Author: faik
•3:21 e pasdites

Me 1 dhjetor 2010 fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës të cilët do të mbahen me 12 dhjetor 2010. Edhe pse fushata zgjedhore fillon zyrtarisht me 1 dhjetor 2010, fushata parazgjedhore ka nis që moti anekënd Kosovës. Me 12 dhjetor 2010 populli i Kosovës do të ketë mundësi të zgjedh 120 deputetë për Kuvendin e ri të Kosovës, nga i cili legjislativ do të zgjidhet më tutje ekzekutivi (qeveria) e re e Kosovës dhe kryetari i ri i Kosovës. Në garë janë përfshirë 29 parti, koalicione, iniciativa qytetare, prej të cilëve 7 janë subjekte të cilët përfshijnë spektrin politik shqiptar, ndërsa 22 të spektrit politik të cilët përfshijnë kryesisht minoritarë në gjirin e vet.
Është e njohur se Kosova në raste të caktuara ka qenë ”sui generis”, edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Kosova paraqet prapë një rast ”sui generis”, pasi që në shumicën e vendeve parlamentare demokratike zgjedhjet parlamentare mbahen në çdo 4 vjet, aty këtu qëllon që në ndonjë situatë të veçantë mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në Kosovë është një dukuri tjetër që daton që nga viti 2001, që në çdo 3 vjet të kemi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, sikurse në vitin 2001, 2004, 2007, 2010, e nuk është çudi që prapë të mbahen në vitin 2013 dhe se nuk do të jenë të rëndësishme se si do të quhen ato, të parakohshme apo të jashtëzakonshme, por një është e sigurt se nuk do të jenë të rregullta të cilët do të duhej të mbaheshin në vitin 2014 sipas procedurës së rregullt demokratike.
Tani të shohim se si janë gjasat e subjekteve politike kosovare aktuale në skenën politike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës(PDK-ja) si parti fituese e zgjedhjeve të vitit 2007, e cila ishte në koalicion qeveritar për 3 vjet me LDK-në dhe minoritarë, edhe pse në vend që të krijojë një strategji më afatgjate të qeverisjes në Kosovë, në të gjitha fushat e veprimtarisë qeverisëse të saj, ajo u vetëkënaq, me një strategji parciale të veprimit të saj, e cila është përqendruar kryesisht në dy fusha apo resor, në atë të ndërtimit të rrugëve dhe të ndërtimit të shkollave, ndërsa në fusha tjera nuk arriti të tregojë ndonjë sukses të efektshëm apo të prekshëm të saj, dhe se në mediumet e caktuara elektronike apo të shkruara është quajtur si ”qeveria e asfaltit apo e shkollave”. Por në këto dy fusha, në të cilët janë investuar me qindra miliona euro gjatë qeverisjes trevjeçare të saj, kemi edhe akuza të shumta nga opozita, shoqëria civile, media të shkruara dhe elektronike, si qeveri e dyshuar për keqpërdorim, keq menaxhim, korrupsion e jo transparencë, të parasë publike nga taksapagues kosovar. Pas gjithë kësaj, një është e sigurt, ndoshta prapë do të del e para sipas rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë, por do të ketë rrënje të dukshme të votave të fituara në krahasim me vitin 2007(kur i pat fituar 34,3% të votave, apo 196.207 vota, apo 37 ulëse në Kuvendin e Kosovës). Nuk mund të mos e cek edhe një detaj të rëndësishëm për zgjedhje, se elektorati apo votuesi herën e parë mund të jap votën për meritë, herën e dytë për hatër, por herën e tretë do ta dënojë me siguri, për mos dhënie vote, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve megalomane apo edhe të qeverisjes jo të suksesshme të saj në fusha të caktuara.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) si forcë e dytë politike në Kosovë, e cila ka qenë në koalicion së bashku me PDK-në, gjatë qeverisjes së përbashkët trevjeçare, ka pas një pozitë, në rast se nuk mund të them nënshtruese, por inferiore po se po, në krahasim me partnerin e saj qeverisës PDK-në, e cila ka ndikuar me të madhe në katandisjen e saj, edhe pse ka pas rastin ideal që këtë ta ndërrprejë në “natën e Zanzibarit”, dhe të dalë pas saj faqebardhë, ajo brenda natës ndërroi mendimin dhe vazhdoi edhe më tutje me PDK-në, e cila la vragë të thellë, dhe se vetëm në prag të zgjedhjeve doli apo braktisi qeverinë, një vendim i vonuar apo të quajtur”gabim në hapa” i cili do të lenë gjurmë. Ardhja e “mesihut” shpëtimtarit së saj në krye të LDK-së të “hazreti Isës” i cili po përpiqet të ndërrojë kahjen dhe filozofinë e veprimit politik të gjertanishëm të LDK-së, po sa do të jetë i suksesshëm një veprim i tillë politik në prag të zgjedhjeve, apo do të jetë i vonuar, do të shohim natën e 12 dhjetorit 2010 kur populli apo elektorati të ketë dhënë verdiktin e tij. Por një është e sigurt, se LDK-ja do të ketë rritje të dukshme të votave në krahasim me vitin 2007 (kur i patë fituar vetëm 22,6% të votave, apo 129.410 vota, apo 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës). Por kjo rritje a do të jetë e mjaftueshme për të dal fituese e zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010 do të shohim natën e 12 dhjetorit 2010, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK-ja) si forcë e tretë politike në Kosovë, në zgjedhje hynë e përforcuar me aderime dhe prurje të shumta nga subjektet e tjera kosovare. Lirisht mund të thuhet se ka qenë zëri më i zëshëm opozitar në Kuvendin e Kosovës gjatë koalicionit trevjeçar të PDK-së dhe LDK-së. Mendoj që do të ketë shtim të votave, e si indikator i saj është rezultati i arritur në zgjedhjet komunale për kryetar komune në Suharekë dhe Rahovec (Blerim Kuqi dhe Ismajl Latifi), në krahasim me vitin 2007(kur i patë fituar vetëm 9,6% të votave, apo 54.611 vota, apo 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës). Hendikep i AAK-së në këto zgjedhje është mungesa e liderit të saj politik z.Ramush Haradinaj, i cili për momentin gjendet në paraburgim në Hagë në pritje të rigjykimit të tij nga Tribunali i Hagës.
Aleanca për Kosovën e Re (AKR-ja) si subjekt politik që ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e vitit 2007, si në nivelin qendror ashtu edhe atij lokal, në këto zgjedhje do të hyjë në garë e dobësuar, edhe pse ka lidh një koalicion parazgjedhor të gjerë i titulluar me emrin Koalicioni për Kosovën e Re, do të ketë rrënjë të ndjeshme të votave në krahasim me vitin 2007( kur i patë fituar 12.3% të votave, apo 70.165 vota, apo 13 ulëse në Parlament), falë edhe politikës osciluese të lidershipit aktual të saj z.Behgjet Pacolli, i cili pothuajse e ka braktis fare dhe nuk ka treguar interesim për bazën e saj elektorale, e cila ka qenë potenciali kryesor i fitimit të votave në vitin 2007, ashtu që gjatë kësaj kohe trevjeçare, nga 13 deputetë që i ka pas në legjislativ, 7 prej tyre e kanë braktis AKR-në dhe kanë aderuar në parti tjera, ndërsa me dhjetëra e qindra anëtar, simpatizant, të aktivëve, nëndegëve dhe degëve e kanë braktisur AKR-në dhe kanë kaluar në subjekte tjera politike. Gjatë kësaj periudhe trevjeçare edhe pozicioni i saj në Kuvend ka qenë herë herë oscilues, herë sillej si opozitë e herë si pjesë e pozitës, ashtu që edhe më tepër ka sjell huti edhe më të madhe në mesin e simpatizuesve, anëtarëve dhe strukturave të saja partiake. Një është e sigurt, që AKR-ja do ta kalojë pragun zgjedhor, e ndihmuar dhe e përforcuar me subjekte tjera të vogla politike, të cilët iu janë bashkëngjitur për shkak të pamundësisë të kalimit të pragut zgjedhor prej 5 %, porse rezultati i saj përfundimtar do të jetë më i ultë nga ai që ka qenë në vitin 2007.
Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD-ja) si subjekt politik që u themelua pas ndarjes së saj nga LDK-ja në vitin 2006 pas të ashtuquajturit
” Kuvendi i karrigave”, në këto zgjedhje hynë e dobësuar dhe se do të jetë sukses për ta në rast se do të mund të kalojnë pragun zgjedhor, pasi që një pjesë jo e vogël e saj janë rikthyer në partinë e LDK-së, e me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, kjo edhe më tepër ka ndikuar në dobësinë e saj. Për të shpëtuar veten, ajo ka pas dashtë të hyjë në koalicionin parazgjedhor me LDK-në, e jo të pres zgjedhjet e pastaj të hyjë në koalicion me LDK-në, ky është një koncept i gabuar i lidershipit të saj politik Nexhat Dacit, i cili mund t’i kushtojë shtrenjtë dhe që do të mund të jetë edhe ”vetëvrasje politike” e tij, mos kalimi i pragut zgjedhor me 12 dhjetor 2010, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007( kur i patë fituar 10,0% të votave, apo 57.002 vota, apo 11 ulëse në Kuvendin e Kosovës).
Lëvizja Vetëvendosje si subjekt i ri politik i cili tani është kyçur në skenën politike kosovare, në saje të figurës karizmatike të lidershipit të saj politik Albin Kurti, i cili ka një simpati të madhe në një shtresë të caktuar, sidomos shtresës rinore, ka sjell risi dhe freski në skenën politike kosovare. Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë pragun zgjedhor, por prej saj varet shumë sa do të arrijë të ndikojë tek të rinjtë që të dalin në votime, e sidomos ata që kanë fituar të drejtën e votës, dhe atyre të cilët fare nuk kanë dal gjer tani në votime apo kanë abstenuar gjer tani, ku edhe pritet që të fitojë më së shumti vota, pasi që tek shtresat e mesme dhe të vjetra beteja e tyre për fitimin e votave do të jetë më e vështirë për shkak të përcaktimit të tyre për një periudhë më të gjatë kohore për subjekte të caktuara politike aktuale, por nuk do të thotë që edhe këtu nuk do të fitojë vota.
Partia Fryma e Re (FER), e cila u paraqit së voni në skenën politike kosovare, si subjekt më i ri politik i cili solli një frymë të re në prezantimin e ideve dhe koncepteve të reja politike, me figura të reja dhe ekspertë të përgatitur me orientime perëndimore, e cila do, ta hedh në pension politikën e vjetër kosovare me proklamimin e tyre për një politikë të re kosovare. Hendikep i FER-it është se shumë pak kohë kanë pas për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre në Kosovë pasi që janë ballafaquar për një kohë të shkurtër me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 12 dhjetor 2010, por sido që të jetë për ta do të ishte suksesi i madh kalimi i pragut zgjedhor, por edhe në rast të mos arritjes së këtij pragu, nuk duhet të zhgënjehen pasi që perspektiva dhe ardhmëria do të jenë në anën e tyre në Kosovë.
Subjektet tjera të vogla politike të cilët janë radhitur në koalicionet e ndryshme apo i janë bashkëngjitur atyre me të vetmin qëllim të mos pasjes së mundësisë të kapërcimit të pragut zgjedhor dhe se tani e tutje definitivisht subjektet e vogla politike të cilët fitojnë vetëm 1 apo 2% të votave do të jenë në margjinat politike dhe se veprimi i tyre politik jashtëparlamentar do të jetë i papërfillshëm në skenën politike kosovare.
Të gjitha subjektet politike minoritare do të garojnë për 20 vende të rezervuara për ta, sipas pakos së Ahtisarit, dhe se cili do prej tyre të fitojë numrin më të madh të votave, do të ketë rast të fitojë edhe vendin e rezervuar në Parlamentin e ri të Kosovës, varësisht prej përqindjes së daljes së minoritarëve në vendvotime, mund të fitojmë edhe ulëse shtesë në Kuvend përveç 20 vendeve të rezervuara për ta,e sa do të jetë ky numër shtesë do të shihet pas rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë.

01.12.2010
Faik MIFTARI






Author: faik
•10:41 e paradites
Kaluan plot 20 vjet nga rënja e sistemit monist dhe se në këto valët e reja të demokracisë populli ynë dalëngadalë po i rikthehet burimit të vetë, kulturës islame, pas plot 50 vjet mohimi, anashkalimi apo edhe ndalimi të plotë të Islamit në trojet shqiptare. Edhe pse ky kthim kah tradita islame nuk është duke u reflektua në një nivel të duhur, porse është i pranishëm në një shtresë të popullatës. Kam vërejtur gjatë gjithë kësaj kohe një dukuri të veçantë, gjersa pjesa më vitale e ardhmërisë së popullit, pjesa e rinisë po i kthehet burimit të vetë, fesë Islame, pas vakuumit të plotë 50 vjeçar të mohimit dhe anashkalimit të kulturës islame, shtresa intelektuale dhe klasa politike e popullit tonë shumë ngadalë apo fare pak po kyçet në këto rrjedhat e reja të proceseve nëpër të cilët kalon shoqëria jonë shqiptare. Ajo që është racionale, apo e arsyeshme, shtresa intelektuale dhe klasa politike e popullit do të duhej e para të kyçej në lokomotivën e kthimit kah tradita e kulturës islame, dhe se masës së gjerë të popullit t’i shërbejë si udhërrëfyese dhe shembull, ashtu siç kanë vepruar inteligjenca dhe klasa politike e popujve tjerë të rajonit, të cilët njashtu edhe ata kanë qenë nën sundimin totalitar monist. Çfarë është ajo që e pengon inteligjencës dhe klasës politike, frika nga e kaluara, vasalizmi i plotë ndaj faktorit ndërkombëtar, apo diç tjetër. Ata pas plot 50 vjet të kaluara me idenë dhe konceptin komunist, tani në vend të fetares e kanë zgjedhur konceptin e laicitetit si frymë apo model me të cilën “krenohen” dhe veprojnë si të tillë në këto valët e reja demokratike. Por, ata si të tillë, pikësëpari, e mashtrojnë veten dhe i sjellin dëm vetvetes e më pas edhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Është e drejtë individuale e çdo kujt se a do të besojë apo jo, dhe se a do të praktikojë apo jo fenë e caktuar, por të deklaruarit laik , kjo fare nuk mund të qëndrojë, pasi që edhe Papa Benedikti i XVI-të i ka shpallur luftë të hapur rrezikut të laicitetit të shoqërisë evropiane.
Nuk mund ta kuptojë assesi elitën tonë politike, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, duke përjashtuar një pjesë të vogël të saj, gjersa edhe pse veten e deklarojnë figurativisht si mysliman, marrin pjesë në mesha dhe përurime në kisha e katedrale, ndërsa në anën tjetër fare nuk marrin pjesë në faljen e bajrameve, e mos të flasim fare për mungesën e tyre në falja e përbashkët javore për myslimanë, të namazit të xhumasë.
Kjo as që mund të paramendohet, e jo të ndodh që, kryetari Turqisë, Abdullah Gyl, apo kryeministri i Turqisë, Rexheb Tajib Erdogan, apo edhe ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, të mos marrin pjesë në namazin e përbashkët javor, atij të xhumasë. Kjo do të sillte tërmet në skenën politike turke, në një vend me shumicën islame, e njëherit edhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu sikur edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, synojnë këtë anëtarësim. Çdo ditë ballafaqohemi me një pasqyrë të shëmtuar që nuk i ka hije fare mesit në të cilin jetojmë.
Me rastin e vdekjes së ndonjë shoku, miku, vëllai, të afërmit, apo të prindërve më të dashur, nënës apo babës, intelektualët tanë dhe krerët politik edhe pse marrin pjesë në kortezhin funeral, nuk hyjnë fare në xhami dhe nuk i afrohen fare vendit ku do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit të tij më të afërt, apo si themi neve “të zemrës, apo shpirtit”, pasi që falja e xhenazes është shpërblim më i madh për te, dhe se të nesërmen ai ka për të na shtruar pyetjen” se si mund të dëshmosh që ke pas respekt ndaj meje në njërën anë, ndërsa në anën tjetër në ritin përfundimtar të ndarjes nga kjo botë dhe kalimit në botën tjetër, më ke anashkaluar dhe përbuzur tërësisht duke mos marrë pjesë në faljen e përbashkët të namazit të xhenazes” ? A thua vallë se si do të përgjigjet në këtë intelektuali i tillë që e anashkalon të afërmin e tij prej zemre ? Kjo i përngjan asaj që verës të shkosh në det e fare të mos lahesh në të, apo dimrit të shkosh në mal e të mos rrëshqasësh në borë. Në faqet e gazetave ditore apo revistave periodike fare pak mund të hasësh në shkrimet e intelektualëve dhe politikajve tanë lidhur me tematikat që kanë të bëjnë me kulturën islame, por edhe atëherë kur të hasësh eventualisht në ndonjë shkrim të tillë, ka të bëjë vetëm me sulme, njollosje, etiketime ndaj kulturës islame, edhe pse vet i përkasin asaj. I bëj thirrje intelektualëve dhe politikajve tanë që të zgjohen më në fund nga gjumi i thellë i katandisur, të fërkojnë sytë dhe të shohin veten në pasqyrë, se në çfarë mesi gjenden, jetojnë dhe veprojnë, dhe se koha po kalon, dhe se mund t’ju shkel, sa mos është bërë vonë Me të vërtetë, nuk i ka hije assesi, që “truri” i një populli, inteligjenca e saj, të ndahet nga gjiri i popullit të cilit i përket, e dihet mirë fjala e urtë popullore që thotë: ”delen e cila ndahet prej kopesë, e ha ujku”, ashtu edhe klasa intelektuale dhe politike e cila ndahet prej popullit, vetvetiu shkon në shkatërrimin e saj moral dhe njerëzor, pasi që nuk është as njerëzore as morale, një veprim i tillë që bie ndesh me shumicën e vlerave që i ka ky popull dhe që i praktikon, gjegjësisht kultivon traditën islame.
Në vend se të mbrojnë dhe të angazhohen për të drejtat e besimtarëve mysliman si një e drejtë themelore e të drejtave njerëzore, krerët politik, jo vetëm që i përzihen në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe i bëjnë trusni të heqin dorë nga aplikimi i lëndës së mësim besimit, moslejimin e shamisë në shkolla publike dhe institucione tjera publike me sjelljen e udhëzimeve dhe rregulloreve kundër kësaj të drejteje elementare njerëzore, nuk i japin leje ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës plot 11 vjet nga përfundimi i luftës, nuk i japin frekuencat për hapjen e radios dhe televizionit, e në anën tjetër as nuk i shkon në mendje që diç të tillë mund të provojnë e lere më të përzihen apo të bëjnë trusni në kishën katolike apo kishën ortodokse. E tani, pasi që jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë pa fije turpi do të turren në fushatën elektorale drejt myslimanëve shumicë për të përfituar votat e tyre, a thua me çfarë fytyre do të dalin, nëse të tillë kanë akoma, përderisa nuk i përmbushin nevojat dhe të drejtat elementare të tyre.
Në këto valët e reja të demokracisë duhet përgëzuar, pjesën e rinisë sonë, e cila me të vërtet është rikthyer burimit të pashtershëm, kulturës Islame, pas një periudhe të gjatë plotë 50 vjeçare, tani edhe në saje të depërtimit edhe të perceptimeve apo këndvështrimeve të reja islame në këto treva tona, si produkt i depërtimit të valëve të reja demokratike në Kosovë , krahas asaj ekzistuese në Kosovë, dhe se duhet shikuar dhe pranuar si një llojllojshmëri që ekziston në mozaikun e pasur islam në botë, dhe se në ballafaqim me të një pjesë e rinisë sonë e kanë përqafu si të tillë, por kjo nuk do të thotë dhe nuk ju jep të drejtë askujt që perceptimi i këtillë i Islamit është i vetmi i drejtë dhe i pranuar, ndërsa perceptimet tjera nuk vlejnë apo nuk janë të drejta e të pranuara, pasi që kjo mund të sjell vetëm përplasje apo konfrontime si të tillë, të cilët janë fare të panevojshme për mesin dhe shoqërinë tonë, por këto perceptime duhet parë si diç që janë prezentë në botën islame në gjeografin e saj të gjerë, e assesi si përparësi apo e vetme e drejtë kundruall asaj prezentë në trojet tona shqiptare. Edhe pse apriori nuk kam kurrgjë kundër një mësimi të caktuar juridik islam(mez-hebi), pasi që të gjitha mësime të pranuara juridike islame janë të pranishëm dhe ekzistente si të tillë në botën islame , varësisht prej rrethit apo etapave të historisë gjatë së cilës janë përhapur nëpër vendet e ndryshme të gjeografisë së gjerë islame. Çdo etapë e caktuar kohore sjell diç të re, edhe këto valët e reja demokratike sollën risi në Kosovë edhe në traditën tonë islame në trojet tona shqiptare, po mos të krijojmë vetes panik të tepruar, pasi që këto risi dhe stile të reja gjatë kohës do të ambientohen dhe do të shikohen si diç normale, sikurse tani është normale veprimi apo shumëllojshmëria partiake kundruall asaj njëpartiake në kohën e monizmit, pasi që edhe të rinjtë tanë gjatë kalimit të kohës, kur do të ballafaqohen me problemet dhe brengat jetësore do të shohin se para vetes kanë probleme dhe nevoja shumë më të theksuara dhe më primare, sesa që për momentin që mendojnë për atë se janë qenësore. Në trojet tona shqiptare në traditën islame është i përhapur dhe i pranishëm mësimi juridik islam hanefit, nëpërmes të cilit i zbatojmë në praktikë normativat islame, dhe nuk shoh kurrfarë logjike, që kjo të braktiset, pasi që caku i të gjitha mësimeve juridike islame është të ushtruarit dhe të praktikuarit e normativave islame dhe se tek Zoti është më i afërt ai që është më i devotshmi, pa marr parasysh se cilën normativë islame e praktikon apo e zbaton. Çdo shtëpi e ka rendin e caktuar të cilës i përmbahen anëtarët e familjes, ashtu që edhe Bashkësia Islame e Kosovës e ka zyrtarisht dhe në traditën e saj të gjerë të ekzistuarit dhe vepruarit, sipas normativave të caktuara islame juridike hanefite. Në jetën e tij personale, besimtari ka të drejtë të zbatojë dhe të praktikojë ndonjë normativë tjetër, krahas asaj ekzistuese, por nuk ka të drejtë as moralisht e lere më të ndikojë që diç të tillë të imponojë xhematit në të cilin graviton dhe vepron. Në këtë aspekt duhet pas kujdes edhe imamët që gjatë mësimeve dhe ligjërimeve të tyre të këshillojnë besimtarët musliman të zbatojnë normativat islame juridike hanefite që janë në traditën tonë islame shekuj me radhë prezentë, pa marr parasysh se në cilat qendra universitare botërore islame kanë diplomuar. Nuk kam qëllim assesi të glorifikojë shkollën juridike hanefite, ndaj shkollave tjera ekzistuese islame në botë, por nga praktika mund të vërej se kohë pas kohe zbatimi i normativave tjera herë pas here po sjellin refleksione jo të këndshme dhe të panevojshme në xhematët tona anekënd Kosovës.
Në përfundim të kësaj qasjeje, do të citojë një thënie të urtë, të ish myftiut të Prishtinës, ish drejtorit të Medresesë Alaud-din në Prishtinë, dhe për mendimin tim dijetarit më të madh islam që e ka pas Kosova, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, të epokës së komunizmit, haxhi Sherif ef. Ahmeti, i cili këtë e ka thënë shumë kohë më parë, para se të shfaqeshin këto dukuri apo trend të reja që i sollën këto valët e reja demokratike në Kosovë:
“ Mjedisit tonë nuk është i nevojshëm shiizmi ekstrem apo vehabizmi konservativ”.


19.10.2010
Faik MIFTARI


Author: faik
•3:43 e pasdites

Këto ditë është bërë publikimi i dy listave të mësimdhënësve të FSI-së për vitin shkollor 2010/11 të cilat krijuan huti në mesin e muslimanëve të Kosovës dhe opinionit të gjerë, i cili u prezantua edhe në mediat e shkruara. Para se të elaborojë detajisht dy listat e shpallura të ndryshme të mësimdhënësve në FSI në dy ueb faqet zyrtare, asaj të Bashkësisë Islame të Kosovës www.bislame.net si dhe Fakultetit të Studimeve Islame www.fsi-ks.org , dua të ceki se shkaku i kësaj kundërthënieje është shkuarja apo dekretimi nga ish presidenti i Kosovës z.Fatmir Sejdiu për ambasador fuqiplotë të Kosovës në Riad të Arabisë Saudite të ish dekanit të FSI-së z.Rexheb Boja. Dr. Rexheb Boja para largimit të tij nga posti i dekanit të FSI-së në qershor të vitit 2010, ku ishte plot 18 vite dekan i FSI-së që nga themelimi i tij në vitin 1992, krahas kësaj ishte edhe Myfti i Kosovës (Kryetar i Kryesisë) në 3 mandate, prej vitit 1990 e gjer në vitin 2003. Edhe pse neni i 49 i Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës thotë: “Kryetar i Kryesisë është njëherësh edhe myfti i Bashkësisë Islame. Kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, atij nuk i pengoi që edhe për herë të katërt të kandidojë në garë për postin e myftiut (Kryetar i Kryesisë) në vitin 2008. Para largimit të tij nga posti i dekanit të FSI-së ai me një shkresë autorizon prodekanin aktual të FSI-së Mr.Qemajl Morinën si dhe mësimdhënësin Dr. Xhabir Hamiti për kryerjen e detyrave të dekanit të FSI-së. Edhe pse dihet që pas largimit për shkaqe personale apo edhe të shkarkimit eventual nga posti i dekanit, për shkelje të normativave ligjore, ushtrimin e detyrës së dekanit të FSI-së e kryen prodekani, gjer në zgjedhjen apo emërimin e dekanit të ri me konkurs, e në këtë rast ishte në këtë pozitë aktuale prodekani Mr. Qemajl Morina, i cili tani është edhe u.d.i dekanit të FSI-së. Fare e panevojshme , tani po shihet se çfarë kokëçarje, solli veprimi i pamatur i ish dekanit të FSI-së Dr. Rexheb Boja.
Në ueb faqen zyrtare të Bashkësisë Islame www.bislame.net është njoftimi i shpallur me listën e kandidatëve të pranuar për mësimdhënie në FSI të paraqitur sipas konkursit të datës 06.09.2010, të shpallur publikisht në gazetën ditore “Koha Ditore” të datës 07.09.2010 , në të cilën pasojnë emrat e 16 kandidatëve, të nënshkruar nga u.d. i dekanit, Mr.Qemajl Morina, datë 27.09.2010.
Ndërsa në ueb faqen zyrtare të FSI-së www.fsi-ks.org figurojnë disa njoftime të ndryshme lidhur me procedurën në Fakultetin e Studimeve Islame.
Në njoftimin e parë të datës 28.07.2010 përveç tjerash shkruan:
” Në bazë të konkursit zyrtar të datës 13.07.2008 për pozitën e dekanit të FSI-së në Prishtinë me mandat 4 vjeçar komisioni vlerësues i përbërë prej 5 anëtarëve, mori vendimin që doc.Dr.Xhabir Hamiti të zgjidhet për dekan të FSI-së për mandat 4 vjeçar pas plotësimit të të gjitha kushteve konform statutit të FSI-së dhe të procedurës ligjore”. Duke u nisur nga fakti se Kuvendi i Bashkësisë Islame me propozim të Kryesisë ka themeluar FSI-në, dhe se e mbikëqyr dhe financon FSI-në, emërimi i dekanit të FSI-së nga ana e Këshillit Mësimor Shkencor jo të plotë të FSI-së të Dr.Xhabir Hamiti, pa pëlqimin e Kryesisë së BIK-ut, është në kundërshtim të plotë me nenin 56 të Kushtetutës së BIK-ut i cili thotë:” Fakulteti i Studimeve Islame, medresetë dhe institucionet tjera gëzojnë autonomi mësimore, akademike, administrative dhe financiare. Këto udhëhiqen nga drejtuesit të cilët i emëron Kryesia e Bashkësisë Islame. Mbikëqyrjen e punës së tyre dhe financimin e bënë Kryesia e Bashkësisë Islame”. Por edhe të ishte valide zgjedhja e dekanit të FSI-së konform nenit 56, prapë se prapë Dr.Xhabir Hamiti nuk do të kishte të drejtë as të konkurrojë, e lere më të zgjidhet në postin e dekanit të FSI-së, pasi që bie ndesh edhe me nenin 71 të Kushtetutës së BIK-ut i cili decidivisht thotë:
”Udhëheqësit e institucioneve të Bashkësisë Islame nuk mund të jenë njëherësh edhe anëtarë të Kuvendit”. E institucionet e Bashkësisë Islame sipas nenit 34 të Kushtetutës së BIK-ut janë:
” Fakulteti i Studimeve Islame, medresetë, institutet islame....”.
Nuk e kam të qartë se si mund të mos ketë njohuri për këto përkufizime të Kushtetutës Dr.Xhabir Hamiti, jo që është anëtar i Kuvendit, por është edhe kryetar aktual i Kuvendit të BIK-ut, e që ia pamundësojnë zgjedhjen e tij si dekan i FSI-së, apo sindromi i shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga ish presidenti i saj z. Fatmir Sejdiun, nuk e ka anashkaluar as Bashkësinë Islame të Kosovës, të nisur nga ish dekani i saj Dr.Rexheb Boja, i cili përplot 18 vjet ishte dekan i FSI-së, e njëherit plot 13 vite, apo 3 mandate në pozitën e myftisë (Kryetar i Kryesisë), e bile bile konkurroi edhe për mandatin e katërt në vitin 2008, por për “fat të mirë apo të keq” nuk u zgjodh, e vazhdon tani këtë praktikë të paraardhësit të tij Dr.Rexheb Boja, edhe Dr.Xhabir Hamiti për pozitën e dekanit në kundërshtim me nenet 56, e 71, duke qenë se gjendet aktualisht në postin e Kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në njoftimin tjetër është lista e profesorëve mësimdhënës të angazhuar në FSI me vendimin e Këshillit mësimor shkencor për vitin akademik 2010/2011, në të cilën pasojnë emrat e 23 mësimdhënësve, të datës 28.09.2010, në të cilin nuk figuron fare emri apo nënshkrimi i personit të autorizuar nga Këshilli Mësimor Shkencor.
Në njoftimin tjetër të radhës të datës 28.09.2010 shkruan përveç tjerash:
” Këto ditë në websajtin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës po qarkullon një listë e”mësimdhënësve” të ri në FSI, jo e ligjshme, e përpiluar dhe e zgjedhur nga z.Qemajl Morina në bashkëveprim me Kryesinë e BIK-ut në të cilën figuron Myftiu, me stafin e tij teknik, Sabri Bajgora, Resul Rexhebi, Ekrem Simnica, dr.Fahrush Rexhebi”, në të cilin nga dekanati i FSI figuron emri apo nënshkrimi i doc.Dr.Xhabir Hamiti.
Në njoftimin e fundit të datës 30.09.2010 shkruan përveç tjerash:
“Njoftohen të gjithë studentët dhe profesorët se ekziston vetëm një listë e zyrtare e mësimdhënësve e dalë nga Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së, e cila është e publikuar me kohë në ueb faqen zyrtare të FSI-së si dhe në tabelat e njoftimit në objektin e FSI-së. Këshilli Mësimor Shkencor listën e mësimdhënësve të Kryesisë së publikuar në ueb faqen e saj zyrtare e konsideron provokim të rëndë dhe shkelje të drejtpërdrejtë të autonomisë akademike dhe administrative, të cilën e gëzon Fakulteti me të gjitha normat e shkruara”, në të cilin tani figuron tani vetëm Stafi i FSI-së dhe Këshilli Mësimor Shkencor pa emër konkret të ndonjërit.
Veprimi i tillë i pamatur i Kryetarit të Kuvendit të BIK-ut Dr.Xhabir Hamiti bie ndesh edhe me nenin 16 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame në të cilin përveç tjerash shkruan” Pjesëtarët e Bashkësisës Islame janë të detyruar:
- të ruajnë autoritetin dhe unitetin e Bashkësisë Islame, të organeve dhe të përfaqësuesve të saj si dhe të ruajnë interesat e Bashkësisë Islame;
- t’u përmbahen kushtetutës, rregullave dhe vendimeve të organeve të Bashkësisë Islame”.
Po qoftë kjo edhe nga Dr.Xhabir Hamiti e tepërt dhe e papranueshme është.
Në përfundim të kësaj qasjeje, mendoj se besimtarët muslimanë, pjesëtarët të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe mbarë opinioni dinë të vlerësojnë se cila listë e mësimdhënësve të FSI-së është valide, ligjore konform Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, ajo e u.d.të dekanit Mr.Qemajl Morina, apo e “dekanit” të zgjedhur në kundërshtim të normativës ligjore, saktësisht të shkelësit të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës Dr.Xhabir Hamitit.

03.10.2010
Faik MIFTARI





Author: faik
•1:39 e pasdites
Me datë 5 shtator 2010, ditë e diel, ishte nata e 27-të e muajit të shenjtë të Ramazanit, nata e lejletul Kadrit, natë më e vlefshme se 1000 muaj tjerë, natë në të cilin ka filluar zbritja e Kur’anit dhe atë me fjalën e parë urdhërore në gjuhën arabe”Ikre” që në shqip do të thotë: “ lexo, mëso, studio”.
Nata e Kadrit sikurse në tërë botën islame, ashtu edhe në trojet shqiptare, por edhe në Prizren u shënua në një atmosferë dhe ambient të veçantë. Prizreni është i njohur përveç tjerash edhe si djep i kulturës dhe civilizimit islam, me të vërtet në nënqiellin e tij të hapur stoik tani qëndrojnë 30 minaret, dhe se është i njohur edhe si qytet me më së shumti xhami në Kosovë. Në vigjilje të Ramazanit janë hapur edhe dy xhami të reja, dhe se për momentin janë aktualisht 30 xhami në Prizren, ndërsa në ndërtim të sipër janë edhe dy xhami të reja në Prizren, dhe shpejtë do të vjen koha që Prizreni do të arrijë të ketë 36 xhamia në qytet, sikurse që i ka pas gjatë periudhës së kaluar dikur Shkodra në Shqipëri.
Sikurse që Ramazani me specifikat e veta që i ka Prizreni, dallon prej qyteteve tjera, njashtu edhe nata e Kadrit i ka veçoritë e veta, e cila ka kalua në një organizim të bukur që ka zgjatur gjatë tërë natës gjer në kohën e syfyrit . Pas faljes së teravisë në të gjitha xhamitë e Prizrenit, të cilët enkas për këtë natë ishin plot e përplot me besimtarë dhe besimtare mysliman, pasuan hedhjet e fishekzjarrëve të cilët e shndritnin nënqiellin e bukur të Prizrenit në këtë natë të madhe të Kadrit, pas së cilës rrugët e qytetit gumëzhinin nga hapat e besimtarëve dhe besimtareve musliman nga anët e ndryshme të qytetit dhe rrethinës të cilët ishin nisur drejt xhamisë së Bajraklisë dhe xhamisë së Emin Pashës në të cilët ishte parapa të mbahej manifestimi fetar për nder të natës së madhe të Kadrit. Njëkohësisht në ora 24.oo filloi programi i paraparë enkas për këtë natë të mrekullueshme në të dy xhamitë e Prizrenit në qendër të qytetit, në të cilën morën pjesë me qindra e qindra burra e gra, pleq e të rinj, pothuajse të të gjitha moshave prej 15 e gjer në 85 vjeç të besimtarëve dhe besimtareve musliman të Prizrenit.
Në xhaminë qendrore të qytetit të Prizrenit, në xhaminë e Bajraklisë, u mbajt edhe manifestimi qendror i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit në krye me kryetarin e Bashkësisë Islame të Prizrenit Lutfi ef. Ballëku me stafin e tij dhe imamë tjerë prizrenas. Viteve të fundit në Prizren është përhap një traditë e bukur që më parë nuk ka qenë e pranishme, ashtu që në 10 netët e fundit të Ramazanit praktikohej falja e përbashkët e namazit të natës që nis në orën 24.oo, ndërsa kulminacioni i i namazit të përbashkët të namazit të natës arrin natën e 27-të, e i cili zgjat gjer në orët e hershme të mëngjesit. Namazi i natës karakterizohet me faljen e nga dy reqateve namaz, në të cilin zakonisht në kijam lexohen sure më të gjata nga Kur’ani dhe se ka qëndrim më të zgjatur në ruku dhe sexhde. Një veçori tjerët e viteve të fundit është edhe qëndrimi në itikaf i besimtarëve në xhaminë e Bajraklisë, të cilën më kujtohet nga baba im se dikur viteve gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar ka qenë myezini i xhamisë së Bajraklisë haxhi Rexhebi, rahmet i pastë shpirti, që për çdo Ramazan në 10 ditët e fundit të Ramazanit rregullisht ka qëndruar në itikaf. Krahas namazit të natës, janë mbajtur edhe ligjërata me tematikë për rëndësinë e natës së madhe të Kadrit, janë lexuar ashere(pjesë nga Kur’ani), si dhe janë kënduar salavate dhe tekbiret teshtik si dhe në fund është bërë duaja e lutjes së natës së madhe.
Krahas xhamisë së Bajraklisë edhe në xhaminë e Emin Pashës është mbajtur një manifestim i tillë fetar për nder të natës së Kadrit, e cila sivjet për dallim nga xhamitë tjera është veçuar pasi që gjatë gjithë muajit të Ramazanit ka qenë plot e përplot me xhemat gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Edhe këtu pikërisht në ora 24.oo filloi me namazin e natës të cilën e udhëhoqi imami i xhamisë Hafiz Daud Lezi i cili edhe e udhëhoqi manifestimin në xhaminë e Emin Pashës, poashtu u kënduan edhe tekbiret teshtik, salavatet si dhe ilahi e recitale nga të rinj e të rejat prizrenas. Me të vërtet ishte një atmosferë më e veçantë në xhaminë e Emin Pashës, në saje edhe të transmetimit të drejtpërdrejtë të programit të natës së Kadrit nëpërmjet RTV Ballkan, të cilën kanë mundur ta përcjellin jo vetëm teleshikuesit e Prizrenit, por edhe teleshikuesit anembanë Kosovës të cilët kanë pas kyçje kabllovike. Krahas kësaj edhe këtu kanë ligjëruar edhe imamët mysafir për rëndësinë dhe vlerat e mëdha që jep nata e Kadrit. Programi në të dy xhamitë përfundoi me përgatitjen e syfyrit për të gjithë të pranishmit besimtar musliman në të dy xhamitë për të cilin ishte përkujdesur kësaj radhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, të cilin duhet falënderuar posaçërisht për një gjest të tillë.
Ndoshta sipas mendimit tim e veçanta specifike e Ramazanit dhe e natës së Kadrit në Prizren qëndron edhe në atë, krahasimin e Prizrenit me Stambollin, pasi që ishte vet Sulltan Fatihu i cili e çliroi Stambollin nga zgjedha bizantine me 29 maj 1453, ndërsa dy vjet më vonë hyri triumfalisht edhe në Prizren me 21 qershor 1455 të cilën e çliroi nga zgjedha serbe, dhe se inshallah nuri(drita) e Islamit do të jetë e gjallë gjer në ditën e Kijametit, me të cilin edhe përfundon kohëzgjatja e kësaj bote .


06.09.2010
Faik MIFTARI
Author: faik
•10:51 e paradites
Projekti i arkave fiskale në Kosovë, sikurse edhe në vendet tjera të rajonit , ka hyrë në fazën e implementimit të tij. Por ky projekt për të pasur sukses në fazën e implementimit të tij, duhet plotësuar disa parametra të caktuara, për të qenë i suksesshëm realizimi i tij.
Vendimi i qeverisë së Kosovës nr.02/56 të datës 18.02.2009 lidhur me arkat fiskale është bazuar në nenin 12.6 të Ligjit nr.03/L-071 “ Për Administratën Tatimore dhe Procedurat” i cili thotë:” ATK-ja mund të kërkojë që të gjitha furnizimet e bëra nga të gjithë apo lloj i caktuar i personave të tatueshëm të regjistrohen në mënyrë elektronike...” lenë hapësirë ligjore me ç’rast nuk do të thotë se patjetër të gjitha bizneset duhet të pajisen në mënyrë elektronike, me arka fiskale. Duke marrë parasysh situatën e bizneseve të caktuara apo më mirë të themi të zejeve të caktuara të cilët janë në pragun e zhdukjes sikurse që janë: farkëtarët, qeleshepunues, briskaxhinj, artizanatet e kështu me rrallë, poashtu edhe bizneset apo zejet që ofrojnë shërbime të ndryshme sikurse që janë: rrobaqepës, këpucëtarë, rrojtoret(berber), orëndreqës, serviset e aparaturave shtëpiake e kështu me rrallë, sikurse edhe bizneset e vogla individuale që janë në kufirin e ekzistencës, të gjithë ata që janë me qarkullim bruto vjetor 20.000 Euro, do të ishte e udhës dhe e preferuar të lirohen nga pajisja e arkave fiskale, pasi që me të vërtet nuk do të ishin në gjendje të përballojnë që të pajisen me arka fiskale, dhe se për momentin do të ishin shuar së paku mbi 10.000 biznese në Kosovë. Në gjendjen me të cilin ballafaqohet ekonomia e Kosovës, me numrin enorm të papunësisë në Kosovë, kjo veç se do të rriste edhe më tej numrin e papunësisë dhe shtimin e mjerimit social në Kosovë.
Akti nënligjor i nxjerr nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës z. Ahmet Shala Udhëzimi Administrativ 12/2009 të datës 14.07.2010 jep të drejtën ekskluzive drejtorit të përgjithshëm të ATK-së z. Behgjet Haliti, në të cilën në nenin 3 alinea 4 thotë” Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, nxjerr vendimin për caktimin e afateve kohore deri kur personat e tatueshëm duhet të instalojnë dhe të shfrytëzojnë FED-in(arkat fiskale), e autorizuar”. Në bazë të këtij Udhëzimi administrativ drejtori i përgjithshëm i ATK-së ka nxjerr vendimin me datë 01.04.2010 me të cilën obligon bizneset që duhet të përfshihen në fazën e parë të implementimit të arkave fiskale. Por sipas mendimit tim, edhe këtu është bërë një gabim apo më mirë kisha thënë një lëshim, ku përveç pikës së parë dhe të dytë në të cilën përfshihen bizneset që janë në kuadër të Njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj si dhe të mesëm, në pikën tretë do të ishte e udhës të përfshihen eventualisht edhe bizneset që i nënshtrohen TVSH-së, e jo sikurse që është cek bizneset me veprimtari hoteliere dhe restorante, Markete-Tregëtia me shumicë e pakicë si dhe barnatore, që është e formuluar në mënyrë të përgjithësuar që le hapësirë për interpretime të ndryshme. Kjo fazë e parë e implementimit të arkave fiskale në të cilin janë cekur bizneset e lartpërmendura do të duhej të zgjat 3 vjet, në të cilin do të shihej arsyeshmëria dhe efektshmëria e projektit të arkave fiskale, pas së cilës do të kishte pasuar implementimi i arkave fiskale edhe të kategorive tjera të biznesit, në bashkëpunim të plotë me shoqatat e zejtarëve, afaristëve, hotelierëve, klubeve të biznesit si dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Ky proces i implementimit të arkave fiskale do të ishte përmbyllur me sukses brenda 10 viteve, saktësisht gjer në vitin 2020, e dihet se gjer në atë vit Kosova nuk ka gjasa teorike e lere më praktike të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Këtë që jam duke thënë bazohem edhe në deklaratën e ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Kosovës z. Ahmet Shala i cili pat thënë në një prononcim për shtyp ” se procesi i arkave fiskale edhe në vendet në zhvillim ka zgjatur prej 3 deri në 15 vjet”, e dihet se Kosova për momentin është një vend më i pazhvilluar në krahasim me vendet e rajonit, e të mos flasim për Evropën.
Edhe çmimet e arkave fiskale janë tejet të larta, në krahasim me vendet e rajonit, që të dy operatorët e licencuar për momentin në Kosovë, Gekosi dhe Dukagjini, e arsyetojnë me natyrat specifike dhe kushtet në të cilët përballet Kosova, është e natyrshme dhe e kuptueshme, por nuk mund të kuptoj programin e tyre të shitjes në të cilin ka detyrime të cilët nuk duhet të qëndrojnë, pasi që duhet të jetë i lirë klienti se çfarë të dojë prej pajisjeve të arkave fiskale të blejë, dhe se le të jetë në ndërgjegjen e tij a është i furnizuar si duhet dhe sa duhet, e jo të ai obligohet se çfarë duhet të blejë. Edhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës mund të bëjë një hap më shumë për të zbritur çmimin e arkave fiskale, pikësëpari duke i liruar nga dogana dhe TVSH-ja operatorët e licencuar, me ç’rast automatikisht do të bjerë çmimi i arkave fiskale, pasi që është ky projekt i qeverisë, respektivisht i MEF-it dhe se kjo do të jetë në kuadër të përsosshmërisë, planifikimit dhe realizimit më të mirë të politikës fiskale. Prej pajisjeve të arkave fiskale, terminalin tatimor së bashku me data cardin (GPRS), do të duhej të subvencionoj qeveria e Kosovës, gjegjësisht MEF-i, pasi që në nenin 13 të vendimit nr.02/56 të datës 18.02.2010 thuhet:” Metodën me të cilën informatat e ruajtura në memorien fiskale do t’i jepen ATK-ës përmes linjës së drejtpërdrejtë on-line me ATK-në, apo forma tjera”. Në rast se ATK-ja dëshiron on-line me i marrë shënimet nga tatimpaguesi, është e drejtë e saj, që ajo edhe të pajis me terminalet tatimore së bashku me data cardin(GBRS), tatimpaguesit e saj. Njashtu nuk është e drejtë që të obligohet tatimpaguesi që çdo vit të bëj kontrollin teknik të pajisjeve të arkave fiskale, pasi që është i tepërt dhe se vetëm e ngarkon edhe me një shtesë vjetore pagese tatimpaguesin, poçese eventualisht paraqitet prishja apo deformimi eventual, atëherë obligohet që tatimpaguesi sa më parë të njoftojë ATK-në dhe serviserin e autorizuar që ta mënjanojë defektin dhe ta ve në përdorim të duhur arkën fiskale. Bizneset duhet të jenë të lirë të pajisen me arkat fiskale të cilët ata për nevoja të arsyeshme e shohin si më të përafërta dhe të nevojshme, e jo të imponohen nga operatorët e licencuar se nuk bën të merret arka fiskale me 1000 artikuj, pasi ajo shërben vetëm për shitje ambulatore, e në vend të saj të merren arkat fiskale me 3000 apo 5000 artikuj e më gjerë, apo të merret patjetër display për konsumatorë krahas printerit fiskal, i cili si i tillë është i panevojshëm për bizneset që operojnë me softuer, përveç atyre që është normal që duhet të pajisen sikurse janë hipermarketet dhe supermarketet që shesin gjatë një shitjeje shumë artikuj konsumatorëve dhe se është e preferuar që konsumatori të sheh se sa artikuj i ka blerë dhe çmimet e tyre. Por në biznese që operojnë me softuer dhe se gjatë një shitjeje shesin vetëm nja apo dy-tre artikuj është fare i panevojshëm, pasi që në kuponin fiskal blerësi do ta sheh artikullin dhe çmimin e tij që e ka blerë. Kulminacion i krejt këtij imponimi është blerja e më së paku 10 apo 20 apo 30 apo 60 rrollnave termike fiskale që për mendimin tim as nuk është morale as njerëzore të insistohet në një shitje të tillë. Kjo i përngjan njëjtë që kur hynë në një restorant, porosit për të pirë një apo dy kafe eventuale, kamerieri të bie 20 kafe dhe se të obligojë që të gjitha të pinë njëkohësisht. Është e drejtë e klientit a do të blej 2, 5, 10, 20,50 rrollne termike fiskale, ai i blen sipas nevojës që i ka, pasi që ato vazhdimisht do t’i përdor patjetër.
Është shumë e nevojshme që të bëhet vetëdijesimi i afaristëve, zejtarëve, hotelierëve, biznesmenëve, qytetarëve, klientëve lidhur me nevojën e implementimit të projektit të arkave fiskale, aty është atuja kryesore, në takimet e ndryshme, dhe të përbashkëta me shoqatat e afaristëve, zejtarëve, hotelierëve, klubeve të biznesit, dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë sukses, e assesi me represione apo me gjobitje, të cilët me të vërtet do të vështirësonin edhe më tej një projekt të tillë .
Do të përmbyll këtë vështrim me thënien e babait të informatikës moderne, Norbert Wiener, “ Të jesh i informuar në mënyrë adekuate, do të thotë të jetosh në mënyrë efikase”

30.08.2010
Faik MIFTARI
Author: faik
•2:31 e pasdites




Më 30 korrik 2010, ditë e premte, ka skaduar afati për bizneset që kanë qenë të përfshirë në fazën e parë të instalimit të Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF), arkave fiskale, e këta janë:
1. Bizneset që janë në kuadër të njësisë së tatim paguesve të mëdhenj, ku përfshihen bizneset me qarkullim vjetor mbi 2.500.000 Euro;
2. Bizneset që janë në kuadër të njësisë së tatim paguesve të mesëm, ku përfshihen bizneset me qarkullim vjetor mbi 500.000 Euro;
3. Bizneset me veprimtari a) Hoteliere dhe restorante; b) Markete – Tregtia me shumicë e pakicë c) Barnatoret.
Duke marrë parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të afarizmit në përgjithësi, i cili është duke shënuar rrënje të qarkullimit të shtresës së gjerë të afaristëve dhe zejtarëve si dhe sensibilizimit të pamjaftueshëm apo fare të pakët në qendrat rajonale të Kosovës, përveç kryeqendrës në Prishtinë, (Odës Ekonomike të Kosovës), lidhur me projektin e implementimit të arkave fiskale, afaristët dhe zejtarët prizrenas shqetësimet, vërejtjet, dhe sugjerimet , qysh më 13 Maj 2010 i kanë dërguar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Kosovës(MEF-it) dhe Administratës Tatimore të Kosovës(ATK-së), pas së cilës nuk kanë marrë përgjigje , ashtu që me afrimin e skadimit të afatit(30 korrik 2010), shqetësimet dhe kërkesat e afaristëve dhe zejtarëve vetëm sa rriteshin, ashtu që më 27 korrik 2010 u dërgua kërkesa e dytë në drejtim të MEF-it dhe ATK-së, me ç’rast më në fund drejtori i ATK-së z.Behgjet Haliti e pa të arsyeshme të pranoj një delegacion tre anëtarësh të afaristëve dhe zejtarëve prizrenas me 29 korrik 2010(ditë e enjte). Edhe pse të realizohej takimi i parë me kohë, me rastin e kërkesës së parë me 13 maj 2010, do të sqaroheshin paqartësitë dhe do të kishte kohë të mjaftueshme për të njoftuar dhe përmirësuar apo korrigjuar shqetësimet dhe vërejtjet e bëra, tani me rastin e përfundimit të afatit, shqetësimet mbetën pa përgjigje konkrete apo përgjigje të përgjithësuara. Kërkesat e shtruara të zejtarëve dhe afaristëve prizrenas ishin që faza e parë e aplikimit të arkave fiskale të bizneseve të zgjatet gjer më datën 31.12.2010,
dhe se në njoftimin e shpallur për fazën e parë, në të cilin kishte formulime dhe interpretime të paqarta me ç’rast ka lënë pasoja të mëdha tek afaristët dhe zejtarët, konkretisht, në pikën e tretë paragrafi i parë: a) hoteliere dhe restorante, e që është gabim gjuhësor apo drejtshkrimor, që ka dashtë të jetë a)Hotele dhe restorante, ndërsa hoteliere nënkupton të gjitha shërbimet hoteliere, bile bile edhe një çajtore më të vogël, p.sh në Kqiq të Madh në Mitrovicë, porse gabimi kardinal qëndron në paragrafin b) Markete-Tregtia me shumicë e pakicë, e cila nuk ka kurrfarë domethënie as gjuhësore e lere më juridike, dhe si e tillë ka sjell shqetësimet më të mëdha në mesin e afaristëve dhe zejtarëve. Nocioni si i tillë është aq i pakuptimtë, si në aspektin gjuhësor ashtu edhe kuptimor,e po të ishte shkruar b) Tregtia me shumicë e pakicë, kjo do të ishte diç tjetër, do ishte e qartë dhe kuptimplotë, ndërsa në sqarimin e zyrtarit të ATK-së së Kosovës se formulimi Markete-Tregtia me shumicë dhe pakicë, nënkupton tërë veprimtarinë tregtare, bile bile edhe një market më të vogël me një qarkullim minimal në një sokak të mëhallës së vjetër të Rahovecit do të nënshtrohet fazës së parë të instalimit të arkave fiskale, që për mua është sa anakronike aq edhe jologjikshme.
Shqetësimi i dytë janë çmimet tejet të larta, edhe pse në shtetet e rajonit(Shqipëri, Serbi; Maqedoni ,Male të Zi), çmimet e arkave fiskale sillen rreth 250-300 euro, e te ne merrmi me mend, startojnë prej 600 euro minimum e më tutje. Dhe se edhe një anomali që mundet vetëm tek neve të ndodh, se ti duhesh të aplikosh dhe të paguash për arkën fiskale, e pastaj duhet të presësh 1, 3 apo 6 muaj për të furnizuar me të, nuk e di se çfarë kuptim paska kjo lloj shitjeje, kësi lloj biznesi do të kish qejf të bëjë çdo afarist në Kosovë, e jo vetëm dy operator të licencuar në Kosovë për arkat fiskale, Gekosi dhe Dukagjini, me parat paraprakisht të marra cash nga konsumator, të bësh biznes, dhe të përfitosh goxha dhe me çmime enorme, e sa për ilustrim dua të cek, se vetëm CD-ja kushton 125 Euro, e dihet se çdo makinë apo aparat i blerë përcillet me CD-në adekuate në kuadër të kostos së aparatit të caktuar të blerë. Kërkesa tjetër ishte që implementimi i fazës së parë të arkave fiskale të zgjat tre vjet, pas së cilës do të pajisen shkallë- shkallë edhe grupet tjera të biznesit, ashtu që e tërë faza e implementimit të rrumbullakohet për 10 vjet në Kosovë, duke marrë parasysh se edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës z.Ahmet Shala pat deklaruar
” se procesi i arkave fiskale edhe në vendet në zhvillim k zgjatur prej 3 deri në 15 vjet”(eko Biznesi nr.28, 15 korrik 2010). Përkundër këtij drejtori i ATK-së z. Behgjet Haliti vepron të kundërtën, duke u arsyetuar vetveten se ne vetëm jemi të detyruar të implementojmë projektin, e ja përkujtojë drejtorit se ai ka kompetencat për caktimin e afateve kohore të implementimit të arkave fiskale, Udhëzimi Administrativ nr.12/2009 neni 3 paragrafi 4 decidivisht shkruan ” Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, nxjerr vendim për caktimin e afateve kohore deri kur personat e tatueshëm duhet të instalojnë dhe të shfrytëzojnë FED-in (arkat fiskale) e autorizuar”. ndërsa ai ka zgjedh që gjer në fund të vitit 2010, 50% të bizneseve të gjithëmbarshme të Kosovës të pajisen me arkat fiskale, ndërsa për një vit të rrumbullakoj projektin si i tillë. Nonsens i llojit të vet, i thonë kësaj, këndvështrimet diametralisht të kundërta të Ministrit të MEF-it z. Ahmet Shala si dhe të drejtorit të ATK-së z.Behgjet Haliliti.
Duke marrë parasysh se i tërë territori i Kosovës nuk kontrollohet plotësisht, dhe se gjenden shumë vrima poroze në te, e duke ditur edhe për momentin në dyshimin për korrupsionin e lartë në të cilin janë përfshirë zyrtarët lokal e qendror, të insistosh në një kohë aq të shkurtër, vetëm për 1 vit(12 muaj) të fiskalizosh të gjitha bizneset në Kosovë është anomali e dorës së parë. E dimë, se në Kosovë për momentin janë rreth diku 50.000 biznese që janë të pajisura me numra fiskal, dhe se prej tyre 15-20% janë në kategorinë e bizneseve me qarkullim mbi 50.000 euro në vjet, që i nënshtrohen TVSH-së, ndërsa numri tjetër prej 80-85% janë biznese me qarkullim vjetor më të vogël se qarkullim vjetor prej 50.000 Euro, dhe se nuk i nënshtrohen TVSh-së, sa për ilustrim dua të përmend se vetëm 50 biznese të mëdha në vitin 2008 kanë akumuluar 67,5% të ardhurave të gjithëmbarshme të inkasimit të tatimeve në Kosovë, dhe se dihet se bizneset me qarkullim mbi 50.000 euro në vit, e që janë rreth 15-20% të bizneseve të gjithëmbarshme të Kosovës akumulojnë së bashku në total shumën prej 90% të tatimeve të grumbulluara në Kosovë. Tani topi është në duart e MEF-it dhe ATK-së, që me një strategji reale në të cilin në fazën e parë, përveç bizneseve të mëdha dhe të mesme, eventualisht do të inkuadroheshin edhe bizneset që i nënshtrohen TVSH-së(me qarkullim vjetor më të madh se 50.000 Euro), e jo barnatoret, e dimë që ilaçet nuk i nënshtrohen TVSH-së, e as çajtoret dhe marketet e vogla të cilët si të tillë do të duhej të shuheshin apo të mbyllen për momentin, nëse do të duhej të pajisen me arkat fiskale gjer në fund të vitit 2010, dhe se pas kësaj të pasojë një kohë trevjeçare implementuese për arsyeshmërinë, efektshmërinë dhe rezultatet a arritura nga ky implementim, pas së cilës do të pasonit vit për vit pajisja e arkave fiskale të bizneseve tjerë të përcaktuar me rrallë, dhe se i tërë ky proces do të mund të rrumbullakohej për 10 vjet, gjer më 2020, e dihet se gjer në at vit Kosova as ka gjasa teorike e lere më praktike, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në të kundërtën nëse do të insistohet që vetëm për një vit të rrumbullakohet i tërë ky proces, duke u thirrur në nenin 57 të ndëshkimit administrativ për mos pajisjen elektronike fiskale, i cili thotë:
“ 1. Çdo person që i kërkohet të përdor pajisjen elektronike fiskale(PEF)..., i cili nuk ka instaluar pajisjen e tillë elektronike, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej 1000 euro....Pasi që është gjobitur tre ose më shumë herë për mos instalim të arkave fiskale(PEF), .. ATK –ja do të bëjë ç’regjistrimin e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Biznesit”.

Nëse insistohet me këtë politikë ndëshkuese gjobiste, ajo nuk do të sjell sukses, sa për ilustrim do të cek se momentalisht janë 265 milion euro borxhe momentale në Kosovë ATK-së nga tatimet dhe gjobat e paarkëtuara, dhe se arka fiskale e ndërron vetëm kuponin (paragonin), dhe se vetëm e lehtëson sistemin periodik të mbledhurit të raporteve njëjavore, njëmujore apo 1 vjeçare, dhe se prapë mbetet në vetëdijen e biznesmenit se sa do të lëshojë kuponë të tillë, porse për të arritur rezultate më të mëdha në politikën fiskale të Kosovës janë mënyra tjera, që për momentin nuk mund të elaborojë për shkak të zgjatjes së shkrimit, por do të ndalem në një shkrim të veçantë lidhur me të, është puna pikësëpari në vetëdijesimin e afaristit për të lëshuar kupon për mallin e blerë, por edhe të konsumatorit për të kërkuar kuponin për mallin e blerë, dhe se aty është çelësi i suksesit të projektit të tillë, e jo në gjobitjen e bizneseve të cilët mund të sjellin vetëm kundërefekt për momentin.
Tani, MEF-i dhe ATK-ja e kanë në dispozicion dy rrugëdalje, e para që të mos insistojnë , që për një vjet të pajisin me arkat fiskale biznesin në Kosovës, pasi që nuk ka as gjasa teorike e lere më praktike për të realizuar një gjë të tillë, e nëse vazhdohet me një insistim të tillë të projektit, aty haptas del në shesh se qëllimi i këtij projekti është të realizohet shitja e arkave fiskale, gjegjësisht pajisja e rreth 50.000 bizneseve në Kosovë me arka fiskale, nga dy operatorë të licencuar Dukagjinit dhe Gekosi, dhe se aty apriori del se janë të gërshetuara ndoshta edhe interesat e caktuara të ndonjë zyrtari të lartë qeveritar, të cilët si kundër efekt do të sjellin mbylljen e 20% të bizneseve (10.000) në Kosovës, për shkak të pamundësisë kohore dhe çmimit të lartë të arkave fiskale, dhe se do të ketë mbyllje të lokaleve, sidomos të tyre të vogla zejtare dhe afariste që janë në minimum të ekzistencës së tyre, dhe se do të mund të përballen me peticione dhe protesta eventuale të afaristëve dhe zejtarëve jo vetëm prizrenas por edhe mbarë kosovar.

03.08.2010
Faik MIFTARI
Author: faik
•8:14 e paradites
11 korrik 2010, ditë e diel, mbushën plot 15 vite nga gjenocidi i kryer në Srebrenicë nga forcat paramilitare, policore, ushtarake, barbare serbe ndaj zonës mbrojtëse të sigurisë së Srebrenicës të shpallur nga KS i OKB-së, me ç’rast vetëm për një javë, prej 11 korrik e gjer më 18 korrik 1995 janë vrarë dhe likuiduar mbi 8000 boshnjakë mysliman të dorëzuar, të zënë peng, dhe të zënë robër dhe atë që nga mosha 14 vjeçare e gjer në moshën 84 vjeçare. Ky gjenocid është kryer mu në Evropë, dhe si i tillë është i vetmi në Evropë, pas luftës së dytë botërore, edhe pse pas gjykimit në Nyrnberg, është thënë ” Kurrë më ”, kjo “kurrë më” është përsëritur pikërisht në Evropë, në Bosnjë dhe atë nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së). Kjo është ditë të cilën boshnjakët e shënojnë për çdo vit, si ditë në të cilin ka ndodhë katrahura më e madhe në Evropë, gjenocidi mbi boshnjakët. Kjo është ditë, të cilën edhe neve shqiptarët duhet përkujtuar për çdo vit, dhe kurrë për të mos harruar, pasi që vetëm para ca ditësh serbët të tubuar me 28 qershor 2010 për Vidovdan, dhe atë në Gazimestan, mu në Kosovë, na përkujtuan prapë se çfarë mendojnë ata për neve me sloganin dhe klithjet ” do të vrasim shqiptarët”. Kjo është ditë, të cilën do ta përkujtojnë çdo vit, edhe evropianët, pasi që Parlamenti Evropian tani më e ka shpallur si ditë përkujtimi në tërë Evropë, gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Kjo është ditë, të cilën duhet përkujtuar për çdo vit, pasi që gjenocidi është kryer si i tillë mu në Evropë, nga forcat barbare serbe. Këtu nuk mund e të mos e ceki thënien e përfaqësuesit australian gjatë ratifikimit të konventës për ndalimin dhe dënimin e gjenocidit me 9 dhjetor 1948 në sesionin plenar të Kuvendit të përgjithshëm të OKB-së: ”Gjenocidi është një vepër e tmerrshme, një gjë të tillë as njerëzit e egër e as shtazët nuk do të ishin të aftë ta kryejnë si të tillë”. Kjo ditë, duhet përkujtuar për çdo vit, si ditë gjenocidi ndaj boshnjakëve, ashtu si përkujtohet për çdo vit dita e holokaustit ndaj hebrenjve. Kjo ditë duhet përkujtuar, për çdo vit, për arsye se në përfundim të shekullit XX e në vigjilje të shekullit XXI, ka akoma popuj të tillë barbar si serbët të cilët mund të kryejnë mizori të tillë para syve të Evropës dhe botës. Kjo ditë duhet përkujtuar për çdo vit, për të mos u harruar kurrë, sepse historia na mëson se një gjë që harrohet, mund të rikthehet apo përsëritet. Kjo ditë duhet përkujtuar për çdo vit, edhe si ditë në të cilën faktorët vendimmarrës botëror, kanë dështuar “me apo pa dashje” dhe e kanë lënë në mëshirë të bishave serbe një popullatë të tërë, edhe pse duke u thirrur në kaptinën e shtatë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, me 16 prill 1993 Këshilli i Sigurimit e kishte miratuar Rezolutën nr.819 duke e shpallur Srebrenicën zonë të mbrojtur dhe të sigurt nën përkujdesje të Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë duhet përkujtuar për çdo vit, sepse edhe pse batalioni holandez i cili ishte i mandatuar nga KS i OKB-së për të mbrojtur zonën e Srebrenicës , tradhtoi dhe e dorëzoi Srebrenicën forcave barbare serbe, pa shkrepur bile as edhe një plumb të vetëm në drejtim të forcave depërtuese serbe në Srebrenicë. Kjo ditë, duhet përkujtuar për çdo vit sepse forcat ajrore të NATO-së, edhe pse kishin mandat për të mbrojtur zonën e sigurisë së Srebrenicës, nga KS i OKB-së, “me apo pa qëllim” kanë hezituar të bombardojnë caqet serbe, me ç’rast do të kishin parandaluar një gjenocid të tillë të kryer në Srebrenicë. Kjo ditë duhet përkujtuar për çdo vit, si ditë në të cilin ka dështuar e tërë komanda zingjirore “me apo pa dashje” nga ish komandanti i UNPROFOR-it e gjer te ish sekretari gjeneral i OKB-së. Kjo ditë duhet përkujtuar për çdo vit, si nga boshnjakët ashtu edhe nga shqiptarët, sepse në këtë ditë një popull i cili kishte kryer gjenocid në Srebrenicë, është “shpërblyer “ duke e kontrolluar gjysmën e territorit të Bosnjës e Hercegovinës dhe një çerek të territorit të Kosovës, dhe se i mban pezull të dyja këto shtete, por tani me mjete diplomatike dëshiron që ta përkufizoj edhe de jure gjendjen faktike në teren, dhe të realizojë projektin e Serbisë së zgjeruar në kufijtë e brendshëm të Bosnjës e Kosovës , pasi që projekti i tyre i Serbisë së madhe dështoi. Edhe pse një thënie e urtë latine thotë”fiat iustitia, perat mundu” që në shqip do të thotë: ” të mbizotërojë drejtësia, edhe po të dështojë tërë bota”, kjo nuk ndodhi, pasi që jemi duke jetuar në një botë ku sundon real politika, e jo drejtësia, edhe pse Bosnja dhe Hercegovina ishte shteti në të cilin është kryer gjenocidi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vërtetoi gjenocidin e kryer në vitin 1995 vetëm për Srebrenicë, e jo edhe për BeH- në, sepse Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë me 26 shkurt 2007 shpalli vendimin lirues në padinë e ngritur të Bosnjës ndaj ish “RFJ-së” në vitin 1993 për agresionin dhe gjenocidin e kryer ndaj BeH si shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtar fuqiplotë i OKB-së,, duke e vërtetuar vetëm kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë, dhe krimeve të kryera të luftës kundër njerëzimit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe se ka shpall që Serbia e Mali i Zi( si trashëgues i ish “RFJ-së”) nuk janë ekzekutor dhe bashkautor në gjenocidin e kryer në Srebrenicë, porse vetëm Serbia është përgjegjëse për mos parandalimin e gjenocidit dhe mos dënimin e pjesëmarrësve të gjenocidit. Tani, do të përshkruaj një kronologji të shkurtët të gjenocidit të kryer në Srebrenicë. Agresori serbomadh në dhe përreth Srebrenicës për vetëm një javë likuidoi dhe i mbuloi në varrezat masive me mijëra boshnjak të zënë rob,” me qindra të gjallë i mbuloi në dhe, ka vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë,duke i gjymtuar pjesët e trupit dhe duke i therë, bile ka vrarë edhe fëmijë para syve të nënave të tyre, ka detyruar gjyshin të hajë mëlçinë e nipit të vet, ka dhunuar gra dhe vajza të reja, ka deportuar rreth 30.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe se ka ekzekutuar mbi 8000 burra, pleq edhe të rinj”. Ky ishte rezultati i gjenocidit të kryer në Srebrenicë për më pak se një javë, para syve të mbarë opinionit evropian dhe botëror. Ofensiva e forcave serbe të “Republikës Serbe”me angazhim të përbashkët të njësive të armatës nga Serbia, si dhe vullnetarëve nga Rusia e Greqia, kundër zonës mbrojtëse të Srebrenicës të Kombeve të Bashkuara, ka filluar me 6 korrik dhe me 9 korrik forcat serbe ishin vetëm në një km. larg nga Srebrenica. Radovan Karaxhiqi me 9 korrik të vitit 1995 në bashkëbisedim me Miroslav Deronjiqin i thotë se “ pas hyrjes në Srebrenicë, Mirosllave, të gjithë duhet vrarë... të gjithë çfarë mund të arrini”. Forcat serbe me 11 korrik 1995 hyjnë në Srebrenicë, zonën e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, pothuajse pa kurrfarë rezistence. Pas hyrjes në qendër të qytetit të Srebrenicës gjakpirësi gjenerali Ratko Mlladiqi deklaroi: ”Jemi me 11 korrik 1995 në Srebrenicën serbe, me rastin edhe të një feste serbe, e dhurojmë popullit serb këtë qytet, Ka ardhur më në fund çasti, që pas “Bunës”rebelimit kundër dahijve, Turqve t’ju hakmerremi në këtë sipërfaqe”. Natën e 11 korrikut 1995 sipas urdhrit të prerë me qindra meshkujt i likuiduan aty për aty, në mëngjesin e 13 korrikut vetëm afër një përroi, sipas dëshmitarëve” ka qenë një grumbull prej 300 trupash të therura, ne mesin e të cilëve ka pas edhe gra, dhe se të gjithë trupat ishin pa kokat e tyre”. Në kampin ushtarak të Potoqares ku ishte i stacionuar batalioni holandez, prej popullatës së vërshuar prej 30.000 njerëzve, me datë 12 e 13 korrik u krye ndarja e meshkujve prej grave dhe fëmijëve, të mbi 1000 meshkujve, të cilët i quan në fushën pran Orahovcit, dhe se të gjithë u ekzekutuan në prani të gjeneralit famëkeq Mlladiqit. Deportimi i grave dhe fëmijëve përfundoi me 15 korrik 1995 drejt Klladanjit dhe Tuzllës, pas së cilës pasoi ekzekutimi masiv i meshkujve të zënë rob dhe të dorëzuar. Në “ operimin e vrasjes” e cila zgjati 4 ditë janë vrarë dhe ekzekutuar mbi 8000 burra, pas së cilës janë groposur nëpër varrezat masive. Pushtimi i Srebrenicës, deportimi i civilëve nga Potoqari dhe operacioni i rrëmbimit, robërimit dhe të zënëve peng dhe likuidimi i tyre i mëtejmë, ishte akti gjenocidial i cili ishte më parë i detajuar dhe i organizuar në mënyrë sistematike nga pozitat e larta politike dhe ushtarake serbomadhe. Numri i të vrarëve dhe koha e shkurtër e likuidimit flet se në përgatitjen dhe planifikimin e gjenocidit në Srebrenicë ka marrë pjesë i tërë potenciali politik, drejtues, policor dhe ushtarak serb. Udhëheqësi politik dhe ideologjik i gjenocidit ishte regjimi serbomadh i Millosheviqit, ndërsa ekzekutor i gjenocidit ishte elita politike dhe ushtarake e serbëve të “Republikës Serbe” në krye me Radovan Karaxhiqin e Ratko Mlladiqin.
Do të përmbylli këtë përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës , me një rrëfim të tmerrshëm, pas leximit të së cilës, “edhe po të kishte pasur njeriu zemrën prej gurit, ajo do të copëtohej nga një rrëfim i tillë”, të boshnjakes Xhemile Zekiqit dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë: ” Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë të shoh, gruaja e re, është shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha, po lind, po bijë i thash, mbahu me një dorë për mua, e me tjetrën për vjehrrën,...Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re në ne..., u ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe po dua t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë: lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,...zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët...”


10.11.2010
Faik MIFTARI
Author: faik
•6:36 e pasdites
Protesta e mbajtur kohë më parë, saktësisht me 18 qershor 2010, lidhur me mos lejimin e mbajtjes së shamisë në shkollat publike të Kosovës nga vajzat myslimane të Kosovës, e cila mbulesë apo mbajtja e shamisë është parim e jo simbol islam, shënoi kthesë të rëndësishme në shoqërinë kosovare. Kjo ishte hera e parë , publike , e një organizimi civil të shoqërisë myslimane nga organizatat joqeveritare, dhe me sukses të plotë dhe me një masivitet të paparë, të cilën edhe analistët politik i ka befasuar dhe as që e kanë pritur një gjë të tillë. Edhe pse mediat e caktuara elektronike dhe të shkruara në Kosovë në një formë ose tjetër kanë dashur të anashkalojnë një protestë të tillë, duke raportuar apo shkruar për një lajm të dorës së dytë apo tretë, që ka ndodhur si diku në periferi, e jo në qendër të Prishtinës, duke e përcjell vetëm me një foto, apo disa rreshta të shkruara, në të cilën sipas tyre kanë marrë pjesë vetëm disa qindra e gjer në disa mijëra protestues. Por, agjencitë e huaja të lajmeve elektronike dhe të shkruara raportuan për një protestë të madhe të shoqërisë civile myslimane në të cilët kanë marrë pjesë prej 5000-10000 protestues, dhe se një protestë të karakterit të tillë gjer tani nuk ka pas, dhe se që moti nuk është protestuar në aq numër të madh, krahas protestave të Lëvizjes së Vetëvendosjes, për të cilën disa pjesëmarrësit okular kanë cek se ndoshta edhe numerikisht ka qenë më e madhe edhe nga protestat e Lëvizjes së Vetëvendosjes. Edhe pse si e tillë, kjo protestë ka pas edhe mangësi, duke marrë parasysh që nga mënyra e thirrjes, proklamatës, pankartave, sloganeve, por kjo është normale për një organizim të tillë të parë, duke mos pas përvojë të tillë paraprake, por në anën tjetër, kjo shënoi në shoqërinë kosovare për herë të parë një risi të paparë gjer tani, se shoqëria civile myslimane kur ka vullnet, di dhe mund të organizohet me mjaft sukses për të mbrojtur të drejtat e tyre elementare njerëzore të nëpërkëmbura nga pushteti aktual i tanishëm në Kosovë. Edhe pse pushtetarë aktual komunal dhe qeveritar në vend se të pranojnë në bisedë anëtarët e Këshillit Protestues, në ditën e protestës ata e injoruan fare duke i anashkaluar dhe duke e arsyetuar veten se nuk gjenden në Prishtinë. Ky është gabimi i parë i tyre në hapa, ndërsa gabimi i dytë është se në vend se të hapin debatin dhe të prononcohen lidhur me çështjen në fjalë , ata kanë zgjedhur heshtjen lidhur me çështjen e shamisë në shkollat publike, ky debat , edhe pse ndoshta jo me dëshirën e tyre, që nga dita protestës është hapur në mediat e caktuara elektronike dhe të shkruara, por prapë se prapë pa pjesëmarrjen e tyre aktive, apo aty këtu me ndonjë prononcim të zbehtë të tyre.
Këshilli Organizativ i Protestës tani e tutje, duhet të zgjerojë aktivitetin e vet dhe të bisedojë e të ftojë edhe organizatat e ndryshme joqeveritare, subjektet politike, si dhe institucionet tjera kosovare për përkrahjen e tyre dhe bashkëngjitjen protestave të radhës. Kur e them këtë e kam parasysh, Forumin Musliman të Kosovës, si organizatë e parë e shoqërisë civile myslimane në Kosovë, AKEA-në si organizatë më aktive e shoqërisë civile myslimane në Kosovë, subjektet politike, në radhë të parë me PD-në dhe AKR-në dhe të tjerë, Lëvizjen Vetëvendosje si forcë e re aktive të Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, si institucion prijës dhe udhëheqës të shoqërisë islame në Kosovë dhe me përgjegjësi të plotë para xhematit të vet dhe Krijuesit fuqiplotë, Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, zyrën e Avokatit të Popullit, si dhe me të gjithë të tjerët që merren me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore e të garantuara edhe sipas konventave ndërkombëtare. Kjo do të kishte efektin e rëndësishëm pasi që do të mund të masivizohet edhe më tej dhe se të arrijë në kuotën maksimale prej 5-10 % të shoqërisë kosovare, gjegjësisht prej 100.0000 e gjer në 200.000, sa aludohet dhe mendohet se është numri i praktikuesve mysliman në Kosovë, pas së cilës asnjë organizatë apo institucion shtetëror në Kosovë nuk do të mund të anashkalojë dhe të mos e merr parasysh, dhe se do të mund të bëjë ndikim radikal në shoqërinë kosovare, pas së cilës edhe qeveria e Kosovës, e cila akuzohet nga disa qarqet kombëtare e ndërkombëtare, e zhytur thellë në korrupsion, krim të organizuar, qeverisje të dobët, nuk do të mund të veprojë dhe të sillet kundër ndjenjave dhe drejtave elementare fetare të popullit shqiptar shumicë myslimane në Kosovë i cili gjer tani ja ka dhënë votën për qeverisje, por tani e tutje me këto udhëzime administrative dhe projektrregullore që i nxjerr në cenim të të drejtave fetare të tyre, me siguri këtë mbështetje nuk do ta ketë. Njashtu në protestën e ardhshme të radhës duhet të jenë prezent më shumë pankartat dhe sloganet të cilët kanë të bëjnë me shkeljen drastike të drejtave njerëzore, e sidomos kur kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të gjinisë femërore, e më pak tekbire dhe teshdide, të cilët si të tillë nuk mund edhe të anashkalohen pasi që kemi të bëjmë me një kolorit protestuesish të gjerë. Protestat për mbrojtjen dhe lejimin e shamisë në shkollat publike të Kosovës, e kundër Udhëzimit Administrativ nr.7/2009 “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta” të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, e të nënshkruar nga ministri z.Enver Hoxhaj, si dhe Projketrregullores komunale të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duhet të kenë strategji veprimi për efekt të caktuar, pa lejuar ndonjë devijim eventual, të cilën gjë duhet të ketë parasysh Këshilli Organizativ i Protestës.
Në një shoqëri demokratike nëpërgjithësi, e veçanërisht në Kosovë, tani janë të pranishëm edhe zërat kundër protestës për shami, e cila si diç e tillë, sipas tyre është e panevojshme, e cila nuk ka të bëjë me neve si shoqëri që jemi, kjo është normale dhe e pritshme, por nuk mund të kuptojë që një pjesë e caktuar e shoqërisë kosovare dëshiron akoma të jetojë dhe veprojë si në kohën e kaluar të monizmit, kur një e drejtë dhe se vetëm një këndvështrim i caktuar ka qenë i lejuar dhe “ i drejtë” sipas tyre, ndërsa të tjerat kanë qenë antirevolucionare, antishoqërore, antiligjore e kështu me rradhë. Por tani, në shekullin XXI, në kohën e shoqërisë demokratike të insistosh dhe të ngulësh këmbë në një veprim të tillë, i cili bie ndesh me origjinalitetin dhe traditën dhe kulturën shekullore të shoqërisë sonë me të vërtet është anakronik dhe jo i drejtë. Në shoqërinë demokratike, në të cilën edhe neve me plotë gojë thirremi në Kosovë, është normale dhe e drejtë e çdokujt se si do të jetojë, të veprojë, të mësojë, të besojë, të vishej sipas stilit, apo modës, apo parimeve fetare, e çdonjërit sipas perceptimeve dhe këndvështrimeve të tija çfarëdo qofshin ato, fetare apo jofetare. Por të trumbetosh dhe thirresh se shamia apo mbulesa është antinjerëzore, antifemërore, antikombëtare, antifetare, është mjerimi i një pjese të shoqërisë kosovare, duke ditur se shamia dhe mbulesa ka qenë denbabaden veshja e nënave dhe gjysheve tona, të cilët si të tilla na kanë edukuar dhe mësuar sa kanë ditë, për të cilin nuk më merr mendja që ka ndonjë shqiptar të mos jetë falënderues për nënën apo gjyshen e tij të mbuluar me shami, pa marrë parasysh se sot a është praktikues fetar apo jo praktikues fetar. Në përfundim do të konkludojë se shamia apo mbulesa e femrave edhe pse është parim fetar, tek neve shqiptarëve ka edhe parimin kombëtar shekuj me radhë, e sado ta flakësh atë për një kohë të caktuar, ajo përsëri rikthehet si feniks në shoqërinë tonë kosovare në veçanti, e shqiptare myslimane në përgjithësi.

26.06.2010
Faik MIFTARI
Author: faik
•6:23 e pasdites
Në shtypin ditor të Kosovës lexova me vëmendje shkrimet rreth arrestit dhe lirimit të Bajram Asllanit nga Mitrovica lidhur me dyshimin për “veprimtari terroriste”, me urdhër arresti të Gjykatës së Qarkut të Karolinës Veriore të SH.B.A.-ve. Në këtë qasje nuk do të ndalem në aspektin e drejtësisë apo gjyqësorit lidhur me rastin në fjalë, por do të ndalem në aspektin diplomatik, gjegjësisht të aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ-së) të Kosovës lidhur me rastin në fjalë. A thua është e vetëdijshme MPJ-ja e Kosovës për gafin e bërë që paraqet një skandal diplomatik, dhe si një veprim i tillë në prag të vendimit të GJND-së lidhur me padinë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, çon ujin në mullirin e Serbisë. Po citoj:
“ SHBA-ja sipas një dokumenti të nënshkruar nga MPJ-së së Kosovës, kanë marrëveshje për ekstradim me Kosovën, mirëpo kjo marrëveshje e pranuar nga MPJ-ja është nënshkruar para më shumë se një shekulli. Udhëheqësi i Departamentit për marrëdhënie me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, Ehat Miftari, ka deklaruar se ekziston marrëveshja e cila është nënshkruar në vitin 1901, e cila marrëveshje është nënshkruar ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë. Deklarata e pavarësisë i ka marrë përsipër të gjitha që t’i përmbush të gjitha marrëveshjet dhe obligimet që kanë qenë nga Serbia. Edhe ne ua kemi përcjellë këtë shqetësim MPJ-së, mirëpo kjo marrëveshje është konfirmuar se është e aplikueshme dhe këtë e kanë konfirmuar MPJ-ja dhe Departamenti i Shtetit, përfundon Ehat Miftari”.
Të gjithë nga historia e kemi të njohur faktin se Kosova, e cila gjerë atëherë ishte në kuadër të Perandorisë Osmane si vilajet i veçantë, është okupuar nga Serbia në tetor të vitit 1912, e tani na del se sipas MPJ-së së Kosovës se Kosova qenka në përbërje të Serbisë që nga viti 1901, çudi se jo mahi, i thonë kësaj, se çfarë MPJ të Kosovës kemi, apo më mirë të themi se çfarë zyrtarë (pa) përgjegjës kemi në MPJ të Kosovës.
Duke pranuar një marrëveshje të tillë për ekstradim të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Serbia në vitin 1901, e duke ditur se në vitin 1901 Kosova akoma ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane si vilajet në vete, veç se e përforcon pozicionin e Serbisë në prag të vendimit të GJND-së për Kosovën, pasi që sipas Serbisë e cila thirret në drejtën ndërkombëtare, se për ndarjen apo pavarësimin e Kosovës duhet të jetë edhe pajtimi i Serbisë. E dihet se sipas Kushtetutës së vitit 1974, Kosova ka pas sistem dual politik dhe kushtetues, njëkohësisht duke qenë edhe në përbërje të Serbisë por edhe të ish federatës jugosllave si element konstituiv i saj, dhe se pas luftërave të përgjakshme të viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ajo u shpërbë, me ç’rast elementet konstituive të federatës jugosllave u pavarësuan, procedurë të njëjtë të cilën edhe Kosova e bëri, me shpalljen e pavarësisë së saj me 17 shkurt 2008, të cilën pozicion e prezantoi edhe në GJND-në.
E me këtë veprim të MPJ-së të Kosovës, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar më 1901 në mes SHBA-ve dhe Serbisë për ekstradim, vetëm se e përforcon pozicionin e Serbisë, se Kosova ka qenë pjesë e saj akoma pa e okupuar në vitin 1912, por nga viti 1901!!!!, dhe se anashkalohet fakti i fundit kushtetues se Kosova ishte edhe pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave.
MPJ e Kosovës fare nuk ka pas të drejtë të veprojë në mënyrën si ka vepruar, sipas drejtës ndërkombëtare, pasi kjo marrëveshje është bërë në vitin 1901.
Por, këtu kemi të bëjmë me pakujdesinë totale, apo me mosinteresimin e saj për qytetarët e Kosovës, pa marr parasysh se çfarëdo rasti që është, edhe po të zëmë se një qytetar i Kosovës mund edhe të ishte fajtor, brenda natës nuk mund të ekstradohet askund jashtë shtetit, por duhet përfillur procedura e ekstradimit sipas drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi. Edhe para se të ekstradojë ndonjë qytetar të saj, paraprakisht duhet të nënshkruaj marrëveshje për ekstradim me shtetin e caktuar, në rastin konkret SHBA-së, e pastaj kjo marrëveshje i nënshtrohet ratifikimit në Parlamentin e Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të saj, vazhdon procedura e mëtejmë gjyqësore për ekstradim.
Në vend se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të jetë e pajisur me kuadro më të aftë që ka Kosova, e që me një fjalë është “truri i Kosovës”, pasi që është një resor kyç, pothuajse kryesor e cila ka të bëjë me diplomacinë në përgjithësi, dhe se e përgatitur maksimalisht pothuajse për çfarëdo rasti që paraqitet apo përballet, e sidomos me momentet në të cilën Kosova kalon, e sidomos me përballjen me GJND-në dhe me angazhimin maksimal pothuajse 24 orë të pandërprerë për angazhimin dhe lobimin për njohjet e reja të Kosovës, si shembull konkret po e marr, nuk kam kurrgjë kundër personalisht, me plot respekt për gjininë femërore, zëvendësministrja e punëve të jashtme të Kosovës zn.Vlora Çitaku, del në studio televizive e komenton ndeshjen e futbollit, me plotë të drejtë i kishte takuar sikur se ajo të ishte në pozitën e zëvendësministres së sportit, e jo në postin që e mban, që është një resor me rëndësi strategjike dhe diplomatike në përgjithësi për një shtet, e sidomos në rastin konkret të Kosovës në veçanti.


20.06.2010
Faik MIFTARI
Author: Visal
•12:48 e pasdites
Ditë e premte, datë 04.06.2010, në ora 14.oo u kthye Fuad Ramiqi nga misioni i konvojit humanitar drejtuar Gazës, e cila është në bllokadë totale nga ana e Israelit plotë 3 vjet. Në aeroportin e Prishtinës kishin dalë ta presin dhe përshëndesin, anëtarët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamirët të shumtë të tij. Saktësisht në ora 14.oo doli nga terminali dhe u prit me duartrokitje dhe përqafime të shumta nga familjarë e miqtë. Ishte i veshur me një majicë të bardhë, me slloganin e shkruar në gjuhën angleze”Remember Gaza, 31.5.2010, që do të thotë në gjuhën shqipe”Kujtojeni Gazën, 31.5.2010. Pasi u përshëndet me të pranishmit u drejtua veturës me të cilin shkoi drejt Prishtinës, saktësisht hotelit ”AFA” në Prishtinë në të cilin ishte parapa të mbahej konferenca e shtypit me gazetarë. Është indikative se ishin të pranishmit një numër i madh i mediave të shkruara dhe elektronike, pothuajse të gjitha televizionet kryesore të pranishme në Kosovë, RTK, KTV, RTV21, Klan Kosova, Top Chanell, TV KLANI, RTV BESA. Por për habi të të gjithëve, gjesti i Fuad Ramiqit i cili duhej përshëndetur dhe përgëzuar si i tillë, pasi që ishte i vetmi përfaqësues nga Kosova në konvojin humanitar, me ç’rast edhe Kosova ishte përfaqësuar në mesin e 32 shteteve pjesëmarrëse në konvoj, në pritjen e Fuad Ramiqit nuk mori pjesë asnjë zyrtar qeveritar, ministër, deputet, zyrtar komunal i Prishtinës, asnjë zyrtar i nivelit të lartë apo të ultë të LDK-së, asnjë zyrtar i PD-së, asnjë përfaqësues i shoqërisë civile, i këshillit, lëvizjes, e kështu me rrallë, përveq anëtarëve të Forumit Musliman të Kosovës kryetar i së cilës është Fuad Ramiqi. Por dua të ceki se kanë kaluar vetëm 10 vjet nga katrahura të cilin Kosova e ka përjetuar dhe se nuk duhet harruar, por duhet ndihmuar popujt në botë të cilën luftojnë për lirinë e tyre, e sidomos kur janë të bllokuar hermetikisht dhe se kur nuk lejohen të depërtojnë as ushqimi, ilaçe, veshmbathje, gjëra elementare për të mbijetuar njeriu, por kjo le të shërbejë dhe të jetë në nderë të çdo kujt në mvarësi prej perceptimit apo këndvështrimit të tij personal, njerëzor e humanitar.
Në ora 15 në Hotelin”AFA” në Prishtinë Fuad Ramiqi mbajti një konferencë për shtyp në të cilin ishin prezent mediat e shumta të shkruara dhe elektronike. Në fillim Fuad Ramiqi sqaroi misionin e tij humanitar në ndihmë të popullit të përvuajtur palestinez nga cionistët israelit duke marrë pjesë në flotën prej 6 anijeve me ndihma humanitare drejtuar Gazës së rrethuar.
“Ky ka qenë një mision i ofrimit humanitar të drejtave njerëzore, në rast se thiremi se ky shekull është shekulli i drejtave dhe lirive njerëzore, atëherë duhet edhe të përpiqemi për këto drejta njerëzore, populli im shqiptar shekuj me rrallë ka qenë i përvuajtur dhe të cilit i janë nëpëkëmbur të drejtat elementare humane njerëzore, më ka shtyrë që të bashkangjitem një konvoji të tillë humanitar, për të kontribuar drejtësisë univerzale, e mbi paqen duhet të jetë drejtësia, duke marr parasysh vuajtjet e familjes sime dhe popullit tim të cilët edhe vetë i kemi përjetuar. Do të angazhohem dhe do të jem në një luftë të përjetshme për të drejtat njerëzore.
Në konvojin drejtuar Gazës kanë marrë pjesë përfaqësues nga 32 shtete nga mbarë bota, si nga Evropa, Azia, Afrika e Amerika, ka pasë nga shtetet e ndryshme si nga SHBA-ja,Venecuela, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Norvegjia, Belgjika, Greqia, Maqedonia, Turqia, Algjeria, Maroko, Tunisia, Jordania, Indonesia e kështu me rradhë, në mesin e pjesëmarrëseve kanë qenë aktivistë të shumtë humanitar, gazetar, deputet, mjek, e me profesione të llojllojshme. Ka pasë përveç muslimanëve, edhe katolikë, ortodoksë e hebrenj në mesin tonë të cilit i janë bashkangjitur në mënyrë vullnetare një konvoji të tillë humanitar”.
Pas kësaj Fuad Ramiqi iu përgjgej pyetjeve të gazetarëve, gazetari i Kohës Ditore pyeti se si ka ndodhur ngjarja, Fuad Ramiqi iu përgjegj me këto fjalë:
”Kemi qenë 75 milja nautike në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, në mënyrë më brutale, më johumane, anija jonë është sulmuar nga deti dhe nga ajri , kemi qenë të befasuar, dhe gjendja ka qenë shumë kritike, nuk di se si t’jua përshkruaj, thjesht jemi kidnapuar nga komandot israelite “Delfin” në ujërat ndërkombëtare, dhe se mëtutje u dërguam në burg në Israel, ngjarja ka ndodhur në ora 4.15 të mëngjesit në kohën e namazit(faljes) së sabahut(mëngjesit) me 31 maj 2010. Kanë qenë gjysmë orët e para shumë kritike dhe vdekjepruese, pastaj, mbrenda 24 orëve kemi qenë të torturuar në mënyrë më banale dhe psiqike nga ushtarë izraelit”.
Korespodenti i RTV Dukagjinit pyeti se cila anije ishte sulmuar, Fuadi u përgjegj” se ishin gjithsejt 6 anije, 5 anije ishin të ngarkuara me mallëra të ndryshme humanitare, ndërsa u sulmua anija e gjashtë në të cilin ishin pjesa dërmuese prezente e aktivistëve që e kanë marrën rrugën për në Gazë. Prej tyre 9 janë vrarë apo ekzekutuar me plumba vdekjeprues, me dhjetëra të plagosur, dhe se tre veta konsiderohen të zhdukur”.
Korespodenti i Klan Kosovës u interesua si ndodhi sulmi.
“Sulmi ishte i befasishëm, i rrufeshëm, si nga deti dhe ajri, më parë me bomba dhe gazë lotësjellës, dhe se pasagjerët kanë reaguar për t’u mbrojtur, e pastaj komandot izraelit përdorën edhe armët me të cilët vranë dhe plagosën pasagjerët e anijes në të cilit ndodheshim”.
Më tutje vazhdoi Fuadi” i vetmi kam qenë jetim në burgun në Izrael”, pasiqë shteti i Izraelit nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se Kosova as që mundet me pasë diplomatë të akredituar në Izrael, “ nuk kam pas fare kontakt me familjen”, përkundër ambasadorëve të shumtë të cilët menjëherë kaluan në veprim dhe ranë në kontaktë me qytetarët e vet,” i thash ambasadorit maqedonas i cili kishte ardhur për të vizituar pasagjerët nga Maqedonia, mundësisht të lajmëroj me telefon familjen time se jam gjallë, por ai më tha se këtu është ambasadori i Sërbisë, i thashë shkoni të dytë në r.s. se unë jam shqiptar nga Kosova, jam qytetar i Kosovës dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës dhe s’kam kurfarë nevoje për juve, pastaj ishte përfaqësuesi i Kryqit të Kuq ndërkombëtar i cili u interesua dhe u vu në mbrojtjen time të mëtutjeshme, pardje në ora 12 kemi hypë në aeroplan në aeroportin e Ben Gurionit, dhe se kemi qëndruar plotë 13 orë, gjer në 01.00 të mesnatës kur fluturuam me aeroplan drejt Stambollit të Turqisë.
Në majicë i kam nënshkrimet e nënshkruar nga pasagjerët pjesëmarrës në
anije, që të mbesin kujtim anëtarëve dhe brezave të familjes sime si dëshmi e gjallë e pjesëmarjes sime në Konvojin humanitar për Gazë”.
Në pyetjen e korespondentes së RTV BESA se përkundër pritjes madhështore të organizuar në Stamboll me ç’rast në aeroport i kanë pritur zyrtarët më të lartë shtetëror, këtu asnjë zyrtar qeveritar nuk ka dalë në pritjen tënde.
”Aspak nuk jam i befasur, sepse plot 11 vjet unë në Kosovë jam i diskriminuar, i papunë, dhe se plot 11 vjet unë fare nuk kam marrë as një rrogë të vetme nga qeveria e Kosovës, të taksa paguesëve të Kosovës, dhe se merreni me mend, hotelin në Stamboll më ka paguar një qytetar tetovar, ndërsa biletën e aeroplanit një qytetar shkupjan, pasi që vazalët tanë kurrë nuk mund të bëhen trima dhe të dalin në mbrojtje të qytetarit apo të bashkëkombasit të vet.
Shfrytzojë rastin ta përshëndes dhe përgëzoj ambasadorin e Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu i cili u përpjek me të gjitha mundësit e veta të tij për të më ndihmuar, edhe pse mundësit e tij ishin shumë të kufizuara”.
Në fund Fuad Ramiqi i përshëndeti të pranishmit dhe deklaroi se gjithmon do të angazhohet dhe veprojë për lirinë e popullit shqiptar, palestinez dhe popujve të përvuajtur në botë.

Autor: Faik Miftari 
Author: Visal
•11:37 e pasdites
Në Prizren, para ca ditësh u krye një akcion i furishëm i policisë i koduar me emrin “Renea” në të cilën morën pjesë 120 policë, me ç’rast prangosën 5 persona të ashtuquajtur ”vehabi” me dyshimin e bazuar” në armëmbajtje pa leje dhe përgatitjes së veprave penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.” Dyshohet edhe se të arrestuarit janë anëtarë të Shoqatës ”Sinqeriteti” dhe kanë lidhje me ta, dhe se disa prej tyre kanë marrë pjesë në një samit islamik në Bosnjë dhe se mund të jenë të involvuar edhe në sulmin dhe rrahjen e Besim Ajetit, një të konvertuari protestant”.
Mediat e caktuara elektronike dhe të shkruara e përcollën me pompozitet maksimal lajmin, dhe se disa ditë me radhë i informonin lexuesit dhe shikuesit me aksionin e kryer në fjalë. Kjo me dashje, a pa dashje, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së opinionit të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar nga aktualitetet momentale me të cilët është duke u ballafaquar për momentin Kosova, sikurse që janë, krimi i organizuar, korrupsioni, situata e vështirë ekonomike, e mbi të gjitha situata politike e ndjerë në pjesën veriore të Kosovës, ku Koshtunica me kompaninë e vet bënë fushatë elektorale sikurse të ishte në “ bahçe të babës së vet”.
Sjellja e policisë gjatë aksionit në fjalë në momente të caktuara ishte joprofesionale dhe shumë e ashpër, duke ndërhyrë me forcë e demoluar dyert e hyrjes, me ç’rast ka lënë trauma dhe pasoja në mesin e familjarëve, e posaçërisht në bashkëshorten e një të dyshuari, e cila ishte me foshnjën njëmuajshe, po ashtu ka pësuar pa pikë faji edhe një kalimtar i rastit i cili në atë moment ishte duke kaluar pranë Shoqatës ”Sinqeriteti”, duke mos ditur se ç’është duke ndodhur. Kjo me të vërtetë ka lënë një njollë të keqe në sytë e qytetarëve dhe familjarëve për një shërbim profesional të policisë të Republikës së Kosovës.
Edhe pse gjatë bastisjes tek të dyshuarit është gjetur nga armatimi, një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, një pistolet, një pushkë e çmomtuar karabin dhe një kallash, pajisje të ndryshme të gjuetisë, thikë, dylbi, jeleka, uniformë, suvenire, etj, edhe pse për disa armë të tilla kanë poseduar leje apo edhe kanë aplikuar për leje. Kjo nuk është hera e parë, por lirisht mund të themi se ka pasë me dhjetëra apo edhe qindra raste të gjetjes së armëve me leje apo pa leje gjithandej Kosovës. Por, krahas tyre janë konfiskuar për momentin edhe CD-ja, DVD të Kur’anit dhe të tjera, si kompjuterë, llaptopa, telefona celularë, si të dyshimtë dhe me rrezikshmëri të lartë, e këto pajisje elektronike mund të gjenden pothuajse në të gjitha shtëpitë, banesat, apo nëpër zyret, kudo në Kosovë.
Se qenkan anëtarë apo kanë pas lidhje me Shoqatën “Sinqeriteti” na qenka e dyshimtë dhe e rrezikshme, dua të ceki vetëm nenin 3 al.1 të Ligjit për lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare të Kosovës, e që si të tilla janë me qindra e mijëra OJQ të regjistruara në Kosovë, ku thuhet: ”Çdo person në Kosovë gëzon të drejtën e plotë për t’u asociua dhe të themelojë OJQ-në”, apo neni 5 al.2 i cili thotë: ”Shoqata është një organizatë e anëtarësisë. Shoqatën mund të themelojë të paktën 3 ose më shumë persona”. Në rast se qenka e dyshimtë të jesh anëtar i një shoqate atëherë, shumica e kosovarëve si të tillë dalin se janë të dyshimtë, pasi që çdo njeri prej nesh është anëtar i një shoqate çfarëdo qoftë ajo.
Dyshimi se kanë marrë pjesë disa të arrestuar në një samit islamik në Bosnjë, bie ndesh me nenin 13 al.1 e 2 të Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat njerëzore e cila thotë: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet”. A thua vallë edhe presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu i cili sapo u kthye nga një samit ekonomik islamik të mbajtur në Malejzi, apo edhe të nesërmen kur Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Konferencës Islamike, dhe do të ftohet të merr pjesë në samitin islamik të saj kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaçi, do të dyshohen për pjesëmarrje të tillë në samite islamike.
Dyshimi se këta të pesë të arrestuar ”vehabi” mund të kenë gisht edhe në rrahjen e Besim Ajetit, një të konvertuari protestant, i cili paska deklaruar se mund të kenë rrahur “ekstremistët islamik” edhe pse vetë ai nuk i ka parë, sipas fjalëve të tij, del se atë vepër çdo njeri mund të kishte bërë, pa u vërtetua akoma autorësia e kryerësit të një vepre të tillë.
Edhe pse jemi duke jetuar në shekullin XXI, në këto valet e demokracisë, këto dyshime, supozime, insinuata pa pasur prova dhe argumente të tilla, ndërsa procesi i hetimeve dhe sesioni i gjykimit do të vërtetojë se sa janë të qëndrueshme apo jo, këto akuza të tilla, duke marrë parasysh nenin 11 al.1 e 2 e Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat njerëzore e cili thotë: ”Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet. Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilët nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer”.
Kjo më përkujton vitet e tetëdhjeta, pas demonstratave të vitit 1981, kur çdo shqiptar i Kosovës dhe i trojeve tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, prezantohej si i dyshimtë dhe dënohej pa masë nga gjykatat e atëhershme shtetërore, edhe për një fjalë më të vogël të thënë në mbrojtje të kauzulës shqiptare, etiketohej si nacionalist, irredentist, seperatist, kontrarevolucionar, secesionist, armik i përbetuar i vëllazërim bashkimit e lloj-lloj etiketimesh tjera. Tani mjafton të jesh musliman, pjesëtar i fesë islame, dhe je fajtor kujdestar i shoqërisë kosovare dhe shqiptare në përgjithësi dhe je i etiketuar dhe i dyshimtë si ekstremistë, fundamentalist, terroristë dhe si i tillë automatikisht je kundër pushtetit, shtetit, rregullimit kushtetues si armik potencial i tij. Dua të përkujtoj thënjën e të famshmit Hafiz Ali Korça:
”Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari përse turp të ketë tek thotë e dua me shpirt fenë e vet”.
Përse një musliman i mirëfilltë shqiptar që e praktikon dhe e do fenë e vetë, ai patjetër e do dhe ka obligim të dojë shtetin e vetë, atdheun e vetë, qoftë Kosova apo Shqipëria, apo shqiptaria në përgjithësi, dhe se nuk ka as gjasa teorike e lere më praktike të jetë armik i atdheut apo shtetit të vet. Sa për ilustrim do të ceki nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut i cili thotë: ”Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit, kjo e drejtë përfshinë lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht besimin ose bindjen e vetë me anë të dhënjes së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare”, apo nenin 3 të Ligjit për lirinë fetare të Kosovës i cili thotë: ”Të gjithë personat pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrje në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njëjta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njëjtë para ligjit”, apo edhe nenin 2 të Ligjit kundër diskriminimit në Kosovë i cili thotë: ”Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejt apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike, apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera”.
Në rastin konkret, si shembull po e cek, nëse Besim Ajeti, paska të drejtë të konvertohet në protestant, e drejta e tij e pamohueshme, edhe pse është për çudi, duke pas parasysh se bashkëkombësit tonë shqiptar të krishterë janë të ritit katolik e ortodoks, e aspak protestant, është diç normale, demokratike, bashkëkohore, ndërsa një musliman në rast se bindjet e veta islame i percepton dhe zbaton apo i aplikon nga një këndvështrim hanefi, nurxhi, selefi, vehabi, shii, teblik etj. automatikisht na del i dyshimtë, jonormal, antidemokratik, i prapambetur etj.
E kjo bie ndesh me të gjitha nenet e cekura më lartë për të drejtën e tij personale në bindjen dhe përkatësin e tij fetare.
Por një gjë më shqetësuese që është për shoqërinë tonë kosovare, për një rast të tillë, është një heshtje absolute pikësëpari e shoqërisë civile të Kosovës, që nuk bëzon fare dhe është vu në heshtje totale, sikur OJQ-të e ndryshme dhe të shumta kosovare, shoqatat e dala nga lufta, këshillat, lëvizjet, klubet e nduarndryshme, të gjithë tog së bashku janë vu në heshtje, sikurse kjo po ndodh në planetin e Marsit, e jo para syve të tyre, ndërsa kur ndodhi rasti i dom Anton Kçirës, një fjalim racist i paparë gjer më sot në shoqërinë shqiptare, u çuen peshë të gjithë, pothuajse i vogël i madh, duke e minimizuar apo mbrojtur, duke i dhënë hapsirë maksimale në mediat e shkruara dhe elektronike, për të arsyetuar dhe deklaruar se kinse këtë i kanë montuar, apo ka deklaruar në gjendje afekti, e lloj lloj arsyetime tjera.
Sido që të jetë do ta përmbyll këtë qasje me një sllogan në gjuhën angleze i cili ishte i përhapur nëpër botë para ca kohësh: ”Do not panic, I am muslim” që në gjuhën shqipe do të thotë: ”Mos keni panik, unë jam musliman”.

Autor: Faik Miftari