kurrë një akt të tillë të lejuar, aspak duke mos i fajësuar deputetët e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës, pasi që me siguri shumica e tyre një gjë të tillë nuk do të kishte pranuar, por si të tillë qenë sjellë para aktit të kryer, pasi iu është pamundësuar diskutimi dhe amandamentimi i neneve të caktuara, e më pas edhe mohimi i votimit të tyre. Krahas disa shteteve të pakta në botë që e lejojnë një gjë të tillë, martesën apo kurorëzimin e personave të të njëjtës gjini(homoseksualëve, lesbikeve), aplikohet që edhe në shtetin e ri të Kosovë të imponohet një gjë të tillë nën presion të fortë ndërkombëtar, e që bie ndesh me kulturën dhe traditën familjare të popullit shqiptar të Kosovës si në aspektin kombëtar e njashtu edhe atij fetar. E kjo e ka prapavijën e tillë që të aplikohet më parë në Kosovë, ku shumica absolute është myslimane, që të nesërmen të provohet të zbatohet dhe të imponohet edhe në shtetet tjera me shumicë myslimane, për të degraduar dhe degjeneruar shoqërinë njerëzore në përgjithësi, jo vetëm myslimane por edhe të krishtere. Kjo ide si e tillë assesi nuk duhet të pranohet dhe të kundërshtohet fortë, pasi që si e tillë do të sjell pasoja të papara për një shoqëri të tillë me tradita të pasura familjare,kulturore e njerëzore në Kosovë. Do e përmbylli këtë vështrim me thënien e të madhit Adem Demaqi: “Kosova është një poligon eksperimental në të cilin fuqitë e mëdha kryejnë eksperimente të ndryshme politike, ....”. Si e tillë fare nuk do koment.
13.4.2008
Faik MIFTARI

Author: faik
•9:29 e pasdites
Edhe pse një kohë të gjatë Serbia shtirej se kinse nuk është e interesuar për ndarjen e Kosovës, ditë më parë nëpërmes ministrit serb Samarxhiç, publikisht shpalosi planin e (ri) serb për “një ndarje funksionale në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës”, të cilin propozim e dorëzoi zëvendësit të PSSP të UNMIK-ut z. Lary Rossin. Edhe pse ky projekt nuk është i panjohur për opinionin e gjerë ndërkombëtar, pasi që si i tillë është propozuar në një formë tjetër edhe nga ish kryeministri serb i vrarë Zoran Gjingjiç, i mbështetur dhe i inspiruar nga ideologu serb Dobrica Qosiçi, i cili edhe tani ditë më parë u prononcua për mediat serbe duke e mbështetur këtë projekt si i vetmi i tillë,” pasi që Kosova është e humbur dhe se vetëm na mbetet përkufizimi ndarës serbo-shqiptar, ashtu që pjesa shqiptare të bashkohet Shqipërisë, ndërsa pjesa serbe Serbisë”. Ky projekt i (ri) serb e hap “kutinë e Pandorës” të ndërrimit të kufijve shtetëror të Ballkanit. Përmes kësaj ideje Serbia në fazën e parë përpiqet që pas Bosnjës, përmes entitetit serb “Republika Sërpska”, ashtu edhe në Kosovë të përpiqet të krijojë entitetin serb në Kosovë, të realizojë edhe zgjerimin apo penetrimin serb në kufijtë e brendshëm të Bosnjës dhe Kosovës, e që pas një periudhe kohore, kur të jenë të volitshme raportet të faktorëve vendim marrës botëror, të kalojë në fazën e dytë të rrumbullakimit dhe të bashkimit të këtyre entiteteve serbe në Bosnjë dhe Kosovë edhe si kufijtë e jashtëm të Serbisë. Është interesant se të njëjtën metodë e ka aplikuar dhe realizuar në BeH, duke zgjeruar entitetin serb në 49% të territorit të gjithëmbarshëm të Bosnjës, dhe atë gjer në periferi të kryeqendrës së Bosnjës Sarajevës, tani të njëjtin skenar po përpiqet të realizojë edhe në Kosovë, të zgjerimit dhe krijimit të entitetit serb në 30% të territorit të gjithëmbarshëm të Kosovës, gjer në periferi të kryeqendrës së Kosovës, Prishtinë, gjegjësisht në Graçanicë vetëm 5 km nga qendra e Prishtinës. Përveç pjesës veriore të Kosovës e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, tani ajo do të përpiqet që prej kufirit të Serbisë, nëpërmes komunave të reja që do të krijohen, përmes Ranillugut, zgjerimit të Novobërdos e drejt Graçanicë, të arrijë të krijojë pykën serbe nëpër Anamoravë gjer në periferi të Prishtinës. Kjo në njëfarë mënyre ia lehtëson edhe decentralizimi sipas propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, që nga ky decentralizim i propozuar goditet më së tepërmi rajoni i Anamoravës, me krijimin e komunave të reja serbe si Ranillugu, Kllokoti, Parteshi,zgjerimit të komunës së Novobërdos drejt bashkimit të saj me komunën qendrore të Graçanicës. Qeveria e Kosovës duhet të jetë në nivelin e duhur politik, ekonomik, strategjik, të sigurisë, që në asnjë mënyrë të lejojë apo të pajtohet me një propozim të tillë pa marr parasysh sado i fortë që të jetë trusnia ndërkombëtare për pranimin eventual të këtij projekti të propozuar apo të ridefinuar. Edhe pse ky entitet serb i krijuar mund të arsyetohet me faktin se “de jure” do të jetë brenda territorit të Kosovës, “de fakto” ajo do të ishte në kontroll të plotë të Serbisë në kufijtë e brendshëm të Kosovës.
Edhe analistët e ndryshëm politik në analizat e tyre me kohë e kanë theksuar rrezikun e shumëllojshmërisë të ndikimeve dhe kontrolleve të qeverive të ndryshme në Kosovë, ashtu që në këtë propozim të Serbisë parashihet që Serbia me ndihmën e UNMIK-ut të ushtrojë kontroll të plotë si në sferën policisë, gjyqësisë, shëndetësisë, doganave, financave etj. në entitetin serb,ndërsa në pjesën tjetër të ushtrojë kontroll qeveria e Kosovës me ndihmën e EULEX-it. Të vetmin kontroll të plotë në tërë territorin e Kosovës do të kishte vetëm prezenca ushtarake e KFOR-it si garant i vetëm i sigurisë, i cili nuk do të kundërshtohet as nga serbët lokal e as dhe Serbia, e assesi as nga shqiptarët nëpërgjithsi. Indikativ është se nga shthurja e ish federatës së Jugosllavisë dhe krijimit të shteteve të reja nga kjo hapësirë gjeografike si nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe së fundi Kosova, vetëm në rastin e Bosnjës, e tani edhe në rastin e Kosovës insistohet që të realizohet ky skenar i entiteteve serbe i cili e bën shtetin jofunksional dhe të ndarë si në rastin e Bosnjës ashtu edhe në Kosovë.
25.3.2008
Faik MIFTARI